{"id":329293,"date":"2023-08-12T12:26:10","date_gmt":"2023-08-12T10:26:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329293"},"modified":"2023-08-12T12:26:10","modified_gmt":"2023-08-12T10:26:10","slug":"kulla-e-famshme-56-kate-i-shkakton-nje-mal-me-halle-kryeministrit-rama-nga-kush-po-sulmohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kulla-e-famshme-56-kate-i-shkakton-nje-mal-me-halle-kryeministrit-rama-nga-kush-po-sulmohet\/","title":{"rendered":"Kulla e famshme 56 kate i shkakton nj\u00eb mal me halle kryeministrit Rama! Nga kush po sulmohet?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku<\/p>\n<p>\u201cMali i Tiran\u00ebs\u201d, kulla e famshme 58 kate, duhet t\u2019i ket\u00eb shkaktuar nj\u00eb mal me halle kryeministrit Rama, i cili \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb ulet dhe t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, \u00e7ar\u00e7af si\u00e7 e quajti edhe ai vet\u00eb. \u201cKy \u00e7ar\u00e7af u var k\u00ebtu thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr hallin e autorit\u201d, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqet\u00ebsimin q\u00eb i ka krijuar debati p\u00ebr qiellg\u00ebrvisht\u00ebsin e ri t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Por me \u00e7far\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb halli i ri i kryeministrit? M\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr debatin e zakonsh\u00ebm t\u00eb zaptimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra, betonizimit t\u00eb Tiran\u00ebs apo pastrimit t\u00eb parave t\u00eb dyshimta n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimit, shqet\u00ebsimi i Edi Ram\u00ebs vjen nga dilema se kush mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pas ides\u00eb perfide se me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kulle ai po kompromenton opozit\u00ebn reale.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme p\u00ebr betonizimin e Tiran\u00ebs dhe kriminalizimin e biznesit t\u00eb nd\u00ebrtimit, sa her\u00eb q\u00eb kulla t\u00eb ngjashme kan\u00eb pushtuar kryeqytetin. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo vet\u00ebm akuza p\u00ebr blerjen e opozit\u00ebs, por edhe e panjohura se kush q\u00ebndron pas stisjes s\u00eb saj, e ka detyruar t\u00eb reagoj\u00eb me \u201c\u00e7ar\u00e7afin e hallit t\u00eb tij personal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, jan\u00eb disa element\u00eb, q\u00eb mund ta ken\u00eb trazuar qet\u00ebsin\u00eb e kryeministrit. S\u00eb pari, si\u00e7 analizon edhe ai vet\u00eb, projekti i kull\u00ebs \u00ebsht\u00eb aprovuar gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe leja \u00ebsht\u00eb miratuar gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrse debati shp\u00ebrtheu pik\u00ebrisht tani? A e provokoi at\u00eb Arlind Qorri, q\u00eb Rama e quan \u201cnj\u00eb grupth q\u00eb endet n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb me misionin e shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga murtaja kapitaliste\u201d, apo dikush tjet\u00ebr me fuqi ndikuese mbi shum\u00eb media?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, fakti q\u00eb pas nd\u00ebrtimit fshihen interesa t\u00eb Sali Berish\u00ebs, pse duhej t\u00eb shp\u00ebrfaqej kaq fort, kur vet\u00eb Rama kishte deklaruar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, me z\u00eb dhe figur\u00eb, se kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, kishin qen\u00eb t\u00eb lidhura me Partin\u00eb Demokratike? \u00c7far\u00eb kishte t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Ilir Shtufi, p\u00ebrve\u00e7 mbiemrit q\u00eb e lidh me nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb nd\u00ebrtimore, nga nj\u00eb grup nd\u00ebrtuesish, t\u00eb njohur p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb e tyre me qeverin\u00eb e dikurshme t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb sot, fal\u00eb lejeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, jan\u00eb pronar\u00ebt e kullave m\u00eb imponuese n\u00eb kryeqytet? P\u00ebrse nuk ishte akuzuar ai m\u00eb par\u00eb se po kompromentonte opozit\u00ebn dhe emrat e k\u00ebtyre nd\u00ebrtuesve nuk p\u00ebrm\u00ebndeshin asnj\u00ebher\u00eb nga mediat q\u00eb tani po kryq\u00ebzojn\u00eb Shtufin?<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb treti, kush tjet\u00ebr ve\u00e7 atij, ka fuqin\u00eb dhe pushtetin q\u00eb edhe mediat e njohura n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij, t\u2019ia kthej\u00eb papritur kund\u00ebr, madje me nj\u00eb akuz\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. At\u00eb se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vet\u00eb opozit\u00ebs, dhe jo nga vota e lir\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019u jap\u00ebsh shpjegim gjith\u00eb k\u00ebtyre dilemave dhe kjo duket qart\u00eb n\u00eb reagimin e gjat\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, ku ai rreket m\u00eb kot t\u00eb gjej\u00eb gjurm\u00ebt e v\u00ebrteta pas k\u00ebtij sulmi ndaj tij.