{"id":329134,"date":"2023-08-08T15:39:21","date_gmt":"2023-08-08T13:39:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329134"},"modified":"2023-08-08T15:39:21","modified_gmt":"2023-08-08T13:39:21","slug":"ish-ministri-sigurimi-i-detyrueshem-per-banesat-ne-raste-termeti-nje-ligj-komunist-qe-duhet-neveritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-ministri-sigurimi-i-detyrueshem-per-banesat-ne-raste-termeti-nje-ligj-komunist-qe-duhet-neveritur\/","title":{"rendered":"Ish-ministri: Sigurimi i detyruesh\u00ebm p\u00ebr banesat n\u00eb raste t\u00ebrmeti, nj\u00eb ligj komunist q\u00eb duhet neveritur"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Financave ka nxjerr\u00eb dje p\u00ebr konsultim publik ndryshimet n\u00eb ligjin &#8220;P\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet&#8221;, ku skema e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet nuk do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb kompanit\u00eb private t\u00eb sigurimeve, por do t\u00eb menaxhohet nga Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr T\u00ebrmetet, i organizuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, projektligji parashikon detyrimin p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb gjitha banesat dhe seksionet q\u00eb ndodhen brenda banesave q\u00eb p\u00ebrdoren si nj\u00ebsi shitje, zyra apo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ngjashme, nd\u00ebrsa n\u00eb nenin 33 t\u00eb pr\/ligjit thuhet se \u201cQytetar\u00ebt q\u00eb nuk paguajn\u00eb primin e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb banes\u00ebs nga t\u00ebrmeti nuk do t\u00eb marrin dot sh\u00ebrbime publike nga platforma e-albania, p\u00ebrfshi sh\u00ebrbimet kadastrale, nd\u00ebrsa bizneset nuk do t\u00eb marrin sh\u00ebrbime nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ish-ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb, q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me tregun e lir\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb ligj qeveria nga nj\u00ebra an\u00eb merr me dhun\u00eb para shtes\u00eb nga buxhetet e familjeve, nga ana tjet\u00ebr shtet\u00ebzon tregun e sigurimeve.<\/p>\n<p>Reagimi i Manjanit<\/p>\n<p>E pranoj kultur\u00ebn e sigurimit. N\u00eb kushtet e tregut t\u00eb lir\u00eb mbrojtja nga rrisqet b\u00ebhet domosdoshm\u00ebri. Askush nuk t\u00eb ka borxh t\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb kur ta d\u00ebmton t\u00ebrmeti apo djeg zjarri. As t\u00eb t\u00eb jap\u00eb lek\u00eb s\u00ebmuresh.<\/p>\n<p>Sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb lidhje me tregun e lir\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ligj qeveria nga nj\u00ebra an\u00eb merr me dhun\u00eb para shtes\u00eb nga buxhetet e familjeve, nga ana tjet\u00ebr shtet\u00ebzon tregun e sigurimeve.<\/p>\n<p>Mas\u00eb e past\u00ebr komuniste!<\/p>\n<p>Mas\u00eb e cila n\u00eb thelb pason sjelljen edhe me komuniste ku shteti shp\u00ebrndan sht\u00ebpi, me parat\u00eb e buxhetit.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb kultura e sigurimit t\u00eb banesave \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt. Edhe kultura e sigurimit t\u00eb sh\u00ebndetit thuasje nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb edhe tregun e kan\u00eb shkat\u00ebrruar nd\u00ebrhyrjet arbitrare dhe anti-treg t\u00eb qeveris\u00eb. Tregu privat i sigurimeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i sigurt\u00eb sesa sigurimi me detyrim. Shihni kolapsin e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb me detyrim. Tregu pivat \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, \u00ebsht\u00eb konkurrenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Por ky treg ka nevoj\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Se ska sesi t\u00eb zhvillohet kultura dhe tregu i sigurimeve private kur qeveria jep lek\u00eb p\u00ebr spital dhe lek\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Qeveria menaxhon emergjenc\u00ebn, por nuk u gjen njer\u00ebzve sht\u00ebpi. As u jep para p\u00ebr trajtime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria e mbyll k\u00ebt\u00eb shteg, njer\u00ebzit privatisht do t&#8217;u drejtohen sigurimeve private. Po n\u00ebse qeveria nd\u00ebrhyn n\u00eb treg, duke i siguruar njer\u00ebzit se di u jap\u00eb para kjo gj\u00eb nuk ndodh.<\/p>\n<p>Tani ka ardhur pika q\u00eb qeveria ska m\u00eb para p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, gjasme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00ebrmetit, por p\u00ebr qoka elektorale. (N\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjet e fundit u shp\u00ebrndan\u00eb masivisht para t\u00ebrmeti). Ndaj shpiket sigurimi me detyrim. Pra synohet krijimi i nj\u00eb buxheti alternativ q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret, gjithashtu p\u00ebr qoka politike, por me formul\u00ebn &#8220;qe lala durt&#8221;.<\/p>\n<p>Shkurt, sigurimi i detyrueshem \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje e dhunshme n\u00eb treg; shkel parimin e barazis\u00eb para ligjit; legjitimon nd\u00ebrhyrjen politike t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb; shkat\u00ebrron p\u00ebrfundimisht kultur\u00ebn e sigurimit n\u00eb tregun privat; d\u00ebmton parimin e konkurrenc\u00ebs dhe t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb lir\u00eb; vendos detyrime esktra fiskale p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk i p\u00ebrfitojm\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn jo t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj; shpall banes\u00ebn e \u00e7do shqiptari si rrezik, pavar\u00ebsisht se rreziku mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt, etj, etj.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj komunist q\u00eb duhet neveritur.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jemi n\u00eb konsult\u00eb publike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Financave ka nxjerr\u00eb dje p\u00ebr konsultim publik ndryshimet n\u00eb ligjin &#8220;P\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet&#8221;, ku skema e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet nuk do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb kompanit\u00eb private t\u00eb sigurimeve, por do t\u00eb menaxhohet nga Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr T\u00ebrmetet, i organizuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare, n\u00eb pron\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":187494,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329134","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329134"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329134\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329135,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329134\/revisions\/329135"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}