{"id":326154,"date":"2023-06-26T12:35:11","date_gmt":"2023-06-26T10:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326154"},"modified":"2023-06-26T12:35:11","modified_gmt":"2023-06-26T10:35:11","slug":"universiteti-i-korces-rrezikon-mbylljen-deputetja-e-ps-nuk-duhet-te-ndodhe-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/universiteti-i-korces-rrezikon-mbylljen-deputetja-e-ps-nuk-duhet-te-ndodhe-kurre\/","title":{"rendered":"Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs rrezikon mbylljen, deputetja e PS: Nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs \u201c Fan Noli\u201d rrezikon mbylljen ose bashkimin me at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo situat\u00eb ka sjell\u00eb reagime t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa disa figura politike kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, mes shum\u00eb reagimeve, \u00ebsht\u00eb dhe deputetja e PS-s\u00eb p\u00ebr qarkun Kor\u00e7\u00eb, Eni Zake e cila p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka renditur disa nga disavantazhet q\u00eb do sjell\u00eb bashkimi i universiteteve.<\/p>\n<p>\u201cE befasuar nga vendimmarrja e fsheht\u00eb, si ato vendimet e \u201cnjesiteve guerile\u201d n\u00eb koh\u00eb lufte, p\u00ebr \u201cshkrirjen\u201d apo \u201cbashkimin\u201d e Universitetit \u201cFan S. Noli\u201d n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm me Universitetin e Tiran\u00ebs, me argumentimin si e vetmja zgjidhje dhe shp\u00ebtim p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb stafit akademik\u201d, shkruan deputetja.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00cb UNISON SOT, P\u00cbR T\u00cb EKZISTUAR NES\u00cbR<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Kostandinopoj\u00ebs (1453), na sjell vetiu nd\u00ebrmend momentin de\u00e7iziv, t\u00eb fundit t\u00eb Perandoris\u00eb, at\u00eb t\u00eb rrethimit t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs nga Perandoria Osmane, ku nj\u00eb port\u00eb e mureve mbrojt\u00ebse t\u00eb qytetit, e njohur si Kerkoporta, u la e hapur nga nj\u00eb ushtar grek i quajtur Trapezountius. Kjo tradhti i lejoi osman\u00ebt t\u00eb thyenin muret dhe n\u00eb fund t\u00eb pushtonin qytetin, duke \u00e7uar n\u00eb fundin e Perandoris\u00eb Bizantine. K\u00ebto pak fjal\u00eb prologu, vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb le portat hapur\u2026<\/p>\n<p>E befasuar nga vendimmarrja e fsheht\u00eb, si ato vendimet e \u201cnjesiteve guerile\u201d n\u00eb koh\u00eb lufte, p\u00ebr \u201cshkrirjen\u201d apo \u201cbashkimin\u201d e Universitetit \u201cFan S. Noli\u201d n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm me Universitetin e Tiran\u00ebs, me argumentimin si e vetmja zgjidhje dhe shp\u00ebtim p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb stafit akademik, q\u00eb p\u00ebr disa do t\u00eb jet\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb si nj\u00eb avantazh personal \u201cprim bonus shp\u00ebrblimi\u201d, e pra n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb e ndjej detyrim moral t\u00eb shpreh mendimin tim lidhur me vazhdim\u00ebsin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, s\u00eb pari si nj\u00eb ish studente e k\u00ebtij Universiteti, si nj\u00eb pedagoge dhe si ish Admimistratore e k\u00ebtij Universiteti. Ndjej detyrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata koleg\u00eb, pedagog\u00eb e profesor\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb tij, q\u00eb kan\u00eb kontribuar prej vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb tij n\u00eb 1971 si Institut i Lart\u00eb Bujq\u00ebsor dhe deri m\u00eb sot, q\u00eb t\u00eb jap edhe un\u00eb mendimin dhe mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb dijes dhe shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndjej po ashtu detyrim dhe p\u00ebr gjith\u00eb stafin administrativ dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij Universiteti, me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar p\u00ebr m\u00eb se 4.5 vjet. Meq\u00ebn\u00ebse \u201cavantazhet\u201d e bashkimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs me Universitetin e Tiran\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta nga drejtuesit e k\u00ebtij universiteti, un\u00eb po ndalem tek disavantazhet q\u00eb do sjell\u00eb bashkimi apo shnd\u00ebrrimi n\u00eb \u201cfilial\u201d t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, si\u00e7 thuhet