{"id":328124,"date":"2023-07-19T17:02:09","date_gmt":"2023-07-19T15:02:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328124"},"modified":"2023-07-19T17:02:09","modified_gmt":"2023-07-19T15:02:09","slug":"ironizon-berisha-ja-pse-vangjush-dako-meriton-dekorate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ironizon-berisha-ja-pse-vangjush-dako-meriton-dekorate\/","title":{"rendered":"Ironizon Berisha: Ja pse Vangjush Dako meriton dekorat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme t\u00eb grupit parlamentar, kreu i PD-s\u00eb Sali Berisha ka folur dhe p\u00ebr arretisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti ku e akuzon p\u00ebr disa vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Lideri demokrat tha se Ahmetaj \u00ebsht\u00eb arratisur me porosi t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe kjo sipas tij, ishte arsyeja pse ai nuk e p\u00ebrmendi fare arratisjen e ish nr. 2 t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb fjalimin e tij.  Berisha shtoi m\u00eb tej me ironi se ish-kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako meriton nj\u00eb dekorat\u00eb q\u00eb nuk u arratis nga vendi, kur SPAK l\u00ebshoi urdh\u00ebr-arrestin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot ka polemik\u00eb n\u00eb \u00e7do familje, n\u00eb \u00e7do bised\u00eb: vjedhja e tmerrshme me incenerator\u00eb dhe arratisja e tmerrshme e Arben Ahmetajt. Ju e d\u00ebgjuat n\u00eb fjal\u00ebn e tij 16-minut\u00ebshe, kreu i organizat\u00ebs kriminale t\u00eb incenerator\u00ebve, nuk shqiptoi nj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn arratisje. Ajo p\u00ebr Edi Ram\u00ebn nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vet\u00eb. Shtetit i arratiset zyrtari i dyt\u00eb m\u00eb i lart\u00eb i ekzekutivit. P\u00ebr bosin e organizat\u00ebs kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me nj\u00eb paturp\u00ebsi dhe ciniz\u00ebm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb me ministrat n\u00eb arrati dhe nuk fliste p\u00ebr arratin\u00eb dhe paturp\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb munges\u00eb totale respekti ndaj qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb hapur p\u00ebr secilin nga zyrtar\u00ebt e tij q\u00eb t\u00eb arratisen n\u00eb rast se thirren nga drejt\u00ebsia. Gjushi meriton nj\u00eb dekorat\u00eb q\u00eb nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i \u00e7onin policin\u00eb, q\u00eb ti thonin t\u00eb ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vet\u00eb. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnj\u00eb fjal\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se ju t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00ebri pas tjetrit. A ka kjo paturp\u00ebsi, hipokrizi dhe ciniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh ndaj shqiptar\u00ebve? Afera e incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb afera e incenerator\u00ebve, sikund\u00ebr arratisja e Ahmetajt \u00ebsht\u00eb arratisja e shekullit.\u201d deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Ai deklaroi m\u00eb tej se konsulente p\u00ebr projektin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb inceneratorin e Tiran\u00eb ka qen\u00eb studioja ku ka punuar, Ajola Xoxa, bashk\u00ebshortja e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion veliaj.<\/p>\n<p>\u201cA e dini kush e ka b\u00ebr\u00eb projektin e djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs? Kush ka qen\u00eb konsulente? Studio e Velic\u00ebs! E bashk\u00ebshortes s\u00eb Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Ku \u00ebsht\u00eb? Pse Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar kryesor i klanit t\u00eb plehrave? S\u00eb pari, Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nism\u00ebtari, q\u00eb e kaloi nga prokurim publik, n\u00eb koncesion. E nuhati se fitohej m\u00eb shum\u00eb dhe se mund t\u2019ia linte edhe djalit. Ia kalon p\u00ebr koncesion ministrit Shk\u00eblqim Cani, ai e kund\u00ebrshton. Ia d\u00ebrgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia d\u00ebrgon letr\u00ebn e dyt\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb tret\u00ebn, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqen\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e qeveris\u00eb vendore.<br \/>\nAhmetaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb tav\u00eb me k\u00ebt\u00eb. Erion Veliaj q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi nj\u00eb gazetare q\u00eb publikoi nj\u00eb fragment t\u00eb dosjes. Erion Veliaj, me Edi Ram\u00ebn dhe Engj\u00ebll Aga\u00e7in \u00ebsht\u00eb kupola e djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs. Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur tani? Tani q\u00eb ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anek\u00ebnd hap\u00ebsir\u00ebn komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tani vini si kalojn\u00eb shkresat? Ato kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se Zoto dhe M\u00ebrtiri jan\u00eb pronar\u00ebt e sip\u00ebrmarrjes. Po pse thash\u00eb un\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesion e kan\u00eb edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre? Sepse e kan\u00eb p\u00ebr 30 vite. Natyrisht me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje. Dhe p\u00ebr 30 vite kan\u00eb p\u00ebrllogaritur 300 milion\u00eb. Po sa shkon? Vet\u00ebm n\u00eb 6 vite, jan\u00eb shpenzuar aty 110 milion\u00eb euro. Prandaj n\u00eb zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.\u201d deklaroi Berisha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme t\u00eb grupit parlamentar, kreu i PD-s\u00eb Sali Berisha ka folur dhe p\u00ebr arretisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti ku e akuzon p\u00ebr disa vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe korrupsionin. Lideri demokrat tha se Ahmetaj \u00ebsht\u00eb arratisur me porosi t\u00eb kryeministrit Edi Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324155,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328124","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328124"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328125,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328124\/revisions\/328125"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}