{"id":32712,"date":"2017-03-23T16:26:06","date_gmt":"2017-03-23T14:26:06","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32712"},"modified":"2017-03-23T16:26:06","modified_gmt":"2017-03-23T14:26:06","slug":"luan-rama-ne-kuvend-ska-prova-se-droga-eshte-djegur-101-ton-droge-u-asgjesuan-pa-procesverbal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/luan-rama-ne-kuvend-ska-prova-se-droga-eshte-djegur-101-ton-droge-u-asgjesuan-pa-procesverbal\/","title":{"rendered":"Luan Rama n\u00eb Kuvend: S&#8217;ka prova se droga \u00ebsht\u00eb djegur, 101 ton drog\u00eb u asgjesuan pa procesverbal"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2017 Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb vendi i kultivimit t\u00eb drog\u00ebs, deklaroi t\u00eb enjten n\u00eb Kuvend kryetari i grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim(LSI), Luan Rama.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrs\u00ebritur shqet\u00ebsimin e shprehur ne raportin e fundit te DASH p\u00ebr rritjen e kultivimit te marijuan\u00ebs ne Shqiperi, Rama k\u00ebrkoi nj\u00eb reagim ligjor nga maxhoranca dhe marrje p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb detyrimeve prej saj. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra korrekte, tha ai, t\u00eb ulim kok\u00ebn dhe t\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr detyrimet, pasi ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrmbushura, si nga Ministria e Brendshme, por dhe nga ministri t\u00eb tjera, si ajo Arsimit, e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e Mbrojtjes dhe t\u00eb gjitha institucionet e tjera q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Komitetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Bashk\u00ebrendimin e Luft\u00ebs kund\u00ebr Drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i ngritur nga kryetari i grupit t\u00eb LSI-s\u00eb, ishte dhe \u00e7\u00ebshtja e asgj\u00ebsimit t\u00eb substancave narkotike, t\u00eb sekuestruara, pasi sic tha Rama, ndon\u00ebse ligji p\u00ebr asgj\u00ebsimin e tyre \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, ai nuk zbatohet.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb identifikuar 13 raste t\u00eb asgj\u00ebsimit te droges ku nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar ligji, nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur procesverbali, nuk ka q\u00ebn\u00eb prezent prokurori dhe shkelje t\u00eb tjera\u201d, v\u00ebrejti Rama, sipas atsh.\u00a0Ka ndodhur q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb arrestuarve p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb narkotike, theksoi ai, kan\u00eb mbetur n\u00eb gjykata, pasi nuk ka prova se droga \u00ebsht\u00eb djegur. Kjo per shkak se mungon dokumentacioni, q\u00eb duhet mbajtur n\u00eb tre kopje. Edhe 101 ton drog\u00eb, e sekuestruar n\u00eb Lazarat, u asgj\u00ebsua pa proceverbal. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkelje t\u00eb ligjit dhe me mosveprim t\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb. Ndaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb jo t\u00eb reagojm\u00eb, por t\u00eb reflektojm\u00eb, t\u00eb mbledhim strukturat sipas ligjit, t\u2019i v\u00ebm\u00eb ato n\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb respektojm\u00eb rolin dhe autoritetin e gjith\u00ebsecilit, theksoi Luan Rama, sot ne Kuvend.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, z. Luan Rama n\u00eb seanc\u00eb plenare<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e administrimit t\u00eb territorit, pa dyshim q\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. gjithashtu. Gjykoj se\u00a0 konceptimi apo trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb administrimit apo t\u00eb menaxhimit\u00a0 t\u00eb territorit\u00a0 vet\u00ebm duke u kusht\u00ebzuar te nj\u00eb rrug\u00eb, te nj\u00eb shesh apo te nj\u00eb lulishte, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk na b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb p\u00ebrmbushim misionin, por pastaj krijojm\u00eb hap\u00ebsira\u00a0 dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb keqp\u00ebrdorur territorin, si\u00e7 ka ndodhur\u00a0 p\u00ebr\u00a0 fat t\u00eb keq n\u00eb vijim\u00ebsi, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 10-15 vjet e k\u00ebtej, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb\u00a0 drejtp\u00ebrdrejt\u00eb do t\u00eb thosha\u00a0 se\u00a0 ajo q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb vitit 2016 me kultivimin e\u00a0 kanabisit n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe\u00a0 shum\u00eb t\u00eb zgjeruar t\u00eb territorit t\u00eb vendit, dua t\u00eb fokusoj edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb merr leximi real dhe pa ekuivok i raportit\u00a0 m\u00eb t\u00eb fundit\u00a0 t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, i cili evidenton nj\u00eb mori problemesh, t\u00eb cilat po t\u2019i shikosh me objektivitet dhe me realiz\u00ebm,\u00a0 na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb