{"id":330139,"date":"2023-08-28T16:55:23","date_gmt":"2023-08-28T14:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330139"},"modified":"2023-08-28T16:55:23","modified_gmt":"2023-08-28T14:55:23","slug":"fati-i-rames-eshte-i-shkurter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fati-i-rames-eshte-i-shkurter\/","title":{"rendered":"Fati i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nga Akil Kraja<\/p>\n<p>Arsye p\u00ebrse Rama nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb vendin<\/p>\n<p>1 \u2013 A ka p\u00ebrfituar Rama nga vjedhja e parave publike?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt bot\u00ebrisht i ditur se ministrat e n\u00ebpun\u00ebsit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandalet e korrupsionit t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb deleguar zgjedhor\u00eb. K\u00ebshtu, sikur ata t\u00eb ken\u00eb influencuar rezultatin qoft\u00eb vet\u00ebm me 1 euro para-korrupsioni, kjo automatikisht e vendos Edi Ram\u00ebn n\u00eb pozitat e p\u00ebrfituesit. P\u00ebr shembull, n\u00ebse Lefter Koka ka investuar n\u00eb fushat\u00ebn e vitit 2021 shuma parash t\u00eb tjet\u00ebrsuara nga incenerator\u00ebt, ky arsyetim t\u00eb \u00e7on n\u00eb konkluzionin q\u00eb edhe Kryeministri ka p\u00ebrfituar nga k\u00ebto vlera monetare pasi k\u00ebto para-korrupsioni ndikuan rezultatin zgjedhor dhe \u00ebsht\u00eb fal\u00eb tyre q\u00eb q\u00ebndron sot n\u00eb pushtet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb mund t\u2019i atribuohet vet\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb fakt. Me para-korrupsioni, ushqehet nj\u00eb cik\u00ebl shit-blerjesh votash q\u00eb sjell dhe m\u00eb shum\u00eb korrupsion e krim me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019u ri-investuar n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs. Nj\u00eb sistem ciklik i cili mund t\u00eb thyhet vet\u00ebm me largimin e p\u00ebrfituesit fundor t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>2 \u2013 A e njeh Partia Socialiste dor\u00ebheqjen si nj\u00eb standard politik? <\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, kandidati p\u00ebr deputet Edi Rama ishte renditur n\u00eb nr. 8. Para tij, n\u00eb nr. 6 dhe nr. 7 renditeshin respektivisht Rrahman Rraja dhe Lefter Koka. Matematikisht, fitorja e Ram\u00ebs do t\u00eb ishte e pamundur pa votat q\u00eb do t\u00eb sillnin dhe fitoren e tyre. Por kjo strategji me fokus votat e tyre, b\u00ebri q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 i soll\u00ebn fitoren, ashtu mund t\u2019i sillnin dhe humbjen e pushtetit t\u00eb tij. Dhe pse pa nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale nga prokuroria, t\u00eb dy kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje vullnetare nga mandatet e tyre p\u00ebrball\u00eb skandaleve n\u00eb t\u00eb cilat ishin p\u00ebrfshir\u00eb. Nj\u00eb kurban q\u00eb i sh\u00ebrbente lidershipit socialist si \u201cd\u00ebshmi morale\u201d p\u00ebrball\u00eb opinionit publik, se dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb e paevitueshme n\u00eb raste t\u00eb tilla. K\u00ebtij rregulli t\u00eb vendosur nga nr. 6 e nr. 7, tani i erdhi radha dhe kandidatit nr. 8 p\u00ebr ta respektuar. Edi Rama nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak se ata. P\u00ebrkundrazi, standarti moral i nj\u00eb Kryeministri duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb lart p\u00ebrball\u00eb pesh\u00ebs t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb skandaleve q\u00eb e rrethojn\u00eb.