{"id":332511,"date":"2023-10-04T10:46:29","date_gmt":"2023-10-04T08:46:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=332511"},"modified":"2023-10-04T10:46:29","modified_gmt":"2023-10-04T08:46:29","slug":"ne-kullen-shqiptare-te-dukes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-kullen-shqiptare-te-dukes\/","title":{"rendered":"N\u00eb Kull\u00ebn Shqiptare t\u00eb Duk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mentor Nazarko \u2013 Konica.al<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos ishte skandali i Presidentit t\u00eb Federat\u00ebs Spanjolle, Rubiales, i cili u shtr\u00ebngua t\u00eb dor\u00ebhiqej nga t\u00eb gjitha detyrat e larta n\u00eb Spanj\u00eb dhe jasht\u00eb saj, mbase Armand Duka, nuk do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresident i UEFA-s, si pasardh\u00ebs i spanjollit.<\/p>\n<p>Ose mbase do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dikur kur t\u00eb mbaronte mandati i z\u00ebvend\u00ebspresident\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, ku ai gjendet n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb, me president\u00ebt e federatave suedeze, italiane, me Boniekun e famsh\u00ebm t\u00eb Polonis\u00eb, etj. Votimi unanim i kreut t\u00eb Federat\u00ebs shqiptare brenda Komitetit ekzekutiv e parathot\u00eb probabilitetin se ai dhe mund t\u00eb b\u00ebhej pavar\u00ebsisht skandalit t\u00eb Rubiales-it, duke qen\u00eb nj\u00eblloj treguesi i konsensusit q\u00eb ka nd\u00ebrtuar rreth figur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb gjirin e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb sportive europiane.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb Komitetin ekzekutiv ka qen\u00eb nj\u00eb etap\u00eb e suksesshme n\u00eb karrier\u00ebn e tij, nj\u00eb shoq\u00ebri e nivelit t\u00eb lart\u00eb ku merren vendimmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr futbollin e kontinentit, n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo suksesi i Duk\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb shum\u00eb u fol jasht\u00eb vendit sesa brenda, ku u trajtua si lajm kronike dhe duke p\u00ebrmendur madje, sesa do ta kishte rrog\u00ebn, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa sukses personal i tij. \u00cbsht\u00eb sukses i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb arrin k\u00ebshtu t\u00eb peshoj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen europiane sportive, qoft\u00eb duke favorizuar vendin drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb organizime aktivitetesh, mb\u00ebshtetje t\u00eb futbollit vendor, por dhe n\u00eb krijim aleancash, apo shk\u00ebmbim favoresh t\u00eb imagjinueshme brenda k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, jo thjesht sportive, por dhe financiare.<\/p>\n<p>Madje dhe politike. Efektet e para u duk\u00ebn q\u00eb me organizimin e nj\u00eb kampionati europian moshash.  Pas organizimit t\u00eb finales s\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb konferenc\u00ebs, kjo ngjan arritja e re, jo thjesht p\u00ebr vizibilitetin e Shqip\u00ebris\u00eb futbollistike, por dhe me impakt financiar. Nd\u00ebrsa e gjitha ndodh n\u00eb nj\u00eb vit turistik t\u00eb suksessh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb efekti i arritjes amplifikohet cil\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kjo arritje personale e Duk\u00ebs, n\u00eb fakt, lidhet me nj\u00eb trend rrit\u00ebs t\u00eb Federat\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsi dhe Komb\u00ebtares s\u00eb meshkujve, posa\u00e7\u00ebrisht. Si n\u00eb loj\u00ebn e pasqyrave supozohet se suksesi i Komb\u00ebtares dhe i Duk\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn e drejtuesit europian duhet ta ken\u00eb ndihmuar nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb Komitetin ekzekutiv rrall\u00eb hyjn\u00eb drejtuesit e federatave t\u00eb vogla, megjith\u00eb parimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit gjeografik q\u00eb vlen p\u00ebr \u00e7do organizat\u00eb kontinentale apo globale, apo aleancat e imagjinueshme. Federata peshon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rajon, n\u00eb thithjen e lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, apo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me klubet e tyre.