{"id":327596,"date":"2023-07-11T17:11:32","date_gmt":"2023-07-11T15:11:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=327596"},"modified":"2023-07-11T17:11:32","modified_gmt":"2023-07-11T15:11:32","slug":"emerimi-i-balles-si-shenje-e-degradimit-te-organizates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/emerimi-i-balles-si-shenje-e-degradimit-te-organizates\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimi i Ball\u00ebs, si shenj\u00eb e degradimit t\u00eb Organizat\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dark\u00eb q\u00eb kryeministri Rama pati shtruar p\u00ebr trupin diplomatik, n\u00eb fundvitit e shkuar, tregohet se Taulant Balla p\u00ebrfitoi p\u00ebr t\u00eb \u201cvjedhur\u201d nj\u00eb foto me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Por kjo e kapi tentativ\u00ebn e Ball\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi fotografit ta fshinte at\u00eb foto, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pa lejen e saj. E gjitha kjo sken\u00eb, sipas disa prej pjesmarr\u00ebsve n\u00eb dark\u00eb, ishte shoq\u00ebruar me tonet qes\u00ebndis\u00ebse t\u00eb kryeministrit ndaj Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse ambasadorja e refuzoi foton me Ball\u00ebn p\u00ebr arsye estetike apo etike, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Taulant Balla, \u00ebsht\u00eb politikani m\u00eb i akuzuar nga opozita p\u00ebr lidhje me krimin, i cili b\u00ebhet minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Kryeministri Rama sigurisht i ka patur parasysh edhe k\u00ebto akuza, edhe ndonj\u00eb shqet\u00ebsim nga partner\u00ebt, madje edhe aferat lokale brenda organizat\u00ebs, kur ka hedhur firm\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrimin e Ball\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse vitet e fundit, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb ul\u00eb profilin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit t\u00eb tij dhe t\u00eb m\u00ebnjanoj\u00eb k\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqte mbi vete hije korrupsioni apo lidhje me krimin, p\u00ebrse duhej q\u00eb n\u00eb sektorin m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, t\u00eb em\u00ebronte dik\u00eb q\u00eb, me ose pa t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb lakuar aq shum\u00eb si end\u00ebsi kryesor i fijeve t\u00eb err\u00ebta t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje e Ram\u00ebs mund t\u00eb shihet si e lidhur me sindrom\u00ebn e njohur q\u00eb shkakton ankthi i \u00e7thurrjes s\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb rreziksh\u00ebm, pik\u00ebrisht kur mendon se e kontrollon plot\u00ebsisht at\u00eb. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij ankthi, lider\u00ebt e fort\u00eb, q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb ken\u00eb n\u00ebn kontroll gjith\u00e7ka, nuk arrijn\u00eb m\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb kalkuluara por kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb sigurt\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet besnik\u00ebve fanatik\u00eb, me shpres\u00ebn e rivendosjes s\u00eb kontrollit. Zakonisht, l\u00ebvizja t\u00eb tilla, q\u00eb i provokon ankthi i tronditjes s\u00eb sistemit, jan\u00eb shenjat evidente t\u00eb degradimit t\u00eb regjimeve.<\/p>\n<p>U b\u00eb disa koh\u00eb q\u00eb organizata e Rilindjes po manifeston nj\u00eb kriz\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e piramid\u00ebs s\u00eb saj dhe skandalet ndjekin nj\u00ebri- tjetrin. Lufta p\u00ebr pushtet dhe territor i grupimeve t\u00eb ndryshme brenda organizta\u00ebs, po prodhon \u201cviktimat\u201d e para. Nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Kryeministrit, ish kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Vangjush Dako, p\u00ebrfundoi pas hekurave dhe drejtuesi politik i k\u00ebtij qarku, u shkarkua nga drejtimi i OSSHE, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas. Prej koh\u00ebsh flitej p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, jo vet\u00ebm brenda klaneve n\u00eb organizat\u00eb, por edhe n\u00eb terren ku grupe t\u00eb fuqishme interesi thuhej se e kishin detyruar kryeministrin t\u00eb dublonte \u201cekipin e Durr\u00ebsit\u201d.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas Dakos, i erdhi radha Safet Gjicit, pas skandalit t\u00eb t\u00eb cilit flitet p\u00ebrs\u00ebri se q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb forta interesash p\u00ebr pushtet dhe territor brenda fraksioneve t\u00eb organizat\u00ebs. P\u00ebrplasje jan\u00eb paralajm\u00ebruar edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera, ku rivaliteti brenda organizat\u00ebs mund t\u00eb marr\u00eb trajtat e nj\u00eb konflikti t\u00eb zhurmsh\u00ebm q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb ishte i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kontrollohej.<\/p>\n<p>Por shenja m\u00eb e fort\u00eb e \u00e7thurrjes s\u00eb sistemit, q\u00eb kreu i kupol\u00ebs mori k\u00ebto koh\u00eb, ishte skena alla Tarantino, q\u00eb fisi Rrahja filmoi si d\u00ebshmi e pushtetit, forc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb territorit brenda organizat\u00ebs. Mekanizmi q\u00eb ai kishte ngritur p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe forcuar pushtetin e tij, ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se sa ai kishte aft\u00ebsi ta kontrollonte.