<\/p>\n<p>3 \u2013 A ka Edi Rama skandale p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen? <\/p>\n<p>Mbrojtja n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb personalisht \u2018mushkonjave\u2019, \u2018bisturive t\u00eb sterilizuara\u2019, \u2018djeg\u00ebsve\u2019, \u2018duarve akullore\u2019, \u2018akademis\u00eb s\u00eb barinjve\u2019 apo dhe \u2018vjedhjes s\u00eb serverave\u2019, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebn politikisht bashk\u00eb-fajtor. Ai ka mbrojtur jo vet\u00ebm inceneratorin e Kok\u00ebs, por dhe rezultatet e policis\u00eb s\u00eb Tahirit, performanc\u00ebn e Ahmetajt, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas t\u00eb Beqajt, por dhe emrat e shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr bashki apo deputet. Rama i mbronte k\u00ebto paligjshm\u00ebri, k\u00ebto abuzime e k\u00ebto vjedhje bazuar mbi llogarit\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkonte bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, autor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre skandaleve. Ai i adresohej publikut bazuar mbi informacionin q\u00eb ata i jepnin. Ai i p\u00ebrcillte qytetar\u00ebve \u2018t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u2019 q\u00eb ata i tregonin. Ai i mbrojti shkeljet e tyre n\u00eb secilin rast si pjes\u00eb e ekipit t\u00eb tij qeveritar e parlamentar. Fundi i historis\u00eb dihet. Rama deklaron se e kan\u00eb g\u00ebnjyer dhe se secili duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale. Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe se nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj q\u00eb ta detyroj\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kurrizin e tij.<\/p>\n<p>4 \u2013 A \u00ebsht\u00eb Edi Rama fajtor p\u00ebr skandalet \u2018individuale\u2019 t\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>N\u00eb shkencat juridike ekzistojn\u00eb t\u00eb dy parimet, prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, por dhe prezumimi i faj\u00ebsis\u00eb. Kryeministri ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb \u00e7do vendimarrje e aparatit shtet\u00ebror t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me ligjet e republik\u00ebs, q\u00eb parat\u00eb e taksapagues\u00ebve t\u00eb mos vidhen, e pronat publike t\u00eb mos tjet\u00ebrsohen. Ai \u00ebsht\u00eb Krye-p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Krye-mbikqyr\u00ebsi. Krye-menaxheri. Krye-arkitekti. Krye-ministri. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ai g\u00ebzon kompetenca e privilegje specifike. Ndaj, n\u00eb momentin kur shtetit i vidhen miliarda euro, jo nga nj\u00eb, por nga disa nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt politik\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, me t\u00eb cil\u00ebt fiton zgjedhjet e ndan pushtetin me para-korrupsioni, kryeministri nuk mund t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se bashk\u00eb-fajtor. Fajtor p\u00ebr pa-aft\u00ebsi n\u00eb mbrojtjen e interesave t\u00eb shtetit, m\u00eb minimalisht. Fajtor q\u00eb jep bonuse e firmos shkresa \u2018fap-e-fap\u2019, m\u00eb konkretisht. Fajtor q\u00eb me k\u00ebto para-korrupsioni blihej fitorja e kandidat\u00ebve nr.6, nr.7 dhe nr.8. Fajtor q\u00eb e kan\u00eb g\u00ebnjyer n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fajtor q\u00eb g\u00ebnjen qytetar\u00ebt n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq. Edi Rama \u00ebsht\u00eb \u201cshah-mat\u201d. P\u00ebr \u00e7do skandal q\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, ai tanim\u00eb prezumohet fajtor, sepse \u00e7do prov\u00eb t\u00eb \u00e7on ekskluzivisht tek vendimet ose mos-vendimet e tij. Ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u2018liability\u2019 p\u00ebr buxhetin e shtetit, p\u00ebr sundimin e ligjit dhe demokracin\u00eb n\u00eb vend. Madje nj\u00eb barr\u00eb dhe p\u00ebr sponsor\u00ebt e huaj t\u00eb tij pasi askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet pis duke i dal\u00eb n\u00eb krah nj\u00eb korrupsioni t\u00eb k\u00ebsaj shkalle.   <\/p>\n<p>5 \u2013 A po e mbron faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>M\u00eb 16 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, Shqip\u00ebria do t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb nj\u00eb samit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si pjes\u00eb e procesit t\u00eb Berlinit. Ashtu si me 6 dhjetorin e shkuar n\u00eb rastin e samitit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt BE-Ballkan q\u00eb u prit n\u00eb Tiran\u00eb, dhe ky takim do t\u00eb propagandohet me gjasa nga Kryeministri Rama si nj\u00eb dritare e mb\u00ebshtetjes q\u00eb ai g\u00ebzon. N\u00ebn-mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt m\u00eb falin gjith\u00e7ka sepse u nevojitem p\u00ebr stabilitetin rajonal. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Samiti d\u00ebshmon fundin e aventur\u00ebs serbomadhe t\u00eb Open Balkans kaq fort t\u00eb reklamuar nga dyshja Vu\u00e7ic-Rama. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rasti Beleri e largon dhe m\u00eb tej jo vet\u00ebm nga Athina, por nga Brukseli; pranimi i faj\u00ebsis\u00eb nga McGonigal e \u00e7on automatikisht n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr korrupsion. Nuk jan\u00eb ata q\u00eb e mbrojn\u00eb. Jemi ne q\u00eb e tolerojm\u00eb. Fundja, rikujtojm\u00eb q\u00eb qeveria teknike e vitit 2017 erdhi fal\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga deputet\u00eb europian\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues amerikan\u00eb. Ndaj Shqiptar\u00ebt duhet q\u00eb nj\u00ebsoj si me 6 dhjetorin e kaluar, edhe me 16 tetorin e ardhsh\u00ebm, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb shesh, p\u00ebr t\u2019i treguar partner\u00ebve tan\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i dalin zot demokracis\u00eb, nj\u00eb modeli euro-atlantik t\u00eb qeverisjes, dhe fatit t\u00eb kombit t\u00eb tyre i cili po shpopullohet dhe zhvatet si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, opozita ka detyr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>6 \u2013 A \u00ebsht\u00eb opozita n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Fati i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb i shkruar. Ai do t\u00eb largohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb larguar \u00e7do lider q\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb pushtet p\u00ebr kaq gjat\u00eb i konsumuar nga skandalet e shumta. Por ky largim nuk do t\u00eb thot\u00eb fund i sistemit nd\u00ebrtuar prej tij. Rezultati zgjedhor i 14 majit d\u00ebshmoi sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputja nga manipulimi zgjedhor financuar me para-korrupsioni e krimi. Dhe pse opozita arriti t\u00eb faktoj\u00eb me dhjet\u00ebra e qindra raste abuzimi, drejt\u00ebsia e re duket sikur po vepron nj\u00ebsoj si me dosjet 184 &#038; 338. Ndaj vota e mbi 500.000 shqiptar\u00ebve p\u00ebr koalicionin \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 merr nj\u00eb kuptim krejt tjet\u00ebr. Pa komisioner\u00eb, pa burime teknike e financiare, n\u00ebn presione kriminale e ligjore, opozita frym\u00ebzoi nj\u00eb energji politike t\u00eb paimagjinueshme muaj m\u00eb par\u00eb. Potenciali \u00ebsht\u00eb aty. Nj\u00eb opozit\u00eb morale fiton kur zgjedh njer\u00ebzit dhe m\u00eb 14 maj, opozita e v\u00ebrtet\u00eb fitoi moralisht dhe politikisht. Rithemelimi duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund. Humbjet elektorale q\u00eb prej vitit 2013 mund t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebriten n\u00ebse nuk nxirren m\u00ebsimet e nevojshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Akil Kraja Arsye p\u00ebrse Rama nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb vendin 1 \u2013 A ka p\u00ebrfituar Rama nga vjedhja e parave publike? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt bot\u00ebrisht i ditur se ministrat e n\u00ebpun\u00ebsit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandalet e korrupsionit t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb deleguar zgjedhor\u00eb. K\u00ebshtu, sikur ata t\u00eb ken\u00eb influencuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":330140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330139","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330139"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330141,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330139\/revisions\/330141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/330140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}