<\/p>\n<p>Me gjas\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb fuqia ndikuese e Arlind Qorrit q\u00eb ka provokuar k\u00ebt\u00eb furtun\u00eb mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult t\u00eb kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra her\u00eb, por kurr\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e till\u00eb mediatike. Mekanizmin p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar kryeministrin si nj\u00eb lider q\u00eb nuk e meriton pushtetin, por e blen at\u00eb, duhet ta ket\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb fuqi gati e barabart\u00eb me fuqin\u00eb e tij. Dhjetra kulla jan\u00eb ngritur n\u00eb Tiran\u00eb, biznesmen\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr lidhjet e tyre me PD jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb tyre, por asnj\u00ebher\u00eb si tani Edi Rama nuk ka qen\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb edhe nga \u201ct\u00eb vet\u00ebt\u201d p\u00ebr marrjen peng t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai, n\u00eb reagimin e tij, p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb fuqi q\u00eb po i kund\u00ebrvihet. P\u00ebrve\u00e7 akuzave t\u00eb zakonshme ndaj opozit\u00ebs dhe Bash\u00ebs s\u00eb djersitur, Rama flet p\u00ebr \u201cgozhda inatesh t\u00eb pandryshkura, vida xhelozirash t\u00eb pash\u00ebrueshme e jarg\u00eb zilirash t\u00eb pangush\u00ebllueshme\u201d dhe menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmend q\u00eb afera ndaj tij \u201cu krahasua deri edhe me \u201cdjeg\u00ebsat\u201d fam\u00ebk\u00ebqinj\u201d, duke aluduar se akuzat po i b\u00ebhen pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur SPAK po heton inceneratorin e Tirna\u00ebs. Madje, n\u00ebse mund t\u00eb shihet edhe si nj\u00eb mesazh, menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kull\u00ebs n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb let\u00ebr anonime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cSPAK i ka duart e z\u00ebna seriozisht me patate gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d. Dhe patatja e nxeht\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht inceneratori i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Halli i Ram\u00ebs sigurisht \u00ebsht\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe n\u00ebse e mendon, nuk guxon ta thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb: ideator i tij nuk mund t\u00eb jet\u00eb Berisha, q\u00eb gjithashtu implikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, dhe as Lulzim Basha me t-shirt t\u00eb gjelb\u00ebrt. Pas tij, me shum\u00eb gjas\u00eb, q\u00ebndron tjet\u00ebr kush, q\u00eb ka fuqin\u00eb dhe mjesht\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb goditjen e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Dikush q\u00eb sot p\u00ebr sot, ka nevoj\u00eb ta demonstroj\u00eb forc\u00ebn e tij si mesazh p\u00ebr cilindo q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnon pushtetit, si mas\u00eb preventive p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen politike. Dikush q\u00eb di t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri ndjeshm\u00ebrit\u00eb e disa mediave kur p\u00ebrmendet Berisha dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e disa t\u00eb tjerave p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer sa her\u00eb q\u00eb i nevojitet. Dikush, q\u00eb duke e vizatuar Edi Ram\u00ebn si liderin q\u00eb pushtetin e mban fal\u00eb lidhjeve okulte, tenton t\u00eb betonizoj\u00eb t\u00eb ardhmen e vet politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku \u201cMali i Tiran\u00ebs\u201d, kulla e famshme 58 kate, duhet t\u2019i ket\u00eb shkaktuar nj\u00eb mal me halle kryeministrit Rama, i cili \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb ulet dhe t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, \u00e7ar\u00e7af si\u00e7 e quajti edhe ai vet\u00eb. \u201cKy \u00e7ar\u00e7af u var k\u00ebtu thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr hallin e autorit\u201d, shkruan Rama, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":327165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329293","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329293"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329294,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329293\/revisions\/329294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}