n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen e bisedave n\u00eb auditor\u00ebt e universitetit nga drejtuesit e tij, megjith\u00ebse nuk ka asnj\u00eb parashikim ligjor, n\u00eb Ligjin p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb gjykimin e gjithkujt, disavantazhet e vendimmarrjes t\u00eb drejtuesve aktual\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Humbja e autonomis\u00eb:<\/p>\n<p>Duke hequr dor\u00eb nga autonomia, Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs do t\u00eb humbiste aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome dhe p\u00ebr t\u00eb form\u00ebsuar politikat e veta akademike. Ai do t\u2019i n\u00ebnshtrohej vendimeve dhe rregulloreve t\u00eb vendosura nga Universiteti i Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat mund t\u00eb mos p\u00ebrputhen domosdoshm\u00ebrisht me nevojat dhe prioritetet specifike t\u00eb Qarkut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e fokusimit n\u00eb nivel lokal t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes:<\/p>\n<p>Universitetet shpesh luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb adresimin e nevojave dhe sfidave specifike t\u00eb komunitetit n\u00eb nivel lokal dhe rajonal. Duke u bashkuar me nj\u00eb Institucion m\u00eb t\u00eb madh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Universiteti i Tiran\u00ebs, ekziston rreziku eminent dhe permanent q\u00eb karakteri dhe fokusi unik i Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, i p\u00ebrshtatur me nevojat e rajonit t\u00eb tij, t\u00eb zbehet ose t\u00eb zhduket. Kjo mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb humbjen e programeve t\u00eb specializuara, iniciativave k\u00ebrkimore dhe burimeve q\u00eb jan\u00eb krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar komuniteti n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>Qasje dhe burime t\u00eb reduktuara:<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb universitar, burimet shpesh shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr kampuse, apo departamente. Si rezultat, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb reduktuar n\u00eb financime, grante k\u00ebrkimore dhe burime t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr avancimin akademik dhe shkencor t\u00eb institucionit dhe personelit akademik. Kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nivel Universiteti, n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reduktuara \/ minimale lidhur me fush\u00ebn e k\u00ebrkimit, por edhe zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Identiteti dhe njohja:<\/p>\n<p>Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb identitet dhe reputacion unik nd\u00ebr vite, i cili mund t\u00eb sfumohet, zbehet n\u00ebse p\u00ebrthithet apo b\u00ebhet \u201cgisht gjymtyr\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb Universitet qendror si ai i Tiran\u00ebs, m\u00eb i madhi n\u00eb vend p\u00ebr nga numri i student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve. Historia, traditat dhe arritjet e dallueshme t\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs mund t\u00eb err\u00ebsohen, t\u00eb anashkalohen, t\u00eb treten, t\u00eb humbasin brenda nj\u00eb kuadri m\u00eb t\u00eb madh institucional, ku Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb cop\u00ebz q\u00eb tretet n\u00eb sip\u00ebrfaqen e nj\u00eb masivi.<\/p>\n<p>Ndikimi ekonomik n\u00eb nivel lokal:<\/p>\n<p>Universitetet shpesh kontribuojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb lokale duke t\u00ebrhequr student\u00eb, pedagog\u00eb dhe staf, t\u00eb cil\u00ebt nga ana e tyre kontribuojn\u00eb n\u00eb komunitet dhe n\u00eb ekonomin\u00eb lokale, si rezident\u00eb t\u00eb nj\u00eb rajoni t\u00eb caktuar lokal.<br \/>\nN\u00ebse Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs humbet autonomin\u00eb e tij, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm negativ n\u00eb ekonomin\u00eb lokale, pasi student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt mund t\u00eb zgjedhin t\u00eb ndjekin arsimin, ose mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit, diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb kufizosh rinin\u00eb n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr nj\u00eb qytet apo qark, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pengosh zhvillimin, t\u00eb stoposh investimet, t\u00eb l\u00ebkund\u00ebsh konsolidimin e sektorit t\u00eb turizmit, zhvillimin e bizneseve lokale etj.