{
    "id": 330229,
    "date": "2023-08-30T13:23:07",
    "date_gmt": "2023-08-30T11:23:07",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=330229"
    },
    "modified": "2023-08-30T13:23:07",
    "modified_gmt": "2023-08-30T11:23:07",
    "slug": "rama-dhe-shen-beqja-te-mos-fshihen-pas-servileve-por-ti-dorezohen-drejtesise",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-dhe-shen-beqja-te-mos-fshihen-pas-servileve-por-ti-dorezohen-drejtesise\/",
    "title": {
        "rendered": "Rama dhe &#8216;Sh\u00ebn Beqja&#8217; t\u00eb mos fshihen pas servil\u00ebve, por t&#8217;i dor\u00ebzohen drejt\u00ebsis\u00eb!"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Nga Erion Dasho<\/p>\n<p>Napoleonit i atribuohen shum\u00eb histori, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndodhura dhe nj\u00eb pjes\u00eb imagjinare. Sipas nj\u00ebr\u00ebs prej tyre, Napoleoni dekoroi p\u00ebr trim\u00ebri nj\u00eb ushtar q\u00eb kishte sulmuar pa urdh\u00ebr duke e kapur armikun n\u00eb befasi dhe ndihmuar n\u00eb nj\u00eb fitore t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr ta ekzekutuar m\u00eb pas p\u00ebr shkelje urdhri.<br \/>\nMesazhi i fabul\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: nuk mjafton ta b\u00ebsh di\u00e7ka mir\u00eb, por duhet ta b\u00ebsh edhe sipas rregullave.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Historia e m\u00ebsip\u00ebrme m\u00eb kujtohet sa her\u00eb shoh performancat e Boratit me vegla operacioni t\u00eb ndryshkura duke u p\u00ebrpjekur t&#8217;i bind\u00eb qytetar\u00ebt se koncesioni i sterilizimit ka b\u00ebr\u00eb mrekulli n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb shqiptare duke shp\u00ebtuar jet\u00eb, kursyer para, etj., etj.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb studion e nj\u00eb emisioni televiziv para shum\u00eb vjet\u00ebsh, Borati kishte dy vegla t\u00eb ndryshkura n\u00eb dor\u00eb dhe performonte &#8220;solo&#8221;, dje kishte mbledhur nj\u00eb &#8220;ansamb\u00ebl&#8221; bluzash t\u00eb bardha n\u00eb spitalin &#8220;Shefqet Ndroqi&#8221; dhe kishte shpalosur jo dy, por nj\u00eb arsenal veglash q\u00eb kush e di se nga cila magazin\u00eb ishin nxjerr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kolege, e cila deklaroi se nuk ishte as kirurge, b\u00ebnte krahasimin dhe &#8220;argumentonte&#8221; mrekullin\u00eb q\u00eb Borati dhe Beqja i vet i paskan sjell\u00eb kirurgjis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, mua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb edhe pas hetimeve t\u00eb SPAK-ut, Borati dhe Beqja vazhdojn\u00eb ta identifikojn\u00eb veten me koncesionin dhe ta mbrojn\u00eb at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi kur t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pakorruptuar ose edhe me nj\u00eb gjykat\u00ebs ose prokuror t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndersh\u00ebm, k\u00ebto performanca do t&#8217;u shtohen list\u00ebs s\u00eb provave t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Borati ose nuk e kupton, ose vazhdon ta injoroj\u00eb me nd\u00ebrgjegje thelbin e problemit.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb mjek nuk thot\u00eb se sterilizimi nuk duhet! Askush nuk thot\u00eb se mjetet e pun\u00ebs q\u00eb ka sjell\u00eb koncesionari jan\u00eb difektoze! Un\u00eb e kam deklaruar n\u00eb \u00e7do koment timin se miqt\u00eb e koleg\u00ebt e mi kirurg\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebnaqur me cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin q\u00eb mjek\u00ebt sot kan\u00eb n\u00eb duar instrumente cil\u00ebsor\u00eb, Ilir Beqes dhe Edi Ram\u00ebs, n\u00eb stilin e Napoleonit mund t&#8217;u jepet nga nj\u00eb medalje e madhe e cila t\u00eb mos u merret edhe pasi t\u00eb d\u00ebnohen p\u00ebr zullumet e shumta q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse provohen ato mij\u00ebra jet\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuara, Rama mund ta propozoj\u00eb Ilirin edhe si kandidat p\u00ebr shenjt\u00ebrim duke e shpalllur &#8220;Sh\u00ebn Beqja&#8221;!!!<\/p>\n<p>Por, si Rama ashtu edhe Beqja duhet t\u00eb japin llogari se p\u00ebrse&#8230;<br \/>\n\u300b&#8230; Ilir Beqja bridhte me avion me fituesin e paracaktuar t\u00eb tenderit para, gjat\u00eb dhe pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs 100 milion\u00eb euro.<br \/>\n\u300b&#8230; firmosnin kontratat duke hedhur gurin, por pastaj fshihnin dor\u00ebn, madje edhe vet\u00eb kontrat\u00ebn, duke ua faturuar fajin vart\u00ebsve t\u00eb cil\u00ebt ata vet\u00eb i kishin komanduar.