{"id":325756,"date":"2023-06-21T22:35:39","date_gmt":"2023-06-21T20:35:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325756"},"modified":"2023-06-21T22:35:39","modified_gmt":"2023-06-21T20:35:39","slug":"me-vjen-keq-qe-albin-kurti-mesazh-ne-serbisht-nuk-kam-as-fuqi-as-vullnet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/me-vjen-keq-qe-albin-kurti-mesazh-ne-serbisht-nuk-kam-as-fuqi-as-vullnet\/","title":{"rendered":"&#8220;M\u00eb vjen keq q\u00eb&#8230;&#8221;\/ Albin Kurti mesazh n\u00eb serbisht: Nuk kam as fuqi, as vullnet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti ka dal\u00eb pasditen e k\u00ebsaj t\u00eb m\u00ebrkure me nj\u00eb video-mesazh, ku i detyrohet gjith\u00eb qytetar\u00ebve, kryesisht atyre t\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb komunat veriore, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb videon e publikuar n\u00eb rrjete sociale, Kurti shprehet se BE ka premtuar q\u00eb Lista Serbe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr kryetar\u00eb komunash n\u00eb veri, n\u00ebse Kosova pranonin Aneksin e Ohrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kreu i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka akuzuar presidentin Vu\u00e7i\u00e7 se n\u00eb zgjedhjet e parakohshme u ka b\u00ebr\u00eb oferta luksoze pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe p\u00ebr t\u00eb bojkotuar zgjedhjet. Ai shtoi se sulmi dhe rr\u00ebmbimi i polic\u00ebve, dhuna ndaj ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it apo sulmet e dhunshme ndaj gazetar\u00ebve nuk do t\u00eb tolerohen.<\/p>\n<p>Mesazhi i plot\u00eb i Kurtit:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, E di q\u00eb situata nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga ngjarje t\u00eb mundshme t\u00eb paparashikueshme n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Po ashtu e di se, gjat\u00eb tre jav\u00ebve t\u00eb fundit, kemi mb\u00ebrritur edhe te lajmet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u paraqitur n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jo dhe aq t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb fillojm\u00eb me radh\u00eb. M\u00eb vjen keq q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbajm\u00eb zgjedhje n\u00eb kat\u00ebr komuna n\u00eb veri me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje aq t\u00eb ul\u00ebt. M\u00eb 10 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ne e shtym\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr kat\u00ebr muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do t\u00eb merr pjes\u00eb. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare na premtoi se n\u00ebse ne pranojm\u00eb Aneksin e Ohrit, ata do t\u00eb sigurojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhje. M\u00eb 17 mars t\u00eb k\u00ebtij viti e kemi zgjatur edhe p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb afatin e regjistrimit t\u00eb partive.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo p\u00ebr asgj\u00eb. Kam menduar se t\u00eb pakt\u00ebn Aleksandar Jabllanoviq do t\u00eb fitonte n\u00eb Leposaviq, por ai doli nga gara m\u00eb 21 prill, dy dit\u00eb para fitores s\u00eb sigurt. Kam d\u00ebgjuar se ka fituar nj\u00eb milion euro dhe dy banesa n\u00eb Beograd. Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, por gjithsesi duhet t\u00eb jet\u00eb presion tep\u00ebr i madh apo ofert\u00eb tep\u00ebr luksoze, q\u00eb e ka shtyr\u00eb Jabllanoviqin t\u00eb thot\u00eb se ai nuk do t\u00eb gjuaj\u00eb menj\u00ebher\u00eb penalltin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithfar\u00eb gj\u00ebrash p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr mua, por un\u00eb kam mbetur i gatsh\u00ebm t\u2019i pranoj si kryetar\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm komunash. Fatkeq\u00ebsisht, nuk kam as fuqi e as vullnet q\u00eb t\u2019i detyroj t\u00eb kandidojn\u00eb n\u00eb zgjedhje. Tani, kryetar i komun\u00ebs \u00ebsht\u00eb Lulzim Hetemi, derisa t\u00eb zgjidhet nj\u00eb i ri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhen zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe nj\u00eb fushat\u00eb parazgjedhore e hapur, e lir\u00eb, n\u00eb 4 komunat n\u00eb veri. Pa nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje t\u00eb ndershme dhe demokratike. Prandaj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nevojitet sundimi i ligjit, pra nj\u00eb mjedis ku nuk ka frik\u00ebsim dhe kriminel\u00eb. K\u00ebt\u00eb duam dhe duhemi ta vendosim s\u00eb bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvog\u00eblojm\u00eb numrin e polic\u00ebve n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, na jan\u00eb t\u00eb nevojshme takimet n\u00eb Bruksel p\u00ebr zbatimin urgjent, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pakusht\u00ebzuar t\u00eb marr\u00ebveshjes baz\u00eb nga