<\/p>\n<p>Humbja\/ Largimi i Ekspertiz\u00ebs Akademike Lokale:<\/p>\n<p>Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs ka nj\u00eb trup\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar profesor\u00ebsh, hulumtuesish q\u00eb kan\u00eb zhvilluar aktivitetin e tyre k\u00ebrkimor dhe akademik n\u00eb p\u00ebrmbushje edhe t\u00eb nevojave t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb nivel lokal. Kjo trup\u00eb akademike duke iu bashk\u00ebngjitur Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, ky burim i ekspertiz\u00ebs akademike n\u00eb nivel lokal, duke u shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion masiv, mund t\u00eb injorohet n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen, por sigurisht nuk do t\u00eb p\u00ebrdoret frytsh\u00ebm n\u00eb suaz\u00ebn e nj\u00eb shkrirjeje t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Si rezultat, at\u00eb q\u00eb pedagog\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs mbartin si dije, njohuri apo ekspertiz\u00eb, mund t\u00eb humbas\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb aktuale, duke penguar zhvillimin e programeve arsimore dhe iniciativave t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, t\u00eb p\u00ebrshtatura specifikisht dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e rajonit.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb nivel lokal:<\/p>\n<p>Ruajtja e nj\u00eb universiteti autonom n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, lejon student\u00ebt nga rajoni t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb pa u zhvendosur n\u00eb nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb madh si Tirana. Duke iu bashk\u00ebngjitur Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, student\u00ebt mund t\u00eb ballafaqohen me sfida shtes\u00eb si; rritje e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, kufizime t\u00eb opsioneve t\u00eb akomodimit dhe qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb burime p\u00ebr arsimim.<\/p>\n<p>Prishje e Historis\u00eb dhe Tradit\u00ebs Institucionale:<\/p>\n<p>Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb histori t\u00eb pasur dhe nj\u00eb tradit\u00eb arsimi nd\u00ebr vite. Bashk\u00ebngjitja \/ shkrirja me Universitetin e Tiran\u00ebs mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb ose fshij\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb identitet historik t\u00eb k\u00ebtij institucioni arsimor, duke privuar brezat q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr arsim n\u00eb qytetin q\u00eb themeloi shqipen, q\u00eb konsolidoi arsimin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Integriteti i Pedagog\u00ebve dhe alumn (t\u00eb diplomuarit):<\/p>\n<p>Numri i pedagogeve pas shkrirjes me UT do t\u00eb ulet, sepse tashm\u00eb vendimet do i marr\u00eb tjet\u00ebrkush. P\u00ebrcaktimi i deg\u00ebve apo programeve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb UK, nuk do u p\u00ebrgjigjen d\u00ebshirave dhe nevojave t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr deg\u00ebt q\u00eb ata kan\u00eb nevoj\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb, pasi ato do t\u00eb p\u00ebrcaktohen nga Senati dhe Bordi i UT n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb prioriteteve dhe politikave t\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij Universiteti.<\/p>\n<p>Si do ndihet nj\u00eb alumn i k\u00ebtij universiteti kur ta pyesin: Ku e ke mbaruar Universitetin? Dhe ai\/ajo do p\u00ebrgjigjet: Ja, tek ai Universiteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Po ti profesor ku ke punuar? Ja tek ky universiteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur.<br \/>\nSTOP!<\/p>\n<p>Kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb si staf i atij universiteti dikur, por dhe tashm\u00eb si deputete Qarkut Kor\u00e7\u00eb, mendoj se kam b\u00ebr\u00eb sa kam mundur p\u00ebr rivitalizimim dhe konsolidimin e k\u00ebtij institucioni t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, kam ndihmuar gjithmon\u00eb sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ky krater i dijes t\u00eb marr\u00eb drit\u00eb dhe t\u00eb shtrihet p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vendit. Por k\u00ebsaj here jo vet\u00ebm q\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por as opinioni im dhe i \u00e7do kor\u00e7ari q\u00eb ka kontribute n\u00eb Universitetin e