{"id":331638,"date":"2023-09-21T14:05:31","date_gmt":"2023-09-21T12:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=331638"},"modified":"2023-09-21T14:05:31","modified_gmt":"2023-09-21T12:05:31","slug":"baterdi-e-meme-me-shume-faqe-gjekmarkaj-ben-ironine-therese-ndaj-qeverise-per-censin-e-popullesise-mos-shperndani-te-tille-pacavure-se-do-pataksni-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/baterdi-e-meme-me-shume-faqe-gjekmarkaj-ben-ironine-therese-ndaj-qeverise-per-censin-e-popullesise-mos-shperndani-te-tille-pacavure-se-do-pataksni-qytetaret\/","title":{"rendered":"&#8220;Bat\u00ebrdi e meme me shum\u00eb faqe&#8221;\/ Gjekmarkaj b\u00ebn ironin\u00eb &#8216;ther\u00ebse&#8217; ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr censin e popull\u00ebsis\u00eb: Mos shp\u00ebrndani t\u00eb till\u00eb pa\u00e7avure se do pataksni qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar koleg\u00ebt e tij demokrat\u00eb sa i takon debatit p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj theksoi se shum\u00eb prej atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim fyejn\u00eb matematik\u00ebn dhe numrat dhe keqp\u00ebrdorim goj\u00ebn e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai ceku dhe projektin e censit, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi at\u00eb bat\u00ebrdi.<\/p>\n<p>DEKLARATA E GJEKMARKAJT<\/p>\n<p>E nderuar Zonja Kryetare, T\u00eb nderuar deputet\u00eb, Shqip\u00ebria na paraqitet gjithmon\u00eb si nj\u00eb vend i pakryer ndon\u00ebse e konsiderojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer. Rilindja jo krejt e p\u00ebrmbyllur, pavar\u00ebsia e von\u00eb, fitoret t\u00eb munguara, rezistenca e tradhtuar, kushtetuta e pa implementuar, vet\u00eb demokracia st\u00ebrmundohet t\u00eb mbjell\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e veta n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb bashkuar indet tona drejt zhvillimit politik modern themeluar mbi shumic\u00ebn e pakic\u00ebn, qartazi t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga populli votues. Groteskja dhe banalja po kaq dit\u00ebn kur bashk\u00ebkohor\u00eb duam t\u00eb dukemi, me ritmin e nj\u00eb daulleje na b\u00ebjn\u00eb karshillek. Her\u00eb nj\u00ebra her\u00eb tjetra si kollitje historie na kujtojn\u00eb se ende paskemi udh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kjo ndodh dit\u00eb pas dite teksa d\u00ebrgatat institucionale shqiptare n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve mbathur si karvan\u00ebt e cirkut n\u00eb fshat shoq\u00ebrohen me parukiere, komshinj muhabetqar\u00eb akshami, rrobaqep\u00ebs, filxhan shikues, flori punues, kush\u00ebrinj, krushq, pela e mushq duke sjelle n\u00eb v\u00ebmendje zulut\u00eb n\u00eb Paris t\u00eb Konic\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme po b\u00ebhemi d\u00ebshmitar, disa edhe dyzenqar\u00eb, ndonj\u00eb kamerier lepe peqe, dikush si zog nd\u00ebr leqe, t\u00eb nj\u00eb ahengu \u00e7apraz ku Qeveria dhe pushteti, zyrat n\u00eb dispozicion piramidal, mediat rreth e rreth tyre me guxim t\u00eb marr\u00ebsh dhe hile t\u00eb pa principata frikacak\u00ebsh po p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrkufizojn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb opozita e k\u00ebtij vendi, se kush \u00ebsht\u00eb kryetari i grupit t\u00eb saj parlamentar, se kush do ta b\u00ebj\u00eb reform\u00ebn zgjedhore? Kjo ndodh duke fyer matematik\u00ebn, logjik\u00ebn, etiken dhe numrat, duke mbyllur syt\u00eb e duke keqp\u00ebrdorur goj\u00ebn e palar\u00eb pa u skuqur dhe pa u zverdhur. Kudo ka mendje t\u00eb ftohta e persona t\u00eb ndersh\u00ebm, plot t\u00eb tjera koka q\u00eb nxjerrin tym nga militantizmi e sh\u00ebrbestaria. Kudo o Zot sa shum\u00eb !