{"id":326310,"date":"2023-06-27T15:24:16","date_gmt":"2023-06-27T13:24:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326310"},"modified":"2023-06-27T15:24:16","modified_gmt":"2023-06-27T13:24:16","slug":"toni-nduk-mjekren-majko-i-bie-gjoksit-me-grushte-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-i-gjori-ulsi-ka-dite-qe-mbi-tavolinen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/toni-nduk-mjekren-majko-i-bie-gjoksit-me-grushte-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-i-gjori-ulsi-ka-dite-qe-mbi-tavolinen-e-tij\/","title":{"rendered":"\u201cToni nduk mjekr\u00ebn, Majko i bie gjoksit me grushte\u201d- Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt: I gjori Ulsi ka dit\u00eb q\u00eb mbi tavolin\u00ebn e tij\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Salianji ka dit\u00eb q\u00eb i ngjet Ago Ymerit as ha as pi po vet\u00ebm shfryn. Sh\u00ebndet i thon\u00eb -pla\u00e7 jua rikthen. A u lodhe e pyesin \u2013 \u00e7\u2019t\u00eb duhet ty ja v\u00ebrtit!? Mire pun\u00ebt \u2013 sterr\u00eb e zift gjegjet?! Kudo nga kalon d\u00ebgjohet potere, zhurm\u00eb, zallamahi,  tepsia kusia, kosha q\u00eb v\u00ebrtiten neper shkalle, mace q\u00eb mjaullin\u00eb e qen q\u00eb kuisin. Neper televizione del e tallet me Baben Lul si\u00e7 e quan prej kohesh dhe tre mbeshtetesit e tij kryesor Urri, Durri e Furri. Ju thaft\u00eb goja. Vetem kur e pyesin p\u00ebr rezultatin e 29 Korrikut sikur merr trajt\u00eb njer\u00ebzore dhe thot\u00eb enigm\u00eb e madhe do jet\u00eb si rezultati ashtu dhe pjes\u00ebmarrja.<\/p>\n<p>Ulsiu po punon mbi parathenien e \u201cLibrit t\u00eb K\u00ebngeve\u201d i lypi ndihm\u00eb Salianjit per ndonj\u00eb metafor\u00eb borxh dukshem i vrar\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb nga stresi.<\/p>\n<p>Shpirtkazma q\u00eb njohim  \u201cmbytu aty\u201d i kishte hungeruar ose kerkoi nga ato Kryezevendes Liderit Muli se ai shquhet n\u00eb zeje t\u00eb fjales e sidomos per retorike t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>I gjori Ulsi ka dit\u00eb q\u00eb mbi tavolinen e tij t\u00eb punes ka mbledhur disa manuale t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb letersis\u00eb, teknikave t\u00eb shkrimit dhe antologji parashtrimesh t\u00eb zgjedhura. Shkruaj, prish e \u00e7irr faqet. Marazet  s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur, dreq o pun\u00eb, dreq o pun\u00eb. Ndonj\u00eb dit\u00eb i vjen t\u00eb dorezohet kur sheh q\u00eb tre redaktoret Petro, Ismet Beqiri dhe Bujar \u00c7ela nuk gjejn\u00eb dakortesi. Petrua preferon vargun e bardh\u00eb e pak hermetik. Ismeti liriken popullore nde hije Mallakastre, ndersa Bujari at\u00eb me ritem q\u00eb kendohet e kercehet si \u201cTomka me shoket e tij\u201d kur gjermani u zu fushen e shoqeruar me lagie gurmazi.<\/p>\n<p>Djers\u00eb t\u00eb ftohta e mornica i pershkojn\u00eb kurmin. Ai e di q\u00eb Babo do t\u00eb jet\u00eb lexuesi i par\u00eb dhe ay shejtan t\u00eb dokendis per pun\u00eb tekstesh. Kjo \u00ebsht\u00eb thike me dy presa edhe mundesi jete por edhe jet\u00eb n\u00eb udhekryq. Me mir\u00eb syri se nami e \u00e7\u2019me duhej fama e poetit q\u00eb befas me mbeshtolli i ka th\u00ebne vetes. Laerti modest por kembengules e kishte lidhur domixhanin e loteve me zinxhir per doren e majte si t\u00eb ishte valixhe me kode berthamore.<\/p>\n<p>Subotka, Kryetari i Parlamentit austriak erdhi q\u00eb paradit\u00eb. E pritem me zonj\u00ebn Etilde. Desh u poqem n\u00eb diell si simitet n\u00eb furr\u00eb. Zot na ruaj  psheretiva ja u pervelova  un\u00eb e nuk merzitet njeri po per Etilden shperthen vaj e gjam\u00eb tek mazhoranca. Toni nduk mjekrren, Majko i bie gjoksit me grushte si vajet n\u00eb Kukes, Mimi di Pu\u00e7ini zaliset  dhe trandet per dhe si nj\u00eb lis, Tao pikellohet per b\u00ebn kurajo, i paudhi Etjen shtiret sikur. Edepsez i madh ai. Klosi ngurtesohet n\u00eb heshtje si bilbilenjtet para litarit.<\/p>\n<p>Kosta i Gramozit dhe Lindites ky zedhenes sihariqesh dhe myzhdesh ma b\u00ebri mendjen \u00e7orb\u00eb q\u00eb t\u00eb marr rrugen e Rinasit.  