{"id":330770,"date":"2023-09-07T14:24:15","date_gmt":"2023-09-07T12:24:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330770"},"modified":"2023-09-07T14:24:15","modified_gmt":"2023-09-07T12:24:15","slug":"kronike-e-pese-ngjarjeve-te-medha-gjekmarkaj-nga-shperthimi-i-gaz-bardhit-ndaj-lulit-ne-kuvend-te-fjalimi-torturues-i-babos-ne-asamble","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronike-e-pese-ngjarjeve-te-medha-gjekmarkaj-nga-shperthimi-i-gaz-bardhit-ndaj-lulit-ne-kuvend-te-fjalimi-torturues-i-babos-ne-asamble\/","title":{"rendered":"Kronik\u00eb e pes\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha!\/ Gjekmarkaj: Nga shp\u00ebrthimi i Gaz Bardhit ndaj Lulit n\u00eb Kuvend te fjalimi torturues i Babos n\u00eb Asamble"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e pes\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha!<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb sa p\u00ebr nj\u00eb vit. Ngjarjet u k\u00ebput\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb si gjethet e vjesht\u00ebs q\u00eb bien te k\u00ebmb\u00ebt. Parlamenti iu kthye pun\u00ebs baballar\u00ebt dhe m\u00ebmat e mbush\u00ebn at\u00eb me brengat e veta. Si t\u00eb menduar, halleshum\u00eb, ndokush prishaqejf i ngjit\u00ebm shkall\u00ebt. Mazhoranca mendonte pasditen, qeveria shihte me urrejtje grupin- nd\u00ebrsa ai po kaq at\u00eb duke pritur t\u00eb errurit e dat\u00ebs kat\u00ebr kur Babo do priste kokat n\u00eb amfiteatrin e Xibrakut.<\/p>\n<p>P\u00ebr habin\u00eb ton\u00eb tek dera e brendshme e veshur si p\u00ebr fest\u00eb me nj\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr rr\u00ebzit\u00ebse mbi t\u00eb bardh\u00ebn kallkan na priste Blerina dhe Etilda n\u00eb blu t\u00eb fort\u00eb mbi t\u00eb zez\u00ebn e praruar me nga nj\u00eb tabaka n\u00eb dor\u00eb. Mbi t\u00eb si pirg rrinin nj\u00eb mori me tollona nafte nga ajo q\u00eb do dal\u00eb n\u00eb Shpirag.<\/p>\n<p>Merrni pa hesap, merrni, merrni mbushni xhepat, Babo i ka taksur p\u00ebr ju kumbonte pishtari i epok\u00ebs s\u00eb hajrit, marifetit dhe bereqetit Kosta i Lindit\u00ebs e Gramozit tek v\u00ebrtitej sa andej-k\u00ebtej duke b\u00ebr\u00eb qeram. Ndonj\u00ebrin q\u00eb ik pa marr\u00eb e ndiqte nga pas dhe i rraste fap ca n\u00eb xhep. Po ku do i mbushim pyeta un\u00eb? Po ja tha, kur t\u00eb vij\u00eb dita kaloni nga Kryeministria n\u00eb oborr, aty Majko i cili \u00ebsht\u00eb xhymert i madh me Nikon nikoqir me zorr\u00eb nga dritarja iu mbushin bidon\u00ebt k\u00ebshtu ju v\u00ebrtiteni n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri pa hesap.<\/p>\n<p>J\u2019allah j\u2019allah tham\u00eb nj\u00eb z\u00ebri. Hym\u00eb brenda. Nuk e dinim q\u00eb lideri i vog\u00ebl historik kishte menduar t\u00eb na p\u00ebrmir\u00ebsonte humorin e tersin t\u00eb na b\u00ebnte def nga syt\u00eb. Ky vit meditimi e kishte b\u00ebr\u00eb shakaxhi t\u00eb madh qerratan\u00eb.