{"id":33088,"date":"2017-04-02T17:13:14","date_gmt":"2017-04-02T15:13:14","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=33088"},"modified":"2017-04-02T17:13:14","modified_gmt":"2017-04-02T15:13:14","slug":"favorizonin-arat-e-kanabisit-policia-e-shtetit-perjashton-disa-punonjes-emrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/favorizonin-arat-e-kanabisit-policia-e-shtetit-perjashton-disa-punonjes-emrat\/","title":{"rendered":"Favorizonin arat e kanabisit, Policia e Shtetit p\u00ebrjashton disa punonj\u00ebs, EMRAT"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit njoftoi te delen se ka p\u00ebrjashtuar nga radh\u00ebt e saj disa punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb, pasi akuzohen p\u00ebr shkelje t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrsa dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastet e favorizimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Kurbin.<\/p>\n<p>Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Haki \u00c7ako ai q\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur lajmin, nd\u00ebrsa theksoi se k\u00ebto l\u00ebvizje kan\u00eb prekur Komisariatin e Lezh\u00ebs dhe Kurbinit.<\/p>\n<p>Deklarata e policise:<br \/>\nDrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Drejtues Madhor Haki \u00c7ako gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp n\u00eb lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e Kultivimit t\u00eb kanabisit, si dhe p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike .<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave p\u00ebr zbatimin e detyrimeve q\u00eb lindin nga \u201cPlani i veprimit kund\u00ebr Kultivimit t\u00eb Kanabisit 2017-2020\u201d miratuar nga Qeveria Shqiptare, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Planin e Veprimet t\u00eb Ministris\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u201cP\u00ebr parandalimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike p\u00ebr vitin 2017\u201d, nga Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb t\u00eb gjitha D.V.P ka filluar zbatimi i masave konkrete.<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit prej fillimit t\u00eb vitit 2017, po vijojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive dhe t\u00eb pand\u00ebrpr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin vendor dhe intitucionet e tjera kontrollin e territorit, t\u00eb ish magazinave shtet\u00ebrore, ish depove dhe tuneleve t\u00eb ushtris\u00eb, banesat e braktisura, serat dhe \u00e7do ambjent dhe sip\u00ebrfaqe toke e konsideruar me rrisk q\u00eb mund t\u00eb kultivohet bim\u00eb narkotike nisur edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e grumbullara nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb vitet e kaluara.<\/p>\n<p>Paralelisht me kontrollin e territorit nga toka edhe nga aj\u00ebri, Policia e Shtetit, ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash t\u00eb tjera dhe konkretisht:<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha qarqet u zhvilluan konferencat rajonale duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt dhe aktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr marrjen e masave p\u00ebr parandalimin e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe punonj\u00ebsit e Policive private kan\u00eb marr\u00eb porosi dhe kan\u00eb filluar t\u00eb vetdeklarojn\u00eb se ata dhe familjar\u00ebt e tyre nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kultivimin e bim\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim kontrollin dhe monitorimin e plot\u00eb t\u00eb territorit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht zonave t\u00eb konsideruara me rrisk, jan\u00eb p\u00ebrcakuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollin e territorit t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr territorin q\u00eb mbulojn\u00eb n\u00eb rast se evidentohet dhe konstatohet kultivim i bim\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb kontrollit t\u00eb territorit, m\u00eb dat\u00eb 01.04.2017, n\u00eb vendin e quajtur Godull, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb pyll\u00ebzuar, n\u00eb rrethin Kurbin, nga sh\u00ebrbimet e Stacionit t\u00eb Policis\u00eb Kufitare Sh\u00ebngjin Lezh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb parcel\u00eb e porsa mbjell\u00eb me fidan\u00eb t\u00eb dyshuar Cannabis Sativa.<\/p>\n<p>N\u00eb parcel\u00eb jan\u00eb evidentuar 513 fidan\u00eb Cannabis Sativa, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, n\u00eb kontakt me Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kurbin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me veprimet proceduriale n\u00eb lidhje me rastin e konstatuar t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, me urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb n\u00eb strukturat vendore t\u00eb Drejtoris\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb si dhe Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kurbin.<\/p>\n<p>Nga analiza e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Shtetit mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u konstatuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonj\u00ebs t\u00eb strukturave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kurbin dhe Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Vendore Lezh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb baz\u00eb e p\u00ebr zbatim t\u00eb Ligjit p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit si dhe Rregulloren e Policis\u00eb, me Urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u mor\u00ebn masat si m\u00eb posht\u00eb :<\/p>\n<p>1. Inspektor Gjon Deda, me detyr\u00eb Ndihm\u00ebs specialist SPZ, n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Fush\u00eb Kuqe, Komisariati i Policis\u00eb Kurbin, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, u p\u00ebrjashtua nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>2. N\u00ebnkomisar Edvin Toptani me detyr\u00eb, Specialist n\u00eb Seksionin e Hetimit t\u00eb Krimeve, Komisariati i Policis\u00eb Kurbin, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, u p\u00ebrjashtua nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>3. Komisar Leonard Palushi, me detyr\u00eb Shefi Seksioni p\u00ebr Krimet, Komisariati i Policis\u00eb Kurbin, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, u shkarkua nga detyra.<\/p>\n<p>4. Komisar Xhafer Kalbaj, me detyr\u00eb Shef i Seksionit t\u00eb Policimit n\u00eb Komunitet, Komisariati i Policis\u00eb Kurbin, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, u shkarkua nga detyra.<\/p>\n<p>5. Kryekomisar Feliks Hysa, me detyr\u00eb Shef i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kurbin, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, u shkarkua nga detyra.<\/p>\n<p>6. Kryekomisar Maksim Bejko, me detyr\u00eb Shefi i Sektorit t\u00eb Krimeve n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Vendore Lezh\u00eb, p\u00ebr shkelje disiplinore , u pezullua nga detyra, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit disiplinor.<\/p>\n<p>Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor\u00eb p\u00ebr Drejtorin dhe Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin e Policis\u00eb Vendore Lezh\u00eb, me q\u00ebllim sqarimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive drejtuese dhe organizative t\u00eb strukturave n\u00eb vart\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunuar me strukturat e SH\u00c7BA-s\u00eb, me q\u00ebllim referimin dhe hetimin procedurial penal t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ju b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs, pushtetit vendor dhe qytetar\u00ebve t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kultivimit dhe trafikimi t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke p\u00ebrcjell\u00eb informacion t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pran\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me q\u00ebllim parandalimin ,dokumentimin dhe v\u00ebnien p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb personave q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e vendosur p\u00ebr t\u00eb vijuar zbatimin e detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb strategjin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr kultivimit dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke intensifikuar masat p\u00ebr parandalimin, zbulimin dhe nd\u00ebshkimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb tentojn\u00eb ose do t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto aktivitete kriminale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit njoftoi te delen se ka p\u00ebrjashtuar nga radh\u00ebt e saj disa punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb, pasi akuzohen p\u00ebr shkelje t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrsa dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastet e favorizimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Kurbin. Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Haki \u00c7ako ai q\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur lajmin, nd\u00ebrsa theksoi se k\u00ebto l\u00ebvizje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}