{"id":331362,"date":"2023-09-17T13:45:54","date_gmt":"2023-09-17T11:45:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=331362"},"modified":"2023-09-17T13:45:54","modified_gmt":"2023-09-17T11:45:54","slug":"pse-me-futi-drithma-operacioni-policor-tempull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-me-futi-drithma-operacioni-policor-tempull\/","title":{"rendered":"Pse m\u00eb futi drithma operacioni policor Tempull!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p>Pse m\u00eb futi drithma operacioni policor Tempull!<\/p>\n<p>Si t\u00eb gjith\u00eb, u njoha nga media me rezultatet e operacionit policor Tempull.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb dala nga burime zyrtare rezultojn\u00eb nuk e di sesa t\u00eb ndaluar. Thuhet dyqind e disa dhjetra, dhe ndofta bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim mund t\u00eb shkojn\u00eb nja treqind.<\/p>\n<p>Po i supozojm\u00eb k\u00ebto shifra t\u00eb sakta, sepse nuk kemi p\u00ebrse dyshojm\u00eb te to!<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb: Mir\u00eb nga ana policore ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses, po nga ana shoq\u00ebrore a \u00ebsht\u00eb i till\u00eb? Cfar\u00eb tregojn\u00eb k\u00ebto shifra?<\/p>\n<p>P\u00ebr ta konkretizuar po marr nj\u00eb rast imagjinar q\u00eb kurr\u00eb mos ndodht\u00eb. B\u00ebhet nj\u00eb aksident, me dhjetra t\u00eb plagosur. Jepet lajmi se ambulancat \u00e7uan n\u00eb spital brenda pak minutash ta zem\u00eb 46 t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Duhet ta quajm\u00eb sukses, pra t\u00eb g\u00ebzohemi apo t\u00eb trishtohemi? Apo t\u00eb trishtohemi p\u00ebr t\u00eb plagosurit dhe t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb ambulancat e urgjenc\u00ebs punuan mir\u00eb?<\/p>\n<p>Si mund ta quajm\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe g\u00ebzim edhe trishtim?<\/p>\n<p>T\u00eb vijm\u00eb m\u00eb konkretisht.<\/p>\n<p>Pse m\u00eb trishtojn\u00eb shifrat e operacionit policor Tempull, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb pune t\u00eb lavd\u00ebrueshme t\u00eb policis\u00eb?<\/p>\n<p>Jan\u00eb tre ar\u00ebsyet kryesore.<\/p>\n<p>E para: Supozojm\u00eb se jan\u00eb treqind persona q\u00eb policia ka interceptuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ka ndaluar apo ka dashur t\u00eb ndaloj\u00eb. Jan\u00eb disa qindra pra. Dhe nuk mund t\u00eb thuhet se jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rrjetet e shp\u00ebrndarjes t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Patjet\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb inkriminimi n\u00eb kuad\u00ebr masiv!<\/p>\n<p>Se duken sikur jan\u00eb jo edhe aq shum\u00eb, treqind persona, por p\u00ebr numrin ton\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb nuk jan\u00eb pak.<\/p>\n<p>Shikoni sesa inkriminim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb prodhon shoq\u00ebria jon\u00eb!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lloj krimi, at\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Po n\u00eb llojet e tjera t\u00eb krimeve? Korrupsion, larje parash, abuzime me postin zyrtar, prostitucion, plagosjee, vrasje, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej rezultatit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb b\u00ebn pun\u00ebn e vet, shohim edhe pamjen tjet\u00ebr: Faktin q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb prodhon krim n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb na thon\u00eb politikan\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Cfar\u00eb na thon\u00eb edukator\u00ebt? Shkolla, m\u00ebsuesit, dikasteret p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb merren me edukimin?<\/p>\n<p>Kuptimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Kemi suksesin policor, por q\u00eb na tregon d\u00ebshtimin e modelit t\u00eb integrimit social t\u00eb njeriut shqiptar.<\/p>\n<p>Imagjinoni sikur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb madh demografikisht evropian t\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb val\u00eb e till\u00eb nd\u00ebshkimesh, ndalimesh policore, arrestimesh! Ta zem\u00ebe nj\u00eb vend me nj\u00eb popullsi 30 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se popullsia e tanishme e vendit ton\u00eb. Do t\u00eb kishim nja 9000 t\u00eb ndaluar!