konkludojm\u00eb se nuk kan\u00eb funksionuar si duhet\u00a0 institucionet\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0 angazhimit ton\u00eb shtet\u00ebror dhe qeveris\u00ebs\u00a0 p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr trafikut t\u00eb drog\u00ebs, kultivimit dhe\u00a0\u00a0 trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim edhe\u00a0 me rileximin, pas v\u00ebrejtjes miq\u00ebsore\u00a0 q\u00eb mu b\u00eb p\u00ebr ta lexuar\u00a0 m\u00eb realisht\u00a0 raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, rezulton se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument\u00a0 q\u00eb identifikon nj\u00eb situat\u00eb problematike, shqet\u00ebsuese, pas\u00a0 s\u00eb cil\u00ebs nuk ka vend p\u00ebr t\u2019u mburrur dhe as p\u00ebr t\u00eb duartrokitur, por ka vend p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ka vend p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb prer\u00eb dhe t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se\u00a0\u00a0 vullneti mund t\u00eb konkretizohet me veprim\u00a0 dhe me aksion konkret n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Raporti i\u00a0\u00a0 Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit ka dy kapituj, ose dy kolona. Nj\u00ebra\u00a0 q\u00eb\u00a0 ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs. Tjetra\u00a0 q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pastrimin e parave. Meqen\u00ebse\u00a0 ka pasur\u00a0 ndonj\u00eb keqkuptim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi e\u00a0 lexova un\u00eb raportin e\u00a0 Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, m\u00eb lejoni t\u2019jua\u00a0 rilexoj fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar nga Departamentit Amerikan i Shtetit dhe jo nga zyra e shtypit\u00a0 apo\u00a0 nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet: <em>\u201cVendi, pra, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me riskun e lart\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb paras\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit galopant dhe institucioneve t\u00eb dob\u00ebta juridike dhe shtet\u00ebrore\u201d.<\/em><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur me pastrimin e paras\u00eb? Meqen\u00ebse\u00a0 mu k\u00ebrkua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb vler\u00ebsim\u00a0 krahasues t\u00eb raporteve\u00a0 nd\u00ebr vite, kam k\u00ebtu raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thuhet: <em>\u201cShqip\u00ebria nuk figuron n\u00eb vendet e listuara dhe t\u00eb verifikuara p\u00ebr pastrimin e parave\u201d.<\/em> Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit t\u00eb vitit 2017 q\u00eb i referohet vitit 2016\u00a0 \u201c<em>Shqip\u00ebria figuron n\u00eb vendet problematike p\u00ebr pastrimin e parave<\/em>\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb progresi? Pse duhet t\u00eb fshihemi pas\u00a0 k\u00ebtij realiteti p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cPo sulmohet qeveria apo po njolloset puna e institucioneve ?\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb vazhdoj m\u00eb tej me raportin: <em>\u201c Shqip\u00ebria ka nj\u00eb treg t\u00eb zi\u00a0 t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr mallrat kontraband\u00eb dhe kontrabanda leht\u00ebsohet nga faksi se kontrollet kufitare\u00a0 dhe pikat doganore jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ky konstatim\u00a0\u00a0 nuk ka qen\u00eb n\u00eb raportin e vitit t\u00eb kaluar, as n\u00eb raportin e vitit 2015, as dhe n\u00eb raportin e vitit\u00a0 2014. <em>\u201c Kontrolli i dob\u00ebt i kufijve dhe i funksionimit t\u00eb doganave\u201d. \u201cShqip\u00ebria prodhon dhe eksporton,\u00a0 thot\u00eb raporti, sasi t\u00eb konsiderueshme marijuane, kryesisht\u00a0 p\u00ebr konsum n\u00eb Europ\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vend transit\u00a0 p\u00ebr heroin\u00ebn dhe kokain\u00ebn afgane, duke sh\u00ebrbyer, e theksoj si port\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e heroin\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse ka ndonj\u00eb\u00a0 keqkuptim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, m\u00eb lejoni t\u2019jua\u00a0\u00a0 jap raportin edhe n\u00eb anglisht\u00a0 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb situata\u00a0 t\u00eb nderuar koleg\u00eb dhe\u00a0 duke\u00a0 i q\u00ebndruar\u00a0 k\u00ebsaj situate\u00a0 p\u00ebrball\u00eb ne duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e saj dhe p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb me seriozitetin q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb partneritet\u00a0 strategjik.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb m\u00eb tej, se \u00e7far\u00eb thot\u00eb raporti.