{"id":329792,"date":"2023-08-21T19:04:52","date_gmt":"2023-08-21T17:04:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329792"},"modified":"2023-08-21T19:04:52","modified_gmt":"2023-08-21T17:04:52","slug":"analize-nga-prec-zogaj-pse-ti-zihej-buka-ne-gryke-zonjes-meloni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analize-nga-prec-zogaj-pse-ti-zihej-buka-ne-gryke-zonjes-meloni\/","title":{"rendered":"Analiz\u00eb nga Pre\u00e7 Zogaj: Pse t\u2019i zihej buka n\u00eb gryk\u00eb zonj\u00ebs Meloni"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<p>Kryetarja e qeveris\u00eb italiane, Giorgia Meloni, ndau pak dit\u00eb nga pushimet e saj t\u00eb gushtit n\u00eb  Pulia p\u00ebr t\u2019i kalur n\u00eb bregun p\u00ebrkundruall, n\u00eb Vlor\u00ebn ton\u00eb, me ftes\u00ebn e homologut t\u00eb saj shqiptar, Edi Rama.<\/p>\n<p>E  para n\u00eb llojin e vet, ngjarja pohoi marr\u00ebdh\u00ebniet konstante shum\u00eb t\u00eb mira mes dy vendeve  nga viti 1990 e k\u00ebndej. Kryeministra t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm italian\u00eb, si fjala vjen, Prodi, D\u2019Alema, Berluskoni apo shtetar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Rom\u00eb mund t\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb pushuar dy- tre dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Si\u00e7 kan\u00eb ardhur p\u00ebr pun\u00eb e na jan\u00eb gjendur n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira e t\u00eb  k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Giorgia Meloni \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb theu akullin. Dallg\u00ebt e Otrantos m\u00eb sakt\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr kaq meriton nderimin ton\u00eb. Natyrisht, ardhja e saj d\u00ebshmon hopin cil\u00ebsor t\u00eb turizmit n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet se pushimet e shtetar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera kan\u00eb dometh\u00ebnie politike. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb zbarkimi i zonj\u00ebs Meloni me familjen e saj t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb u p\u00ebrcoll me nj\u00eb festival hamendjesh e opinionesh p\u00ebr arsyet e ardhjes s\u00eb saj. Si\u00e7 ishte p\u00ebrshembull pandehma me ngjyrime konspiracioniste sikur erdhi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me rroba plazhi nj\u00eb mesazh t\u00eb karakterit gjeopolitk t\u00eb Rom\u00ebs, si patronazhiste e deleguar e oksidentit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb kontektin e ngjarjeve t\u00eb Himar\u00ebs. Megjith\u00ebse t\u00eb tre vendet, Italia, Shqip\u00ebria dhe Greqia jan\u00eb n\u00eb NATO. Apo pandehma tjet\u00ebr e rimarrjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, si parath\u00ebnie  e m\u00ebnyr\u00ebs formale, t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb investimeve strategjike italo-shqiptare q\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga frigorifer\u00ebt e politik\u00ebs apo muhabeteve prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Rom\u00eb. Si\u00e7 jan\u00eb, fjala vjen, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb centrali b\u00ebrthamor n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb uj\u00eb t\u00eb pish\u00ebm nga Jugu i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb disa rajon\u00eb t\u00eb Jugut t\u00eb Italis\u00eb, shpim-k\u00ebrkimet p\u00ebr naft\u00eb nga kompani italiane, nxitja e realizimit t\u00eb projekteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb er\u00ebs t\u00eb hartuara nga kompani italiane gjat\u00eb viteve 2005-2009, q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb letra, e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrjashtuar v\u00ebrejtjen ironike t\u00eb mediave