<\/p>\n<p>E imagjinoni se \u00e7far\u00eb tronditje do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn? Cfar\u00eb t\u00ebrmeti do t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebr sistemin e edukimit! Cfar\u00eb gj\u00ebmimi do t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb media p\u00ebr t\u00eb ngritur alarmin p\u00ebr fatet e asaj shoq\u00ebrie!<br \/>\nShoq\u00ebria jon\u00eb ka nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt socializimi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb individit. Me qindra mij\u00eb kan\u00eb ikur. Shoq\u00ebria nuk i ka mbajtur dot. Tani edhe me qindra q\u00eb \u00e7do vit hyjn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e krimit. Pra njer\u00ebz q\u00eb nuk e njohin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ligjit. E shohin ligjin si di\u00e7ka q\u00eb nuk ka vler\u00eb p\u00ebr t\u2019u respektuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb vijm\u00eb te shkaqet e mund\u00ebshme t\u00eb k\u00ebsaj turbine krimi, paligjshm\u00ebrie, klandestiniteti q\u00eb prodhon shoq\u00ebria jon\u00eb. Por, k\u00ebtu themi vet\u00ebm di\u00e7ka : Kur nj\u00eb i ri d\u00ebgjon t\u00eb gjitha ato akte korrupsioni brenda elitave politike dhe administrative, a mendoni se nuk merr andej nj\u00eb sh\u00ebmbull t\u00eb posht\u00ebr? Se dihet q\u00eb populli imiton etikisht elitat. Cfar\u00eb sh\u00ebmbulli do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsh\u00ebmbull kur d\u00ebgjon si u foli n\u00eb Asamblen\u00eb socialiste zoti kryeminist\u00ebr koleg\u00ebve t\u00eb vet\u00eb n\u00eb Parti! U foli sikur t\u00eb kishte p\u00ebrpara nj\u00eb tuf\u00eb m\u00ebkatar\u00ebsh q\u00eb nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast mund t\u00eb rr\u00ebshkisnin n\u00eb veset e vjedhjes, pasurimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, etj.<\/p>\n<p>E dyta : Ja ta zem\u00eb se kemi nja 300 shp\u00ebrndar\u00ebs l\u00ebnd\u00ebsh narkotike. Tani vijm\u00eb te p\u00ebrmasa tjet\u00ebr. Paska treg p\u00ebr k\u00ebta n\u00eb nj\u00eb vend me popullsi kaq t\u00eb vog\u00ebl sa jemi ne?<br \/>\nE marrim q\u00eb secili nga k\u00ebta p\u00ebr t\u00eb mos e tepruar ka nga tridhjet\u00eb klient\u00eb secili. Pra b\u00ebhen nja 9000 klient\u00eb.<\/p>\n<p>Pse pak jan\u00eb ? T\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt se INSTAT as \u00ebsht\u00eb kthyer nga kjo an\u00eb p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb se sa jan\u00eb konsumator\u00ebt e l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra, jo vet\u00ebm prodhojm\u00eb krim me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha, por prodhokemi edhe konsumator\u00eb drogash t\u00eb buta apo t\u00eb forta n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. E them k\u00ebt\u00eb sepse me siguri kjo shif\u00ebr nuk duhet vendosur n\u00eb raport me numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb, por vet\u00ebm kryesisht me popullsin\u00eb urbane. Dihet gjithashtu se nuk jan\u00eb konsumator\u00eb drogash mosha ta zem\u00eb mbi 50 vjec, ose t\u00eb rinj deri n\u00eb 14 vje\u00e7. Jan\u00eb segmente t\u00eb tjera q\u00eb konsumojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike. Pra n\u00eb k\u00ebto mosha shpesht\u00ebsia e narkoman\u00ebve ose e atyre q\u00eb e t\u00ebrheqin nga pak \u00ebsht\u00eb e d\u00ebndur.<\/p>\n<p>Kaq shum\u00eb stres prodhoka shoq\u00ebria jon\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb? A nuk duhet lidhur kjo gjendje stresi me d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb ikur e na l\u00ebn\u00eb pend\u00ebt nga ky vend?<\/p>\n<p>Cfar\u00eb na thot\u00eb ministria e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe e ar\u00ebsimit p\u00ebr gjendjen e sh\u00ebndetit publik? Po p\u00ebr gjendjen e sh\u00ebndetit mendor t\u00eb rinis\u00eb? Ku po shkojm\u00eb k\u00ebshtu?<br \/>\nCfar\u00eb e detyron rinin\u00eb shqiptare q\u00eb konsumon droga ta shtyj\u00eb jet\u00ebn, ta p\u00ebrballoj\u00eb jet\u00ebn, jo me entuziaz\u00ebm, jo me frym\u00ebzim kulturor, jo duke gjetur q\u00ebllime n\u00eb jet\u00eb, por duke thithur droga apo duke injektuar l\u00ebnd\u00eb narkotike n\u00eb trup?