{"id":325590,"date":"2023-06-20T12:01:09","date_gmt":"2023-06-20T10:01:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325590"},"modified":"2023-06-20T12:01:09","modified_gmt":"2023-06-20T10:01:09","slug":"skandali-safet-gjici-nuk-fle-tek-seksi-por-tek-sekseri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skandali-safet-gjici-nuk-fle-tek-seksi-por-tek-sekseri\/","title":{"rendered":"Skandali \u201cSafet Gjici\u201d nuk fle tek seksi, por tek sekseri"},"content":{"rendered":"<p>Genc Burimi <\/p>\n<p>N\u00ebse konfirmohet p\u00ebrmbajtja e plot\u00eb 13-minut\u00ebshe e videos pirate n\u00eb Bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, ku p\u00ebrtej seksit dalin zbuluar pazare p\u00ebr tender\u00eb me vajz\u00ebn q\u00eb shiste trupin p\u00ebrpara, jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb skandali shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebnin porno n\u00eb zyr\u00ebn e kryebashkiakut p\u00ebrball\u00eb flamurit shqiptare dhe atij evropian, ishte moralisht e d\u00ebmshme p\u00ebr protagonist\u00ebt, por kurrsesi vep\u00ebr penale. I par\u00eb nga nj\u00eb sy \u201cper\u00ebndimor\u201d, aktin e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb planin e moralit e balanconte n\u00eb nj\u00eb fare m\u00ebnyre e drejta p\u00ebr k\u00ebdo p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb intime dhe private qoft\u00eb kjo dhe n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebsisoj rastesh n\u00eb Per\u00ebndim, do t\u00eb konsiderohej si penal veprimi i atij q\u00eb filmon pa autorizim dhe jo i atij q\u00eb filmohet. Marr si shembull kandidatin e mazhoranc\u00ebs s\u00eb Makronit p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb Parisit n\u00eb zgjedhjet e fundit m\u00eb 2020, i cili u filmua \u201cpiratisht\u201d, u d\u00ebnua moralisht, dha dor\u00ebheqjen zyrtarisht, por procedura e v\u00ebrtet\u00eb penale iu rezervua posa\u00e7\u00ebrisht atij q\u00eb organizoi filmimin e momenteve intime.<\/p>\n<p>Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim i gj\u00ebrave, p\u00ebrtej p\u00ebshtirosjes, ndjeva nj\u00eb far\u00eb m\u00ebshire p\u00ebr Safet Gjicin q\u00eb dhe n\u00eb gjestet e tij shtazarake meritonte humaniz\u00ebm, sepse fundi i fundit, po b\u00ebnte seks dhe jo luft\u00eb, nuk po i shkaktonte dem askujt, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr po e filmonin vjedhurazi.<\/p>\n<p>Por, videoja e plot\u00eb 13-minut\u00ebshe e ndryshon radikalisht k\u00ebndv\u00ebshtrimin sesi duhet ta trajtojm\u00eb tani k\u00ebt\u00eb skandal. Ai nuk \u00ebsht\u00eb me moral, por mega-penal.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, pas atij episodi rutinor seksi fshihej sekseri, nj\u00eb kryebashkiak kryek\u00ebput i korruptuar, i cili me pushtetin q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb partia e tij socialiste dhe populli i zon\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrmjet\u00ebsonte sikur t\u00eb ishte n\u00eb mall t\u00eb babait midis epshit t\u00eb shfrenuar t\u00eb Safet Gjicit dhe pagryk\u00ebsis\u00eb (n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs), po aq t\u00eb \u00e7kompleksuar t\u00eb nj\u00eb femre afariste q\u00eb k\u00ebrkonte t\u2019ia faturonte sh\u00ebrbimin seksual jo Safetit, por gjith\u00eb kuksian\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cLeht\u00ebsia e padurueshme e qenies\u201d e Milan Kunderas shnd\u00ebrrohet me k\u00ebt\u00eb histori surrealiste n\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme n\u00eb dh\u00ebnien e tender\u00ebve! Vet\u00ebm me m\u00eb pak, 10 minuta p\u00ebrsiatje \u201corale\u201d jan\u00eb me dhjet\u00ebra qindra mij\u00ebra lek\u00eb q\u00eb u zhvat\u00ebn xhepave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pseudo-tenderi p\u00ebr t\u00eb sterilizuar qent\u00eb e Kuk\u00ebsit nga kompania fantazm\u00eb e partneres n\u00eb seks t\u00eb kryebashkiakut. N\u00eb \u00e7far\u00eb epoke dhe bote jetojm\u00eb? Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb luhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa cinike aq dhe monstruoze me paran\u00eb publike, sikur ata dy kriminele \u201cBonnie&#038;Clyde\u201d t\u00eb Kuk\u00ebsit t\u00eb luanin n\u00ebp\u00ebr kazinot\u00eb e Montekarlos apo n\u00eb Pigalle t\u00eb Parisit?