<br \/>\n\u300b&#8230; n\u00eb vend q\u00eb ato 400 milion\u00eb euro t\u00eb koncesioneve t&#8217;ua jepte oligark\u00ebve dhe bashk\u00ebfluturuesve t\u00eb vet, t&#8217;i p\u00ebrdorte me nikoqirll\u00ebk p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar.<br \/>\n\u300b&#8230; duke privuar spitalet nga laborator\u00ebt dhe nj\u00ebsit\u00eb e sterilizimit, i b\u00ebnte nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb pariparuesh\u00ebm cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb kujdesit dhe siguris\u00eb s\u00eb pacientit.<br \/>\n\u300b&#8230; duke vendosur limite kriminale, i privon pacient\u00ebt nga operacionet jet\u00ebshp\u00ebtuese apo edhe analizat laboratorike, sapo mbushen &#8220;kuotat&#8221; e koncesionar\u00ebve.<br \/>\n\u300b&#8230; duke keqp\u00ebrdorur 400 milion\u00eb euro, i privon gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga mund\u00ebsia q\u00eb p.sh., q\u00eb sot t\u00eb kishin spitale rajonal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar nga e para.<br \/>\n\u300b&#8230; duke grumbulluar 400 milion\u00eb euro n\u00eb pak duar, krijonte monopole t\u00eb rrezikshme dhe asfiksues p\u00ebr gjith\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar, vriste konkurrenc\u00ebn dhe shpirtin e tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Borat,<\/p>\n<p>Mjaft brodhe spital m\u00eb spital sikur ti dhe Beqja yt keni shpikur sterilizimin! Ka qindra vjet q\u00eb mjek\u00ebt dhe personeli tjet\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsor e jo-sh\u00ebndet\u00ebsor pastrojn\u00eb instrumente, i sterilizojn\u00eb ato dhe garantojn\u00eb asepsin\u00eb n\u00eb salla operacioni dhe \u00e7do mjedis ku ofrohet kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor kritik.<\/p>\n<p>Nga ju nuk po k\u00ebrkohet t\u00eb jepni llogari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb paudh\u00ebsit\u00eb e tjera t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura!<\/p>\n<p>Duke pritur q\u00eb Presidenti yn\u00eb i nderuar ndoshta b\u00ebhet Napoleon dhe d\u00ebrgon para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore Ram\u00ebn dhe Beqen e vet, k\u00ebta t\u00eb fundit le t\u00eb mos fshihen pas fundeve t\u00eb servileve dhe servil\u00ebve, por t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzohen para drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe asaj drejt\u00ebsie q\u00eb kan\u00eb krijuar dhe komandojn\u00eb vet\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe t&#8217;ua kursejn\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrrallat me vegla t\u00eb ndryshkura dhe me heronj dymetrosh\u00eb q\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb mij\u00ebra jet\u00eb!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb ngopur tashm\u00eb me p\u00ebrrallat e rilindjes&#8230;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Erion Dasho Napoleonit i atribuohen shum\u00eb histori, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndodhura dhe nj\u00eb pjes\u00eb imagjinare. Sipas nj\u00ebr\u00ebs prej tyre, Napoleoni dekoroi p\u00ebr trim\u00ebri nj\u00eb ushtar q\u00eb kishte sulmuar pa urdh\u00ebr duke e kapur armikun n\u00eb befasi dhe ndihmuar n\u00eb nj\u00eb fitore t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr ta ekzekutuar m\u00eb pas p\u00ebr shkelje urdhri. Mesazhi i fabul\u00ebs [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2037,
    "featured_media": 294022,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        364,
        5380,
        231,
        1454,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-330229",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-koment-opinion",
        "9": "category-kryesore",
        "10": "category-lajme",
        "11": "category-politike",
        "12": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330229",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330229"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 1,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330229\/revisions"
            }
        ],
        "predecessor-version": [
            {
                "id": 330230,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330229\/revisions\/330230"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294022"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330229"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330229"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330229"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}