{"id":325746,"date":"2023-06-21T22:00:47","date_gmt":"2023-06-21T20:00:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325746"},"modified":"2023-06-21T22:00:47","modified_gmt":"2023-06-21T20:00:47","slug":"nga-nga-ylli-pango-dritan-prifti-deri-te-shukri-xhelili-politikanet-qe-u-filmuan-para-safet-gjicit-duke-perdorur-postin-per-favore-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-nga-ylli-pango-dritan-prifti-deri-te-shukri-xhelili-politikanet-qe-u-filmuan-para-safet-gjicit-duke-perdorur-postin-per-favore-seksuale\/","title":{"rendered":"Nga Nga Ylli Pango, Dritan Prifti deri te Shukri Xhelili, politikan\u00ebt q\u00eb u filmuan para Safet Gjicit duke p\u00ebrdorur postin p\u00ebr favore seksuale"},"content":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka sjell\u00eb sot nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb politikan\u00ebve dhe aferave t\u00eb tyre seksuale nd\u00ebr vite, t\u00eb regjistruara n\u00eb kamera, ngjarje q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb buj\u00eb n\u00eb media dhe n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit i implikimit n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb seksuale t\u00eb kryetarit tashm\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequr apo shkarkuar t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, Safet Gjici, nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shukri Xhelili, duket sot si nj\u00eb tem\u00eb e s\u00eb harruar\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt, por rasti i tij i abuzimit me detyr\u00ebn si funksionar i lart\u00eb publik, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve seksuale, mbetet ende nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebtit n\u00eb opinionin publik dhe ndoshta k\u00ebshtu do t\u00eb mbetet p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte kryetar i Bashkis\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb vitin 2016, kur nj\u00eb videop\u00ebrgjim zbuloi abuzimin e tij me detyr\u00ebn si kryebashkiak i qytetit n\u00eb verilindje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e mbante prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, pas fitores n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2015, ku kandidoi n\u00eb sigl\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste, n\u00eb koalicionin Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb kishte kandidatin e Partis\u00eb Demokratike, Ilir Krosi.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr vet\u00eb aktin e d\u00ebnuesh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, ai u \u2018masakrua\u2019 nga komentuesit n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb mbathurat e pap\u00ebrshtatshme, nd\u00ebrsa i ofronte nj\u00eb vend pune n\u00eb Bashki nj\u00eb vajze t\u00eb re 20-vje\u00e7are, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale.<\/p>\n<p>Xhelili q\u00eb n\u00eb CV-n\u00eb e tij shkruante se kishte njohuri shum\u00eb t\u00eb mira t\u00eb paket\u00ebs Office, Internet si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb programeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme t\u00eb momentit, por q\u00eb duket se nuk kishte njohurit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u00eb nuhatur intrigat e pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, ai u d\u00ebnua nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda me 4 vite burgim, p\u00ebr akuz\u00ebn e korrupsionit pasiv, pas publikimit t\u00eb videoskandalit ku i k\u00ebrkonte favore seksuale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendi pune m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb vart\u00ebseje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe pse Xhelili k\u00ebrkoi pafaj\u00ebsi duke deklaruar se \u00e7do gj\u00eb ishte e manipuluar, deklaratat e tij nuk u mor\u00ebn parasysh nga trupa gjykuese, q\u00eb vendosi d\u00ebnimin e tij, si edhe mohimin p\u00ebr 5 vite t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve publike.<\/p>\n<p>Por ish-kryetari i Bashkis\u00eb Dib\u00ebr, Shukri Xhelili, nuk u dor\u00ebzua.<br \/>\nM\u00eb 30 qershor 2017, ai fitoi lirin\u00eb, pasi b\u00ebri rekurs vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Apeli i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb e kishte d\u00ebnuar me 1 vit e 8 muaj burg p\u00ebr akuz\u00ebn \u2018marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale ose homoseksuale duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>Kolegji Penal q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen vler\u00ebsoi se Xhelili nuk duhej t\u00eb akuzohej p\u00ebr akuz\u00ebn e \u2018korrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendore\u201d, sipas vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, por p\u00ebr akuz\u00ebn e \u2018marr\u00ebdh\u00ebnies seksuale ose homoseksuale duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u2019, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Apeli vendosi nj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebrfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pandryshuar d\u00ebnimin plot\u00ebsues p\u00ebr Xhelilin.