italiane, opozitare me qeverin\u00eb, sikur zonja Meloni erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri sepse pushimet k\u00ebtu kushtojn\u00eb m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb Pulia, mund t\u00eb themi, pa frik\u00ebn e r\u00ebnies n\u00eb thjesht\u00ebzim t\u00eb gj\u00ebs\u00eb, se erdhi p\u00ebr qejf, p\u00ebr kuriozitet \u2013 dhe kjo e lart\u00ebson p\u00ebrmas\u00ebn njer\u00ebzor\u00eb t\u00eb saj; Erdhi e nxitur edhe nga komplimentet e shumta q\u00eb i b\u00ebri paraprakisht zoti Rama n\u00eb disa media italiane t\u00eb majta e t\u00eb djathta. Lidhur me k\u00ebt\u00eb edhe marr\u00ebdheniet e mira n\u00eb rrafshin personal, q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrqafimet p\u00ebr poza dhe klikime, t\u00eb tipit \u201cta ha veshin\u201d nga ana e Ram\u00ebs , gj\u00eb q\u00eb mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur banale, e r\u00ebndomt\u00eb. Por e pranoj se vaniteti i shartuar me thjesht\u00ebsin\u00eb e ka ulur kudo piac\u00ebn e asaj q\u00eb dikur ishte dhe quhej klas.<\/p>\n<p>Nuk kam mundur t\u00eb jem i informuar ku e ka d\u00ebshmuar zonja Meloni  cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb tigresh\u00eb, si e ka cil\u00ebsuar Rama n\u00eb intervistat e tij, nj\u00eb totem ma merr mendja i pap\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb grua. N\u00ebqoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr q\u00ebndrimet e saj t\u00eb  vendosura n\u00eb mb\u00ebshtje t\u00eb Ukrain\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat meriton t\u2019i hiqet kapelja, duhet t\u00eb themi se partit\u00eb  konservatore, p\u00ebrshir\u00eb ato t\u00eb vokacionit sovranist, si\u00e7 ishte dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb akoma partia n\u00eb pushtet \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d n\u00eb Poloni, jan\u00eb sot, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb euroatlantizmit p\u00ebrkundrejt rrezikut dhe terrorizmit shtet\u00ebror rus.  Te themi edhe tjetr\u00ebn q\u00eb opozita italiane e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e ndihmon zonj\u00ebn Meloni t\u00eb mos merret zvarr\u00eb nga ekuivoket e aleatit t\u00eb saj t\u00eb Lidhjes s\u00eb Veriut, Mateo Salvini.<\/p>\n<p>Diskrecioni i zonj\u00ebs Meloni, i p\u00ebrligjur duke qen\u00eb me pushime, i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb nivel hamendjesh, pse jo spekullimi, gjith\u00eb sa jan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr aspektin politik t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Vlor\u00eb si pushuese.<\/p>\n<p>Por ka dal\u00eb nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb publik q\u00eb ka eklipsuar krejt q\u00ebndrimin. E tha v\u00ebt\u00eb p\u00ebr mediat dhe publikun italian n\u00eb kontekstin e zhurm\u00ebs q\u00eb shp\u00ebrtheu atje n\u00eb lidhje me akuzat se kishte paguar nga buxheti i shtetit fatur\u00ebn e papaguar t\u00eb kat\u00ebr shtetasve italian\u00eb n\u00eb Berat. Po t\u00eb mos e kishte rr\u00ebfyer me goj\u00ebn dhe shkrimin e saj nuk do ta kisha besuar se p\u00ebr kat\u00ebr italian\u00ebt q\u00eb ik\u00ebn pa paguar nga nj\u00eb restorant n\u00eb Berat, i kishte treguar Rama. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ajo \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb e turp\u00ebruar me bashkatdhetar\u00ebt e saj dhe, pa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, e habitur, pse jo e fyer nga mikprit\u00ebsi homolog.  