<\/p>\n<p>Dy gisht kart\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb kishte nisur p\u00ebr n\u00eb Kuvend t\u00eb cil\u00ebn zonja Lindit\u00eb e lexoi me p\u00ebrtes\u00eb e bezdi si fjalimet n\u00eb vaki. Luli shpallej edhe Kryetar grupi. Salianji m\u00eb shikonte i pahabitur dhe m\u00eb shkruante t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb more bekim q\u00eb aleatin m\u00eb madh ai ka fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ndjer\u00eb turp. Ha-ha e hi-hi qesh i madh qesh i vog\u00ebl, qesh opozita qesh edhe mazhoranca! Nuk ndaleshin hukamat e r\u00ebnkimet e \u00ebmbla q\u00eb shkakton hareja. Helidon Bushati k\u00ebrkonte uj\u00eb, sillni more uj\u00eb se u mbyta n\u00eb keni shpirt u drejtohej punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs. Plasa ore, plasa vikaste Sajme Korreshi.<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi shp\u00ebrndante letra t\u00eb ujosura sa p\u00ebr t\u00eb njomur buz\u00ebt e thara furie. Shyqyr erdhi Merita me dy qypa dhe lag\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb buz\u00ebt nga pak e mor\u00ebm frym\u00eb t\u00eb rehatuar. Gaz Bardhi, heroi i sag\u00ebs s\u00eb re shp\u00ebrtheu \u201cpo ti qenke qesharak more dredharak, po t\u2019i qenke hipokrit more stamastik, t\u00eb ngre zgupthi more haram se po fola un\u00eb s\u2019e ke t\u00eb gjat\u00eb\u201d. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast besuam se puna do shkoj\u00eb tek alltia. Luli u murr\u00ebtye zem\u00ebrvrar\u00eb. Jorida k\u00ebsaj here nuk qau po hyri n\u00eb mes si Ajkuna q\u00eb ndau Mujin me Halilin nga sherri e davaja. Doktori ndiqte sken\u00ebn me bisht t\u00eb syrit gjith\u00eb g\u00ebzim. Koha po \u00e7onte uj\u00eb n\u00eb mullirin e tij rrot\u00ebn e t\u00eb cilit po ruanin Mondi me doktor Tritanin.<\/p>\n<p>Erdhi nata m\u00eb e zez\u00eb se ferri. Babo mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb si Doktor Gjilp\u00ebra torturues aq sa n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb ishin gati t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb tmerri nj\u00eb fund t\u00eb kishte. T\u00eb ngrysur, t\u00eb murosur prisnin me sini kokat q\u00eb binin. \u00c7yrbja i merrte nj\u00eb nga nj\u00eb dhe i largonte nga salla. Babo cingun me ata q\u00eb njeh e bujar me t\u00eb panjohurit e meremetoi qeverin\u00eb dhe i la me gisht n\u00eb goj\u00eb m\u00ebtonj\u00ebsit e skuqur pritshm\u00ebrish. Niko m\u00eb pas piu nj\u00eb kafe me Ditmarin t\u00eb cilit i tha, nuk m\u00eb b\u00ebri mir\u00eb ajo e ecura nga liqeni vite m\u00eb par\u00eb, t\u00eb k\u00ebshilloj ta l\u00ebsh dhe ty se merr ftom\u00eb e s\u2019ka ila\u00e7 q\u00eb ta heq. Psher\u00ebtiu Ditmari i gjor\u00eb.<\/p>\n<p>Ulsiu pa me krenari t\u00eb p\u00ebrunjur nja tre- kat\u00ebr nga ata q\u00eb e donin vendin e tij. Tao i cili merret me gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla nj\u00ebkoh\u00ebsisht shfaqej i nginjur me besim. Bora jetonte enigm\u00ebn n\u00ebse do i shkoj\u00eb muhabeti mbroth me Delin\u00ebn si me Edon\u00ebn tani q\u00eb Hasani do z\u00ebr\u00eb vendin e Gert\u00ebs q\u00eb ik\u00ebn tek qoshja tjet\u00ebr. Ndjeu vetmi dhe mall. Tek shikonte fytyra t\u00eb murr\u00ebtyera Arben P\u00ebllumbi i qortoi paq, k\u00ebto pun\u00eb i ndan Babo si shapin nga sheqeri. Ai di \u00e7\u2019b\u00ebn. Ra heshtja, vet\u00ebm e qara e g\u00ebzueshme e Tezes \u00e7au tisin e nat\u00ebs si shiu i bereqetsh\u00ebm n\u00eb arat e thara.