<\/p>\n<p>Genc Alizoti, u b\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr funksionar publik, q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb me natyr\u00eb seksuale.<\/p>\n<p>Ai ishte drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Hekurudhave Shqiptare, kur n\u00eb vitin 2016, n\u00eb media qarkulloi nj\u00eb video, ku zyrtari i LSI-s\u00eb, kryente veprime t\u00eb turpshme t\u00eb natyr\u00ebs intime n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai dha dor\u00ebheqjen nga pozicioni i tij i pun\u00ebs, vet\u00ebm disa dit\u00eb pas publikimit t\u00eb videos, n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqje t\u00eb cil\u00ebn ai e justifikoi me arsye familjare, por q\u00eb n\u00eb fakt motivi i v\u00ebrtet\u00eb duket se ishte filmimi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Alizoti thuhet po k\u00ebshtu, se ishte n\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn, 6 muaj para se t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, presion q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb i ditur se nga i vinte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, video intime mendohet se u filmua vet\u00ebm tri muaj, para se t\u00eb largohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo edhe aq t\u00eb papritur nga detyra q\u00eb mbante, ndoshta si nj\u00eb form\u00eb shantazhi ndaj tij.<\/p>\n<p>Genc Alizoti, u nda nga jeta si pasoj\u00eb e nj\u00eb arresti kardiak vet\u00ebm disa muaj pas dor\u00ebheqjes si Drejtor i Hekurudhave Shqiptare, duke marr\u00eb k\u00ebsisoj me vete edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e videos q\u00eb \u00e7oi n\u00eb fundin e karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr personazh i lart\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb i politik\u00ebs, i q\u00eb mori me vete t\u00eb v\u00ebrtetat e videove t\u00eb tij, ishte edhe Dritan Prifti.<\/p>\n<p>Politikani, i cili ndryshe nga koleg\u00ebt e tij, njihej p\u00ebr fiksimin e tij p\u00ebr t\u00eb koleksionuar regjistrime t\u00eb paautorizuara filmike, me an\u00eb t\u00eb pajisjeve t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb cilat m\u00eb pas i p\u00ebrdorte p\u00ebr tu mbrojtur apo p\u00ebr t\u00eb sulmuar n\u00eb politik\u00eb, sa her\u00eb i prisheshin interesat.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ishte edhe videoregjistrimi i vitit 2011, kur nga laptopi tij nxori nj\u00eb regjistrim filmik gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte Minist\u00ebr i Energjitik\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin dallohej zv\/kryeministri Ilir Meta, partia e t\u00eb cilit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb qeverisje me at\u00eb t\u00eb drejtuar nga Sali Berisha.<\/p>\n<p>Video q\u00eb akuzonte z. Meta p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb korruptive, por q\u00eb ekspert\u00ebt v\u00ebrtetuan se video ishte e montuar dhe k\u00ebsisoj Ilir Meta u shpall i pafajsh\u00ebm nga gjykata.<\/p>\n<p>Por q\u00eb kjo video u p\u00ebrdor nga opozita e koh\u00ebs e drejtuar nga Edi Rama p\u00ebr demonstrat\u00ebn e 21 Janarit 2011 ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb, kat\u00ebr protestues dhe q\u00eb i ktheu p\u00ebrfundimisht Dritan Priftin dhe Ilir Met\u00ebn, n\u00eb dy armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 tham\u00eb fiksimi i politikanit Dritan Prifti p\u00ebr t\u00eb filmuar veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve regjistruese, si\u00e7 ishte edhe rasti me z. Meta, nuk do t\u00eb ishte i vetmi.<\/p>\n<p>Ish-ministri i LSI-s\u00eb, u njoh n\u00eb vazhdim edhe p\u00ebr koleksionimin e trofeve t\u00eb tij seksual\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2015, ai u kthye s\u00ebrish protagonist n\u00eb media.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb pas publikimit t\u00eb disa fotove t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00eb video, ku ai shfaqej duke kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me nj\u00eb nga ish-vart\u00ebset e tij n\u00eb ministri.<\/p>\n<p>Pamje t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00eb dhom\u00eb hoteli, nga ku doli se ishte vet\u00eb Dritan Prifti q\u00eb i kishte regjistruar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ore, q\u00eb sh\u00ebrbente si regjistrues filmik.