<em> \u201cOrganet ligjzbatuese e kuptojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar pastrimin e parave, por mbeten jo efikase n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d<\/em>, p\u00ebr t\u00eb mos e lexuar fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb. Thuhet: \u201cPo, \u00ebsht\u00eb e\u00a0 v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb vitet e fundit\u00a0 Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime teknike n\u00eb regjimin e saj kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave\u201d\u00a0 e t\u00eb tjera e\u00a0 t\u00eb tjera, por mungon\u00a0 eficenca e\u00a0 veprimit t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse\u00a0 u k\u00ebrkua gjithnj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim krahasues dhe mua metoda e analiz\u00ebs krahasuese m\u00eb p\u00eblqen, m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb gjithmon\u00eb sipas Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, i cili i referohet edhe raporteve q\u00eb vijn\u00eb nga Antidroga italiane dhe nga Guardia di Finanzia, n\u00eb vitin 2014\u00a0 thot\u00eb raporti u identifikuan 815 plantacione me rreth 165 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb kanabis t\u00eb kultivuara n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2015, 1200 plantacione me rreth 243 mij\u00eb\u00a0\u00a0 rr\u00ebnj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk besoj\u00a0 se ka ndonj\u00eb\u00a0 naiv\u00a0 t\u00eb\u00a0 mos e kuptoj\u00eb se 815-ta e vitit 2014, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se 1200 plantacionet e\u00a0 vitit 2015 apo thot\u00eb raporti: <em>\u201cn\u00eb vitin 2016 rezultojn\u00eb 2086 plantacione t\u00eb kultivimit t\u00eb drog\u00ebs, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme pes\u00eb her\u00eb krahasuar me vitin m\u00eb par\u00eb<\/em>\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb progresi? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb? Pra, situata \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon reagim shtet\u00ebror, reagim ligjor dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ligj t\u00eb cilin, p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve e kam konsultuar me shum\u00eb funksionar\u00eb ministrish, por q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e dinin se ekziston, \u00ebsht\u00eb ligji nr. 8750, i miratuar m\u00eb 26.03.2001 dhe i ndryshuar m\u00eb 15.09.2016 \u201cP\u00ebr parandalimin dhe luft\u00ebn ndaj trafikut t\u00eb substancave narkotike dhe psikotrope\u201d. \u00c7far\u00eb thot\u00eb ky ligj? Ky ligj thot\u00eb: \u201cKrijohet Komiteti Komb\u00ebtar i Bashk\u00ebrendimit t\u00eb Luft\u00ebs kund\u00ebr Drog\u00ebs n\u00ebn drejtimin e Kryeministrit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb komitet marrin pjes\u00eb ministrat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rendin, p\u00ebr mbrojtjen, p\u00ebr arsimin, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr financat, p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb&#8230;\u201d dhe me radh\u00eb, num\u00ebron list\u00ebn e ministrave an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komiteti.<\/p>\n<p>Ligji thot\u00eb, n\u00eb nenin 3 t\u00eb tij, se \u201ckomiteti mblidhet t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb vit dhe ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb drejtimet e politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb parandalimit dhe t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr prodhimit dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb paligjshme t\u00eb substancave narkotike\u201d e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po ky ligj thot\u00eb: \u201cP\u00ebr realizimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij Komiteti Komb\u00ebtar i Bashk\u00ebrendimit ka nj\u00eb sekretari, drejtuesi i s\u00eb cil\u00ebs em\u00ebrohet nga Kryeministri, dhe sekretaria p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb staf i p\u00ebrhersh\u00ebm specialist\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrcaktohen nga ministrit\u00eb an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij komiteti\u201d.<\/p>\n<p>Kam konsultuar disa ministri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb sekretari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ose n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Bashk\u00ebrendimit, dhe nuk kam gjetur asnj\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nenin 5 ligji thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative: \u201cKomiteti Komb\u00ebtar i Bashk\u00ebrendimit, n\u00ebp\u00ebrmjet Kryeministrit&#8230;\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari i k\u00ebtij komiteti \u201c&#8230;brenda dat\u00ebs 30 mars t\u00eb \u00e7do viti i paraqet Kuvendit nj\u00eb relacion me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me paraqitjen e dukuris\u00eb s\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, me strategjit\u00eb e p\u00ebrshtatura, me objektivat e arritura, me orientimet e ardhshme t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparent dhe korrekt, i drejtohem administrat\u00ebs s\u00eb Kuvendit me nj\u00eb shkres\u00eb, ku i k\u00ebrkoj q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit aq e kaq Kryeministri detyrohet q\u00eb p\u00ebrmes praktik\u00ebs e t\u00eb tjera Komiteti Komb\u00ebtar i Bashk\u00ebrendimit brenda dat\u00ebs 30 mars t\u2019i paraqes\u00eb Kuvendit k\u00ebt\u00eb relacion. N\u00eb funksion t\u00eb njohjes me k\u00ebt\u00eb relacion dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb analiz\u00eb krahasuese t\u00eb progresit t\u00eb sh\u00ebnuar, k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00ebsoj, t\u00eb njihem, t\u00eb m\u00eb vihet n\u00eb dijeni relacioni i vitit 2014, i vitit 2015 dhe i vitit 2016.