Brukseli, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Aneksi i Ohrit. Tani e kam t\u00eb qart\u00eb se presidenti i Serbis\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb PO marr\u00ebveshjes p\u00ebr t\u00eb mos e n\u00ebnshkruar, e tani ankohet dhe pendohet q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb PO, q\u00eb e ka pranuar at\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb njohje de facto t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, pushteti n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb duan t\u00eb kthehen n\u00eb koh\u00ebn para qershorit 1999 kur ne u \u00e7liruam, ndonj\u00ebher\u00eb para shkurtit 2008 kur shpall\u00ebm pavar\u00ebsin\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb para shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti kur presidenti i Serbis\u00eb Vu\u00e7iq pranoi Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe, si\u00e7 e keni d\u00ebgjuar edhe ju vet\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb duan t\u00eb kthehen n\u00eb makin\u00ebn e koh\u00ebs para dhjetorit 2001 kur un\u00eb kam dal\u00eb nga burgjet serbe.<\/p>\n<p>Sulmi dhe kidnapimi i polic\u00ebve, gjuajtja ndaj ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetar\u00ebve nuk do t\u00eb tolerohen. Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe liberale nuk duron dot kultur\u00ebn e t\u00eb t\u00eb dhunshm\u00ebve. Aleksandar Vu\u00e7iq sot p\u00ebrfaq\u00ebson gatishm\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur edhe nj\u00eb luft\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb garancia juaj q\u00eb vitet \u201990 nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb kaluara. Un\u00eb nuk jam p\u00ebr luft\u00eb. Un\u00eb jam kund\u00ebr luft\u00ebs. Un\u00eb jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjat\u00eb luft\u00ebs, kam qen\u00eb i burgosur lufte p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet e gjysm\u00eb. Ai duket se ka vet\u00ebm kujtime t\u00eb mira nga lufta dhe ndjenja t\u00eb tilla, sepse edhe at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb pushtet si minist\u00ebr i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet madje pa detyrime, sepse t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbante Millosheviqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet, k\u00ebta t\u00eb ashtuquajtur progresist\u00eb e kan\u00eb kriminalizuar politik\u00ebn n\u00eb Serbi, e tani n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs po tentojn\u00eb t\u00eb politizojn\u00eb kriminel\u00ebt. Nga ana tjet\u00ebr, ne kemi mbyllur 16 rrug\u00eb ilegale n\u00eb veri, kemi shkat\u00ebrruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 ton\u00eb narkotik\u00eb, kemi shkat\u00ebrruar 14 laborator\u00eb droge, 8 prej tyre n\u00eb veri dhe 5 sosh p\u00ebr prodhimin e kriptovalutave.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vendi me shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb. Sipas institucioneve dhe organizatave prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Transparency International, \u00eborld Justice Project, \u00eborld Press Freedom Index \u201cReporter\u00ebt pa Kufij\u201d, Freedom House dhe V-Dem, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e pare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, sundimit t\u00eb ligjit, liris\u00eb s\u00eb medias, lirive politike dhe t\u00eb drejtave civile, si dhe zgjedhjeve demokratike.<\/p>\n<p>Progresi yn\u00eb demokratik shoq\u00ebrohet me zhvillim ekonomik. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit kemi pasur nj\u00eb rritje mesatare prej 7% t\u00eb bruto prodhimit vendor, eksportet dhe investimet e huaja jan\u00eb dyfishuar, buxheti vjetor k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 17% m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb vitin 2022, e t\u00eb hyrat tatimore jan\u00eb rritur p\u00ebr dy t\u00eb tretat pa ndryshuar politik\u00ebn fiskale, sepse njer\u00ebzit paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb tatim kur shohin se nuk ka korrupsion n\u00eb qeveri dhe po ashtu kur jan\u00eb optimist\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kursejn\u00eb dhe nga kjo p\u00ebrfitojn\u00eb jo vet\u00ebm ata por edhe gjith\u00eb ekonomia jon\u00eb.