{"id":329483,"date":"2023-08-16T12:49:36","date_gmt":"2023-08-16T10:49:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329483"},"modified":"2023-08-16T12:49:36","modified_gmt":"2023-08-16T10:49:36","slug":"pse-e-shqeteson-berishen-thyerja-e-kodit-te-heshtjes-nga-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-e-shqeteson-berishen-thyerja-e-kodit-te-heshtjes-nga-veliaj\/","title":{"rendered":"Pse e shqet\u00ebson Berish\u00ebn thyerja e &#8220;kodit t\u00eb heshtjes&#8221; nga Veliaj?"},"content":{"rendered":"<p>NGA ERGYS M\u00ebRTIRI<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb afer\u00ebn e kull\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, Berisha dhe e gjith\u00eb infrastruktura e tij e propagand\u00ebs i ka hyr\u00eb misionit mediatik p\u00ebr t\u00eb zbuluar se kush e prishi heshtjen dhe nxorri n\u00eb shesh sekretin mbi kull\u00ebn e tij. I kapur me presh n\u00eb duar n\u00eb pazare me Edi Ram\u00ebn, ai k\u00ebrkon ta spostoj\u00eb v\u00ebmendjen, jo tek fakti q\u00eb qendron mullar 64 kate n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, por tek q\u00ebllimet e atyre q\u00eb denoncuan afer\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe pa u sforcuar shum\u00eb e gjeti \u201ctradh\u00ebtarin\u201d. \u00cbsht\u00eb Erion Veliaj, i cili, sipas tij, e ka p\u00ebrhapur lajmin n\u00eb mediat q\u00eb ka n\u00ebn kontroll p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Edi Ram\u00ebn p\u00ebr shkak se ai nuk po e mbron dot nga k\u00ebrc\u00ebnimi i Spak-ut. Madje, p\u00ebr t\u00eb shtuar dhe nj\u00eb zog n\u00eb objektivin qyt\u00ebs s\u00eb propagand\u00ebs, i vendos n\u00eb krah edhe Bash\u00ebn, si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb marr\u00eb \u201cborxh nga Balla dhe Rama\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt, logjikisht do t\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb krahun e kund\u00ebr t\u00eb dialektik\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb kampin e pushtetit.<\/p>\n<p>Kjo ishte alibia e dyt\u00eb. E para, e krijuar n\u00eb emergjenc\u00eb e sip\u00ebr n\u00eb momentin q\u00eb plasi skandali, ishte se gjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga incenerator\u00ebt. Me k\u00ebt\u00eb alibi, synohej nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mbajtja e z\u00ebrave opozitar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mosdenoncuar rastin, por, kur kjo nuk funksionoi, gjith\u00e7ka u zhvendos n\u00eb tez\u00ebn e konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb PS, si nj\u00eb variant m\u00eb intrigues p\u00ebr t\u00eb spostuar debatin.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm \u00e7oroditje mendore n\u00eb kushtet e tronditjes nga kapja n\u00eb flagranc\u00eb. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb prodhuar mistere konspirative si gomone p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga situata \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb dhe vet\u00ebm e shton kompromentimin. Berisha nuk ka p\u00ebrse t\u00eb merret me t\u00eb tjer\u00ebt kur ka mbi krye nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb jap\u00eb s\u00eb pari sqarime. Ai ka p\u00ebr detyr\u00eb ti shpjegoj\u00eb publikut t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebrpara se t\u00eb rreket t\u00eb gjej\u00eb kopukun t\u00eb cilit i intereson publikimi i saj. Publiku k\u00ebrkon prej tij t\u00eb dij\u00eb fillimisht se cilat jan\u00eb lidhjet me p\u00ebrfituesin e kull\u00ebs, si dhe p\u00ebrse heshti dhe nuk b\u00ebri asnj\u00eb denoncim mbi afer\u00ebn e saj. Ai gjithashtu duhet t\u00eb na shpjegoj\u00eb se, si ka mund\u00ebsi q\u00eb familjar\u00ebt dhe njer\u00ebzit e tij b\u00ebjn\u00eb biznes kaq lirsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku, si\u00e7 ai ka denoncuar vazhdimisht, nuk ka liri ekonomike, e ku pushteti ka kapur gjith\u00e7ka dhe askush nuk pasurohet dot pa lejen apo p\u00ebrkrahjen e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr tu fshehur pas Erion Velis\u00eb, duke hapur tashm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb pa kuptim kund\u00ebr tij, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kompleks i fajtorit. N\u00ebse Veliaj ka shfryt\u00ebzuar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duke publikuar nj\u00eb afer\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb godas\u00eb Edi Ram\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb p\u00ebr publikun, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ai e b\u00ebn nga halli i frik\u00ebs s\u00eb SPAK-ut. Shyqyr q\u00eb pushtetit po i hyn e keqja nga brenda q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh horrll\u00ebqet e veta. Fakti q\u00eb