<\/p>\n<p>Prifti akuzoi drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb. q\u00eb i kishin nxjerr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7\u00ebshtjen CEZ\/ DIA n\u00eb hetim, ku sipas tij ata ishin p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kam ditur dhe denoncuar gjithmon\u00eb q\u00eb Ilir Meta ndjek dhe p\u00ebrgjon jet\u00ebn time private n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. E kam ditur dhe faktin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb videoje intime, foto t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb dal\u00eb sot n\u00eb disa media. M\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rreth 5 vjet shantazh p\u00ebr publikimin e saj.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 e keni par\u00eb, un\u00eb nuk jam t\u00ebrhequr nga denoncimet e mia publike p\u00ebr korrupsionin e Ilir Met\u00ebs apo \u00e7do qeveritari tjet\u00ebr. Pas 5 vjet\u00ebsh, sot vendos\u00ebn t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb publike k\u00ebto foto, n\u00eb dit\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<br \/>\nSapo t\u00eb hapen hetimet do d\u00ebshmoj t\u00eb gjitha ato q\u00eb un\u00eb di n\u00eb lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme nga njer\u00ebzit e Met\u00ebs\u201d, deklaronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb zoti Prifti.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb vet\u00eb LSI, kjo forc\u00eb politike ku vet\u00eb Dritan Prifti kishte aderuar edhe n\u00eb pozicionet m\u00eb t\u00eb larta qeveris\u00ebse, mohoi t\u00eb ishte ajo p\u00ebrgjuesja filmike e tij.<br \/>\nMadje shkoi edhe m\u00eb tej, duke deklaruar se Dritan Prifti kishte me dhjet\u00ebra or\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb personave me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebpunonte, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas i shantazhonte n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrgjimeve t\u00eb paligjshme filmike. \u201cLSI nuk merret me jet\u00ebn private t\u00eb askujt. Jemi te \u00e7uditur q\u00eb zot\u00ebria akuzon LSI p\u00ebr p\u00ebrgjime! I vetmi person q\u00eb p\u00ebrgjonte n\u00eb LSI u p\u00ebrjashtua p\u00ebr shantazh para pes\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Opinioni publik ka m\u00ebsuar prej vet\u00eb Priftit, se si ai ka filmuar veten e tij me shum\u00eb njer\u00ebz si bashk\u00ebpun\u00ebtore, vart\u00ebs, gazetar\u00eb, biznesmen\u00eb, politikan\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tyre n\u00eb zyr\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe ambiente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ishte vet\u00eb Prifti, q\u00eb pranoi jo vet\u00ebm publikisht, por edhe n\u00eb prokurori e gjykat\u00eb, se kishte filmuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij vart\u00ebsin e tij z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr p\u00ebr q\u00ebllime shantazhi e korrupsioni.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtin moral ai filmoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perverse edhe drejtoresh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb shantazh n\u00ebp\u00ebrmjet seksit p\u00ebr korrupsion.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb as problemi e as p\u00ebrgjegj\u00ebsia e LSI q\u00eb zot\u00ebria ndan me publikun k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tij perverse p\u00ebr seks, shantazh e korrupsion.<br \/>\nLSI nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr dhjet\u00ebra or\u00eb filmime t\u00eb Priftit, t\u00eb cilat ai nuk mban mend se ku i ka shp\u00ebrndar\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e LSI n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Dritan Prifti u nda nga jeta n\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb qarkulluan z\u00ebra, se shum\u00eb video t\u00eb tjera t\u00eb regjistruara prej tij p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm por edhe p\u00ebr afera seksuale, mbet\u00ebn thjesht n\u00eb kuadrin e legjendave t\u00eb pakonfirmuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb vitin 2012, Spartak Braho, ish-deputet i LSI-s\u00eb, ishte shfaqur n\u00eb studion e emisionit \u2018Opinion\u2019 n\u00eb Tv Klan, ku publikoi nj\u00eb videop\u00ebrgjim t\u00eb gjat\u00eb 20 minuta, q\u00eb sipas tij implikonte, ish-ministrin e Ekonomis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Dritan Priftin n\u00eb afera korruptive bashk\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb 187 or\u00eb filmime. Un\u00eb kam detyrim ligjor q\u00eb t\u2019i \u00e7oj pran\u00eb organeve gjykat\u00ebse. Si mund t\u00eb mos i \u00e7oj ku aty p\u00ebrmenden emra q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb shtetit. Z.Prifti si prodhues, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre i ka p\u00ebrdorur dhe i ka dor\u00ebzuar, nj\u00eb pjes\u00eb i ka ruajtur. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb dhe n\u00eb dor\u00ebn time. K\u00ebto nuk jan\u00eb video q\u00eb jan\u00eb prodhuar nga un\u00eb. N\u00eb vendin dhe koh\u00ebn e duhur do t\u00eb b\u00ebhen publike. Jemi akoma n\u00eb studim\u201d, deklaronte Spartak Braho.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto video filmike, t\u00eb prezumuara nga Spartak Braho, nuk u b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Dritan Prifti u nda nga jeta n\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb qarkulluan z\u00ebra, se shum\u00eb video t\u00eb tjera t\u00eb regjistruara prej tij p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm por edhe p\u00ebr afera seksuale, mbet\u00ebn thjesht n\u00eb kuadrin e legjendave t\u00eb pakonfirmuara.<\/p>\n<p>Ose t\u00eb pakt\u00ebn ai dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb, i posedonin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto filmike, por gjithmon\u00eb i mbajt\u00ebn si arm\u00eb, p\u00ebr ti p\u00ebrdorur sa koh\u00eb dikush do guxonte t\u00eb shkelte vij\u00ebn e kuqe.<\/p>\n<p>Por t\u00eb ashtuquajturat afera seksuale me p\u00ebrgjime kompromentuese, nuk duket se i p\u00ebrkasin vet\u00ebm nj\u00eb kahu politik.<\/p>\n<p>Ylli Pango ishte minist\u00ebr Kulture, kur n\u00eb vitin 2009, ra pre e nj\u00eb investigimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga emisioni \u2018Fiks Fare\u2019 n\u00eb Top Channel.<\/p>\n<p>Ai dha menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti i tij, pas skandalit, si edhe u t\u00ebrhoq nga politika, duke nisur nj\u00eb betej\u00eb ligjore me televizionin q\u00eb publikoi videop\u00ebrgjimin.<\/p>\n<p>Ish-ministri u kap n\u00eb filmime duke i k\u00ebrkuar favore seksuale nj\u00eb vajze q\u00eb ishte e interesuar t\u00eb fillonte pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga drejtorit\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, q\u00eb ai drejtonte.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ish-ministri Ylli Pango, karriera politike e t\u00eb cilit u shkat\u00ebrrua pa kthim pas skandalit, publikoi m\u00eb pas nj\u00eb lib\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb tij, rreth k\u00ebtij libri, q\u00eb flet pik\u00ebrisht p\u00ebr skandalin q\u00eb i trazoi jet\u00ebn n\u00eb kuptimin 360 grad\u00eb, ai vazhdoi t\u00eb insistoj\u00eb se gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb provokim i stisur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar reputacionin e tij.<\/p>\n<p>\u201cJu mund ta shikoni edhe dhe n\u00eb youtube, n\u00eb kasetat origjinale. Aty duket si m\u00eb ndjek nga pas dhe m\u00eb rikujton njohjen e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb rol vazhdoi ta luaj\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpi se ishte duke regjistruar posht\u00ebrsisht. A e kuptoni se i dhash\u00eb akses nj\u00eb njeriu t\u00eb njohur? Dhe prandaj u zgjodh e till\u00eb, se kishin d\u00ebshtuar tentativat e tjera. Prandaj u fut kjo n\u00eb loj\u00eb q\u00eb po d\u00ebshtonte disa her\u00eb, si\u00e7 mund ta shihni dhe n\u00eb youtube\u201d, deklaronte Pango.<\/p>\n<p>Por ish-ministri Ylli Pango, si\u00e7 shikohet edhe nga rastet e tjera t\u00eb publikuara, por edhe ato t\u00eb papublikuara, por q\u00eb dikur miqt\u00eb t\u00eb kthyer m\u00eb pas n\u00eb armiq, kan\u00eb menduar t\u2019i mbajn\u00eb n\u00ebp\u00ebr sirtare, si arm\u00eb beteje, asesi nuk pranon q\u00eb ishte edhe gabimi i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt politika nuk pranon kurr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpara miklimit t\u00eb pushtetit \u00ebsht\u00eb treguar shpesh e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb politike, dob\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos i rezistosh tundimit q\u00eb t\u00eb ofron pushtetit. Q\u00eb jo pak nuk ia kan\u00eb dal\u00eb.\/TPZ<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka sjell\u00eb sot nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb politikan\u00ebve dhe aferave t\u00eb tyre seksuale nd\u00ebr vite, t\u00eb regjistruara n\u00eb kamera, ngjarje q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb buj\u00eb n\u00eb media dhe n\u00eb rrjet. Rasti m\u00eb i fundit i implikimit n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb seksuale t\u00eb kryetarit tashm\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequr apo shkarkuar t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, Safet Gjici, nuk \u00ebsht\u00eb as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":325748,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325749,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325746\/revisions\/325749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/325748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}