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e administrat\u00ebs s\u00eb Kuvendit? \u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj, dat\u00eb 6 mars&#8230;\u201d, e t\u00eb tjera \u201c&#8230;n\u00eb arkiv\u00ebn e dokumentacionit parlamentar nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb relacione t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Bashk\u00ebrendimit t\u00eb Luft\u00ebs kund\u00ebr drog\u00ebs p\u00ebr vitet q\u00eb ju k\u00ebrkoni respektivisht 2014, 2015 dhe 2016\u201d.<\/p>\n<p>Natyrisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb moszbatim i ligjit dhe mosrespektim i autoritetit t\u00eb Kuvendit q\u00eb ky relacion nuk ka ardhur n\u00eb Kuvend nga Komiteti Komb\u00ebtar i Bashk\u00ebrendimit t\u00eb Luft\u00ebs kund\u00ebr drog\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Kuvendit, gjithashtu, e komisionit q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb nuk ndjek zbatimin e ligjeve, q\u00eb nuk ndjek detyrimet ligjore q\u00eb kan\u00eb institucionet e tjera t\u00eb var\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebtu, n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve \u00ebsht\u00eb qeveria shqiptare, jan\u00eb ministrit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve ligjore. At\u00ebher\u00eb, a ka vend k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar\u00eb q\u00eb ne e paskemi b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i LSI-s\u00eb e paska lexuar gabim raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, sepse i paska r\u00ebn\u00eb m\u00eb qaf\u00eb qeveris\u00eb me hienat q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga oborri i Partis\u00eb Socialiste? Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra serioze, korrekte e reagimit p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti ligjor, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb ulim kok\u00ebn, t\u00eb ngrem\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushim detyrimet?<\/p>\n<p>Por le t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ligj thuhet: \u201cStruktura p\u00ebr hetimin e veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit organizohet n\u00eb nivel qendror dhe struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse \u00ebsht\u00eb struktura qendrore p\u00ebr hetimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr parandalimin dhe luft\u00ebn kund\u00ebr veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe p\u00ebr trajtimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb unifikuar t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Policia e Shtetit p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe as vet\u00ebm Ministria e Brendshme, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrmbushura edhe Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, edhe Ministria e Arsimit, edhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, edhe Ministria e Mbrojtjes, sepse t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Bashk\u00ebrendimin e Luft\u00ebs kund\u00ebr Drog\u00ebs duhet q\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr mbledhjen e k\u00ebtij komiteti, q\u00eb duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit, por q\u00eb nuk m\u00eb rezulton se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb informacione me shkrim mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmbushur, detyrimet q\u00eb \u00a0kan\u00eb plot\u00ebsuar dhe \u00e7far\u00eb planifikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe nj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asgj\u00ebsimin e substancave narkotike ose psikotrope t\u00eb sekuestruara. Ligji e thot\u00eb qart\u00eb n\u00eb nenin 28, pika 2: \u201cAsgj\u00ebsimi i tyre b\u00ebhet n\u00eb prani t\u00eb prokurorit, t\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb personit t\u00eb autorizuar nga gjykata. P\u00ebr dokumentimin e k\u00ebtij veprimi mbahet procesverbal n\u00eb 3 kopje\u201d.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Kam identifikuar deri tani t\u00eb pakt\u00ebn 13 raste t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, ku nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur asnj\u00eb procesverbal, ku nuk ka qen\u00eb prezent prokurori, ku nuk ka qen\u00eb prezent p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i gjykat\u00ebs. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me prov\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi hetimi, t\u00eb nj\u00eb procesi penal.