{"id":332574,"date":"2023-10-05T09:58:35","date_gmt":"2023-10-05T07:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=332574"},"modified":"2023-10-05T09:58:35","modified_gmt":"2023-10-05T07:58:35","slug":"rrefehet-e-bija-e-deshmorit-bunjaku-oret-e-fundit-me-babane-endrra-ime-pas-largimit-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rrefehet-e-bija-e-deshmorit-bunjaku-oret-e-fundit-me-babane-endrra-ime-pas-largimit-te-tij\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfehet e bija e D\u00ebshmorit Bunjaku: Or\u00ebt e fundit me baban\u00eb, \u00ebndrra ime pas largimit t\u00eb tij\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka udh\u00ebtuar n\u00eb fshatin Samadrexh\u00eb t\u00eb Vushtris\u00eb, n\u00eb familjen e Afrim Bunjakut, ku tashm\u00eb jan\u00eb hapur dyer e mortit. Zia k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme, por e p\u00ebrzier edhe me nj\u00eb far\u00eb krenarie.<\/p>\n<p>Edhe pse p\u00ebr familjen e d\u00ebshmorit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, rreshterit t\u00eb policis\u00eb Afrim Bunjaku, i cili humbi jet\u00ebn m\u00ebngjesin pa u zgjuar 24 shtatori n\u00eb p\u00ebrplasjen me arm\u00eb me nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar terrorist\u00ebsh serb\u00eb, jeta pa t\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe p\u00ebr Arbenit\u00ebn, vajz\u00ebn e tij t\u00eb vetme dhe dy djemt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrsa prisnin q\u00eb babai i tyre t\u00eb kthehej nga sh\u00ebrbimi n\u00eb post\u00ebn e Zve\u00e7anit, u zgjuan t\u00eb tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes s\u00eb jet\u00ebs t\u00eb njeriut t\u00eb tyre t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Arbenita, n\u00eb syt\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk jan\u00eb thar\u00eb ende lot\u00ebt e dhimbjes s\u00eb humbjes s\u00eb babait, thot\u00eb p\u00ebr emisionin \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019 se lajmin p\u00ebr humbjen e njeriut t\u00eb cilin e cil\u00ebsonte si krenarin\u00eb e saj, e m\u00ebsoi nga tezja e saj. Dhe ende edhe sot, nuk mundet t\u00eb pajtohet dot me faktin, q\u00eb ai nuk ndodhet m\u00eb pran\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb faktikisht kam qen\u00eb duke punuar si\u00e7 do dit\u00eb. Babai im i ndjer\u00eb ka shkuar n\u00eb or\u00ebn 5.00 pasdite n\u00eb pun\u00eb dhe deri n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e par\u00eb tezja ve\u00e7 m\u00eb tha babai \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb, e kan\u00eb plagosur. I thash\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. I thash\u00eb babai im \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Dhe tezja ime po qante.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb e kuptova q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte dhe p\u00ebr momentin kam b\u00ebrtit. Kam menduar se jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Fatkeq\u00ebsisht babai yt ka nd\u00ebrruar jet\u00eb\u201d, rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n<p>Rreshteri i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Afrim Bunjaku, kishte nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e cil\u00ebsuar me mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb re n\u00eb Evrop\u00eb, por q\u00eb nga pavar\u00ebsia n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur shpesh me k\u00ebrc\u00ebnime q\u00eb vijn\u00eb koh\u00eb pas kohe nga Serbia.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnime q\u00eb vazhdon t\u00eb praktikoj\u00eb politika hegjemoniste ndaj Kosov\u00ebs dhe krijuar trazira n\u00ebp\u00ebrmjet edhe grupeve ekstremiste q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb trazuar veriun e vendit.<\/p>\n<p>Afrim Bunjaku ishte transferuar n\u00eb post\u00ebn policore t\u00eb Zve\u00e7anit, nj\u00eb komun\u00eb me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb vendit. Pik\u00ebrisht pas t\u00ebrheqjes masive q\u00eb polic\u00ebt me komb\u00ebsi serbe, kishin kryer nga aty disa muaj m\u00eb par\u00eb, t\u00eb urdh\u00ebruar nga Beogradi zyrtar.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe at\u00eb pasdreke t\u00eb dat\u00ebs 23 shtator, kur ai u nis n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, pa e ditur se ky do t\u00eb ishte udh\u00ebtimi i tij i fundit, n\u00eb rrob\u00ebn e zyrtarit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBabai im ka punuar 22 vite n\u00eb polici n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ka qen\u00eb i p\u00ebrkushtuar. Nuk ka th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb po p\u00ebrtoj sot t\u00eb shkoj n\u00eb detyr\u00eb. M\u00eb duket ende si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe shpeshher\u00eb zgjohem nga \u00ebndrra dhe them o Zot se smundem me e pranue k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhem e fort\u00eb e babai e dha jet\u00ebn p\u00ebr liri\u201d, rr\u00ebfen e bija.