{
    "id": 329750,
    "date": "2023-08-21T12:21:35",
    "date_gmt": "2023-08-21T10:21:35",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=329750"
    },
    "modified": "2023-08-21T12:21:35",
    "modified_gmt": "2023-08-21T10:21:35",
    "slug": "a-duhet-te-shkonte-begaj-ne-athine",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/a-duhet-te-shkonte-begaj-ne-athine\/",
    "title": {
        "rendered": "A duhet t\u00eb shkonte Begaj n\u00eb Athin\u00eb?"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Nga Enton Abilekaj<\/p>\n<p>Ftesa provokuese e Mitsotakis p\u00ebr Presidentin Begaj, ia arriti q\u00ebllimit. Do t&#8217;ja arrinte edhe n\u00eb rast se Begaj do t\u00eb shkonte atje, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb &#8211; p\u00ebrvjetor t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Selanikut. E vetmja mund\u00ebsi q\u00eb q\u00ebllimi i ftes\u00ebs t\u00eb d\u00ebshtonte do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi n\u00eb unison i pal\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, e quajti sot &#8220;bojkot t\u00eb Samitit&#8221;, refuzimin e Begajt, nd\u00ebrsa e lidhi natyrsh\u00ebm, provokimin e Kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb me arrestimin e Belerit, si shkelje e ligjit, Kushtetut\u00ebs dhe Konventave europiane.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjesa e fundit, q\u00eb arrestimi i Belerit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs dhe, n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb gjitha ligjeve dhe konventave, mbahet n\u00eb burg dhe nuk lejohet as t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn, duke b\u00ebr\u00eb formalisht betimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, konsiderimi si Samit i dark\u00ebs informale n\u00eb Athin\u00eb dhe si bojkot t\u00eb BE-s\u00eb, shmangien pa takt nga nj\u00eb provokim i qeveris\u00eb greke \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrdorim politik i ngjarjes, pa patur parasysh pasojat e legjitimimit t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje brutale n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb arrestimi i Belerit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i brendsh\u00ebm, por dh\u00ebnia e statusit t\u00eb nj\u00eb incidenti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb raport me Greqin\u00eb, nuk i sh\u00ebrben as vendit as t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nga ana shqiptare, arrestimi nuk ka sfond etnik, Beleri nuk u arrestua si grek, por si nj\u00eb kandidat i opozit\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb prishte gjith\u00eb pazaret e pronave dhe nd\u00ebrtimeve me dhe pa leje n\u00eb bregdet. Rama vuri n\u00eb l\u00ebvizje shtetin p\u00ebr t\u00eb dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb dhe rezultatin e saj, jo se do fitonte nj\u00eb grek, por se do humbiste ai grup i vog\u00ebl biznesmen\u00eb q\u00eb ka favorizuar dhe ka n\u00eb plan t\u00eb vazhdoj\u00eb t&#8217;i favorizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e Greqis\u00eb, presioni q\u00eb po i b\u00ebhet qeveris\u00eb shqiptare, edhe me ftes\u00ebn p\u00ebr dark\u00ebn e nes\u00ebrme, nuk lidhet me t\u00eb drejtat e njeriut, me nivelin e demokracis\u00eb n\u00eb vend, me korrupsionin galopant t\u00eb qeveris\u00eb, apo me zgjedhjet e lira. Rama i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto edhe p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej Beleri, por Mitsotakis i erdhi p\u00ebr vizit\u00eb, n\u00eb Dropull dhe Himar\u00eb dhe e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb zgjedhore p\u00ebr t\u00eb dyja shtetet. Ai nuk do t&#8217;ja dij\u00eb sa demokratike \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, a i plot\u00ebson kriteret p\u00ebr t\u00eb ndjekur pa pengesa rrug\u00ebn europiane.<\/p>\n<p>Kriteri i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb trajtimi i interesave greke dhe minoritetit grek. Rasti i arrestimit t\u00eb Belerit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast ku, p\u00ebr axhend\u00ebn e Mitsotakis, preken interesat e Greqis\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr axhend\u00ebn shqiptare abrogohen zgjedhjet me urdh\u00ebr t\u00eb nje njeriu, p\u00ebr t\u00eb gllab\u00ebruar Himar\u00ebn dhe asetet e saj. P\u00ebr Greqin\u00eb \u00ebsht\u00eb problemi i nj\u00eb shtetasi shqiptar me komb\u00ebsi greke q\u00eb \u00ebsht\u00eb burgosur padrejt\u00ebsisht, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr goditje e r\u00ebnd\u00eb dhe e hapur p\u00ebr d\u00ebmokracin\u00eb dhe opozit\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb korrupsionit dhe pushtetit absolut.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita dhe oponenca do t&#8217; ja l\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Beleri Greqis\u00eb, duke legjitimuar edhe dhunimin q\u00eb kryetar\u00ebt e dy bashkive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Greqis\u00eb, i b\u00ebn\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit, apo edhe keqp\u00ebrdorimin e influenc\u00ebs n\u00eb BE p\u00ebr ta izoluar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arste jothelb\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb fitoj\u00eb as vendi dh\u00eb as opozita. Sepse Rama, si gjithmon\u00eb, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb peshore interesat e tij n\u00eb Himar\u00eb kund\u00ebr interesave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb dhe me opinionin publik. Kur pesha e s\u00eb dyt\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe se e t\u00eb par\u00ebs, Beleri do jet\u00eb i lir\u00eb. K\u00ebshtu Greqia do ta ket\u00eb fituar legjitimitetin e nd\u00ebrhyrjes flagrante p\u00ebr interesat e veta dhe Mitsotakis  do p\u00ebrqafohet prap\u00eb me Ram\u00ebn nd\u00ebrsa ai shkallmon demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk e ndalon dot Greqin\u00eb ta trajtoj\u00eb si interes t\u00eb vetin \u00e7\u00ebshtjen Beleri, por ky interes nuk lidhet fare me kauz\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Beleri n\u00eb Shqip\u00ebri. Askush nuk e ndalon dot qeverin\u00eb greke t\u00eb b\u00ebj\u00eb ftesa provokuese, por e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos d\u00ebmtohet, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ftesat t\u00eb refuzohen n\u00eb unison nga pal\u00ebt politike, aq m\u00eb tep\u00ebr nga ata q\u00eb prej 2 vjet\u00ebsh flasin p\u00ebr sovranitetin. Me parimet dhe me kauzat e drejta dhe jo me flirtimet p\u00ebr interesat e momentit, mund t\u00eb fitohet besimi i publikut.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Enton Abilekaj Ftesa provokuese e Mitsotakis p\u00ebr Presidentin Begaj, ia arriti q\u00ebllimit. Do t&#8217;ja arrinte edhe n\u00eb rast se Begaj do t\u00eb shkonte atje, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb &#8211; p\u00ebrvjetor t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Selanikut. E vetmja mund\u00ebsi q\u00eb q\u00ebllimi i ftes\u00ebs t\u00eb d\u00ebshtonte do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi n\u00eb unison i pal\u00ebve [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2037,
    "featured_media": 209482,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        364,
        5380,
        231,
        1454,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-329750",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-koment-opinion",
        "9": "category-kryesore",
        "10": "category-lajme",
        "11": "category-politike",
        "12": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329750",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329750"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 1,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329750\/revisions"
            }
        ],
        "predecessor-version": [
            {
                "id": 329751,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329750\/revisions\/329751"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209482"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329750"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329750"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329750"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}