<\/p>\n<p>Kan\u00eb studime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucionet e ar\u00ebsimit, t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zoti Bajram Begaj si kryetar i shtetit?<\/p>\n<p>E treta: Lidhet me stresin e familjar\u00ebve, t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Kan\u00eb nj\u00eb alarm n\u00eb kok\u00eb. Dhe paskan t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb nuk i z\u00eb gjumi nat\u00ebn. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur i d\u00ebgjoj t\u00eb thon\u00eb: Ta heq f\u00ebmij\u00ebn nga ky vend sepse kam frik\u00eb se do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e konsumimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike!!:!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb drame! Prindi largon f\u00ebmij\u00ebn nga vetja p\u00ebr ta shp\u00ebtuar! Kjo p\u00ebrmas\u00eb nuk njiheJ nga emigrimi shqiptar n\u00eb shekuj! Kjo \u00ebsht\u00eb plaga e re p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn askush nuk flet dhe nuk e shkruan sado q\u00eb n\u00ebn-dh\u00e9 p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsimin prind\u00ebror num\u00ebr nj\u00eb!<\/p>\n<p>Por, c\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebta dhjetra t\u00eb interceptuar nga policia? Do t\u00eb paralajm\u00ebrohen, do t\u00eb mbahen ca dit\u00eb t\u00eb ndaluar dhe pastaj do t\u00eb lihen? Ata do t\u00eb b\u00ebhen sigurisht recidivist\u00eb sepse do t\u00eb dalin me mendimin q\u00eb kjo shoq\u00ebri ligjet i ka kot. Kush po pyet p\u00ebr ligjet. Ka deputet\u00eb q\u00eb propozojn\u00eb ligje q\u00eb shkelin kushtetut\u00ebn (si dik\u00eb q\u00eb e di un\u00eb), e pse ne thon\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebsit e drog\u00ebs t\u00eb mos e shkelim ligjin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar?!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet? Do t\u00eb d\u00ebnohen? Dihet q\u00eb burgu e rrit shkall\u00ebn e prodhimit t\u00eb recidivist\u00ebve. Ata do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e burgut, do t\u00eb kontaktojn\u00eb krimin masiv, dhe do t\u00eb mbledhin edhe m\u00eb shum\u00eb inat ndaj nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb e quajn\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Si mundet q\u00eb ata ta quajn\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb drejt\u00eb, kur shoq\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb?<\/p>\n<p>Pra, jo vet\u00ebm shoq\u00ebria gjeneron krim, por edhe vet\u00eb fakti i goditjes s\u00eb krimit ka rrezik t\u00eb shtoj\u00eb sasin\u00eb e energjis\u00eb kriminale n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt p\u00ebr ta shp\u00ebtuar shoq\u00ebrin\u00eb nga kriminalizimi masiv jan\u00eb. Por, fillimisht t\u00eb pranojm\u00eb faktet q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb shp\u00ebrthyen nga rezultatet e operacionit policor Tempull.<br \/>\nAskush nuk flet. Edhe politika e lart\u00eb merret me aksionin policor dhe harron, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje, nuk do, nuk ka aft\u00ebsi t\u00eb analizoj\u00eb se \u00e7far\u00eb fshihet pas tij!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Pse m\u00eb futi drithma operacioni policor Tempull! Si t\u00eb gjith\u00eb, u njoha nga media me rezultatet e operacionit policor Tempull. Nga t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb dala nga burime zyrtare rezultojn\u00eb nuk e di sesa t\u00eb ndaluar. Thuhet dyqind e disa dhjetra, dhe ndofta bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim mund t\u00eb shkojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":315290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-331362","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=331362"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":331363,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331362\/revisions\/331363"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/315290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=331362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=331362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=331362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}