{"id":32899,"date":"2017-03-29T19:45:03","date_gmt":"2017-03-29T17:45:03","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32899"},"modified":"2017-03-29T19:24:53","modified_gmt":"2017-03-29T17:24:53","slug":"ministri-turk-paralajmeron-shqiptaret-cfare-rrezikoni-nese-mbeshtesni-feto-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ministri-turk-paralajmeron-shqiptaret-cfare-rrezikoni-nese-mbeshtesni-feto-n\/","title":{"rendered":"Ministri turk paralajm\u00ebron shqiptar\u00ebt: \u00c7far\u00eb rrezikoni n\u00ebse mb\u00ebshtesni FETO-n"},"content":{"rendered":"<p>Ministri turk i Bujq\u00ebsin\u00eb, Ushqimit dhe Blegtoris\u00eb, Faruk \u00c7elik, ka paralajm\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar p\u00ebr rrezikun e organizat\u00ebs terroriste FETO, e cila b\u00ebri nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik n\u00eb Turqi, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7elik realizoi dje nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare nj\u00ebditore n\u00eb Shqip\u00ebri, ku krahas takimeve me drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, mori pjes\u00eb edhe n\u00eb Forumin e Agrobiznesit Shqip\u00ebri-Turqi. Ministri \u00c7elik, duke folur p\u00ebr Anadolu Agency (AA), ka dh\u00ebn\u00eb disa vler\u00ebsime p\u00ebr vizit\u00ebn dhe takimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr rrezikun e FETO-s.<\/p>\n<p>\u201cE ngrita si shqet\u00ebsim edhe gjat\u00eb fjalimit tim n\u00eb forum\u201d, tha \u00c7elik dhe m\u00eb pas shtoi se edhe gjat\u00eb takimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj vizite, ai ka v\u00ebn\u00eb theksin tek \u00e7\u00ebshtja e FETO-s. Ministri thot\u00eb se iu ka p\u00ebrcjell\u00eb detajet zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se sa e rrezikshme dhe tinzare \u00ebsht\u00eb organizata terroriste FETO dhe n\u00eb vijim ka shtuar: \u201cMomentalisht k\u00ebtu ka nj\u00eb qeveri me koalicion. S\u00eb af\u00ebrmi do t\u00eb ket\u00eb edhe zgjedhje. Por pash\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u201d<\/p>\n<p>Ai thekson se \u00e7\u00ebshtja e FETO-s \u00ebsht\u00eb diskutuar shpesh n\u00eb takimet e zyrtar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy shteteve n\u00eb Ankara dhe Stamboll. Ministri n\u00eb vijim shton se si Ambasada e Turqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ashtu edhe kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Turqi-Shqip\u00ebri, Yusuf Slahattin Beyribey, ende vazhdojn\u00eb takimet dhe bisedimet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u00c7elik ka theksuar se Turqia ndjeshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb FETO-s e ka ngritur n\u00eb t\u00eb gjitha takimet e niveleve m\u00eb t\u00eb larta, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat e paqes n\u00eb rajon dhe se stabiliteti dhe qet\u00ebsia e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Turqia nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb asnj\u00eb shteti dhe jo m\u00eb n\u00eb vende si ato t\u00eb Ballkanit q\u00eb nuk ka patur veprime t\u00eb tjera, thekson \u00c7elik dhe shton: \u201cTurqia ndihmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb stabiliteti t\u00eb jet\u00eb mbizot\u00ebrues n\u00eb t\u00eb gjitha vendet fqinje, t\u00eb gjitha vendet mike dhe v\u00ebllaz\u00ebrore. Dua q\u00eb i gjith\u00eb populli shqiptar\u00eb k\u00ebtu t\u00eb dij\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: Ndihma jon\u00eb ndaj tyre si do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb puna do t\u00eb vazhdoj\u00eb, madje n\u00eb \u00e7do fush\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr FETO-n<br \/>\nDuke paralajm\u00ebruar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb lidhje me rrezikun q\u00eb paraqet FETO, \u00c7elik tha: \u201cDuhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb kujdes. Faktikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje Shqip\u00ebria po kalon n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme. Duket qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb terroriste si FETO, pasi kuptoi q\u00eb n\u00eb Turqi nuk do t\u2019ja arrij\u00eb dot q\u00ebllimit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpjekur shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i gjetur vetes vende dhe ambiente t\u00eb reja.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb shohim shkollat dhe l\u00ebvizjet e tyre brenda dhe jasht\u00eb vendit shohim qart\u00eb se nj\u00eb nga k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb edhe Shqip\u00ebria. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejtuesit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj. M\u00eb pas dhe ne b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb jet\u00eb e nevojshme. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i takon krejt\u00ebsisht shtetit tuaj, por ne si v\u00ebllez\u00ebr duhet t\u00eb themi at\u00eb q\u00eb na takon. Un\u00eb shpresoj q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb mos ket\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe ajo q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e drejta k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb thirrja ndaj familjeve q\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre\u201d, tha \u00c7elik.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\nDuke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezyme t\u00eb shkurt\u00ebr mbi vizit\u00ebn e tij nj\u00ebditore n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00c7elik tha se n\u00eb forumin e djesh\u00ebm kishte t\u00eb pakt\u00ebn 200 biznesmen\u00eb, 70 prej t\u00eb cil\u00ebve ishin nga Turqia. Ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se bashk\u00eb me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti kan\u00eb firmosur nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u00c7elik thot\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb direktivave q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga president\u00ebt gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani n\u00eb Ankara m\u00eb 21 dhjetor 2016, dy ministrit\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb plan veprimi dyvje\u00e7ar. \u201cIshte nj\u00eb takim shum\u00eb i frytsh\u00ebm. Pam\u00eb q\u00eb k\u00ebtu ka nj\u00eb afrimitet krejt\u00ebsisht ndryshe ndaj Turqis\u00eb. Ka nj\u00eb dashuri dhe kjo gj\u00eb ka zbritur deri n\u00eb radh\u00ebt e popullit\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duke lavd\u00ebruar edhe pun\u00ebn e TIKA-s n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00c7elik thot\u00eb se sh\u00ebrbimet e k\u00ebtij institucioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria mbart ve\u00e7ori sikur t\u00eb ishte nj\u00eb shtet fqinj. Besoj se ishte nj\u00eb pun\u00eb e dobishme. Do t\u00eb hedhim hapa p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar potencialin e dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb. Do t\u00eb kemi disa hapa p\u00ebr t\u2019i ofruar Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe kapacitetet tona. Ka disa produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb Turqi dhe q\u00eb aktualisht Shqip\u00ebria i merr nga vende t\u00eb ndryshme. Momentalisht biznesmen\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb duke vazhduar takimet e tyre bilaterale n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Shpresoj q\u00eb tregtia e dy vendeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb lart pritshm\u00ebrive.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri turk i Bujq\u00ebsin\u00eb, Ushqimit dhe Blegtoris\u00eb, Faruk \u00c7elik, ka paralajm\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar p\u00ebr rrezikun e organizat\u00ebs terroriste FETO, e cila b\u00ebri nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik n\u00eb Turqi, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm. \u00c7elik realizoi dje nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare nj\u00ebditore n\u00eb Shqip\u00ebri, ku krahas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,2,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-rajoni","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}