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij leximi sip\u00ebrfaq\u00ebsor nga nj\u00eb laik n\u00eb pun\u00eb t\u00eb sportit, ka dhe momente t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb evidentohen rreth k\u00ebtij suksesi. Politika do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00ebse tenton t\u00eb imponoj\u00eb ndaj kreut t\u00eb Federat\u00ebs, pra n\u00eb organizim apo drejtim t\u00eb nj\u00eb federate si kjo e futbollit, q\u00eb ka nj\u00eblloj autonomie dhe solidariteti me t\u00eb ngjashmet, ku buron fuqia e saj. Megjith\u00eb yshtjen permanente ka politika p\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb kontroll, jo thjesht n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe gjetk\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb futbolli \u00ebsht\u00eb sport popullor dhe mbledh njer\u00ebz n\u00eb\u2026 tubime, apo provokon emocione t\u00eb m\u00ebdha kolektive, ekonomia, apo biznesi mund t\u00eb ken\u00eb sukses n\u00ebse martohen me sportin, nd\u00ebrsa politika v\u00ebshtir\u00eb se do dep\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Duka ja ka arritur me flegmatizmin, rezistenc\u00ebn ndaj presionit publik, mediatik, politik, me aleancat e brendshme dhe t\u00eb jashtme, me mbrojtjen q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb kull\u00ebs s\u00eb sportit dhe biznesit q\u00eb l\u00ebviz brenda dhe rreth tij, ta mbroj\u00eb kull\u00ebn e vet. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, suksesi m\u00eb i madh n\u00eb historin\u00eb e futbollit shqiptar lidhet me shum\u00eb element\u00eb, por sigurisht dhe me menaxhimin, q\u00eb n\u00eb rastin e Duk\u00ebs ka afirmuar nj\u00eblloj thyerje t\u00eb rregullit nd\u00ebrsa Federatat drejtohen m\u00eb s\u00eb shumti nga futbollist\u00eb t\u00eb shquar. Duka ka negociuar vet\u00eb me trajner\u00ebt q\u00eb kan\u00eb pesh\u00ebn e tyre t\u00eb madhe n\u00eb suksesin aktual, duket se i ka dh\u00ebn\u00eb autonomin\u00eb e nevojshme n\u00eb vendimmarrje, ka ngritur nj\u00eb piramid\u00eb efektive administrimi n\u00eb \u00e7do nivel dhe me xhelozi ka ruajtur distanc\u00ebn higjenike nga politika e t\u00eb dy krah\u00ebve, posa\u00e7\u00ebrisht ajo e pushtetit, megjith\u00eb grishjen e madhe q\u00eb vjen prej saj.<\/p>\n<p>Par\u00eb k\u00ebshtu, p\u00ebrciptazi, suksesi i tij personal dhe sportiv ka ndikuar gjithsesi n\u00eb katalizimin e nj\u00eb ndjenje t\u00eb re autentike e t\u00eb fuqishme t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb krenaris\u00eb p\u00ebr flamurin n\u00eb gjith\u00eb viset ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, madje dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet, apo m\u00ebkatet? I zgjidhin vet\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e pun\u00ebs, n\u00ebse gjejn\u00eb fuqi me imponuar ndryshim brenda federat\u00ebs q\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si kullandriset \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb biznes, sesa organizat\u00eb e nj\u00eblloji tjet\u00ebr. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr pakufizimin e mandateve, ndikimin publik, bizneset q\u00eb gjenerohen, politika e ka zili, por n\u00eb rastin e Duk\u00ebs tashm\u00eb dhe me em\u00ebrimin e tij t\u00eb fundit, thjesht duhet t\u00eb hesht\u00eb ose t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb. N\u00eb kull\u00ebn e tij, hyhet\u2026 me leje dhe \u2026bilet\u00eb\u2026 Kur ka. Sepse me suksesin e Komb\u00ebtares, stadiumi do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb, plot. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr pasardh\u00ebsin Duka, nuk duket se po lodhet dhe nuk ka ngut.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mentor Nazarko \u2013 Konica.al Sikur t\u00eb mos ishte skandali i Presidentit t\u00eb Federat\u00ebs Spanjolle, Rubiales, i cili u shtr\u00ebngua t\u00eb dor\u00ebhiqej nga t\u00eb gjitha detyrat e larta n\u00eb Spanj\u00eb dhe jasht\u00eb saj, mbase Armand Duka, nuk do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresident i UEFA-s, si pasardh\u00ebs i spanjollit. Ose mbase do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":332009,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,3591,192,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-332511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-opinion","11":"category-sport","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=332511"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332511\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":332512,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332511\/revisions\/332512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/332009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=332511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=332511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=332511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}