{"id":32897,"date":"2017-03-29T19:22:51","date_gmt":"2017-03-29T17:22:51","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32897"},"modified":"2017-03-29T19:22:51","modified_gmt":"2017-03-29T17:22:51","slug":"plani-kombetar-kunder-kanabisit-ne-aksion-sherbimet-sekrete-dhe-ushtria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/plani-kombetar-kunder-kanabisit-ne-aksion-sherbimet-sekrete-dhe-ushtria\/","title":{"rendered":"Plani Komb\u00ebtar Kund\u00ebr Kanabisit, n\u00eb aksion Sh\u00ebrbimet Sekrete dhe Ushtria"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup nd\u00ebrministror n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe ushtria si dhe sh\u00ebrbimet inteligjente, do t\u2019i shpall\u00eb luft\u00eb kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zv.Kryeministri Niko Peleshi prezantoi planin antikanabis t\u00eb miratuar nga k\u00ebshilli i Ministrave, duke dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Peleshit, grupi q\u00eb ta drejtoj\u00eb vet\u00eb ai, do t\u00eb ket\u00eb q\u00ebllim goditjen q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb t\u00eb fenomenit.<br \/>\nN\u00eb strategji, parashikohen d\u00ebnime mjaft t\u00eb ashpra ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb nuk do ta ken\u00eb n\u00ebn kontroll territorin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, nd\u00ebrsa plani do t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me vettingun e tyre.<br \/>\nPas deklarat\u00ebs s\u00eb zv.kryeministrit, i shpejt\u00eb ishte reagimi i ish-ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Ylli Manjani, i pari q\u00eb ka propozuar p\u00ebrfshirjen e ushtris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kanabisit, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi edhe p\u00ebrplasje politike.<br \/>\n\u201cE p\u00ebrsh\u00ebndes Zv.kryeministrin q\u00eb pranoi sugjerimin tim p\u00ebr futjen e ushtris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn antikanabis. Zoti Peleshi \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb d\u00ebgjon.\u201d<br \/>\nPaketa e masave p\u00ebrfshin edhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik, leht\u00ebsimin e barr\u00ebs fiskale dhe mb\u00ebshtetjen sociale p\u00ebr individ\u00ebt dhe komunitetet n\u00ebn risk.<br \/>\n<strong>Fjala e Niko Peleshit <\/strong><br \/>\nSot, K\u00ebshilli i Ministrave miratoi Planin e veprimit kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabisit 2017-2020.<br \/>\nKy plan p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb dokument strategjik t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen nd\u00ebrinstitucionale kund\u00ebr kultivimit dhe trafikimit t\u00eb kanabisit n\u00eb vendin ton\u00eb.<br \/>\nKy plan \u00ebsht\u00eb finalizimi i nj\u00eb procesi t\u00eb iniciuar nga Kryeministri Edi Rama dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur fuqimisht nga partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjej rastin ti p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u2019i falenderoj per kontributin e cmuar.<br \/>\nN\u00eb zbatim t\u00eb Urdhrit t\u00eb Kryeministrit nr. 170, dat\u00eb 23.11.2016 nj\u00eb grup nd\u00ebrministror, i kryesuar nga Z\u00ebvend\u00ebskryeministri, dhe nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh nga t\u00eb gjitha institucionet, i kryesuar nga K\u00ebshilltari i Kryeministrit Sander Lleshi, kan\u00eb punuar p\u00ebr hartimin e planit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces intensiv jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00eb ekspert\u00eb nga BE dhe organizata e vende t\u00eb tjera partnere.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij plani, qeveria shqiptare, parashikon marrjen e t\u00eb gjitha masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr parandalimin e kultivimit dhe trafikimit t\u00eb kanabisit n\u00eb vend.<br \/>\nKultivimi dhe trafikimi i kanabisit \u00ebsht\u00eb evidentuar si fenomen n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb n\u00eb vitin 1991. Vitet n\u00eb vijim, kan\u00eb qwnw nj\u00eb duel i pand\u00ebrprer\u00eb mes institucioneve ligjzbatuese dhe rrjeteve e grupeve t\u00eb trafikimit.<br \/>\nTolerimi zyrtar dhe mb\u00ebshtetja e hapur politike e kultivimit t\u00eb kanabisit n\u00eb komun\u00ebn e Lazaratit t\u00eb qarkut Gjirokast\u00ebr e m\u00eb gjer\u00eb deri n\u00eb vitin 2013, krijoi kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr grupet kriminale, t\u00eb cilat, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb konsolidojn\u00eb financat, rrjetet, tregjet dhe lidhjet politike.<br \/>\nModeli negativ i krijuar n\u00eb Lazarat ndikoi shum\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb fuqizimin e shumansh\u00ebm t\u00eb grupeve dhe rrjeteve kriminale, por edhe n\u00eb inkurajimin e kultivimit t\u00eb kanabisit n\u00eb rajone t\u00eb tjera t\u00eb vendit.