<\/p>\n<p>N\u00ebn kushtrimin e Gaz Bardhit, trim tribun i djal\u00ebris\u00eb, opozita u thirr n\u00eb bes\u00eblidhje. N\u00eb fillim ndenj\u00ebm si n\u00eb ferra. Doktori erdhi me vones\u00eb nja 15 minuta t\u00eb mira. Eh i di mir\u00eb k\u00ebto pun\u00eb, mesazhi t\u00eb gjith\u00eb me presin mua. Na ishte thar\u00eb xhani. Luan Ba\u00e7i kishte marr\u00eb ca raki ball\u00eb kazani manaferre madje. Fatmiri Mediu ca qofte t\u00eb mira e pak konserva peshku. Un\u00eb ca speca djeg\u00ebs e ashtu u sajdis\u00ebm. B\u00ebm\u00eb muhabet. Ato pakogj\u00eb q\u00eb thash\u00eb me duket askujt s\u2019i p\u00eblqyen. Kryez\u00ebvend\u00ebs lideri m\u00eb pa me toleranc\u00eb si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb aq di aq thot\u00eb ky.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebshtrimin e Mondit ndihej nostalgjia p\u00ebr Gazin i cili po i kthente opozitarizm\u00ebs zulm\u00ebn. Nj\u00eb event tjet\u00ebr po kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i cili ngjalli interes ishte libri q\u00eb shkrimtarja e shquar e realizmit demokratik Albana ka shkruar gjat\u00eb k\u00ebsaj vere t\u00eb athet \u201cLibri i zi i 14 Majit\u201d. N\u00eb mereqepin e mbushur me lot\u00ebt e Jorid\u00ebs e kishte ngjyer pend\u00ebn atyre dit\u00ebve t\u00eb gjata duke tejkaluar merit\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs. Kryez\u00ebvend\u00ebs lideri i cili i ka z\u00ebt gjith\u00eb k\u00ebto xhingla-mingla shfaqej i p\u00ebrzhitur i sapo mb\u00ebrritur nga frontet e v\u00ebshtira. Shkrimtari m\u00eb i madh n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb doktori jo k\u00ebta i tha dikujt.<\/p>\n<p>Pastaj m\u00ebrm\u00ebriti kjo nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr libra po p\u00ebr beteja dhe luft\u00eb. Doktori e d\u00ebgjoi dhe ngadal\u00eb i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen, \u201cky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i dobish\u00ebm q\u00eb ta lexoj\u00eb i madh dhe i vog\u00ebl\u201d pastaj librat e tjer\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7\u2019ju duhen, ju turbullojn\u00eb besimin, ata i lexoj vet\u00ebm un\u00eb, por Albana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtare e shk\u00eblqyer e partis\u00eb son\u00eb. Ja k\u00ebshtu u b\u00eb mullar kjo jav\u00eb me ndodhira.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Kronik\u00eb e pes\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha! Nj\u00eb jav\u00eb sa p\u00ebr nj\u00eb vit. Ngjarjet u k\u00ebput\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb si gjethet e vjesht\u00ebs q\u00eb bien te k\u00ebmb\u00ebt. Parlamenti iu kthye pun\u00ebs baballar\u00ebt dhe m\u00ebmat e mbush\u00ebn at\u00eb me brengat e veta. Si t\u00eb menduar, halleshum\u00eb, ndokush prishaqejf i ngjit\u00ebm shkall\u00ebt. Mazhoranca mendonte pasditen, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5439,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330770","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-ironi","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330773,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330770\/revisions\/330773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}