{"id":326655,"date":"2023-06-30T22:07:06","date_gmt":"2023-06-30T20:07:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326655"},"modified":"2023-06-30T22:07:06","modified_gmt":"2023-06-30T20:07:06","slug":"shqiperia-do-te-furnizohet-naten-me-energji-elektrike-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiperia-do-te-furnizohet-naten-me-energji-elektrike-nga-kosova\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria do t\u00eb furnizohet nat\u00ebn me energji elektrike nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb KEK-KESH, Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs ka nisur t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb rrym\u00ebs gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo pasi n\u00eb periudh\u00ebn e muajve t\u00eb vjesht\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebtij dimri, Kosova ka marr\u00eb diku rreth 220 mij\u00eb megavat\u00eb-or\u00eb energji elektrike nga Shqip\u00ebria. Kjo sasi e rrym\u00ebs, q\u00eb i jepet Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb si kthim i borxhit.<\/p>\n<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs ka dy-tre dit\u00eb q\u00eb tepricat e prodhuara t\u00eb energjis\u00eb elektrike po ia d\u00ebrgon Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, konsumimi i \u201creduktuar\u201d shum\u00eb i rrym\u00ebs q\u00eb nga prilli, e sidomos q\u00eb nga fillimi i majit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb me gjith\u00eb t\u00ebrheqjen e bllokut B1 t\u00eb Kosov\u00ebs B nga prodhimi p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve remontuese t\u00eb planifikuara n\u00eb turbin\u00ebn e k\u00ebsaj nj\u00ebsie, t\u00eb mjaftoj\u00eb energjia e prodhuar n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e tjera p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>KEK-u gjat\u00eb muajit maj dhe qershor, p\u00ebrkoh\u00ebsisht e ka t\u00ebrhequr nga prodhimi (e ka vendos\u00eb n\u00eb \u201cpushim\u201d) edhe nj\u00ebrin nga blloqet e termocentraleve Kosova A (her\u00eb bllokun A3, her\u00eb A4), me kapacitet 130 megavat\u00ebsh, pasi q\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb KEK, prodhimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e tjera q\u00eb gjenden n\u00eb operim, ka mjaftuar p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e konsumit t\u00eb Kosov\u00ebs me energji elektrike.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, prodhimi nga blloku B2 i termocentraleve Kosova B (260 megavat\u00eb-or\u00eb) dhe nga A3-shi (130 megavat\u00eb) e A5-shi (130 megavat\u00eb) dhe dhjet\u00ebra megavat\u00eb nga kapacitetet e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme (n\u00eb raste kur kishte er\u00ebra t\u00eb mjaftueshme dhe n\u00eb saje t\u00eb t\u00eb reshurave thuaja t\u00eb vazhdueshme n\u00eb k\u00ebta muaj), edhe 100 megavat\u00eb-or\u00eb nga kapacitetet e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme, (hidrocentralet e vogla t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga parqet e energjis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb er\u00ebs n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Bajgor\u00ebs dhe n\u00eb Kitk\u00eb t\u00eb Anamorav\u00ebs), pak a shum\u00eb \u00ebsht\u00eb thuaja se i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e konsumit t\u00eb zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm krahasuar me periudh\u00ebn dim\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb distribucionit, konsumi k\u00ebtyre dit\u00ebve sillet 600-650 megavat\u00eb-or\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me rrym\u00ebn e prodhuar k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb stabilimentet e angazhuara aktualisht. Gjat\u00eb nat\u00ebs konsumi bie ndjesh\u00ebm edhe n\u00ebn k\u00ebto shifra t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>N\u00eb KEK, t\u00ebrheqjen nga prodhimi t\u00eb bllokut A4 (130 megavat\u00eb), p\u00ebrkund\u00ebr gjendjes s\u00eb mir\u00eb teknike t\u00eb k\u00ebtij blloku, e arsyetojn\u00eb me faktin se gjat\u00eb majit dhe qershorit konsumi i vendit nuk kishte nevoj\u00eb edhe p\u00ebr sasin\u00eb sa prodhon nj\u00ebsia A4, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, si\u00e7 theksojn\u00eb n\u00eb Korporat\u00ebn Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leverdishme p\u00ebr t\u00eb prodhuar p\u00ebr eksport t\u00eb rrym\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb llogarie del q\u00eb edhe pse jasht\u00eb prodhimit aktualisht gjenden gati gjysma e termocentraleve t\u00eb KEK-ut (B1 dhe A4, nd\u00ebrsa n\u00eb prodhim gjenden B2 dhe A3 e A5).<\/p>\n<p>Situata elektroenergjetike n\u00eb Kosov\u00eb, nga fillimi i majit, q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb prodhim blloku A5 i termocentraleve Kosova A, \u00ebsht\u00eb relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme, sado q\u00eb aktualisht nga termocentralet e vendit shpenzohet ndjesh\u00ebm m\u00eb pak rrym\u00eb se sa n\u00eb sezonin e dimrit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha termocentralet e KEK-ut q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, prodhojn\u00eb 520 megavat\u00eb. K\u00ebsaj sasie duhet shtuar edhe energjia elektrike nga impiantet e rinovueshme.<\/p>\n<p>Tepricat, KEK-u \u00ebsht\u00eb detyruar t\u2019i eksportoj\u00eb edhe p\u00ebr shkak se n\u00eb sistemin elektroenergjetik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deri k\u00ebto dit\u00eb, praktikisht, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb volitshme me uj\u00ebra n\u00eb liqenet akumuluese t\u00eb Kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit dhe plot\u00ebsimit qind p\u00ebr qind t\u00eb nevojave nga prodhimi vetanak t\u00eb konsumit shqiptar, nuk kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb elektrike nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb kahershme KEK-KESH, Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs ka nisur t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb rrym\u00ebs gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani, kjo sasi e rrym\u00ebs q\u00eb i jepet Shqip\u00ebris\u00eb si kthim i borxhit, nuk \u00ebsht\u00eb aq e madhe, por n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim pritet t\u00eb rritet kjo sasi. Si\u00e7 dihet, n\u00eb periudh\u00ebn e muajve t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb von\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebtij dimri, Kosova ka marr\u00eb diku rreth 220 mij\u00eb megavat\u00eb-or\u00eb energji elektrike si kthim borxhi, por edhe si huazim, ose borxh i krijuar ndaj KESH-it.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00ebsisht, Kosova, pas kthimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb borxhit nga sistemi elektroenergjetik shqiptar, ka huazuar nga Shqip\u00ebria diku rreth 34 mij\u00eb megavat\u00eb-or\u00eb si borxh, t\u00eb cilin do t\u00eb kthej\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb k\u00ebsaj vere, kur n\u00eb Kosov\u00eb r\u00ebndom pritet t\u00eb ket\u00eb teprica, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb energji elektrike edhe p\u00ebr shkak t\u00eb turizmit veror.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb njoftuar n\u00eb KEK, q\u00eb nga 28 shkurti i k\u00ebtij viti, Kosova nuk ka marr\u00eb m\u00eb fare energji elektrike nga Shqip\u00ebria.\/ Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb KEK-KESH, Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs ka nisur t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb rrym\u00ebs gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. E gjith\u00eb kjo pasi n\u00eb periudh\u00ebn e muajve t\u00eb vjesht\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebtij dimri, Kosova ka marr\u00eb diku rreth 220 mij\u00eb megavat\u00eb-or\u00eb energji elektrike nga Shqip\u00ebria. Kjo sasi e rrym\u00ebs, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":326656,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326655","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326657,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326655\/revisions\/326657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}