{"id":329937,"date":"2023-08-24T15:39:34","date_gmt":"2023-08-24T13:39:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329937"},"modified":"2023-08-24T15:39:34","modified_gmt":"2023-08-24T13:39:34","slug":"2-italiane-te-vdekur-dhe-6-te-marre-peng-ne-sarande-spaho-ironizon-maldivet-e-europes-po-dalin-ne-origjine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/2-italiane-te-vdekur-dhe-6-te-marre-peng-ne-sarande-spaho-ironizon-maldivet-e-europes-po-dalin-ne-origjine\/","title":{"rendered":"2 italian\u00eb t\u00eb vdekur dhe 6 t\u00eb marr\u00eb peng n\u00eb Sarand\u00eb, Spaho ironizon: Maldivet e Europ\u00ebs po dalin n\u00eb origjin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e fundit t\u00eb regjistruara n\u00eb Sarand\u00eb, ku n\u00eb m\u00eb pak se 24 or\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn dy turist\u00eb italian\u00eb, pasi u aksidentuan nga nj\u00eb automjet me drejtues nj\u00eb 17-vje\u00e7ar, si dhe u mor\u00ebn peng 6 t\u00eb tjer\u00eb nga pronari i nj\u00eb banese n\u00eb qytetin bregdetar.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Spaho ka ironizuar duke th\u00ebn\u00eb se \u201c Maldivet e Europ\u00ebs\u201d, ashtu si dhe kryeministri Edi Rama dhe shum\u00eb medie prestigjoze kan\u00eb p\u00ebrshkruar Shqip\u00ebrin\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon turistik, po dalin n\u00eb origjin\u00eb.<\/p>\n<p>Spaho shkruan se pas reklamave t\u00eb porositura dhe fatur\u00ebs s\u00eb paguar nga Giorgia Meloni p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb ik\u00ebn pa kryer detyrimin n\u00eb restorantin n\u00eb Berat, Shqip\u00ebria ose ashtu si dhe ai i referohet \u201c Maldivet\u201d  po kthehen n\u00eb origjin\u00eb dhe po tregojn\u00eb se ne nuk jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb asnj\u00eb aspekt p\u00ebr nj\u00eb bum t\u00eb till\u00eb turistik.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Spahos:<\/strong><\/p>\n<p> Sot ne te gdhire nje 17 vjecar i papergjshem nga Maldivet e Europes, vrau dy turiste italiane dhe plagosi dy te tjere, duke ecuar ne rruge si i terbuar me makinen e tij. Me siguri ka qene paksa i hashashuar me hashash per qellime mjeksore.<\/p>\n<p>Me pas vjen ngjarja e meposhteme, ku pronari nga Maldivet e Europes merr peng 6 turiste italiane sepse i kane \u201cshkaterruar\u201d apartamentin. Edhe sikur te jete keshtu, ai duhet te lajmeronte policine dhe jo ti merrte peng.<\/p>\n<p>Sikurse shihni, pas atij fillimi magjepes, me reklama te porositura dhe 80 eurot e Melonit, Maldivet po kthehen ne origjine dhe po cfaqin thelbin, qe nuk jemi te pergatitur ne asnje aspekt per nje bum te tille turistik.<\/p>\n<p>Ngjarjet e mesiperme me kujtojne Mihalin me thike ne goje, kercyer mbi kofonon e makines duke kercenuar biznesmenin spanjoll qe i ktheu mbrapsh kocat, sepse ishin cilesisht poshte pritshmerive te tij. Mihali te pakten kishte vetem llafe, por keta te sotmit te vrasin e te marrin peng edhe kur je ne punen tende.<\/p>\n<p>Sot lexova ne nje shkrim te nje gazete qeveritare, qe Flavio Briattore shprehej qe mund te pushonte ne Shqiperi.<\/p>\n<p>Po more zoteri hajde se na nderon, por ju kur vini ne Maldivet e Europes, pushoni ne vilen qeveritare te Edi Rames, te cilen ai se fundi e quan shtepia ime. Kalo nje here andej nga Mihali ose tek ky i sotmi qe jep apartamente me qera dhe pastaj flasim.<\/p>\n<p>Te fala nga Maldivet!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e fundit t\u00eb regjistruara n\u00eb Sarand\u00eb, ku n\u00eb m\u00eb pak se 24 or\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn dy turist\u00eb italian\u00eb, pasi u aksidentuan nga nj\u00eb automjet me drejtues nj\u00eb 17-vje\u00e7ar, si dhe u mor\u00ebn peng 6 t\u00eb tjer\u00eb nga pronari i nj\u00eb banese n\u00eb qytetin bregdetar. P\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":206243,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329937","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329938,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329937\/revisions\/329938"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}