Kor\u00e7\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. Mosp\u00ebrfillja e shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb ngutje e pakic\u00ebs, q\u00eb duket se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb reformoj\u00eb nj\u00eb Universitet p\u00ebrpos k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me \u201cpropozimin e famsh\u00ebm\u201d t\u00eb shkrirjes n\u00eb dy (2) fakultete, nga kat\u00ebr (4) qe ka aktualisht n\u00eb UK, kostot e arsimimit p\u00ebr student\u00ebt do t\u00eb r\u00ebndohen, pasi shum\u00eb prej tyre nuk do ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e larmishm\u00ebris\u00eb s\u00eb preferencave p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por do t\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb ne Universitete te tjera. P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr stafin administrativ dhe mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrballen me papun\u00ebsi (do t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe me vendimet e drejtuesve q\u00eb nguten), pavar\u00ebsisht se ky personel ka vite, madje dekada, q\u00eb kontribuon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Universitet.<\/p>\n<p>Duke humbur autonomin\u00eb dhe duke qen\u00eb t\u00eb varur nga Tirana, ky Universitet nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb projekte apo te b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje bilaterale, multilaterale, kontrata, bashk\u00ebpunimi \/ partneriteti, platforma zhvillimi me universitetet rajonale, pjes\u00ebmarrje n\u00eb p\u00ebrthithje programesh dhe fondesh t\u00eb BE-s\u00eb, sepse vendimmarrja do t\u00eb jet\u00eb e tjet\u00ebrkujt. K\u00ebto jan\u00eb disa nga disavantazhet, k\u00ebto jan\u00eb traumat apo pasojat ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn dhe kor\u00e7ar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebshira e disave, q\u00eb lidhet me vendimin \u201cp\u00ebr t\u00eb hequr\u201d dor\u00eb nga autonomia dhe p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs si gishti i vog\u00ebl i nj\u00ebr\u00ebs prej gjymtyr\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se implikimet specifike do t\u00eb vareshin nga konteksti, kushtet e bashkimit dhe veprimet pasuese t\u00eb nd\u00ebrmarra nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>A KA P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI P\u00cbR K\u00cbT\u00cb<\/p>\n<p>Koleg\u00eb, qytetar\u00eb, miq dhe mikesha, vendime t\u00eb tilla i p\u00ebrkasin gjithkujt dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, q\u00eb jo pak plag\u00eb kan\u00eb shkaktuar nd\u00ebr vite. Ambiciet apo planet personale, nuk mund t\u00eb tejkalojn\u00eb interesa komunitare, lokale dhe rajonale, kurrsesi. Parashuta p\u00ebr shp\u00ebtimin e disave nuk do t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb Universiteti FILIAL q\u00eb projektojn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pedagog\u00eb, e ardhmja e Universitetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, por n\u00ebn VERDIKTIN tuaj. Kor\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe n\u00eb fund jan\u00eb ata q\u00eb vendosin dhe kurrsesi \u201cparashutist\u00ebt\u201d e filialit. Sot drejtuesit e UK po japin provim dhe qytetaria po i vler\u00ebson me not\u00eb jo kaluese. Provimin do e japin s\u00ebrish n\u00eb vjesht\u00eb. Jemi k\u00ebtu, t\u00eb gjith\u00eb prezent, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejtuesit e UK q\u00eb t\u00eb marrin provimin e Mbrojtjes s\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon, sepse nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs \u201c Fan Noli\u201d rrezikon mbylljen ose bashkimin me at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo situat\u00eb ka sjell\u00eb reagime t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa disa figura politike kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr. K\u00ebshtu, mes shum\u00eb reagimeve, \u00ebsht\u00eb dhe deputetja e PS-s\u00eb p\u00ebr qarkun Kor\u00e7\u00eb, Eni Zake e cila p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka renditur disa nga disavantazhet q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326155,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326154","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326156,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326154\/revisions\/326156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}