<\/p>\n<p>T\u00eb parat jan\u00eb n\u00eb t\u00ebrheqje teksa nuk durojn\u00eb tymin e poteren e t\u00eb dytave n\u00eb ekspansion. Shpresoj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, sidomos tek mazhoranca kokat e ftohta t\u00eb gjejn\u00eb krenarin\u00eb e t\u00eb ndalin marr\u00ebzin\u00eb, t\u00eb dytat t\u00eb pin\u00eb pak uj\u00eb se u \u00ebsht\u00eb thar\u00eb goja n\u00ebn hijen e zvarritjes e servilizmit. Provokimi ndaj Opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb provokim jo vet\u00ebm ndaj saj si bashk\u00ebsi politike por mbi t\u00eb gjitha ndaj Kushtetut\u00ebs, ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe ndaj paqes sociale, ndaj normalitetit t\u00eb politik\u00ebs po e po. Natyrisht dikush k\u00ebtu a gjetk\u00eb mund t\u00eb mendoj\u00eb ! Oh sa mir\u00eb, kjo qenka n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb. Iluzion f\u00ebminor q\u00eb do t\u00eb shkrihet si flok d\u00ebbore sapo 735 mij\u00eb votuesit e Opozit\u00ebs e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i jan\u00eb bashk\u00ebngjitur asaj t\u00eb vendosin p\u00ebr ta d\u00ebrrmuar pengmarrjen burokratike e institucionale. P\u00ebrfaq\u00ebsimi nuk merret me gjykat\u00eb, nuk falet, nuk em\u00ebrohet. ket\u00eb e them duke ruajtur koherenc\u00ebn e \u00e7do q\u00ebndrimi politik te mbajtur prej meje. Kjo mazhoranc\u00eb kaq e akuzuar nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne nuk do ta lejojm\u00eb. Prej muajsh kam heshtur i d\u00ebrrmuar n\u00eb bindjen time q\u00eb fjala nuk \u00ebsht\u00eb kazm\u00eb, shat apo lopat\u00eb. Meqen\u00ebse ajo ishte e para si\u00e7 thuhet n\u00eb Bib\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb iluzore kam besuar tek forca e saj nd\u00ebrtuese. Besoj ende q\u00eb dhuna verbale nuk \u00ebsht\u00eb shembulli q\u00eb duhet t\u00eb japim, q\u00eb teatri nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe ajo nuk ka padron, q\u00eb arsyeja nuk \u00ebsht\u00eb tradhti, q\u00eb shoq\u00ebria ka dinamik\u00ebn e saj t\u00eb cil\u00ebn Opozita nuk duhet t\u00eb hezitoj\u00eb q\u00eb ta ndjek\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ngrihet mbi vetveten p\u00ebr t\u2019i ofruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme. Me ndjenj\u00eb faji pranoj se jam ndier i pazoti p\u00ebr t\u00eb parashikuar dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament tentohet em\u00ebrimi i Opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb till\u00eb rast heshtja \u00ebsht\u00eb atentat ndaj nd\u00ebrgjegjes, ndaj shqiptar\u00ebve pa asnj\u00eb dallim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj stine dua t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr censin. Me analiz\u00ebn tekstore te pyetjeve q\u00eb jan\u00eb plot 187 pastaj disa kapituj shtese me numra romake do merrem her\u00ebn tjet\u00ebr. Sot po mjaftohem t\u2019u them q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mendje marroke a disa t\u00eb tilla mund t\u00eb realizojn\u00eb bat\u00ebrdi k\u00ebsodore. Nuk kam lexuar kurr\u00eb gj\u00eb me t\u00eb \u00e7mendur ! Nuk besoja q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dyzohesh ende kaq shume ne \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb qeshur. Mos e shp\u00ebrndani nj\u00eb pa\u00e7avure t\u00eb till\u00eb se do pataksni njer\u00ebzin\u00eb. Shaka kaq pa kripe nuk jua ka borxh askush. Rekrutoni angazhoni katedr\u00ebn e gazetaris\u00eb historis\u00eb dhe gjeografis\u00eb se Universitetit te Tiran\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb dobishme e profesionale p\u00ebr vendin. Mos b\u00ebni pune p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar lek\u00eb n\u00eb xhep dikujt q\u00eb sa do t\u00eb fryje xhepin mendjen e ka me t\u00eb trashe. M\u00ebnyra e konceptimit te censit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb meme me shume faqe.<\/p>\n<p>Sot po flasim p\u00ebr nj\u00eb kategori pensionesh kur pensionet urbane t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb jan\u00eb 17258 lek\u00eb, pensionet e invaliditetit 15064,pensionet familjare 7460 nd\u00ebrsa ata rural pension pleq\u00ebrie 9656 lek\u00eb, pension invaliditeti 8195 lek\u00eb nd\u00ebrsa pensionet familjare 2516 lek\u00eb. N\u00eb vitin 2022 jan\u00eb rritur me 9,5 %. Burim informacioni \u00ebsht\u00eb Instituti i sigurimeve shoq\u00ebrore. K\u00ebto jan\u00eb shifra q\u00eb nuk duan koment p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjendjen ekonomike t\u00eb pensionistit shqiptar si n\u00eb fshat apo n\u00eb qytet. T\u00eb pasurit shkojn\u00eb n\u00eb hotele pushimi t\u00eb varfrit me kaq