<\/p>\n<p>N\u00eb familjen Bunjaku kjo \u00ebsht\u00eb humbja e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebto 10 vite. M\u00eb her\u00ebt kjo familje kishte humbur n\u00eb nj\u00eb aksident nj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e saj. por kurr\u00eb nuk do ta besonin se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, d\u00ebshmori i radh\u00ebs i nj\u00eb agresioni t\u00eb frym\u00ebzuar nga shovinizmi serb, do t\u00eb ishte kryefamiljari dhe babai i tyre.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr babain tim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak. Nuk mundesh ta p\u00ebrshkruash me pak fjal\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb krenare me babain tim. Gjithmon\u00eb un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb, ishalla un\u00eb vdes para teje. Gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte, nuk ka m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se me p\u00ebrjetu vdekjen e evlatit. Sepse babai im ka humbur nj\u00eb djal\u00eb para 10 vitesh n\u00eb aksident. Aq shum\u00eb e kam dashur babain tim sa v\u00ebshtir\u00eb m\u00eb e besuar nj\u00eb dit\u00eb se ai ka me vdekur\u201d, thot\u00eb e bija.<\/p>\n<p>Por si erdhi p\u00ebrplasja me arm\u00eb midis Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe grupit t\u00eb lokalizuar terrorist serb, t\u00eb diel\u00ebn e 24 shtatorit 2023, pa u zbardhur dita, n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit?<\/p>\n<p>Kush po kujdeset q\u00eb kjo zon\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e tensionuar dhe cilat jan\u00eb q\u00ebllimet e v\u00ebrteta t\u00eb Beogradit?<\/p>\n<p>Dhe pse Banjska u kthye n\u00eb nj\u00eb banj\u00eb gjaku, q\u00eb trazoi edhe rangjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb diplomacis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe SHBA?<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb fundit nd\u00ebrkoh\u00eb po kujdesen n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb negocimi q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb mos paqen e p\u00ebrjetshme, t\u00eb pakt\u00ebn gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka duket se nis n\u00eb or\u00ebn 02.34 minuta t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 24 shtator. Momenti kur policia u njoftua se mbi k\u00ebt\u00eb ur\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Banjsk\u00eb, ishte ngritur nj\u00eb bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht nga k\u00ebta dy kamion\u00eb pa targa, t\u00eb anuar edhe sot n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, t\u00eb mbetur k\u00ebtu q\u00eb nga ai m\u00ebngjes i err\u00ebt, q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bllokuar ur\u00ebn nga ku askush nuk mund t\u00eb l\u00ebvizte m\u00eb p\u00ebrtej. Menj\u00ebher\u00eb pasi mor\u00ebn informacionin, nj\u00eb patrull\u00eb e post\u00ebs s\u00eb policis\u00eb s\u00eb Zve\u00e7anit, mes tyre dhe Afrim Bunjaku, u nis\u00ebn t\u00eb verifikonin situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Por me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit, si\u00e7 shikohet edhe nga k\u00ebto pamje t\u00eb publikuara m\u00eb pas nga Policia e Kosov\u00ebs; pamje t\u00eb cilat u siguruan nga dron\u00ebt e kapur t\u00eb agresor\u00ebve, patrulla e policis\u00eb u sulmua me eksploziv, p\u00ebr t\u2019u gjendur m\u00eb pas n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt t\u00eb sulmit me arm\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb dukshme, edhe n\u00eb xhamat nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb cep t\u00eb ur\u00ebs. Plumba q\u00eb do t\u2019i merrnin jet\u00ebn rreshterit t\u00eb policis\u00eb Afrim Bunjaku, nd\u00ebrsa nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr policie mbeti i plagosur n\u00eb gjoks.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs: 24 shtator 2023<\/p>\n<p>Gjat\u00eb realizimit t\u00eb detyrave policore, sot rreth or\u00ebs 02:34 n\u00eb Mitrovic\u00eb Veri, nj\u00ebsia p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb e policis\u00eb kufitare ka v\u00ebrejtur se n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Bajnsk\u00eb, n\u00eb ur\u00eb jan\u00eb vendosur dy mjete t\u00eb r\u00ebnda kamion (pa targa) dhe hyrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat p\u00ebrmes ur\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, pasi e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb bllokuar. Nj\u00ebsit\u00eb e rendit t\u00eb Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit t\u00eb informacionit i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur rastit dhe jan\u00eb nisur me tri nj\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb lokacionit dhe posa kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb vendit ku \u00ebsht\u00eb raportuar bllokada, nj\u00ebsit\u00eb policore kan\u00eb hasur n\u00eb rezistenc\u00eb ku nga disa pozicione t\u00eb ndryshme jan\u00eb gjuajtur me arsenal arm\u00ebsh t\u00eb zjarrit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe me granata dore dhe zoll\u00eb, ku si pasoj\u00eb e gjuajtjeve jan\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri dy zyrtar\u00eb policor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas sulmit t\u00eb par\u00eb me eksploziv dhe arm\u00eb zjarri ndaj patrull\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, dhe mb\u00ebrritjes aty t\u00eb p\u00ebrforcimeve policore, grupi agresor, u pa t\u00eb t\u00ebrhiqej brenda Manastirit t\u00eb Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb zbardhur dita shpejt u dokumentua se grupi terrorist, i armatosur r\u00ebnd\u00eb, udh\u00ebhiqej nga Milan Radoi\u00e7iq, n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Srpska.