{"id":327894,"date":"2023-07-15T21:37:20","date_gmt":"2023-07-15T19:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=327894"},"modified":"2023-07-15T21:37:20","modified_gmt":"2023-07-15T19:37:20","slug":"ceshtja-ahmetaj-petro-koci-deputetet-qe-nxorren-ne-publik-dosjen-e-spak-te-pergjigjen-penalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ceshtja-ahmetaj-petro-koci-deputetet-qe-nxorren-ne-publik-dosjen-e-spak-te-pergjigjen-penalisht\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja Ahmetaj, Petro Ko\u00e7i: Deputet\u00ebt q\u00eb nxorr\u00ebn n\u00eb publik dosjen e SPAK t\u00eb pergjigjen penalisht"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PS-s\u00eb, Petro Ko\u00e7i ka qen\u00eb i vetmi pjes\u00ebtar i mazhoranc\u00ebs q\u00eb ka folur pas votimit p\u00ebr t\u00eb lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt. N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb rrjetet sociale, Ko\u00e7i thekson se dje fitoi politika ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Besoj \u00ebsht\u00eb rasti qe deputete, te cilet kane nxjerr\u00eb ne publik sekrete hetimore te p\u00ebrgjigjen penalisht. Jan\u00eb k\u00ebto sekrete hetimore, te dala sheshit qe d\u00ebmtojn\u00eb provat dhe jo realizimi i procedur\u00ebs se votimit dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb si\u00e7 ishte planifikuar&#8221;, shprehet nder te tjera.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Dje parlamenti votoi thuajse nj\u00ebz\u00ebri dh\u00ebnien e lejes gjykat\u00ebs qe n\u00ebse ajo vendos, t\u00eb arrestoj\u00eb ish z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Arben Ahmetaj, deputet i maxhoranc\u00ebs ton\u00eb, i Partis\u00eb Socialiste. SPAK e k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb leje dhe rezultati dihej. Tashme ka nj\u00eb thuajse konsensus q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla parlamenti nuk do behet pengese. Edhe un\u00eb votova pro. Me bindjen dhe shpres\u00ebn se drejt\u00ebsin\u00eb e jep gjykata dhe jo politika. Ne fund te fundit heqjen e imunitetit e shkaktoi vete i pandehuri. Besoj dhe ai po t\u00eb qe prezent do duhej t\u00eb votonte pro. Ne i besojm\u00eb SPAK ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb se re. Lavire bulevardi \u00ebsht\u00eb korrupsioni dhe jo Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb m\u00eb takon te analizoj disa elemente qe e komprometojn\u00eb deri diku procedur\u00ebn e djeshme.<\/p>\n<p>Se pari dua te them qe shpejt\u00ebsia e vendimit nuk erdhi si pasoj\u00eb e mbivendosjes se drejt\u00ebsis\u00eb mbi politiken por e politik\u00ebs mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Parlamenti nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak te qasjes komuniste t\u00eb opozit\u00ebs u kthye n\u00eb nj\u00eb plenium komiteti qendror. Jo p\u00ebr shkak te sall\u00ebs ish komuniste, por p\u00ebr shkak te struktur\u00ebs mendore politike. Argumenti me b\u00ebrtit\u00ebs ishte pandehma sipas te cil\u00ebs maxhoranca, duke respektuar afate logjike te d\u00ebgjimit te paleve po i jepte kohe Ahmetajt te fshihte, asgj\u00ebsonte prova apo te k\u00ebrc\u00ebnonte d\u00ebshmitar\u00eb. Dmth pika Prokuroris\u00eb qe pask\u00ebsh l\u00ebn\u00eb provat p\u00ebr k\u00ebto dite deri te h\u00ebn\u00ebn dhe fale zotit i doli p\u00ebr zot opozita. Nje absurditet. Parlamenti iu n\u00ebnshtrua presionit komunist te opozit\u00ebs, goje\u00e7thurrjes dhe goje\u00e7thurrurit te saj. U be nje gjyq &#8220;popullor&#8221;.<\/p>\n<p>Opozita b\u00ebrtiste me shpres\u00ebn se d\u00ebnimi i Ahmetajt te PS do lante m\u00ebkatet e non gratave te PD.<\/p>\n<p>Dhe votimi ishte me shume nj\u00eb n\u00ebnshtrim ndaj goj\u00eb\u00e7thurrjes sesa p\u00ebrgjigje korrekte ndaj dosjes. Shumica e deputeteve nuk e kane lexuar dosjen. Kjo s\u2019do te thot\u00eb qe te h\u00ebn\u00ebn do e votonin ndryshe. Fati i votimit \u00ebsht\u00eb i paracaktuar tashme. Kemi vendosur ne parim qe \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb te SPAK do i p\u00ebrgjigjemi me po. Ve\u00e7se p\u00ebrgjigja duhet te jete serioze, e peshuar, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse ndaj politikes dhe e besueshme p\u00ebr publikun. Te h\u00ebn\u00ebn votimi mund te ishte moralisht me legjitim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb une sugjeroj qe here tjet\u00ebr prokuroria duhet te sjelle ne parlament vet\u00ebm nj\u00eb material thelb\u00ebsor, dhe prova thelb\u00ebsore qe arsyetojn\u00eb nevoj\u00ebn e heqjes se imunitetit. Sepse v\u00ebnia ne dispozicion te goje\u00e7thurrjes politike e nje dosjeje me detaje te panevojshme, por interesante p\u00ebr goje\u00e7thurrje, vet\u00ebm d\u00ebme sjell dhe jo p\u00ebrfitime te moralit te se drejt\u00ebs. Dhe besoj \u00ebsht\u00eb rasti qe deputete, te cilet kane nxjerr\u00eb ne publik sekrete hetimore te p\u00ebrgjigjen penalisht. Jan\u00eb k\u00ebto sekrete hetimore, te dala sheshit qe d\u00ebmtojn\u00eb provat dhe jo realizimi i procedur\u00ebs se votimit dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb si\u00e7 ishte planifikuar.<\/p>\n<p>Pra dje fitoi goje\u00e7thurrja politike mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Opozita i dha nj\u00eb karte politike ne dore mbrojtjes se te pandehurit.<\/p>\n<p>E beri p\u00ebr ta favorizuar? Jam i bindur qe jo. E beri p\u00ebr te lare fytyr\u00ebn e vet. P\u00ebr ti th\u00ebne publikut se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ajo dhe jo SPAK u, jo gjykata. Prandaj rit\u00ebm se dje fitoi politika mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PS-s\u00eb, Petro Ko\u00e7i ka qen\u00eb i vetmi pjes\u00ebtar i mazhoranc\u00ebs q\u00eb ka folur pas votimit p\u00ebr t\u00eb lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt. N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb rrjetet sociale, Ko\u00e7i thekson se dje fitoi politika ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. &#8220;Besoj \u00ebsht\u00eb rasti qe deputete, te cilet kane nxjerr\u00eb ne publik sekrete hetimore te p\u00ebrgjigjen penalisht. Jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":327895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-327894","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=327894"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327894\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":327896,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327894\/revisions\/327896"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=327894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=327894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=327894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}