{"id":326420,"date":"2023-06-28T17:02:56","date_gmt":"2023-06-28T15:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326420"},"modified":"2023-06-28T17:02:56","modified_gmt":"2023-06-28T15:02:56","slug":"pse-demokracia-jone-prodhon-humor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-demokracia-jone-prodhon-humor\/","title":{"rendered":"Pse Demokracia jon\u00eb prodhon humor?!"},"content":{"rendered":"<p>Shkruar nga Ben Andoni<\/p>\n<p>Humori i fushatave zgjedhore \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb: nga ata q\u00eb premtonin dikur drita 24 or\u00eb, kur energjia ishte iluzion; apo ujin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn dhe penalitetet ndaj nd\u00ebrtuesve pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, publiku d\u00ebgjon r\u00ebndom p\u00ebr \u201ckultur\u00ebn\u201d demokratike t\u00eb kandidat\u00ebve, por m\u00eb shum\u00eb se kaq mbytet nga premtimet. Kandidat\u00ebt ta japin gati \u201cta prek\u00ebsh\u201d me dor\u00eb mir\u00ebqenien, q\u00eb nga rritja e rrogave, fabrikat e reja, sh\u00ebrbimet m\u00eb efektive, pensionet e \u00e7ka do gj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebndje. T\u00eb tjer\u00ebve, sikur protesta b\u00ebhet f\u00ebt e f\u00ebt, u kujtojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb fare e kot\u00eb t\u00eb protestosh n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00ebse nuk voton. Q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt, patronazhist\u00ebt e partive apo militant\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dije se duhet t\u00eb votosh patjet\u00ebr. Menj\u00ebher\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohet emri, q\u00eb aksh votoi. Disa din\u00eb dhe projeksionet!! \u201cVotoni her\u00ebt dhe votoni shpesh\u201d, t\u00eb vjen nd\u00ebrmend p\u00ebr humor nj\u00eb shprehje e princit t\u00eb batak\u00e7injve, Al Kapone, q\u00eb duket se e ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ne, sepse n\u00eb zgjedhje ndodh q\u00eb jan\u00eb zakonisht t\u00eb fort\u00ebt, q\u00eb i rregullojn\u00eb pun\u00ebt.<\/p>\n<p>Humori i fushatave zgjedhore \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb: nga ata q\u00eb premtonin dikur drita 24 or\u00eb, kur energjia ishte iluzion; apo ujin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn dhe penalitetet ndaj nd\u00ebrtuesve pa leje. Publiku i sillet para syve si n\u00eb nj\u00eb karusel gjigand, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, se vota e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta luftuar pushtetin e padrejt\u00eb, q\u00eb nuk mendon p\u00ebr ta; korrupsionin, q\u00eb g\u00ebrryen shtetin; ikjen masive, q\u00eb nuk di t\u00eb ndalet; papun\u00ebsin\u00eb; pagesat e ul\u00ebta, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb vendin t\u00eb pajetuesh\u00ebm; t\u00eb drejtat e barabarta dhe t\u00eb njeriut. Dhe, pastaj, nguti kur t\u00eb kujtojn\u00eb t\u00eb ardhmen dhe sikur t\u00eb jesh f\u00ebmij\u00eb porositesh t\u00eb kontrollosh emrin p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Qershia mbi tort\u00eb: Q\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb ndodh\u00eb, \u201cai fillon nga ty\u201d. T\u00eb kujton pak mesazhin e Uncle Sam: \u201cI want You!\u201d Sikur populli t\u00eb jet\u00eb dele. \u00c7\u00ebr\u00e7illi kishte nj\u00eb sens humori q\u00eb e tregoi kurdo q\u00eb i jepej mund\u00ebsi, por k\u00ebt\u00eb ia kushtoi dhe zgjedhjeve: \u201cArgumenti m\u00eb i mir\u00eb kund\u00ebr demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb pes\u00eb minut\u00ebshe me votuesin mesatar\u201d. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ai votues q\u00eb nuk ia hedh dot dhe ai q\u00eb mban mbi supet e veta t\u00eb gjitha problematikat e vendit, por edhe q\u00eb kupton sesa larg jan\u00eb premtimet me gj\u00ebrat e realizueshme.