M\u00eb punoi rreng. Shko tha se gj\u00ebra t\u00eb mira na presin. Kryetarja ka b\u00ebr\u00eb trigona se Subotka i ka qejf. Goja l\u00ebng ne. Kur erdhi puna p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dreken epo tha ska v\u00ebnd. P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb beraqavers jemi me oreks si parti, hame vet\u00eb q\u00eb t\u00eb thajm\u00eb piten, opozites i l\u0119m\u00eb protokollin e sikter. Harami. Nuk thon\u00eb kot druaji grekerit edhe kur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhurata. Do ankohem tek leberit q\u00eb ta kthejn\u00eb n\u00eb rrugen e perendis\u00eb.<\/p>\n<p>Subotka mbajti nj\u00eb birinxhi fjal\u00eb. Edona Muzhaqi me bluzen e Holandes veshur mejtohet dhe gezohet kur shesh sesi Republikes s\u00eb Babos i shtohen dashamiret. \u00c7u\u00e7in e bezdis shum\u00eb vapa nuk u duk. S\u2019ka faj: shqipot n\u00eb zheg b\u00ebhen nervoz dhe \u00e7ojn\u00eb doren n\u00eb patllake bam aty e bam ketu ja heqin nj\u00ebri-tjetrit. \u00c7\u2019kusure kam un\u00eb kuturis me Ikonomin e cila e keshillon  q\u00eb t\u00eb mos humbas\u00eb kurr\u00eb besimin tek rastesia, shiu, fresku dhe puhiza t\u00eb cilat qetesojne mendje e xhan\u00eb. Olta rastesisht keqyr Gaz Bardhin dhe shikimi i perzhitet. i duket si dreq. Firauni do me marr\u00eb t\u00eb keqen u degjua n\u00ebn z\u00eb fraza. Jorida Tabaku krejt gri do me \u00e7\u2019do kusht t\u00eb dal\u00eb nga kronika. Nuk dua m\u00eb thot\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb fund i tmerrshem se nj\u00eb vemendje pafund. i lutet Dhurata \u00c7upi mos e b\u00ebj ket\u00eb, nj\u00eb sakrifice tjeter  per ne si\u00e7 gjithmon\u00eb i b\u00ebn. Mos aman mos do e marr\u00eb Bana pjesen t\u00ebnde dhe duket sikur ja b\u00ebjm\u00eb me sy rithemelimit. Aty sikur u trondit dhe premtoi q\u00eb do ta rimendonte vendimin tragjik.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00eb nuk ishte as Tigrushi gjithnj\u00eb e m\u00eb i humanizuar edhe pse shoket kur vjen b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e shohin. Eh si behet njeriu i padukshem. Keshtu \u00ebsht\u00eb kur ja thinji mjekrren Babos more shkanduj. Niko Nikoqiri e di mir\u00eb k\u00ebte dhe ja thoshte gjithmone Ditmarit kur barisnin kodrat gjith\u00e7ka b\u00ebj po Babos mos ja b\u00ebj shpirtin grop\u00eb. Margeriti i tha Evis Kushit \u201cdetyra e njer\u00ebzve t\u00eb kultures \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbledhin dyshime ( pos Babos) dhe t\u00eb jo t\u00eb korrin qartesi\u201d!<\/p>\n<p>Shpirti letrar i Klevis Xhoxhit triumfoi mbi rrethanat kur ai u lexoi kolegeve vargjet e dites.<\/p>\n<p>\u201cHumbi Qeveria n\u00eb t\u00eb thella<\/p>\n<p>Ne Kuvend nuk \u00ebsht\u00eb Bela<\/p>\n<p>Pa Belushen sot e mot<\/p>\n<p>Kjo salle duket si pa zot\u201d<\/p>\n<p>Pasthirrma me doli vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cO  Klevis o djale i mbare<\/p>\n<p>Qenke kriptokengetar\u201d.<\/p>\n<p>Subotka flet \u00c7yrbja mban shenime per tu thelluar n\u00eb standarte demokratike. Habi e Eni Zakesh e shoqeron si re e ze prej se ciles pritet shi. Frida po kaq madje as Rektorin e Akademise se barinjeve me kaq patos se kishte ndjekur. Subotka n\u00eb dalje nga salla, u ndal tek Tao per t\u00eb rikujtuar kohet e vjetra kur piqeshin si xhananer me ndonj\u00eb puro dhe konjak nga ai q\u00eb nuk pihet veresie.  Moteve andej nga Viena, ku qanin hallet e Europes s\u00eb trazuar nga paudhesite piqeshin. Modestia i shkelqeu Taos si krem mbi fytyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Salianji ka dit\u00eb q\u00eb i ngjet Ago Ymerit as ha as pi po vet\u00ebm shfryn. Sh\u00ebndet i thon\u00eb -pla\u00e7 jua rikthen. A u lodhe e pyesin \u2013 \u00e7\u2019t\u00eb duhet ty ja v\u00ebrtit!? Mire pun\u00ebt \u2013 sterr\u00eb e zift gjegjet?! Kudo nga kalon d\u00ebgjohet potere, zhurm\u00eb, zallamahi, tepsia kusia, kosha q\u00eb v\u00ebrtiten neper [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326310","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326310"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326310\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326311,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326310\/revisions\/326311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}