<\/p>\n<p>Ai u rrethua bashk\u00eb me grupin e tij nga forcat speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs brenda Manastirit. Ishte kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti, q\u00eb akuzoi Serbin\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sulmin, \u00e7ka n\u00eb or\u00ebt n\u00eb vijim kjo do t\u00eb provohej.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 3 t\u00eb m\u00ebngjesit sot, n\u00eb fshatin Banjska t\u00eb Leposaviqit, \u00ebsht\u00eb sulmuar policia e Kosov\u00ebs me \u00e7\u2019rast \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb plagosur. Sulmuesit jan\u00eb profesionist\u00eb me maska e t\u00eb armatosur edhe me arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Ne e d\u00ebnojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mb\u00ebshtetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt n\u00eb vazhdim, Kurti iu k\u00ebrkoi qytetar\u00ebve t\u00eb ruanin qet\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa foli p\u00ebr nj\u00eb grup paramilitar q\u00eb po vijonte sulmin e organizuar sipas tij nga Serbia.<\/p>\n<p>Beteja q\u00eb po zhvillohej mes policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe paramiltar\u00ebve serb\u00eb ishte e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, faktet do t\u00eb d\u00ebshmonin se pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit ishin t\u00eb mir\u00ebtrajnuar ushtarakisht dhe t\u00eb armatosur gjer n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tyre pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u2018Mbrojtjes civile\u2019 dhe \u2018Brigad\u00ebs s\u00eb Veriut\u2019 t\u00eb shpallura si terroriste nga qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, kur ende nuk kishin dal\u00eb fakte publike p\u00ebr Radoi\u00e7iq, pateric\u00ebn e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, presidenti i Serbis\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb fitoj pavar\u00ebsin\u00eb nga Serbia, t\u00eb huajt le t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe ne do t\u00eb marrim vendimet tona k\u00ebto dit\u00eb. Gjith\u00eb dit\u00ebn kishim diskutime t\u00eb r\u00ebnda dhe analiza dhe sonte nuk kemi dal me konkluzion p\u00ebr vendimet si do t\u00eb mbrojm\u00eb qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Akuzat e Kurtit sa vinin e intensifikoheshin, dhe po ashtu faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar nisi reagimet e para. Fillimisht t\u00eb vak\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Banjsk\u00eb, nga ana tjet\u00ebr policia vazhdonte luft\u00ebn e saj me terrorist\u00ebt, disa prej t\u00eb cil\u00ebve u vran\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn.<\/p>\n<p>Fshati u izolua t\u00ebr\u00ebsisht. P\u00ebrgjat\u00eb or\u00ebve u njoftua vrasja e t\u00eb pakt\u00ebn 3 prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit paramilitar. Zbulimet e policis\u00eb do t\u00eb ishin surprizuese.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen ministri i pun\u00ebve t\u00eb brendshme, Xhelal Sve\u00e7la zbuloi arsenalin e arm\u00ebve t\u00eb sofistikuara dhe akuzoi direkt Milan Radoi\u00e7iq, njeriun e Vu\u00e7i\u00e7 si kreun e grupit terrorist.<\/p>\n<p>Por disa dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes me arm\u00eb t\u00eb grupit terrorist dhe policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse Banjska duket e qet\u00eb, frika k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kudo. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb rrug\u00ebt e fshatit jan\u00eb kthyer t\u00eb patrullojn\u00eb forcat e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn pas p\u00ebrplasjes s\u00eb ashp\u00ebr me arm\u00eb q\u00eb forca e tyre e siguris\u00eb pati disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me grupin paramilitar serb t\u00eb veshur me rroba ushtarake dhe t\u00eb pajisur me armatimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, banor\u00ebt serb\u00eb t\u00eb fshatit nuk pranojn\u00eb t\u00eb flasin para kamerave.