k\u00ebto horrll\u00ebqe publikohen nga halli, nuk zhvleft\u00ebson vler\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb publikuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00ebllimet e Veliajt, nuk shfajsojn\u00eb aspak ndarjen e llokmave t\u00eb betonizimit midis Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i opozit\u00ebs se kush e theu kodin e heshtjes dhe indiferenca p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ul\u00ebrit\u00ebse q\u00eb doli n\u00eb drit\u00eb mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar kompromentimin e saj. Pyetja m\u00eb shqet\u00ebsuese k\u00ebtu p\u00ebr publikun nuk \u00ebsht\u00eb se si ka mund\u00ebsi q\u00eb e v\u00ebrteta doli n\u00eb shesh, por si ka mund\u00ebsi q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb mbajtur fsheht\u00eb deri tani. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb media ka heshtur deri tani p\u00ebr nj\u00eb mori p\u00ebrfitimesh q\u00eb njer\u00ebzit e Berish\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb tashm\u00eb prej koh\u00ebsh nga qeveria? Kush ia ruan sekretet opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa mediat e kontrolluara nga pushteti heshtin p\u00ebr aferat e p\u00ebrfituara nga Berisha, vet\u00eb Berisha hesht p\u00ebr aferat e qeveris\u00eb. Prej koh\u00ebsh tashm\u00eb, por sidomos gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, ai nuk ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr oligark\u00ebt dhe mafian e betonit q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb kullat e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb pyetur me ngulm nga gazetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, as ai e as kandidati i tij p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, nuk nxorr\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr t\u00eb treguar se kush po i nd\u00ebrton k\u00ebto kulla.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb, si ka mund\u00ebsi q\u00eb Berisha, q\u00eb nuk ka l\u00ebn\u00eb njeri pa marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb e nuk ka l\u00ebn\u00eb fakt e trillim pa th\u00ebn\u00eb e pa shpifur p\u00ebr njeri, befas ndjehet kaq skrupuloz p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn urbane q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb kryeqytetit? Natyrisht, kjo nuk vjen nga ndonj\u00eb kod etik p\u00ebr t\u00eb mos folur pa fakte, por pa dyshim nga t\u00eb qenit i kapur n\u00eb \u201ckodin e heshtjes\u201d mbi zullumet e p\u00ebrbashk\u00ebta me qeverin\u00eb. Zbulimi i p\u00ebrfshirje s\u00eb tij n\u00eb aferat e betonit, duke p\u00ebrfituar llokm\u00ebn m\u00eb t\u00eb majme, qart\u00ebson gjith\u00e7ka mbi arsyet e heshtjes.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa shohim q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb foltorja nuk ofron asnj\u00eb transparenc\u00eb mbi pasurit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb saj dhe milionat e shpenzuara n\u00eb fushatat e saj luksoze, nuk gjen dot shpjegim m\u00eb bind\u00ebs sesa ai i ortak\u00ebris\u00eb midis Berish\u00ebs dhe Ram\u00ebs, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb kuptim gjith\u00eb panoram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo ortak\u00ebri q\u00eb mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb infrastruktur\u00ebn e shtetit paralel q\u00eb iu mund\u00ebson t\u00eb dyve jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb n\u00eb politik\u00eb: Nj\u00ebrit si kryeminist\u00ebr i dal\u00eb boje nga skandale q\u00eb po ia d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb burgje dhe tjetrit si shef opozite, i k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje politike nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. T\u00eb dy e mbajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mbajn\u00eb veten.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA ERGYS M\u00ebRTIRI N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb afer\u00ebn e kull\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, Berisha dhe e gjith\u00eb infrastruktura e tij e propagand\u00ebs i ka hyr\u00eb misionit mediatik p\u00ebr t\u00eb zbuluar se kush e prishi heshtjen dhe nxorri n\u00eb shesh sekretin mbi kull\u00ebn e tij. I kapur me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":189896,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329483","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329483"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329483\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329484,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329483\/revisions\/329484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}