{"id":330780,"date":"2023-09-07T15:28:13","date_gmt":"2023-09-07T13:28:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330780"},"modified":"2023-09-07T15:28:13","modified_gmt":"2023-09-07T13:28:13","slug":"agalliuhumbja-e-zgjedhjeve-ska-pse-te-dorehiqet-kryetari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/agalliuhumbja-e-zgjedhjeve-ska-pse-te-dorehiqet-kryetari\/","title":{"rendered":"Agalliu:Humbja e zgjedhjeve, s\u2019ka pse t\u00eb dor\u00ebhiqet kryetari"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Arbi Agalliu ka komentuar mbledhjen e 43 deputet\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb thirrur nga Gazment Bardhi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje munguan disa deputet\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin Lulzim Bash\u00ebn, ku nj\u00eb prej tyre ishte dhe Agalliu, i cili ka qen\u00eb kritik ndaj k\u00ebsaj mbledhjeje.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk t\u00eb b\u00ebn opozitar duke u ulur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb e krahasoi Berish\u00ebn me Enver Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb thirrje e zotit Bardhi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt, por nga dita e zgjedhjeve dhe deri tani kemi pasur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme. Tashm\u00eb jan\u00eb dy grupime q\u00eb mendojn\u00eb se; zoti Berisha \u00ebsht\u00eb individi q\u00eb p\u00ebrbashkon PD dhe nj\u00eb grupim tjet\u00ebr, q\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb Basha. Ne nuk mund t\u00eb vijm\u00eb kurrsesi n\u00eb pushtet, n\u00ebse s\u2019jemi bashk\u00eb. Nuk mund t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet duke qen\u00eb kund\u00ebr aleat\u00ebve tan\u00eb. Zoti Berisha u pezullua nga grupi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup koleg\u00ebsh rikthehen n\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ndam\u00eb. Nuk t\u00eb b\u00ebn opozitar duke u ulur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Grup opozitar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe 7 vota. Ishin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb komisionin hetimor t\u00eb incenerator\u00ebve, apo p\u00ebr zgjatjen e vettingut. Denoncimet e PD kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shpallet sot n\u00eb k\u00ebrkim z\u00ebvend\u00ebskryeministri i vendit. Na ndan qart\u00ebsisht d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb partneritet me aleat\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai individ po mban peng nj\u00eb grup individ\u00ebsh, (Berisha). \u00c7far\u00eb i kushton atij individi q\u00eb t\u00eb na jap\u00eb bekimin dhe ne t\u00eb ecim para, pa ata. Edhe Enver Hoxha kishte shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs pran\u00eb vetes. Zoti Basha u largua nga PD p\u00ebr rreth 1 vit e gjysm\u00eb dhe nuk u p\u00ebrfshi, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb partia ndenji n\u00eb vakum. PD zyrtare mori pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, por nj\u00eb pjes\u00eb e koleg\u00ebve nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, ata shkuan mb\u00ebshtet\u00ebn kandidat\u00eb t\u00eb logove t\u00eb tjera. Zoti Bardhi ka pasur akuza ndaj Berish\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar si vras\u00ebs. Ka pasur akuza dhe kund\u00ebrakuza. Ata mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb atje ku jan\u00eb dhe ne mund t\u00eb jemi mir\u00eb atje ku jemi. Vlen morali p\u00ebr t\u00eb cilin ti flet, l\u00ebvizja apo q\u00ebndrimi. Deri tani un\u00eb kam pasur nj\u00eb linj\u00eb. Ne jemi kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb \u00e7do individi, q\u00eb bie ndesh me parimet q\u00eb zhvillohet Shqip\u00ebria dhe partneriteti me aleat\u00ebt. Ne kund\u00ebrshtar kemi Edi Ram\u00ebn. P\u00ebrqendrimi yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb te lufta kund\u00ebr korrupsionit. Ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb se si do t\u00eb jet\u00eb diskursi.\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te statuti i ri i PD-s\u00eb, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb model i CDU-s\u00eb gjermane, Basha \u00ebsht\u00eb dhe kryetar grupi.<\/p>\n<p>\u201cPo ju marr nj\u00eb shembull. \u00cbsht\u00eb copy-paste i statutit t\u00eb CU ku thuhet se; kryetari i partis\u00eb kur fiton zgjedhjet, b\u00ebhet kryeminist\u00ebr, dhe kur i humb b\u00ebhet kryetar grupi. Por n\u00eb realitetin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e kryetarit p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve. Por \u00ebsht\u00eb vota ajo q\u00eb e \u00e7on drejt largimit. Ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, por mund t\u00eb fut\u00eb partin\u00eb n\u00eb zgjedhje. N\u00ebse an\u00ebtar\u00ebsia mendon se kryetari nuk b\u00ebn m\u00eb, ka votime.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb e mori vendimin, zonja Lindita Nikolla b\u00ebri njoftimin p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb grupit parlamentar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari i PD. S\u2019ka arsye q\u00eb t\u00eb ndodh e kund\u00ebrta. U miratua statuti, q\u00eb njeh si kryetar grupi Bash\u00ebn. \u00c7do parti organizohet n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fituese n\u00eb zgjedhje. PD dhe Kuvendi e gjykoi k\u00ebshtu. Mori nj\u00eb model n\u00eb Gjermani, u b\u00ebn\u00eb rregullimet, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb partin\u00eb efikase.\u201d, tha Agalliu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Arbi Agalliu ka komentuar mbledhjen e 43 deputet\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb thirrur nga Gazment Bardhi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje munguan disa deputet\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin Lulzim Bash\u00ebn, ku nj\u00eb prej tyre ishte dhe Agalliu, i cili ka qen\u00eb kritik ndaj k\u00ebsaj mbledhjeje. Ai theksoi se nuk t\u00eb b\u00ebn opozitar duke u ulur t\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":330781,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330780","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330782,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330780\/revisions\/330782"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/330781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}