{"id":328259,"date":"2023-07-22T12:25:01","date_gmt":"2023-07-22T10:25:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328259"},"modified":"2023-07-22T12:25:01","modified_gmt":"2023-07-22T10:25:01","slug":"kronika-satirike-e-nates-se-fundit-ne-parlament-gjekmarkajnga-sherri-i-mondit-me-bracen-te-gjumi-i-ministrave-cfare-ndodhi-deri-ne-5-te-mengjesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronika-satirike-e-nates-se-fundit-ne-parlament-gjekmarkajnga-sherri-i-mondit-me-bracen-te-gjumi-i-ministrave-cfare-ndodhi-deri-ne-5-te-mengjesit\/","title":{"rendered":"Kronika satirike e nat\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Parlament\/ Gjekmarkaj:Nga sherri i Mondit me Bra\u00e7en te gjumi i ministrave, \u00e7far\u00eb ndodhi deri n\u00eb 5 t\u00eb m\u00ebngjesit"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e nat\u00ebs s\u00eb fundit!<\/p>\n<p>Ah e gjat\u00eb q\u00eb ajo nat\u00eb zorzope! Po kaq t\u00eb tilla m\u00ebrzit\u00eb dhe shpresat. Disa ngjarje sh\u00ebnjuan ritmin e jet\u00ebs time asaj buz\u00ebmbr\u00ebmjeje t\u00ebrkuz\u00eb si balci i dreqit t\u00eb mallkuem. Ikja e Jorin\u00ebs p\u00ebrtej deteve qe e para, nj\u00eb p\u00ebrzierje e dhimbjes me habin\u00eb, nj\u00eb shije q\u00eb ta l\u00eb vet\u00ebm humbja e portofolit n\u00eb autobus. E dinim qe vajza do ngjitej lart.<\/p>\n<p>Ankimi krenar i Ismet Beqirit po kaq i beft\u00eb e shokues n\u00eb intensitetin e tij dolli. Kronika b\u00ebn me hile tha, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb me mua. N\u00eb t\u00eb del i cunguar devocioni dhe dashuria q\u00eb nga dejet e tok\u00ebs mallakastriote p\u00ebr Babon her\u00eb si k\u00ebnge e here si breng\u00eb, her\u00eb si meze her\u00eb si raki shfaqet duke marr\u00eb rrug\u00ebt e zemr\u00ebs e na qull syt\u00eb! Gj\u00ebmoi duke l\u00ebn\u00eb kumtin e zem\u00ebrimit t\u00eb tij dhe haravan drejt t\u00eb panjohur\u00ebs ngau. As vullneti i Vezirit t\u00eb madh Tao p\u00ebr t\u00eb negociuar, p\u00ebr tu marr\u00eb vesh se ndali dot. M\u00eb pas fati disi m\u00eb ndihu. N\u00eb tryez\u00ebn ku me Bujar Leskajn po pinim ai p\u00ebr qejfin e tij lab e un\u00eb n\u00eb at\u00eb geg\u00eb nga nj\u00eb uiski zier nga dor\u00eb e mir\u00eb vet\u00eb Kryez\u00ebvend\u00ebs Lideri Muli u ul. N\u00eb fillim ra si heshtje. Helbete nj\u00eb nder i till\u00eb nuk ndodh shpesh. Personalisht kisha dhe emocione se disa muaj q\u00eb ajo v\u00ebmendje at\u00ebrore me mungonte. Ishte hequr e dob\u00ebsuar ca nd\u00ebr beteja me regjimin. <\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pak distant dhe hijer\u00ebnde mbetej i dashur me ne. E pyeta p\u00ebr shikimet e \u00ebmbla q\u00eb i dhuroi Gaz Bardhit gjat\u00eb debatit parlamentar. Heshti pak, u mbush me frym\u00eb sikur thithi gjith\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe prej saj qiti urt\u00ebsin\u00eb. Eh more zot\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb tiranis\u00eb marrin mb\u00ebshtetjen time pa kushte. Koha shqiptare foli me fuqin\u00eb e thagm\u00ebs s\u00eb vet. Te gjer\u00eb e ka zemr\u00ebn sa mendimin. Q\u00eb dje paradite Edona Bilali m\u00eb kishte mall\u00ebngjyer me ftes\u00ebn p\u00ebr kafe. N\u00eb t\u00eb errur e