<\/p>\n<p>Rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit e kemi siguruar p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, bujq\u00ebsin\u00eb, mbrojtjen dhe arsimin. Rritjen ekonomike nuk e mbajt\u00ebm p\u00ebr shtetin, por ia shp\u00ebrndam\u00eb popullit: dy pako masash, p\u00ebr ringjallje ekonomike dhe p\u00ebr p\u00ebrballje me inflacionin, n\u00eb nj\u00eb total prej gati nj\u00eb miliard eurosh. P\u00ebrfundimisht, Raporti i Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn nga tetori i vitit t\u00eb kaluar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri n\u00eb 15 vitet e fundit. Prandaj nga 1 janari i vitit 2024 hiqet edhe regjimi i vizave p\u00ebr pasaportat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr komunitetin serb. Kemi p\u00ebrfunduar restaurimin e trash\u00ebgimis\u00eb ortodokse n\u00eb Kosov\u00eb: Manastirin \u201cQeli\u201d dhe kish\u00ebn e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb n\u00eb Kamenic\u00eb, si dhe Manastirin e Draganc\u00ebs n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb. Ka filluar restaurimi i kat\u00ebr sht\u00ebpive tradicionale n\u00eb Prizren, pronar\u00ebt e s\u00eb cilave jan\u00eb serb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb thirrjes s\u00eb fundit p\u00ebr ndihm\u00eb direkte, mb\u00ebshtetje financiare kan\u00eb fituar disa organizata dhe individ\u00eb p\u00ebr botim librash, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. N\u00eb proces hartimi \u00ebsht\u00eb plani i konservimit t\u00eb fshatit Ho\u00e7\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>S\u00ebrish \u00ebsht\u00eb themeluar puna e komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e diplomave t\u00eb Universitetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut. Ky komision deri m\u00eb tani ka pranuar 44 aplikime nga t\u00eb diplomuarit. E n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procesin e aplikimit, po implementojm\u00eb nj\u00eb platform\u00eb online. T\u00eb gjitha me synimin e nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb efikasitetit. Kemi krijuar edhe programin e ndihm\u00ebs \u201cQeveria p\u00ebr Familjen\u201d, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ne ofrojm\u00eb subvencione p\u00ebr pagat e t\u00eb pun\u00ebsuarit t\u00eb vet\u00ebm brenda familjes. Me k\u00ebt\u00eb program kemi ndihmuar 115 familje serbe. Po ashtu, Ministria jon\u00eb p\u00ebr Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar n\u00eb themelimin e 123 nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla, nd\u00ebr t\u00eb cilat 48 ishin p\u00ebr mir\u00ebqenien e komunitetit serb. E Agjencia jon\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar pun\u00ebsimin e 371 personave nga komuniteti serb \u2013 dyfish m\u00eb shum\u00eb se vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Kemi dyfishuar buxhetin e zyr\u00ebs s\u00eb Komisionerit p\u00ebr Gjuh\u00ebt p\u00ebr sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit n\u00eb projekte me organizatat joqeveritare, kemi mb\u00ebshtetur programin e studimeve t\u00eb Ballkanistik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe kemi shp\u00ebrndar\u00eb 19 grante p\u00ebr organizatat joqeveritare dhe mediat q\u00eb mb\u00ebshtesin komunitetin serb, dhe kemi filluar nd\u00ebrtimin e 8 sht\u00ebpive p\u00ebr familjet serbe.<\/p>\n<p>Platforma jon\u00eb e re \u201cSuperpuna u mund\u00ebson t\u00eb rinjve t\u00eb mosh\u00ebs 18 deri n\u00eb 25 vje\u00e7 t\u00eb marrin pag\u00ebn minimale si bonus: deri tani kemi 11 mij\u00eb t\u00eb rinj aktiv\u00eb, gjasht\u00eb mij\u00eb e gjysm\u00eb biznese t\u00eb regjistruara, me m\u00eb shum\u00eb se 8 mij\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb hapura p\u00ebr vende pune. Kemi ndar\u00eb 3 milion\u00eb euro p\u00ebr organizata joqeveritare, fermer\u00eb dhe start-up. Afati i aplikimit p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, andaj nxitoni pak.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb, e kam theksuar shum\u00eb her\u00eb se ky shtet \u00ebsht\u00eb i yni i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 ai q\u00eb na p\u00ebrqafon dhe na mbron dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb cilit jemi t\u00eb detyruar t\u00eb luftojm\u00eb. Le t\u00eb ecim drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb s\u00eb bashku, duke nd\u00ebrtuar ura t\u00eb forta, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb duam p\u00ebr veten dhe familjet tona. Vendi ku jetojm\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb, e shteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e t\u00eb gjith\u00eb neve.<br \/>\nFaleminderit shum\u00eb dhe ju uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti ka dal\u00eb pasditen e k\u00ebsaj t\u00eb m\u00ebrkure me nj\u00eb video-mesazh, ku i detyrohet gjith\u00eb qytetar\u00ebve, kryesisht atyre t\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb komunat veriore, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. N\u00eb videon e publikuar n\u00eb rrjete sociale, Kurti shprehet se BE ka premtuar q\u00eb Lista Serbe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":176661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325756","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325756"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325756\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325757,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325756\/revisions\/325757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}