<\/p>\n<p>Paradokset e zgjedhjeve tona<\/p>\n<p>Duke pasur probleme pafund n\u00eb zgjedhje, q\u00eb zakonisht evidentohen nga opozitat e radh\u00ebs dhe certifikohen r\u00ebndom si zgjedhje normale e t\u00eb mira nga OSBE\\ODHIR, demokracia shqiptare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akt, q\u00eb tregon nga dita n\u00eb dit\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb humoristik, gati grotesk: Kart\u00ebn e Deklarimit solemn t\u00eb partive, nj\u00eb koncept abstrakt p\u00ebr kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb sanksionuar edhe nga Kodi Zgjedhor. Ai interpretohet de jure si akti i refuzimit publik t\u00eb politikan\u00ebve ndaj shitblerjes &#038; financimit informal. Partit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kryetar\u00ebve t\u00eb tyre b\u00ebjn\u00eb deklarat\u00ebn solemne, q\u00eb e kan\u00eb firmuar kryetar\u00ebt respektiv\u00eb, nj\u00eb akt q\u00eb zgjedhjet e fundit, me pretendimet e opozit\u00ebs, jo vet\u00ebm nuk ndikoi, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e harruar, por nuk \u00ebsht\u00eb se ka treguar ndonj\u00eb klas m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr standardet tona elektorale, qoft\u00eb edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi partit\u00eb e anatemojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>A b\u00ebri ky dokument \u201ci shenjt\u00eb\u201d, q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb mos ofendonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn deri me fjal\u00ebt e fundit; a b\u00ebri q\u00eb t\u00eb reduktohet shitblerja e votave; a b\u00ebri vall\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin transparente financimet; a b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs edhe individ\u00eb me rekorde negative nga dekriminalizimi?! N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2021, subjektet politike jo vet\u00ebm nuk e mbajt\u00ebn premtimin, por nj\u00eb mori e t\u00ebr\u00eb raportesh kritike dhe kund\u00ebrshtish rrodh\u00ebn nga pal\u00ebt kund\u00ebrshtare. Mb\u00ebshtetja nga individ\u00eb me rekorde kriminale vijoi, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe shitblerja e votave n\u00eb zona t\u00eb caktuara, si dhe p\u00ebrfshirja n\u00eb fushat\u00eb e individ\u00ebve t\u00eb larguar nga dekriminalizimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebzhgim i ISP-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme tregoi se: \u201casnj\u00eb nga subjektet zgjedhore t\u00eb regjistruara p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme t\u00eb 6 marsit nuk ka krijuar ende mekaniz\u00ebm transparent t\u00eb burimeve t\u00eb financimit elektoral, t\u00eb integritetit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb strukturat e administrimit zgjedhor dhe as t\u00eb evitimit t\u00eb financimeve informale. Asnj\u00eb pal\u00eb ende nuk ka b\u00ebr\u00eb distancime nga individ\u00ebt me rekorde kriminale apo me burime informale financimi\u201d.<\/p>\n<p>Dosjet zgjedhore<\/p>\n<p>N\u00ebse sistemi yn\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb flegmatik me afatet e zgjidhjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb rastin e dosjeve t\u00eb parregullsive t\u00eb zgjedhjeve, sot ka treguar se \u00ebsht\u00eb \u201cindiferent\u201d dhe se fenomeni i problemeve t\u00eb zgjedhjeve as nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje, pa\u00e7ka strukturave t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Skandalet e votave n\u00eb Dib\u00ebr, Durr\u00ebs, Lezh\u00eb, Peqin, Elbasan, Shkod\u00ebr e Durr\u00ebs, jo vet\u00ebm si p\u00ebrfshijn\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe zyrtare, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb imunitetit nuk hetohen dhe madje promovohen, do citohej pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb politologu Krasniqi nga BIRN. Dhe, nd\u00ebshkimet minimale jan\u00eb krejt n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb zhdrejt\u00eb me d\u00ebmin dhe ato q\u00eb pritej nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, apo deklaratat e ndershm\u00ebris\u00eb. U desh t\u00eb kalonin vite q\u00eb pasi u p\u00ebrgjuan nga Prokuroria n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb deformuar rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme lokale n\u00eb 11 shtator 2016 p\u00ebr Bashkin\u00eb e Dibr\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja ndaj kat\u00ebr zyrtar\u00ebve lokal\u00eb t\u2019i afrohej fundit. Vet\u00ebm m\u00eb 13 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, Gjykata e Dibr\u00ebs d\u00ebnoi me 120 or\u00eb pun\u00eb publike ish-drejtorin lokal t\u00eb Arsimit, Drini Gjeci, dhe me 16 muaj d\u00ebnim me kusht p\u00ebr Nuri Med\u00ebn, ish-administrator i nj\u00eb nj\u00ebsie. E nj\u00ebjta situat\u00eb p\u00ebr ish-shefin e komisariatit, Robert Aga dhe ish-administratorin Hasan Hoti.