pim\u00eb! E pyeta p\u00ebr Bor\u00ebn si \u00ebsht\u00eb me sh\u00ebndet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vape? Mir\u00eb tha e pathyeshme si besimi q\u00eb ka te Babo. Mua si pinjoll Shkreli i lindur n\u00eb Lezhe ajo si shkodrane e transferuar n\u00eb Tiran\u00eb u bashkuam tek dashuria p\u00ebr korifenjt\u00eb e vdekur t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr. Or\u00ebt ecnin me rit\u00ebm gjinkallash. Mondi deshi beri hatan\u00eb. Me revole ne dore u nis drejt Bra\u00e7es. U shtrime barkas. Plumbat shpuan tavanin dhe Erjon virani ja hodhi paq. Jeta i buz\u00ebqeshi p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Leskaj i k\u00ebrkoi  xhymertit Ulsi q\u00eb pas pushimeve t\u00eb beharit, n\u00ebn frym\u00ebzimin e val\u00ebve t\u00eb Jonit dhe freskin\u00eb  e pishave te alpeve (se Ulsi b\u00ebn pushime t\u00eb kombinuara n\u00eb det dhe n\u00eb mal) n\u00eb shtator t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb propozimin p\u00ebr amnistin\u00eb e fakir\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr thithje miligramesh\u00eb t\u00eb barit t\u00eb bekuar.<\/p>\n<p>Aferim, aferim tundte kok\u00ebn i menduar Ulsi. Prishur mos qoft\u00eb la t\u00eb kuptohej.<\/p>\n<p>Fatmiri, Majko dhe Bra\u00e7e nuk votuan p\u00ebr kanabisin por do ta dredhin nj\u00eb kur Babo ti b\u00ebje sikter. I uruari i nxori nj\u00eb her\u00eb nga dera po i hyn\u00eb nga dritarja. Tani hekurat do i saldoj\u00eb Toni dhe Florenc Spaho.<\/p>\n<p>Damo ndon\u00ebse  i kishte lyer bukur flok\u00ebt parukieri kishte harruar ti ngjyej kup\u00ebn e kok\u00ebs pjes\u00ebn ku nuk duket si atentat i mir\u00ebmenduar ndaj dukjes s\u00eb tij sqimatare.<\/p>\n<p>Akademik\u00ebt jan\u00eb burra katerqind\u00ebsh, mezja dhe yndyra bubulloi z\u00ebri i Petros, si uturime e tok\u00ebs. Madje ata nj\u00eb nat\u00eb do shkojn\u00eb tek Babo! Ai do i qeras\u00eb me kum\u00ebl dhe g\u00ebshtenja t\u00eb pjekura teksa ata i japin vizione p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb  e s\u00eb nes\u00ebrmes. Ata fol e Babo shkruaj. Zjarri ndezur e shk\u00ebndij\u00eb mendimet.<\/p>\n<p>Edhe grat\u00eb, edhe grat\u00eb ja ngjeshi piskama e tezes, e cila \u00c7u\u00e7it l\u00ebngojn\u00eb  i dha nj\u00eb qafosje alla gjirokastrite. U zu ngusht\u00eb djali. Nj\u00eb allah allah u d\u00ebgjua si psher\u00ebtim\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs qerratenj, shkuar qerratenjsh t\u00eb paepur n\u00eb beteja nuk arrit\u00ebn ti deshifrojn\u00eb dot buz\u00ebqeshjet e pareshtura t\u00eb ministres Deline. Gajret\u00ebt e saj mbeten pa adrese. Shiharete b\u00ebnim nga Elisa p\u00ebr ndonj\u00eb shpjegim. Ajo hi\u00e7 meit. Nuk dihej n\u00ebse kuptonte a nuk donte te fliste. Etilda n\u00eb or\u00ebt e vona vishej me nj\u00eb qet\u00ebsi monalize e gatshme p\u00ebr ta ruajtur misterin deri n\u00eb ag. Margariti i mori me vete t\u00eb gjitha duke l\u00ebn\u00eb nj\u00ebfar\u00eb err\u00ebsire ndan\u00eb Nikoqirit Niko! Ikonomi q\u00ebndroi me stoiciz\u00ebm edhe kur fjeti s\u2019u vu re.<\/p>\n<p>Korreshi b\u00ebnte hoka dhe synonte ti nxirrte g\u00ebshtenjat nga zjarri me duart e Lefterit. Ai i q\u00ebndronte besnik\u00ebrisht ne krah dhe ngjanin me nj\u00eb duet levend\u00ebrish  popullore. Dash Sula dukej ku e ku m\u00eb lirik i st\u00ebrholluar.