<\/p>\n<p>Dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte degradimi i sistemit n\u00eb terren, lista e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb deri tek vet\u00eb ish numri dy i qeveris\u00eb, Arben Ahmetajn, q\u00eb po p\u00ebrsh\u00ebndesin dyert e qelive, po e b\u00ebjn\u00eb vulnerab\u00ebl fuqin\u00eb p\u00ebrbashkuese t\u00eb organizat\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb shum\u00eb shpejt secili t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr kok\u00ebn e vet dhe jo p\u00ebr mbajtjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs. \u00c7thurrja ka filluar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Edi Rama gjendet i kurthuar dhe i d\u00ebnuar t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb kushtet e ankthit t\u00eb daljes s\u00eb sistemit nga duart. Ai mund t\u00eb godas\u00eb fjala vjen Rrahjat, por \u00e7far\u00eb mesazhi u \u00e7on grupeve t\u00eb tjera q\u00eb i ka p\u00ebrdorur sa her\u00eb ka dashur si reparte votash p\u00ebr t\u00eb ngritur pushtetin e tij. A ka qen\u00eb ai q\u00eb ka deklaruar me z\u00eb dhe figur\u00eb, se individ\u00eb t\u00eb till\u00eb, me t\u00eb shkuar e t\u00eb tashme kriminale, jan\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr komunitetin, njer\u00ebz q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb respektin e tij? A nuk ka qen\u00eb ai q\u00eb ka sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb, opozit\u00ebn, mediat e deri dhe oficer\u00ebt e policis\u00eb, sa her\u00eb jan\u00eb prekur \u201cushtar\u00ebt\u201d e tij t\u00eb organizat\u00ebs? A nuk i ka promovuar ai ata zyrtar\u00eb, si n\u00eb rastin e Elbasanit, q\u00eb u kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb krah bandave ekzekutuese t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb? A jan\u00eb shp\u00ebrblyer vet\u00eb klanet lokale me mandate deputet\u00ebsh, kryebashkiak\u00ebsh, territore, prona, leje nd\u00ebrtimi e fonde publike?<\/p>\n<p>P\u00ebr Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr elemimin e tyre, jo thjesht se do t\u00eb priste trungun mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb ngjizur pushteti i tij, por edhe sepse \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm. Pushteti i grupimeve brenda organizat\u00ebs \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb, sa mund ta rr\u00ebzoj\u00eb kupol\u00ebn q\u00eb mendon se e drejton.<\/p>\n<p>Prandaj me em\u00ebrimin e Taulant Ball\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb institucionit m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr organizat\u00ebn, Edi Rama i ka r\u00ebn\u00eb shkurt, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb aksion p\u00ebr ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit q\u00eb ka ngritur vet\u00eb dhe q\u00eb tani e sheh t\u2019i degjeneroj\u00eb p\u00ebrpara syve. Meremetimet kozmetike t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb ministrave pa biografi, t\u00eb rokad\u00ebs s\u00eb drejtuesve t\u00eb qarqeve, t\u00eb kombinimeve n\u00eb administrat\u00eb apo polici, nuk i japin dot mburoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb po ndodh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb terren. Caktimi i Ball\u00ebs n\u00eb drejtimin e ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i d\u00ebshp\u00ebruar me shpres\u00ebn se nj\u00eb besnik i tij, q\u00eb e njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo bot\u00ebn e err\u00ebt dhe t\u00eb fuqishme brenda organizat\u00ebs, mund t\u00eb vendos\u00eb nj\u00ebfar\u00eb rregulli apo pakti mes grupeve rivale q\u00eb po i rrezikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb si t\u00eb vetmen zgjidhje, kryeministri i ka r\u00ebn\u00eb kryq akuzave t\u00eb opozit\u00ebs apo shqet\u00ebsimit t\u00eb partner\u00ebve. Esht\u00eb zgjidhja e vetme q\u00eb i mbetet t\u00eb provoj\u00eb, n\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe shenja m\u00eb e qart\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmon se degradimi i nj\u00eb pushteti autoritar, kalon gjithnj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn udh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb prek\u00eb fundin.\/Lapsi.al\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku N\u00eb nj\u00eb dark\u00eb q\u00eb kryeministri Rama pati shtruar p\u00ebr trupin diplomatik, n\u00eb fundvitit e shkuar, tregohet se Taulant Balla p\u00ebrfitoi p\u00ebr t\u00eb \u201cvjedhur\u201d nj\u00eb foto me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Por kjo e kapi tentativ\u00ebn e Ball\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi fotografit ta fshinte at\u00eb foto, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pa lejen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":327165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-327596","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=327596"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":327597,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327596\/revisions\/327597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=327596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=327596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=327596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}