lek nuk mbushin dot me ilacet q\u00eb ju duhen as raftat e vjet\u00ebr. N\u00eb Greqi n\u00eb koh\u00ebn e krizes thuhej se Edipi u martua me n\u00ebn\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb pensionin. Tek ne nuk ka ngasje t\u00eb tilla p\u00ebr humor t\u00eb zi fal\u00eb pensioneve mizerab\u00ebl t\u00eb cilat jan\u00eb larg minimumit t\u00eb dinjitetit. Mendoni vet\u00ebm dosjet e inceneratorve, parat\u00eb e abuzimit me to dhe secili e realizon n\u00eb mendjen e tij se si do zgjidhej halli i pensionist\u00ebve tan\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb diskutohet p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e gjykat\u00ebs kushtetuese thuhet se do marrin diku te 6-7 milion t\u00eb vjetra n\u00eb muaj. Nuk jam kund\u00ebr rrogave t\u00eb larta n\u00eb piramid\u00ebn shteterore por jam kund\u00ebr blerjes legale, me ligj t\u00eb nj\u00eb gjykate themelore si ajo kushtetuese akt ky q\u00eb korrupton rendin kushtetues. Nj\u00eb gjykat\u00ebs s\u2019ka pse paguhet m\u00eb shum\u00eb se koleg\u00ebt e SPAKUT t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje purifikuese.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, sapo ka filluar viti I ri shkollor deri n\u00eb ciklin e mes\u00ebm e p\u00ebr pak fillon ai universitar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dua t\u2019i kujtoj Ministres se re Manastirliu q\u00eb shkollat me dy turne mbeten nj\u00eb hall i pambarim, m\u00ebsimet universitare fillojn\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb autonomie universitare t\u00eb cunguar, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs serioze t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor, braktisjes totale e fatale t\u00eb albanologjis\u00eb si prioritet akademik e strategjik, munges\u00ebs s\u00eb bibliotekave si fizike ashtu dhe dixhitale, akomodimit cil\u00ebsor n\u00eb auditore dhe strehim jo n\u00eb standarde p\u00ebr student\u00ebt, po kaq shqet\u00ebsues mbetet besimi q\u00eb shteti shqiptar nuk e ka t\u00eb Universiteti si streha e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb ditur dhe profesionist por i shp\u00ebrndan n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb galaktik\u00eb shoqatash klienteliste. Ministre jepni mund\u00ebsi Universitetit t\u00eb b\u00ebj\u00eb projekte dhe ekspertiz\u00eb. K\u00ebt\u00eb ta beje ministria e Financave, ajo e brendshme, e drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebshtu me rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Parat\u00eb q\u00eb marrin klient\u00ebt duhet t\u2019i fitojn\u00eb ndershm\u00ebrisht pedagog\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb turp dhe faj q\u00eb pedagoget te fitojn\u00eb dhe t\u00eb jetojn\u00eb me mire. N\u00eb fund Zoti Balla po qarkullon nj\u00eb draft i tmerrsh\u00ebm i kodit rrugor ku p\u00ebr nj\u00eb parakalim t\u00eb gabuar me makin\u00eb d\u00ebnohet me tre vite burg. K\u00ebt\u00eb edhe Bjellorusia do jua kishte zili. Duhet q\u00eb gjysma e qyteteve t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb burgje. Ndalojeni si idiot\u00ebsi vere dhe ju fal\u00ebnderojm\u00eb n\u00ebn freskun e vjesht\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar koleg\u00ebt e tij demokrat\u00eb sa i takon debatit p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb. Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj theksoi se shum\u00eb prej atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim fyejn\u00eb matematik\u00ebn dhe numrat dhe keqp\u00ebrdorim goj\u00ebn e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai ceku dhe projektin e censit, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi at\u00eb bat\u00ebrdi. DEKLARATA [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-331638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=331638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":331639,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331638\/revisions\/331639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=331638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=331638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=331638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}