<\/p>\n<p>Dhe sidomos atyre t\u00eb mikrofon\u00ebve shqiptar\u00eb. Ata duken shum\u00eb rrall\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e fshatit, q\u00eb num\u00ebron vet\u00ebm 400 banor\u00eb, dhe q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb mbledhur n\u00eb kafene ku n\u00ebn z\u00eb komentojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Lart mbi manastir i vetmi q\u00eb duket t\u00eb nxitoj\u00eb hapat me shpejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prift ortodoks. Ai p\u00ebrpiqet me sa t\u00eb mundet t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb fokusit t\u00eb bezdissh\u00ebm t\u00eb kamer\u00ebs s\u00eb nj\u00eb televizioni shqiptar, q\u00eb ka mb\u00ebrritur p\u00ebr t\u00eb si nj\u00eb mysafir i pad\u00ebshiruar n\u00eb dyert e manastirit q\u00eb u kthye p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb n\u00eb aren\u00eb dyluftimi midis policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe paramilitar\u00ebve serb\u00eb me n\u00eb krye Milan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb der\u00ebn e manastirit, q\u00eb q\u00ebndron i mbyllur, trupa t\u00eb KFOR-it tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb pozicinuara n\u00eb hyrje t\u00eb objektit t\u00eb kultit.<\/p>\n<p>Por si u shfaq ky grup terrorist serb n\u00eb Banjsk\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe a u p\u00ebrzgjodh ky fshat rast\u00ebsisht p\u00ebr ta kthyer n\u00eb nj\u00eb kasaphan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar m\u00eb pas q\u00ebllimet e v\u00ebrteta serbe?<\/p>\n<p>P\u00ebr Gjeneral Leitnant, Kadri Kastrati, Komandant i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitet 2011-2015, nuk ka asnj\u00eb dyshim se gjith\u00e7ka ishte e organizuar, dhe e orkestruar n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Grupi terrorist q\u00eb sulmoi n\u00eb or\u00ebn 02.35, supozohet se ka hyr\u00eb nga territori serb, nga rrethimi i Novi Pazarit, dhe \u00ebsht\u00eb pozicionuar n\u00eb Manastirin e Banjsk\u00ebs, komuna e Zve\u00e7anit. Dhe n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij grupi ka qen\u00eb n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Sprska, Milan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>Ka pas nj\u00eb grup q\u00eb ka qen\u00eb i p\u00ebrzier me njer\u00ebz t\u00eb st\u00ebrvitur mir\u00eb n\u00eb kazermat e Serbis\u00eb, n\u00eb Rashk\u00eb q\u00eb jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Speciale t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se duket sikur oshtima e pambarimt\u00eb e batareve t\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave t\u00eb ket\u00eb mbetur pas si nj\u00eb kujtim i keq, shenjat e plumbave t\u00eb mbetura n\u00eb xhamat e dritareve t\u00eb banesave ngjitur me manastirin, duket se nuk i mbajn\u00eb dot larg hijet e nj\u00eb lufte q\u00eb k\u00ebtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb prag.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fshat mund t\u00eb gjesh ende g\u00ebzhoja t\u00eb mbetura nga p\u00ebrplasja me arm\u00eb midis policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe grupit paramilitar terrorist serb, grup i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebn 30 veta, Nuredin Ibishi, ish-shef i shtabit t\u00eb rajonit t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb U\u00c7K, (i cili ka mbajtur edhe nj\u00eb mandat si ligjv\u00ebn\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs), thot\u00eb se sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs kan\u00eb informacione t\u00eb sigurta se grupi q\u00eb sulmoi \u00ebsht\u00eb st\u00ebrvitur pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn, n\u00eb bazat ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb. Po ashtu n\u00eb mbikqyrjen e xhandarm\u00ebris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs vendase.<\/p>\n<p>Ne kemi informacione t\u00eb sakta, q\u00eb k\u00ebta ekstremist\u00eb serb\u00eb jan\u00eb st\u00ebrvitur pran\u00eb kufirit, nga instruktor\u00eb edhe ushtarak\u00eb, edhe policor\u00eb, ku jan\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb poligon\u00ebt af\u00ebr Rashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe Radoi\u00e7ici e pranoi se ka sulmuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtruar popullin serb kund\u00ebr terrorit t\u00eb Kurtit. Dhe prapa tij q\u00ebndron Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Por kush \u00ebsht\u00eb Milan Radoi\u00e7iq, njeriu i veshur me rroba ushtarake, i cili si\u00e7 u pa m\u00eb 24 shtator t\u00eb udh\u00ebhiqte grupin terrorist serb q\u00eb sulmoi policin\u00eb e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa q\u00ebndronin t\u00eb rrethuar brenda Manastirit t\u00eb Banjsk\u00ebs?<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb e shkuara e tij kriminale dhe pse Beogradi \u00ebsht\u00eb kaq shum\u00eb i interesuar ta p\u00ebrdor\u00eb, deri edhe ta flijoj\u00eb?