<\/p>\n<p>Albana nj\u00eb me vegj\u00eblin\u00eb dhe Erisa nj\u00eb me Ban\u00ebn afruan te mikrofoni i foltores celular\u00ebt dhe ua dhan\u00eb fjal\u00ebn student\u00ebve. Vox populi vox dei.<\/p>\n<p>Po k\u00ebto si e kan\u00eb hallin, pyeti Bora me nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb kurioziteti Gert\u00ebn?<\/p>\n<p>Me fytin foli mbyturazi Gerta kan\u00eb probleme nga konsumi i ujit t\u00eb ftoht\u00eb, syri i madh i se cil\u00ebs nuk u zbeh e zvog\u00eblua nga pagjum\u00ebsia. Sa di ti Gerta sa di i tha ajo.<\/p>\n<p>Gaz Bardhi u kthye pasi m\u00ebrziti Lul Brav\u00ebn n\u00eb dyqanin e Erl\u00ebs. E ka hutuar dashuria e Doktorit dhe s\u2019di sa duhet t\u00eb m\u00ebrzitet apo g\u00ebzohet. Bela u kthye pasi kishte shijuar ahengun e Riki Martinit dhe votoi n\u00ebn ritmin e melodis\u00eb. Dilo Nasufi, Bujari i Lushnj\u00ebs dhe Baftjar Zeqo mor\u00ebn nj\u00eb sy gjum\u00eb me pak g\u00ebrhima. Syt\u00eb i kishin kapu\u00e7. Bozdo si vajz\u00eb e re si b\u00ebnte syri t\u00ebrrt nga gjumi. \u00c7yrbja dremiste me celular n\u00eb dor\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrronte q\u00eb Babo ta ftonte p\u00ebr kafe. Gjeneral Koll\u00e7aku i ra \u00e7ang\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb dhe n\u00eb tre t\u00eb nat\u00ebs rend\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. Mimi di Puccini me nj\u00eb velenxe mbi supe i thoshte Etjenit he dhe pak duro se po vjen m\u00ebngjesi i pushimeve t\u00eb gjata. Krifc\u00ebn se zu m\u00ebngjesi aty po si ministre ende po. Lideri i vog\u00ebl historik me t\u00eb vet\u00ebt nuk erdhi do thoshte Bledion Nallbati se po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb PD t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb mbledhur doracake por fitimprur\u00ebse. Edhe Salianji q\u00eb ujin s\u2019ta jep e ufuthen ta fal nuk do e thoshte k\u00ebt\u00eb. M\u00eb i dhembshur do qe. Seanca u mbyll n\u00eb pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit. Lindita ishte \u00ebnde gjall\u00eb pa\u00e7ka se Ermo shpresonte q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte:)! Teksa shkruaj lexoj me titra q\u00eb Doktori me n\u00eb fund e kuptoi q\u00eb jemi parimor ku jet\u00ebn e japim po at\u00eb istikam parim kurr\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Agron Gjekmarkaj Kronik\u00eb e nat\u00ebs s\u00eb fundit! Ah e gjat\u00eb q\u00eb ajo nat\u00eb zorzope! Po kaq t\u00eb tilla m\u00ebrzit\u00eb dhe shpresat. Disa ngjarje sh\u00ebnjuan ritmin e jet\u00ebs time asaj buz\u00ebmbr\u00ebmjeje t\u00ebrkuz\u00eb si balci i dreqit t\u00eb mallkuem. Ikja e Jorin\u00ebs p\u00ebrtej deteve qe e para, nj\u00eb p\u00ebrzierje e dhimbjes me habin\u00eb, nj\u00eb shije q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328259","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328259"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328259\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328260,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328259\/revisions\/328260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}