{"id":332430,"date":"2023-10-03T10:08:55","date_gmt":"2023-10-03T08:08:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=332430"},"modified":"2023-10-03T12:22:17","modified_gmt":"2023-10-03T10:22:17","slug":"dora-amerikane-ne-spak-hetohet-edhe-pasuria-e-saimir-tahirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dora-amerikane-ne-spak-hetohet-edhe-pasuria-e-saimir-tahirit\/","title":{"rendered":"Dora amerikane n\u00eb SPAK\/ Hetohet edhe pasuria e Saimir Tahirit"},"content":{"rendered":"<p>Kur Arben Ahmetaj u shpall n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK, socialist\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e dy ministrave t\u00eb Rilindjes b\u00ebnin shpesh krahasim mes tyre sa i p\u00ebrket akuzave. Ajo q\u00eb thuhej e pranohej gjer\u00ebsisht ishte se v\u00ebrtet Saimir Tahiri b\u00ebri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse prapa hekurave p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe, biznese t\u00eb deklaruara e t\u00eb padeklaruara t\u00eb tij dhe enturazhit t\u00eb ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm q\u00eb kanabizoi Shqip\u00ebrin\u00eb me bekimin e Edi Ram\u00ebs, vijonin t\u00eb punonin e rriteshin qet\u00ebsisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr Arben Ahmetajn n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe pasuria e tij. Zyrtarisht ndaj tij r\u00ebndojn\u00eb 3 akuza; mosdeklarimi i pasuris\u00eb, korrupsioni pasiv i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe pastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Por hetimit pasuror duket se nuk po i shp\u00ebton dot as Saimir Tahiri, i cili prej 4 mujsh la qelit\u00eb e burgut p\u00ebr ta kryer n\u00eb sht\u00ebpi pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb d\u00ebnimit pas nj\u00eb vendimi t\u00eb diskutuesh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit. Nj\u00eb burim pran\u00eb SPAK i tha Lapsi.al se ndaj ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm ka nisur nj\u00eb verifikim pasuror.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me po mbledh informacione brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb gjurmuar pasurin\u00eb e Saimir Tahirit e p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka fshehje apo element\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale. Duket sikur nj\u00eb goditje e till\u00eb e pritshme ndaj Tahirit u paralajm\u00ebrua dit\u00ebn kur ai la burgun dhe kur nga selia diplomatike e Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit nuk vonuan reagimet. Ja \u00e7far\u00eb shkroi at\u00ebher\u00eb ish-ambasadorja Yuri Kim.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb zhg\u00ebnjyese t\u00eb shoh\u00ebsh se m\u00ebnyrat e vjetra t\u00eb mosnd\u00ebshkimit dhe privilegjimit p\u00ebr disa vazhdojn\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebto m\u00ebnyra t\u00eb vjetra nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb aleat t\u00eb NATO-s dhe aspirant\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb dhe ato duhet t\u00eb refuzohen me vendosm\u00ebri. SHBA e konsideron korrupsionin si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim thelb\u00ebsor t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. Ata q\u00eb merren me dh\u00ebnien ose pranimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe nxitjeve \u2013 p\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar miqt\u00eb e fuqish\u00ebm \u2013 duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se veprimet e tyre do t\u00eb ken\u00eb pasoja\u201d, shkroi Yuri Kim. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi vale ishte edhe reagimi i Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cPo e ndjekim me shqet\u00ebsim lirimin e Saimir Tahirit dhe k\u00ebrkojm\u00eb dokumentet e procesit\u201d, thuhej n\u00eb reagimin e selis\u00eb diplomatike, e cila kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb t\u00eb gjyqit t\u00eb Saimir Tahirit.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb SHBA ka nj\u00eb ndikim t\u00eb madh ne SPAK, aq sa p\u00ebrmes fuqis\u00eb diplomatike ndihmoi gjithashtu n\u00eb zgjedhjen e Altin Dumanit n\u00eb krye. Af\u00ebrmendsh q\u00eb edhe ky hetim i ri ndaj Saimir Tahirit mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00ebn influenc\u00ebn e tyre t\u00eb mundshme. Kur u duk sikur hesapet me drejt\u00ebsin\u00eb e re u mbyll\u00ebn nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb me lirimin nga burgu, p\u00ebr Saimir Tahirin pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka nisur nj\u00eb telash tjet\u00ebr me SPAK.<\/p>\n<p>Vendimi i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin me 3 vite e 4 muaj p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d ndaj Tahirit u dha m\u00eb 4 shkurt 2022. Nd\u00ebrkoh\u00eb 1 vit e 4 muaj m\u00eb pas ish-Ministri i Brendsh\u00ebm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore q\u00eb arsyetonin p\u00ebrse ai nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb pas hekurave p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb d\u00ebnimit. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej ekspertiz\u00ebs thuhej se Tahiri kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb tjetr\u00ebn shpjegohej se bashk\u00ebshortja e ish-ministrit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, nuk kishte kush t\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Si\u00e7 m\u00ebson Lapsi.al edhe ekipi i tij mbrojt\u00ebs e pati k\u00ebshilluar Tahirin ta kryente d\u00ebnimin deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Mbase duke qen\u00eb edhe ata n\u00eb dijeni t\u00eb presionit amerikan, kishin parandjer\u00eb se dalja e parakohshme nga burgu nuk do t\u00eb pritej mir\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebrisht amerikan\u00ebt, si investitori kryesor i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Mbetet tani p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se si do t\u2019i orientoj\u00eb SPAK hetimet p\u00ebr pasurin\u00eb e Saimir Tahirit. A do t\u00eb kemi nj\u00eb proces t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me ndaj ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm?\/LAPSI.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Arben Ahmetaj u shpall n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK, socialist\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e dy ministrave t\u00eb Rilindjes b\u00ebnin shpesh krahasim mes tyre sa i p\u00ebrket akuzave. Ajo q\u00eb thuhej e pranohej gjer\u00ebsisht ishte se v\u00ebrtet Saimir Tahiri b\u00ebri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnj\u00ebher\u00eb. Ndon\u00ebse prapa hekurave p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe, biznese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":323838,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-332430","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=332430"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":332439,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332430\/revisions\/332439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/323838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=332430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=332430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=332430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}