<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, figura edhe politike q\u00eb deri dje ishte n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, por q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA\u2026<\/p>\n<p>Ai, i dyshuar edhe p\u00ebr vrasjen e politikanit serb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Oliver Ivanovi\u00e7, pranoi se sulmin e fundit n\u00eb Banjsk\u00eb e kreu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin serb nga terrori i Albin Kurtit\u2026 Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e tij kjo p\u00ebr t\u00eb shfaj\u00ebsuar Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb kthye Radoi\u00e7iq n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim edhe p\u00ebr banor\u00ebt serb\u00eb t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ndihen t\u00eb frik\u00ebsuar nga terrori q\u00eb ai ushtron te ta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Ai ka fituar deri edhe epitetin \u2018Bosi i veriut\u2019 q\u00eb dirigjon kryekomunar\u00ebt serb\u00eb dhe drejton kontraband\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, thuhet se ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebs i Zvonko Veselinoviqit, i njohur si \u2018Babai i lumit Ib\u00ebr\u2019 dhe udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb grupi t\u00eb organizuar kriminal, kur Veselinoviq ishte t\u00ebrhequr p\u00ebr pak koh\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Radoi\u00e7iq, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb lexuar nga avokati i tij pranoi sulmin ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator.<\/p>\n<p>Po i njoftoj t\u00eb gjith\u00eb persekutor\u00ebt vigjilent\u00eb t\u00eb popullit serb, prej Kurtit e te ndihm\u00ebsit e tij t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb huaj, se un\u00eb personalisht i kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet logjistike p\u00ebr mbrojtjen e popullit ton\u00eb kund\u00ebr pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnj\u00eb karakter apo q\u00ebllim tjet\u00ebr, dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me t\u00eb kaluar\u00ebn time politike.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u2019i hequr barr\u00ebn e faj\u00ebsis\u00eb Serbis\u00eb, ai tha se sulmin e kishte kryer pa dijenin\u00eb e shtetit t\u00eb tij. Gj\u00eb q\u00eb nuk duket fort e besueshme p\u00ebr vet\u00eb rrethanat.<\/p>\n<p>Milan Radoi\u00e7i\u00e7 ishte i komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs. Gjat\u00eb luft\u00ebs, kur ishte 23 vje\u00e7 thuhet q\u00eb ka vrar\u00eb shqiptar\u00eb atje. Dhe k\u00ebtu ka filluar bota e tij e krimit dhe e terrorit. Ai ka qen\u00eb bosi i krimit n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. Aty edhe p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit pyetet Radoi\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Por edhe ne Brezovic\u00eb. Ai ka punuar edhe me shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb krimit edhe me shqiptar\u00eb duke futur mallra kontraband\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Po p\u00ebr ekspert\u00ebt e siguris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe fort e rast\u00ebsishme p\u00ebrse grupi i armatosur serb me n\u00eb krye Radoi\u00e7iq, zgjodh\u00ebn Banjsk\u00ebn si gryk\u00ebn e zjarrit t\u00eb prit\u00ebs s\u00eb tyre ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00ebngjesin me t\u00eb hyr\u00eb data 24 shtator.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikohet nga ky pozicion ku ndodhet Manastiri, rruga posht\u00eb duket si nj\u00eb pusi perfekte, n\u00eb fshatin e rrethuar nga malet.<\/p>\n<p>Nga ku m\u00eb pas mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshin pa shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb m\u00eb tej sa m\u00eb shpejt n\u00eb Serbi, p\u00ebrmes rrug\u00ebve ilegale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eksperti Ibishi mendon q\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb grupi terrorist d\u00ebshtoi n\u00eb q\u00ebllimin e tij, \u00ebsht\u00eb se nuk pati mb\u00ebshtetjen e komunitetit serb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb llogaritur mb\u00ebshtetjen e komunitetit serb, mir\u00ebpo kjo gj\u00eb u mungoi. Do mungoj\u00eb edhe n\u00eb vazhdim sepse Vu\u00e7i\u00e7 po i fyen, po i mashtron\u2026<\/p>\n<p>Vu\u00e7ic, Milan Radoi\u00e7inin e ka pasur krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb hipotetike t\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Mir\u00ebpo nuk pati mb\u00ebshtetjen e komunitetit serb atje shumic\u00eb, dhe kjo d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Milan Radoi\u00e7iq dhe mbetjet e grupit t\u00eb tij, u larguan mesdit\u00ebn e 24 shtatorit n\u00ebp\u00ebrmjet malit q\u00eb ndan Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij masivi pyjor me pisha, q\u00eb del fill pas Manastirit t\u00eb Banjsk\u00ebs, sikurse d\u00ebshmohet edhe nga pamjet filmike. Por p\u00ebr Nuredin Ibishin, policia nuk ka qen\u00eb e interesuar t\u00eb vras\u00eb asnj\u00eb person, por t\u2019i arrestoj\u00eb ata.