Ajo i ka k\u00ebrkuar ambasadorit italian t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb paguaj\u00eb pa humbur koh\u00eb fatur\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ardhur deri tani, pa mbaruar ende vera, rreth 500 mij\u00eb turist\u00eb italian\u00eb, sipas agjensive t\u00eb qeveris\u00eb. Ata paguajn\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb hotele dhe sht\u00ebpi private, paguajn\u00eb  restorantet, dyqanet, \u00e7adrat dhe gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb nj\u00eb turist. Ata i kan\u00eb sjell\u00eb para  sip\u00ebrmarr\u00ebsve, treg\u00ebtar\u00ebve, buxhetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. 499.996 kan\u00eb paguar dhe paguajn\u00eb n\u00eb rregull. Me siguri pa mund\u00ebsi t\u00eb plota trasparence edhe p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb kontrolleve. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se po t\u00eb llogarisim sa u han\u00eb n\u00eb kandar dhe si ua fusin me \u00e7mimet andej-k\u00ebndej xhambaz\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt na e punojn\u00eb edhe ne q\u00eb jemi vendas, del se at\u00eb fatur\u00ebn e shkret\u00eb t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb pand\u00ebrgjegj\u00ebshmeve n\u00eb Berat, e kan\u00eb st\u00ebrpaguar me dhjetra e qindra her\u00eb n\u00eb total bashkatdhetar\u00ebt e tyre turist\u00eb. Rri e mendoj p\u00ebr \u00e7\u2019arsye do t\u00eb ken\u00eb ikur pa paguar vall\u00eb? A kishte arsye t\u00eb turp\u00ebrohet kryeministria italiane me gjestin e tyre q\u00eb u b\u00eb shkas i artikujve kritik\u00eb q\u00eb ngriti shtypi italian me dyshimin se ajo e kishte paguar fatur\u00ebn nga fondet e qeveris\u00eb. O tempora! Italia me gjasht\u00ebdhjet\u00eb milion banor\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do sekond kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. A mund t\u00eb turp\u00ebrohet kryeministri italian p\u00ebr \u00e7do  pro\u00e7k\u00eb, paturp\u00ebsi apo krim t\u00eb disave prej tyre? A mund t\u00eb turp\u00ebroheshin e t\u00eb turp\u00ebrohen kryeministrat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vjedhjet dhe krimet e nj\u00eb pakice shqiptar\u00ebsh nga masa nj\u00ebmilion\u00ebshe e emigrat\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Itali, Greqi e tjer\u00eb? Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, i bie q\u00eb kryeministrat t\u00eb jen\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn non stop t\u00eb skuqur deri te vesh\u00ebt dhe t\u00eb rrin\u00eb pa buk\u00eb duke shlyer nga xhepi detyrime. Pyll pa derra nuk ka. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se zonja Meloni \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb  keq  duke ia th\u00ebn\u00eb n\u00eb buk\u00eb.<\/p>\n<p>Episodi i ka gjith\u00eb element\u00ebt e z\u00ebnies s\u00eb buk\u00ebs n\u00eb goj\u00eb mysafires s\u00eb shquar. Pa dashje sigurisht, p\u00ebr humor, por kjo s\u2019ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie n\u00eb nivele t\u00eb tilla. M\u00eb thot\u00eb nj\u00eb mendje se duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta paguaj\u00eb at\u00eb fatur\u00eb, zonja Meloni ka paguar simbolikisht dark\u00ebn a drek\u00ebn q\u00eb i ka ofruar kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Duke na e kaluar radh\u00ebn ne si vend p\u00ebr t\u2019u ndier t\u00eb turp\u00ebruar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Kryetarja e qeveris\u00eb italiane, Giorgia Meloni, ndau pak dit\u00eb nga pushimet e saj t\u00eb gushtit n\u00eb Pulia p\u00ebr t\u2019i kalur n\u00eb bregun p\u00ebrkundruall, n\u00eb Vlor\u00ebn ton\u00eb, me ftes\u00ebn e homologut t\u00eb saj shqiptar, Edi Rama. E para n\u00eb llojin e vet, ngjarja pohoi marr\u00ebdh\u00ebniet konstante shum\u00eb t\u00eb mira mes dy vendeve nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329792","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329793,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329792\/revisions\/329793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}