<\/p>\n<p>Ky skandal q\u00eb meriton nj\u00eb sh\u00ebrbim shembullor si p\u00ebr t\u00eb korruptuarin me mandat nga populli ashtu dhe p\u00ebr korruptuesen aktive, nevojit nj\u00eb pezullim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tender\u00ebve bashkiak\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim t\u00eb procedurave n\u00eb fuqi dhe p\u00ebr t\u00eb imagjinuar nj\u00eb sistem kat\u00ebrcip\u00ebrisht t\u00eb reformuar.<\/p>\n<p>N\u00eb afer\u00ebn financiaro-seksuale t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm taksapaguesi i Kuk\u00ebsit q\u00eb vidhet dhe d\u00ebmtohet, por taksapaguesit e t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti i Kuk\u00ebsit ashtu si ai i t\u00eb gjitha bashkive n\u00eb Shqip\u00ebri, plot\u00ebsohet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tij nga buxheti i Shtetit, pra nga taksat e t\u00eb gjith\u00ebve. Pse shtetasit e Sarand\u00ebs apo t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ashtu si dhe ata t\u00eb Kuk\u00ebsit u dashkan t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr favoret seksuale q\u00eb i atribuon vetes kryebashkiaku kriminel i qytetit verior?<\/p>\n<p>Ligji t\u00eb ndryshoj\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb organizimi i tender\u00ebve nga bashkit\u00eb t\u00eb jet\u00eb tash e tutje nj\u00eb kompetenc\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e kryebashkiakut dhe e prefektit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb mbi vete dhe shteti n\u00eb rast shkarjesh, por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb legjislacion i ri t\u00eb parashikoje sanksione financiare ndaj kryebashkiakut t\u00eb korruptuar n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e d\u00ebmit q\u00eb ai do t\u2019i ket\u00eb shkaktuar publikut. Ne rastet e Tahirit, Kok\u00ebs dhe tani ta shpresojm\u00eb t\u00eb Safet Gjicit, nuk \u00ebsht\u00eb burgu me koh\u00eb t\u00eb reduktuar q\u00eb e shpagon d\u00ebmin e shqiptar\u00ebve. Ndaj d\u00ebmit financiar t\u00eb ket\u00eb shpagim financiar deri n\u00eb sekuestrim t\u00eb t\u00eb mirave q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebta politikan\u00eb dhe q\u00eb me siguri, i kan\u00eb krijuar fal\u00eb nj\u00eb jete politike me allishverishe t\u00eb kamufluara pas vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duhet nj\u00eb revolucion penal n\u00eb Shqip\u00ebri ku toleranc\u00ebs \u201czero\u201d ndaj krimeve financiare t\u00eb politikan\u00ebve t\u2019u bashk\u00ebngjiten gjoba maksimaliste. Nuk ka logjik\u00eb penale q\u00eb t\u2019u sekuestrohet pasuria baron\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs dhe jo baron\u00ebve t\u00eb politikes kur zhyten dhe k\u00ebta n\u00eb ekstaz\u00ebn e korrupsionit.<\/p>\n<p>Me pas, ato pasuri t\u00eb sekuestruara politikan\u00ebve t\u2019u rikthehen buxheteve t\u00eb bashkive apo ministrive ku \u00ebsht\u00eb zbuluar korrupsioni. Do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb toleranc\u00eb p\u00ebr monstrat e korrupsionit n\u00eb politik\u00eb, shp\u00ebtim nga sekuestrimi,n\u00ebse ata apo dhe ato do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb emrat e politikan\u00ebve m\u00ebsip\u00ebr tyre qe ua kane leht\u00ebsuar grabitjen e qytetareve. Pasi nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e sigurt sa imazhet e asaj qenie me \u00e7ehre prej derri q\u00eb pam\u00eb n\u00eb videon skandaloze, Safet Gjici nuk arriti aty ku arriti n\u00eb sken\u00ebn e politik\u00ebs dhe t\u00eb krimit financiar pa nj\u00eb regjisor q\u00eb ia kishte prer\u00eb rolin si me porosi\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Genc Burimi N\u00ebse konfirmohet p\u00ebrmbajtja e plot\u00eb 13-minut\u00ebshe e videos pirate n\u00eb Bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, ku p\u00ebrtej seksit dalin zbuluar pazare p\u00ebr tender\u00eb me vajz\u00ebn q\u00eb shiste trupin p\u00ebrpara, jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb skandali shtet\u00ebror. T\u00eb b\u00ebnin porno n\u00eb zyr\u00ebn e kryebashkiakut p\u00ebrball\u00eb flamurit shqiptare dhe atij evropian, ishte moralisht e d\u00ebmshme p\u00ebr protagonist\u00ebt, por kurrsesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":325591,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325590","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325592,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325590\/revisions\/325592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/325591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}