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteteve kosovare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje Radoi\u00e7iq, i cili mendohet se edhe vet\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur, ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb tij militar, ku trupat e 3 prej tyre, pasi iu n\u00ebnshtruan autopsis\u00eb n\u00eb Spitalin Rajonal t\u00eb Mitrovic\u00ebs iu dor\u00ebzuan familjeve. T\u00ebrheqja e tyre, u pa edhe nga droni. Dy nga t\u00eb plagosurit jan\u00eb vendosur n\u00eb spitalin e qytetit t\u00eb Novi Pazarit.<\/p>\n<p>Kurse ky trimi Radoji\u00e7i\u00e7, nuk ka q\u00ebndruar aty, pasi ka shum\u00eb boshnjak\u00eb, por ka shkuar n\u00eb Beograd t\u00eb trajtohet. Dhe tani krenohet se ka dashur t\u00eb mbroj\u00eb popullin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e siguris\u00eb Kadri Kastrati, arsyeja p\u00ebrse Radoi\u00e7i\u00e7 dhe grupi i tij t\u00ebrhoq\u00ebn viktimat dhe t\u00eb plagosurit e tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ata ishin me shtet\u00ebsi serbe.<\/p>\n<p>\u00c7ka mund ta implikonte shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, n\u00eb raport me SHBA dhe BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb ikur nga drejtimi nga kan\u00eb ardhur, nga Novi Pazar. Aty i ka pritur nj\u00eb autoambulanc\u00eb. Nj\u00ebri ka vdekur. Dhe Radoi\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb drejtuar drejt Beogradit. I gjith\u00eb ky operacion terrorist ka ndodhur me ndihm\u00ebn e shtetit serb. Me dijenin\u00eb e presidentit Vu\u00e7i\u00e7. Sipas raportit t\u00eb Eulexit dhe Kforit, jan\u00eb 7 t\u00eb vrar\u00eb dhe 6 t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Me ikjen e tyre, ata jan\u00eb munduar q\u00eb ti t\u00ebrheqin t\u00eb gjith\u00eb trupat e vrar\u00eb dhe t\u00eb plagosur, q\u00eb nuk jan\u00eb me shtet\u00ebsi serbe, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb e involvuar.<\/p>\n<p>Por konsiderata q\u00eb Presidenti Vuci\u00e7 ka p\u00ebr Radoi\u00e7iq, ka shkuar deri aty sa ti siguroj\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill, nj\u00ebsoj i barasvlefsh\u00ebm si krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit serb.<\/p>\n<p>Konsiderat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Presidenti i Serbis\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 vazhdon ta ruaj\u00eb p\u00ebr Radoji\u00e7iq, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm po e strehon n\u00eb gjirin e tij pas sulmit q\u00eb ky iu fundit organizoi ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe po e mbron teksa u shpreh p\u00ebr Radio Televizionin e Serbis\u00eb, se sulmi ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk ishte i planifikuar.<\/p>\n<p>Por, duket se faktet flasin tashm\u00eb kund\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, pasi Serbia shpalli 3 dit\u00eb zie p\u00ebr vrasjen e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit paramilitar nga policia e Kosov\u00ebs, teksa ata sulmonin me arm\u00eb forcat speciale q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e siguris\u00eb Kadri Kastrati, q\u00ebllimi i k\u00ebtij grupimi kriminal ka qen\u00eb i qart\u00eb: n\u00ebp\u00ebrmjet sulmit t\u00eb destabilizonin veriun e Kosov\u00ebs dhe n\u00ebse do ia arrinin q\u00ebllimin t\u00eb krijonin nj\u00eb Republik\u00eb Srpska n\u00eb lumin Ib\u00ebr.<\/p>\n<p>Synimi i tyre ka qen\u00eb pjesa veriore e Kosov\u00ebs, sepse at\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb shk\u00ebputjen e saj.<\/p>\n<p>Me humbjen e luft\u00ebs duan t\u00eb marrin di\u00e7ka. Pra t\u00eb dalin n\u00eb lumin Ib\u00ebr\u2026.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj sipas analizave t\u00eb mia se po t\u00eb kishte sukses ky akt terrorist, n\u00eb Bosnj\u00eb, serb\u00ebt do vendosnin policin\u00eb dhe ushtrin\u00eb e tyre n\u00eb kufi. P\u00ebr t\u00eb krijuar bot\u00ebn serbe. Apo Serbin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebtij grupi me n\u00eb krye Milan Radoi\u00e7i\u00e7, i cili ka luajtur rolin e Prigozhin n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb medemek po e shp\u00ebton, ishte p\u00ebr ta ndar\u00eb veriun dhe p\u00ebr ta bashkuar me Serbin\u00eb. Ne mendojm\u00eb q\u00eb aty ka 2-3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb municione se sa ka mud t\u00eb konfiskoj\u00eb policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe aty arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar policin\u00eb e Kosov\u00ebs por edhe Kforin dhe ka arm\u00eb t\u00eb mjaftueshm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar 2 mij\u00eb persona q\u00eb num\u00ebron brigada e Veriut si\u00e7 thon\u00eb ata.