{"id":327449,"date":"2023-07-09T15:45:06","date_gmt":"2023-07-09T13:45:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=327449"},"modified":"2023-07-09T15:45:06","modified_gmt":"2023-07-09T13:45:06","slug":"nga-arrestimi-deri-tek-akuzat-ndaj-rames-fredi-beleri-flet-nga-burgu-e-duan-me-cdo-kusht-himaren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-arrestimi-deri-tek-akuzat-ndaj-rames-fredi-beleri-flet-nga-burgu-e-duan-me-cdo-kusht-himaren\/","title":{"rendered":"Nga arrestimi deri tek akuzat ndaj Ram\u00ebs, Fredi Beleri flet nga burgu: E duan me \u00e7do kusht Himar\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i zgjedhur i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median greke \u201cKathimerini\u201d, p\u00ebr Jani Soulioti ku p\u00ebrshkruan kushtet e paraburgimit t\u00eb tij, pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas arrestimit.<\/p>\n<p>Ai e ka quajtur nj\u00eb komplot arrestimin e tij pasi sipas tij, e godit\u00ebn kur m\u00ebsuan se sa Himariot\u00eb po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb ardhur nga Athina p\u00ebr t\u00eb votuar dhe e kuptuan q\u00eb po humbnin n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur se arrestimi i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dy dit\u00eb para zgjedhje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kinematografike e si t\u00eb ishte terrorist, nd\u00ebrsa ka shtuar se deri m\u00eb tani nuk e kan\u00eb thirrur n\u00eb asnj\u00eb seanc\u00eb hetimore, nd\u00ebrsa akuzat ndaj tij, jan\u00eb t\u00eb mbushura me falsifikime.<\/p>\n<p>Beleri ka fal\u00ebnderuar edhe kryeministrin Grek duke th\u00ebn\u00eb se pret nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shoh\u00eb seriozisht paraburgimin dhe akuz\u00ebn ndaj Kryebashkiakut t\u00eb Zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs q\u00eb i takon nj\u00eb minoriteti.<\/p>\n<p>Zoti Beleri, s\u00eb pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 dit\u00eb, cilat jan\u00eb kushtet me t\u00eb cilat jeni t\u00eb p\u00ebrballur brenda n\u00eb burg?<\/p>\n<p>Mik, jam 50 vje\u00e7. Jo vet\u00ebm bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi por edhe ata m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb minoritetit etnik grek t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u lindem dhe u rritem n\u00eb sistemin diktatorial Hoxha. P\u00ebr ne liria dhe t\u00eb drejtat e njeriut nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptueshme, si\u00e7 ndodh me ju. Jan\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojm\u00eb me agonin\u00eb qe t\u00eb mos i humbasim.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, pas zgjedhjes time, nuk ka m\u00eb asnj\u00eb rend\u00ebsi ku jam, por ku nuk jam. Duhet t\u00eb isha n\u00eb pozicionin tim si Kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, duke mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi, shqiptar\u00eb apo grek\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn elektorale fola si n\u00ebnshtetas shqiptar qe pretendon p\u00ebrparimin dhe mir\u00ebqenien e vendit t\u00eb tij, rrug\u00ebn e tij integruese n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar shqiptar i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb greke qe sheh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Minoritetit Etnik Grek dhe t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare precedentin qe t\u00eb bind\u00eb shteti Shqiptar komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe p\u00ebr demokracin\u00eb liberale qe funksionon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e tij.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori juaj u arrestuat me procedur\u00ebn e arrestimit n\u00eb flagranc\u00eb dhe me akuz\u00ebn e tentativ\u00ebs p\u00ebr blerje votash. Na p\u00ebrshkruani ngjarjet.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb. Thjesht po p\u00ebrmbyllej afati kohor qe regjimi i kishte p\u00ebrcaktuar shtetit t\u00eb krimit p\u00ebr t\u00eb m\u00eb eliminuar. Godit\u00ebn kur m\u00ebsuan se sa Himariot\u00eb po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb ardhur nga Athina p\u00ebr t\u00eb votuar dhe e kuptuan q\u00eb po humbnin n\u00eb Himar\u00eb. P\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahin\u00eb minoritare nga autoritetet shqiptare.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten n\u00eb dark\u00eb, dy dit\u00eb para zgjedhjeve, pas nj\u00eb dit\u00eb rraskapit\u00ebse, po q\u00ebndroja n\u00eb nj\u00eb kafe bashk\u00eb me avokatin tim dhe me nj\u00eb kush\u00ebririn timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.<\/p>\n<p>Aty me arrestuan me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kinematografike t\u00eb ngjashme me arrestimin e terrorist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Donin t\u00eb nd\u00ebrprisnin val\u00ebn e bashk\u00ebqytetar\u00ebve nga Athina qe vinin p\u00ebr t\u00eb votuar, dhe t\u00eb terrorizonin qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb qe m\u00eb mb\u00ebshtesnin. Qe at\u00ebher\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb paraburgosur dhe pengojn\u00eb marrjen e detyrave t\u00eb mia. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb qe, pas plot\u00ebsimit t\u00eb munges\u00ebs time 3-mujore nga konstituimi i K\u00ebshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, t\u00eb humbash postin dhe t\u00eb rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.<\/p>\n<p>Ju dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori juaj rat\u00eb pre e ndonj\u00eb gabimi q\u00eb u dha pretekst autoriteteve shqiptare q\u00eb tju akuzojn\u00eb?   <\/p>\n<p>Asnj\u00eb. Pothuajse 15 dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve u duk qart\u00eb nga klima elektorale se fitoja. N\u00eb sondazhet, me shum\u00eb se 3 n\u00eb 10 votuesit e Ram\u00ebs dhe 4 n\u00eb 10 votues t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb shqiptare votonin p\u00ebr mua dhe jo t\u00eb preferuarin e tij, kryebashkiakun n\u00eb ikje pas nj\u00eb mandat 12-vje\u00e7ar. N\u00eb 7 dit\u00ebt e fundit vet\u00eb Rama filloi nj\u00eb sulm denigrues kund\u00ebr meje, me sharje dhe karakterizime t\u00eb pad\u00ebgjuara p\u00ebr ligj\u00ebrimin publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mediat miq\u00ebsore t\u00eb regjimit yshtnin p\u00ebr raprezalje ndaj minoritetit grek. Un\u00eb e ftoja t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e rolit t\u00eb Kryeministrit dhe e siguroja se dit\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb zgjedhjes time do t\u00eb kisha kund\u00ebrshtar vet\u00ebm problemet dhe do t\u00eb nxitoja t\u00eb bashk\u00ebpunoja me t\u00eb p\u00ebr aq vite sa do t\u00eb ishte kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Regjimi d\u00ebshiron q\u00eb Bashkia e Himar\u00ebs t\u00eb mbetet patjet\u00ebr n\u00eb duart e tij. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ushtroj detyrat e mia do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb time d\u00ebshmi q\u00eb sot nuk jan\u00eb t\u00eb aksesueshme publikisht. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmi rr\u00ebmbimi t\u00eb pronave t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb minoritetit etnik grek  dhe kalimi i tyre n\u00eb duart e \u00abinvestitor\u00ebve\u00bb. Beh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmi dhunimi me k\u00ebrc\u00ebnimin e mosdh\u00ebnies t\u00eb titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe detyrimin t\u00eb n\u00ebnshkruash projekt-marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb shitur pron\u00ebn t\u00ebnde tek ai q\u00eb t\u00eb kan\u00eb rekomanduar.<\/p>\n<p>Si t\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb gjat\u00eb hetimit?<\/p>\n<p>\u200bNuk m\u00eb kan\u00eb thirrur deri m\u00eb tani p\u00ebr ndonj\u00eb seanc\u00eb hetimore. M\u00eb mbajn\u00eb kaq koh\u00eb dhe nuk m\u00eb kan\u00eb pyetur as p\u00ebr emrin tim!<\/p>\n<p>Jeni njohur me dosjen gjyq\u00ebsore? Ekzistojn\u00eb element\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na i tregoni q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ndjeka penale ndaj jush nuk d\u00ebshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?<\/p>\n<p>Shkeljet procedurale ligjore jan\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr. Dosja gjyq\u00ebsore qe na u dha ishte praktikisht boshe,  pa asnj\u00eb d\u00ebshmi elementare. Akuza \u00ebsht\u00eb e mbushur me paligjshm\u00ebri dhe me falsifikime.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb karakteristike se d\u00ebshmia ime e penalitetit, q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb dosje, \u00ebsht\u00eb e falsifikuar. \u00cbsht\u00eb e ndryshme nga ajo q\u00eb u l\u00ebshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe q\u00eb paraqit\u00ebm n\u00eb Komisionin Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e past\u00ebr, pasi m\u00eb mund\u00ebsoi n\u00eb regjistrimin dhe n\u00eb shpalljen time si kandidat.<\/p>\n<p>Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera penale q\u00eb u referohen shkeljeve zgjedhore n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi n\u00eb t\u00eb 32 vitet q\u00eb zhvillohen zgjedhje, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb zbatuar kushti kufizues \u201cparaburgim\u201d me akuz\u00ebn se nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i imi mundet q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb bler\u00eb vota, dometh\u00ebn\u00eb me akuz\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb korrupsion zgjedhor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre, besoj se ekzistojn\u00eb gjyqtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb shpejt ndonj\u00eb gjyqtar do t\u00eb ngrej\u00eb personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trup\u00ebn e gjyqtar\u00ebve, institucionin, por edhe rrug\u00ebn integruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb shkaqet m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb ndjekjes penale? P\u00ebrse regjimi i Edi Ram\u00ebs d\u00ebshiron qe, m\u00eb \u00e7do \u00e7mim, t\u00eb kontrolloj\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs? Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet jan\u00eb ekonomike?