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb arrestuarve p\u00ebr trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike kan\u00eb mbetur tani n\u00ebp\u00ebr gjykata sepse nuk ka prova, se \u00ebsht\u00eb djegur droga kinse, q\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb operacionin p\u00ebr arrestimin e tyre dhe \u00ebsht\u00eb djegur pa dokumentacion, pa procesverbal q\u00eb duhet t\u00eb mbahet n\u00eb 3 kopje.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Madje, m\u00eb lejoni t\u2019ju b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb q\u00eb edhe 101 ton\u00ebt q\u00eb u sekuestruan n\u00eb operacionin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb b\u00ebri policia n\u00eb Lazarat, jan\u00eb asgj\u00ebsuar pa procesverbal. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkelje t\u00eb ligjit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me mosveprim t\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, gjykoj un\u00eb, q\u00eb jo t\u00eb reagojm\u00eb, por t\u00eb reflektojm\u00eb, t\u00eb mbledhim edhe nj\u00eb her\u00eb strukturat q\u00eb ligji na detyron t\u2019i mbledhim, t\u2019i v\u00ebm\u00eb n\u00eb pun\u00eb strukturat p\u00ebr t\u00eb cilat ligji na b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u2019i drejtojm\u00eb dhe t\u2019i organizojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb respektojm\u00eb rolin dhe autoritetin e gjithsecilit, sepse neve sot na mungon, t\u00eb pakt\u00ebn Kuvendit i mungon, nj\u00eb analiz\u00eb e detajuar se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kjo situat\u00eb kaq problematike me trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri? Pse \u00ebsht\u00eb kjo situat\u00eb kaq problematike 5 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me kultivimin e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr paradoks \u00ebsht\u00eb kultivuar droga edhe n\u00eb bjeshk\u00ebt e Shk\u00eblzenit, edhe n\u00eb malin e Korabit, edhe n\u00eb malin e Tomorit, edhe n\u00eb malin e Gramozit, ku nuk \u00ebsht\u00eb kultivuar asnj\u00ebher\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb realiteti, t\u00eb nderuar koleg\u00eb dhe n\u00ebse duam t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb q\u00eb dim\u00eb t\u00eb administrojm\u00eb territorin, q\u00eb dim\u00eb t\u00eb kontrollojm\u00eb territorin, pik\u00eb s\u00eb pari k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb duke zbatuar ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, meqen\u00ebse jemi n\u00eb fund t\u00eb muajit mars, besoj q\u00eb deri n\u00eb dat\u00ebn 30 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb detyrimi ligjor, Komiteti Komb\u00ebtar i Koordinimit t\u00eb Luft\u00ebs Kund\u00ebr Drog\u00ebs do ta sjell\u00eb raportin e vitit 2017, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb realisht ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ka angazhim dhe ka seriozitet n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb vendi i kultivimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb 2017-\u00ebn, n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs. P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb jona, pa dyshim, e t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore \u00ebsht\u00eb e maxhoranc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb jona si t\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb maxhoranc\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qeveris\u00eb shqiptare dhe reflektimi, edhe nj\u00eb her\u00eb e theksoj, duhet t\u00eb jet\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, konkret, i vendosur, i rrept\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit p\u00ebrball\u00eb cilitdo. Situata zgjedhore q\u00eb afron, fokusimi i t\u00eb gjith\u00ebve te zgjedhjet krijon nj\u00eb vakuum v\u00ebmendjeje, t\u00eb pakt\u00ebn ky ka qen\u00eb realiteti i viteve m\u00eb par\u00eb, dhe trafikant\u00ebt mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, prandaj reagimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, q\u00eb natyrisht duhet b\u00ebr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar masat q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb q\u00eb 2017-a t\u00eb mos ngjaj\u00eb me 2016-\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket kultivimit dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2017 Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb vendi i kultivimit t\u00eb drog\u00ebs, deklaroi t\u00eb enjten n\u00eb Kuvend kryetari i grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim(LSI), Luan Rama. Duke p\u00ebrs\u00ebritur shqet\u00ebsimin e shprehur ne raportin e fundit te DASH p\u00ebr rritjen e kultivimit te marijuan\u00ebs ne Shqiperi, Rama k\u00ebrkoi nj\u00eb reagim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32712","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32712"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32712\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}