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kastratin ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Banjsk\u00eb, asesi nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vuci\u00e7. Dhe p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb inskenim t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, gisht ka edhe Aleksand\u00ebr Vulin, shefi i Inteligjenc\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh Vu\u00e7i\u00e7-Vulin-Radoi\u00e7i\u00e7. Vulin si Shef i Inteligjenc\u00ebs serbe, ka qen\u00eb m\u00eb i lidhur n\u00eb veprimet kriminale me Milan Radoi\u00e7i\u00e7. Pasi asnj\u00eb veprim nuk b\u00ebhet pa dijenin\u00eb e Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb sasi e till\u00eb armatimesh t\u00eb futet pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Pse autoritetet ligjzbatuese n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb bindjen se arm\u00ebt e p\u00ebrdorura gjat\u00eb p\u00ebrplasjes me policin\u00eb, por edhe arsenali i gjetur m\u00eb pas brenda Manastirit t\u00eb Banjsk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i siguruar nga ushtria e rregullt e Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb m\u00ebnyrat q\u00eb grupet ekstremiste serbe n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb futur k\u00ebto arm\u00eb, qoft\u00eb edhe duke u kamufluar?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb pas u gjend arsenali i par\u00eb i armatimeve midis tyre edhe minave antitank, q\u00eb vler\u00ebsohej deri n\u00eb 5 milion euro armatim, policia e Kosov\u00ebs gjeti edhe nj\u00eb tjet\u00ebr arsenal t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ngjarje q\u00eb i kishin paraprir\u00eb p\u00ebrplasjet p\u00ebr Targat dhe protestat e dhunshme p\u00ebr mosnjohjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb flot\u00eb automjetesh t\u00eb kamufluara me mbishkrimin e KFORIT. Edhe deputetja e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, doli n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb se n\u00eb disa objekte fetare ortodokse serbe ekziston mund\u00ebsia t\u00eb p\u00ebrdoren si depo arm\u00ebsh. Por p\u00ebr transport kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe automjete emergjence, ndihma e shpejt\u00eb, zjarr\u00ebfik\u00ebse, policore ku fshihen arm\u00eb. Gjith\u00eb ky arsenal arm\u00ebsh, shumica kan\u00eb hyr\u00eb dit\u00ebn kritike. Larg\u00ebsia me kufirin \u00ebsht\u00eb 12 km.<\/p>\n<p>Por nga dita n\u00eb dit\u00eb, prova t\u00eb reja tregojn\u00eb se Republika e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb direkt me t\u00eb gjitha strukturat e saj, n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe trajnimin ushtarak, jo vet\u00ebm t\u00eb grupit q\u00eb sulmoi me arm\u00eb patrull\u00ebn e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator, por edhe t\u00eb grupeve t\u00eb tjera militare.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ministri i Brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se n\u00eb dron\u00ebt q\u00eb u jan\u00eb kapur grupit terrorist, jan\u00eb gjetur edhe pamje filmike se si k\u00ebta paramilitar\u00eb st\u00ebrviten n\u00eb bazat ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb mundur t\u00eb sigurohet edhe pamja filmike e sulmit fillimisht me eksploziv q\u00eb ata kryen ndaj patrull\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, ku mbeti i vrar\u00eb rreshteri Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn veriore n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr komuna serb\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb nj\u00ebsit apo brigad\u00eb paramilitare q\u00eb ka qen\u00eb e mir\u00ebtrajnuar me struktur\u00eb komanduese t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo brigad\u00eb apo k\u00ebto grupe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00ebse ky grup i par\u00eb me Rado\u00e7i\u00e7, arrinte t\u00eb kishte sukses dhe t\u00eb pozicionohej, q\u00ebllimi tjet\u00ebr ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihet komplet kjo nj\u00ebsi dhe gjithashtu edhe popullata. Dhe me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb b\u00ebhen 2-3 masakra. Dhe faji ti lihet policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ish-komandantit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Nuredin Ibishi, nuk ka asnj\u00eb dyshim se Serbia ndjek t\u00eb nj\u00ebjtat metoda destabilizuese n\u00eb rajon, ashtu si edhe Rusia.<\/p>\n<p>Madje p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, Presidenti i Serbis\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 takimin e par\u00eb e zhvilloi me ambasadorin rus n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi me forca t\u00eb armatosura, ai po p\u00ebrdor luft\u00ebn hibride duke infiltruar ekstremist\u00eb serb\u00eb, q\u00eb mjund t\u00eb jen\u00eb edhe nga brenda sikur Rusia ka vepruar me Moldavin\u00eb\u2026 Nuk ka akt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se akti terrorist. Jan\u00eb 2 organizata t\u00eb shpallura terroriste nga qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile. Realisht ka indicie se ka nj\u00eb angazhim t\u00eb Rusis\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij akti terrorist, takimi par\u00eb i Presidentit Vu\u00e7i\u00e7 ishte me ambasadorin rus n\u00eb Beograd. o me vendet e Quintit apo me SHBA. Vu\u00e7i\u00e7 po luan rolin e Putinit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Por edhe pse SHBA dhe BE, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr uljen n\u00eb dialog dhe t\u00ebrheqjen