<br \/>\nGoditja e suksesshme kund\u00ebr grupeve dhe rrjeteve kriminale n\u00eb Lazarat n\u00eb vitin 2014, solli si pasoj\u00eb, q\u00eb energjit\u00eb kriminale t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb drejtime t\u00eb tjera n\u00eb vend.<br \/>\nTheksi kryesor i Planit Komb\u00ebtar kund\u00ebr Kanabisit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrinstitucionale p\u00ebr goditjen e gjithanshme\/ frontale q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim identifikimin, zbulimin dhe shkat\u00ebrrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale q\u00eb jan\u00eb aktive n\u00eb fush\u00ebn e kultivimit dhe t\u00eb trafikimit t\u00eb kanabisit.<br \/>\nDuke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe t\u00eb gjitha institucionet e tjera q\u00eb kan\u00eb lidhje do t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb kombinuar, e theksoj te kombinuar i cili do t\u00eb siguroj\u00eb identifikimin e hersh\u00ebm dhe goditjen q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr kultivim apo trafikim.<br \/>\nN\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij operacioni, ne perberje te TASK FORCES QENDRORE DHE TASK FORCAVE LOKALE do t\u00eb jen\u00eb kapacitetet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb sh\u00ebrbimeve inteligjente, t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mjedisit, t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ato t\u00eb pushtetit vendor, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb etj..<br \/>\nPlani parashikon masa serioze ndaj t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit qendror dhe lokal, t\u00eb cil\u00ebt nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb administrim e kontroll efektiv territorin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs. Po ashtu, nj\u00eb proces vler\u00ebsimi dhe vetingu ndaj zyrtar\u00ebve me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb procesin e zbatimit t\u00eb planit.<br \/>\nIdentifikimi dhe sekuestrimi i aseteve t\u00eb krijuara nga veprimtarit\u00eb kriminale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb matur shkall\u00ebn e suksesit n\u00eb p\u00ebrballjen me fenomenin e kanabisit.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 theksit t\u00eb fort\u00eb godit\u00ebs kund\u00ebr grupeve, rrjeteve dhe financave kriminale q\u00eb nxisin dhe organizojn\u00eb kultivimin dhe trafikimin, Plani i kushton nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb masave q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shkurajimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb paket\u00eb shum\u00eb e gjer\u00eb masash q\u00eb synojn\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik, nxitjen dhe mb\u00ebshtetjen e veprimtaris\u00eb ekonomike t\u00eb ligjshme n\u00eb zonat dhe komunitetet e prekura, leht\u00ebsimin e barr\u00ebs fiskale dhe mb\u00ebshtetjen sociale p\u00ebr individ\u00ebt dhe komunitetet n\u00ebn risk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Planin Komb\u00ebtar kund\u00ebr Kanabisit.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar konsiderohet si nj\u00eb prioritet tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr suksesin e p\u00ebrpjekjes kund\u00ebr kanabisit.<br \/>\nZbatimi i Planit Komb\u00ebtar Kund\u00ebr Kanabisit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prioritet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb institucioneve. Viti 2017 do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb pa asnj\u00eb dyshim nj\u00eb kulm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb goditjen e fenomenit t\u00eb kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast ftoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, aktor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile, mediat dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb bashkohen me p\u00ebrpjekjet e institucioneve p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb arritjen e vizionit \u201cP\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb \u00e7liruar nga bim\u00ebt narkotike, ku dinjiteti, mir\u00ebqenia dhe siguria e qytetar\u00ebve bazohen tek puna e ndershme dhe respekti ndaj ligjit\u201d, q\u00eb udh\u00ebheq planin e ri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup nd\u00ebrministror n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe ushtria si dhe sh\u00ebrbimet inteligjente, do t\u2019i shpall\u00eb luft\u00eb kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri. Zv.Kryeministri Niko Peleshi prezantoi planin antikanabis t\u00eb miratuar nga k\u00ebshilli i Ministrave, duke dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb funksionoj\u00eb. Sipas Peleshit, grupi q\u00eb ta drejtoj\u00eb vet\u00eb ai, do t\u00eb ket\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32897","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}