<\/p>\n<p>Jan\u00eb qe t\u00eb dyja, komplementare me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Mb\u00ebshtesin miqt\u00eb e tyre investitor\u00eb dhe nd\u00ebrpresin k\u00ebrthiz\u00ebn lidh\u00ebse t\u00eb minoritetit etnik grek me krahin\u00ebn, ku kan\u00eb pasurin\u00eb e tyre at\u00ebrore. Duke \u00e7rr\u00ebnjosur minoritetin etnik grek garantojn\u00eb interesat e bashk\u00ebortak\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ne duam qe t\u00eb shohim vendin ton\u00eb t\u00eb zhvillohet dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e minoritetit etnik grek t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mir\u00ebqenie n\u00eb vendin e vet. Kurse regjimi do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga unikaliteti i vendit dhe t\u00eb shoh\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e minoritetit etnik grek t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosen, definitivisht dhe pakthyeshm\u00ebrisht, pasi t\u00eb k\u00ebn\u00eb humbur pasurin\u00eb at\u00ebrore. Mendoni se sa prej jush e kan\u00eb harruar fshatin e tyre, pasi nuk kan\u00eb ruajtur aty pasurin\u00eb patrogonike.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, me p\u00ebrndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen, nj\u00eb mesazh p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tu zgjedhur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb demonstrimi force dhe terrorizimi. Do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb frika se kush reagon ndaj regjimit do t\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fund.<\/p>\n<p>Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e nj\u00eb problemi etnik q\u00eb ndikon marr\u00ebdh\u00ebniet Greqi \u2013 Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb jepni rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj m\u00eb gjith\u00eb shpirt Kryeministrin e Greqis\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebn politike t\u00eb vendit dhe shoq\u00ebrin\u00eb greke, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe europarlamentar\u00ebt Grek\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte t\u00eb derisotme.<\/p>\n<p>Greqia, si atdheu i demokracis\u00eb e kupton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shkeljes t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zgjedhjes. Nuk dua t\u00eb ndikoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj  q\u00eb t\u00eb vlej\u00eb si rast q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndryshoj\u00eb sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb demokraci liberale.<\/p>\n<p>Pres nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shoh\u00eb seriozisht paraburgimin dhe akuz\u00ebn ndaj Kryebashkiakut t\u00eb Zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs qe i takon nj\u00eb minoriteti. Mbrojta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe e parimeve t\u00eb demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim kolektiv dhe jo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e nj\u00ebanshme. Edhe Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs ose Kryebashkiaku n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn demokraci, t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta njer\u00ebzore, t\u00eb nj\u00ebjtin shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr qytetar\u00ebt e Himar\u00ebs dhe si vler\u00ebsoni vazhdimin e \u00e7\u00ebshtjes suaj?<\/p>\n<p>U k\u00ebrkoj t\u00eb tregojn\u00eb durim, t\u00eb mos e humbasin besimin e tyre t\u00eb demokracia dhe n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse, m\u00eb 15 maj, n\u00eb Himar\u00eb fitoi demokracia. U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjith\u00eb atyre q\u00eb treguan trim\u00ebri, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ju n\u00ebnshtruan terrorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua nuk ekzistojn\u00eb fitimtar\u00ebt dhe humb\u00ebsit. T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Himar\u00ebs dhe un\u00eb si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabart\u00eb midis tyre, shum\u00eb shpejt do t\u00eb marshojm\u00eb, t\u00eb bashkuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht, marr\u00eb forc\u00eb nga forca e tyre dhe duroj si nj\u00eb qytetar qe \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mbroj\u00eb idet\u00eb e tij p\u00ebr  lirin\u00eb dhe p\u00ebr demokracin\u00eb. Mir\u00eb u takofshim!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i zgjedhur i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median greke \u201cKathimerini\u201d, p\u00ebr Jani Soulioti ku p\u00ebrshkruan kushtet e paraburgimit t\u00eb tij, pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas arrestimit. Ai e ka quajtur nj\u00eb komplot arrestimin e tij pasi sipas tij, e godit\u00ebn kur m\u00ebsuan se sa Himariot\u00eb po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb ardhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":327450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-327449","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=327449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":327451,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327449\/revisions\/327451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=327449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=327449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=327449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}