e ushtris\u00eb serbe nga kufiri me Kosov\u00ebn, ku jan\u00eb t\u00eb stacionuara 4 mij\u00eb trupa ushtarake t\u00eb rregullta, duket se Serbia nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb progres k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>K\u00ebta kamion\u00eb t\u00eb kthyer p\u00ebrmbys n\u00eb pjes\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb Banjsk\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbyen si mjete t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebs, n\u00eb sulmin ndaj policis\u00eb m\u00eb 24 shtator, jan\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmia se si luft\u00ebn dhe paqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit, i mban larg ende nj\u00eb hendek i thell\u00eb.<\/p>\n<p>Ky grup derisa t\u00eb zhb\u00ebhet policia e Kosov\u00ebs duhet ta ndjek\u00eb deri n\u00eb fund\u2026. Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se q\u00eb nga viti 1991. Serbia ka shkaktuar n\u00eb Ballkan shum\u00eb gjakderdhje. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb pa sanksionimin e Serbis\u00eb dhe uljen n\u00eb tok\u00eb t\u00eb Presidentit Vu\u00e7i\u00e7, nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb SHBA dhe BE.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa burrat e shtetit e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb tavolin\u00ebn e diplomacis\u00eb, shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bot\u00eb por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb ende t\u00eb vuajn\u00eb dhimbjen q\u00eb shkakton lufta.<\/p>\n<p>Ashtu si Arbenita, vajza e madhe e d\u00ebshmorit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, rreshterit t\u00eb policis\u00eb, Afrim Bunjaku, q\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kishte q\u00eb ajo t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kam shum\u00eb krenari por edhe shum\u00eb dhimbje q\u00eb smund ta p\u00ebrshkruaj. Dhe e kam pas shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jet\u00ebn pa t\u00eb. Por jam edhe shum\u00eb krenare. Un\u00eb gjithmon\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb, dua t\u00eb ndjek hapin t\u00ebnd. T\u00eb jem nj\u00eb njeri si ti. I drejt\u00eb. Me zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb past\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Babai im e ka pasur k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb t\u00eb ndjek rrug\u00ebn e drejt\u00ebsi\u00eb. E kam pasur k\u00ebshill\u00eb nga babai im t\u00eb b\u00ebhem juriste. Dhe ai m\u00eb ka m\u00ebsuar\u2026.Dhe t\u00eb vendos drejt\u00ebsi n\u00eb vend\u2026.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 do qytetar i Kosov\u00ebs, q\u00eb do ta shikoj\u00eb vendin e vet t\u00eb prosperoj\u00eb larg luft\u00ebrave, edhe Arbenita ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb merr nj\u00eb vler\u00eb kuptimplot\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Q\u00eb babai i saj t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmori i fundit i Kosov\u00ebs, dhe asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mos vuaj\u00eb dhimbjen dhe munges\u00ebn e prindit, si\u00e7 ajo dhe familja e saj po e p\u00ebrjeton.<\/p>\n<p>P\u00ebr babain tim them se ka qen\u00eb nj\u00eb njeri i mir\u00eb, i urt\u00eb, q\u00eb e ka dasht rrethi familjar. Ka qen\u00eb i respektuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb duket ende si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe shpeshher\u00eb zgjohem nga \u00ebndrra dhe them o Zot se smundem me e pranue k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhem e fort\u00eb e babai e dha jet\u00ebn p\u00ebr liri. Dhe shpresoj q\u00eb babai t\u00eb jet\u00eb I fundit, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe shpresoj t\u00eb ket\u00eb paqe.\/BW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka udh\u00ebtuar n\u00eb fshatin Samadrexh\u00eb t\u00eb Vushtris\u00eb, n\u00eb familjen e Afrim Bunjakut, ku tashm\u00eb jan\u00eb hapur dyer e mortit. Zia k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme, por e p\u00ebrzier edhe me nj\u00eb far\u00eb krenarie. Edhe pse p\u00ebr familjen e d\u00ebshmorit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, rreshterit t\u00eb policis\u00eb Afrim Bunjaku, i cili humbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":332575,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,2006,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-332574","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kosova","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=332574"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":332576,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332574\/revisions\/332576"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/332575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=332574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=332574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=332574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}