<\/p>\n<p>Dosja e njohur publikisht me nr. 184 ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lakuarat dhe nga m\u00eb impenjativet e Drejt\u00ebsis\u00eb mbi krimet zgjedhore. Bashk\u00eb me simotr\u00ebn \u201cDosjen 339\u201d me p\u00ebrgjime mbi nd\u00ebrhyrjet e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017 n\u00eb Durr\u00ebs. T\u00eb mendosh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kupton sepse ato u b\u00ebn\u00eb shkak q\u00eb opozita t\u00eb braktiste parlamentin dhe m\u00eb pas edhe zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019, duke sjell\u00eb at\u00eb kriz\u00eb politike, q\u00eb me sa duket nuk do mbyllet dot. S\u00ebrish duke iu referuar statistikave t\u00eb publikuara nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, prej vitit 2013 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 79 vendime faj\u00ebsie p\u00ebr krime zgjedhore nga gjykatat e vendit, por vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy vjet burgim (BIRN).<\/p>\n<p>Situat\u00eb t\u00eb ngjashme paraqesin gati edhe hetimet dhe d\u00ebnimet p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cKorrupsionit aktiv dhe pasiv n\u00eb zgjedhje\u201d, t\u00eb cilat prej vitit 2020 hetohen nga Struktura e Posa\u00e7me, SPAK. N\u00ebse Drejt\u00ebsia do e kishte seriozisht do t\u00eb b\u00ebnin identifikimin e shpejt\u00eb, \u00e7uarjen e shpejt\u00eb dhe d\u00ebnimin e shpejt\u00eb. Ky ishte nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet q\u00eb ngrinte pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb profesori i t\u00eb drejt\u00ebs Njazi Jaho, por q\u00eb tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se d\u00ebgjohet shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt do t\u00eb ishin serioz\u00eb, at\u00ebher\u00eb Karta e Deklarimit e Solemn do p\u00ebrb\u00ebnte faktor dhe m\u00eb shum\u00eb akoma vet\u00eb Sistemi yn\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb do p\u00ebrshtaste Kodin Penal p\u00ebr natyr\u00ebn e krizave dhe parregullsive tona zgjedhore. Por, kjo nuk ndodh pasi krimet dhe kundravajtjet zgjedhore zgjasin aq shum\u00eb saq\u00eb kur jepen verdiktet ato jan\u00eb harruar. \u00cbsht\u00eb e famshmja shtyrje me procedur\u00eb, q\u00eb e di mir\u00eb \u00e7do politikan tek ne dhe q\u00eb ia hedh paq me Drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo i sh\u00ebrben edhe Berish\u00ebs, sot, si kauza e vetme e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhe humbjen, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk ishte se i erdhi nga kjo.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vuan standardet dhe respektin p\u00ebr institucionet zgjedhore dhe nga nj\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb nuk e kupton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj. \u00cbsht\u00eb aq e p\u00ebrhapur dhe e tepruar, kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vepruari, saq\u00eb tashm\u00eb kemi p\u00ebrfunduar n\u00eb humor dhe m\u00ebnyra sesi \u201cmanovrohet\u201d me vot\u00ebn. Kjo na b\u00ebn grotesk\u00eb por edhe na kujton demokracin\u00eb alla Shqip\u00ebri, q\u00eb nuk mendon m\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin cil\u00ebsor por p\u00ebr mbajtjen e pushtetit. Q\u00eb n\u00eb fakt e gjen ndonj\u00eb ngush\u00ebllim, si p\u00ebr shembull deri edhe n\u00eb batutat e moderatorit t\u00eb NBC dhe komedianit Jay Reno: \u201cN\u00ebse Zoti do t\u00eb kishte dashur q\u00eb ne t\u00eb votojm\u00eb, ai do t\u00eb na kishte dh\u00ebn\u00eb kandidat\u00ebt e duhur\u201d. (Homo Albanicus)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga Ben Andoni Humori i fushatave zgjedhore \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb: nga ata q\u00eb premtonin dikur drita 24 or\u00eb, kur energjia ishte iluzion; apo ujin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn dhe penalitetet ndaj nd\u00ebrtuesve pa leje. N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, publiku d\u00ebgjon r\u00ebndom p\u00ebr \u201ckultur\u00ebn\u201d demokratike t\u00eb kandidat\u00ebve, por m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":303485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326420","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326420"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326420\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326421,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326420\/revisions\/326421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/303485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}