{"id":332785,"date":"2023-10-07T18:15:32","date_gmt":"2023-10-07T16:15:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=332785"},"modified":"2023-10-07T18:15:32","modified_gmt":"2023-10-07T16:15:32","slug":"si-mund-te-fitoje-nje-opozite-mes-kullave-kastravecave-dhe-bukes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/si-mund-te-fitoje-nje-opozite-mes-kullave-kastravecave-dhe-bukes\/","title":{"rendered":"Si mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb Opozit\u00eb mes kullave, kastravecave dhe buk\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Nga ARIAN GALDINI<\/p>\n<p>Na kan\u00eb votuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb thon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7udi e madhe.<\/p>\n<p>Kjo fraz\u00eb e sh\u00ebmtuar, injoranteske, aspak demokratike ka 33 vite q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk fitojn\u00eb zgjedhjet dhe mbeten n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon edhe burimi i gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave si pasoj\u00eb e k\u00ebtij mendimi t\u00eb ngulitur e rip\u00ebrs\u00ebritur nga \u00e7do \u201cbilbil opozitar\u201d n\u00eb k\u00ebto 33 vite.<\/p>\n<p>K\u00ebtu edhe nis kultura e gabuar e moskuptimi i opozitarizmit si koncept demokratik.<\/p>\n<p>Me fraz\u00ebn \u201cjemi votuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb\u201d justifikohet bunkerizimi i opozitarizmit n\u00eb vet\u00ebm Grupet Politike apo Fraksionet q\u00eb kan\u00eb Parti q\u00eb kan\u00eb humbur zgjedhjet e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Demokracia funksionon ndryshe.<\/p>\n<p>Qeveria p\u00ebrfaq\u00ebson shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt qoft\u00eb edhe me nj\u00eb grusht vota m\u00eb shum\u00eb i japin t\u00eb drejt\u00ebn 1 partie ose nj\u00eb grupi partish\u00eb q\u00eb t\u00eb qeverisin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita \u00ebsht\u00eb partia ose grupi i partive q\u00eb nuk fitojn\u00eb zgjedhjet porse duhet t\u00eb b\u00ebhen z\u00ebri i llogarik\u00ebrkimit dhe alternativ\u00ebnd\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk ekziston asnj\u00eb qytetar n\u00eb bot\u00eb q\u00eb e voton 1 parti apo 1 kandidat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00ebopozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do vot\u00eb q\u00eb jepet, ka synim dhe q\u00ebllim fitoren e partis\u00eb apo kandidatit t\u00eb p\u00ebrzgjedhur.<\/p>\n<p>Askush nuk voton e askush nuk votohet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb opozit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozitarin.<\/p>\n<p>Thjesht t\u00eb nes\u00ebrmen e zgjedhjeve, del rezultati q\u00eb p\u00ebrcakton partin\u00eb apo grupin e partive fituese dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe partin\u00eb apo grupin e partive humb\u00ebse.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb shqeto, kur humbet zgjedhjet nj\u00eb parti apo nj\u00eb grup partish\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur humbet zgjedhjet nj\u00eb parti apo nj\u00eb grup partish\u00eb, thjesht kuptojn\u00eb se projekti i tyre elektoral, projekti i tyre qeveris\u00ebs dhe kandidati i tyre p\u00ebr Kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb. <\/p>\n<p>Partia humb\u00ebse apo grupi i partive humb\u00ebse nuk jan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn, sepse nuk ekziston n\u00eb demokraci e askund nj\u00eb vot\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb diktatura dhe regjime hibride e autoritariste p\u00ebrcaktohen paraprakisht partit\u00eb fituese dhe ato q\u00eb do luajn\u00eb rolin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci nuk ndodh e nuk mundet t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci vota jepet p\u00ebr fitore dhe ve\u00e7 p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Kush humbet, do t\u00eb thot\u00eb se i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb zgjedhje nga shumica e qytetar\u00ebve, projekti elektoral, projekti qeveris\u00ebs dhe kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, n\u00eb demokraci partit\u00eb humb\u00ebse apo partit\u00eb e pakic\u00ebs, kan\u00eb 4 vjet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar alternativ\u00ebn e re.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa i hyjn\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr alternativ\u00ebn e re p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, partit\u00eb e pakic\u00ebs, b\u00ebhen edhe p\u00ebrfaq\u00ebsia politike e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ta ngritur z\u00ebrin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ti k\u00ebrkuar llogari shumic\u00ebs fituese apo Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton hapje, qarkullim elitash, bashk\u00ebkordinim, jo asimilim, jo dominim, etj, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrfaq\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, duhet t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebrtej kontureve partiake dhe militanteske, por tu shkosh qytetar\u00ebve aty ku jan\u00eb dhe t&#8217;i hap\u00ebsh strukturat dhe rrahjet e ideve e nismave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb meritojn\u00eb apo kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb vijm\u00eb tek rasti yn\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021, fitoi p\u00ebrs\u00ebri Edi Rama.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb fitoi pa gar\u00eb t\u00eb ndershme, me patronazhist\u00eb, cuba, horra, t\u00eb fort\u00eb, banda lokale apo rajonale, formular\u00eb me detyrim n\u00ebnshkrimi p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs administrate, me fuksime, shantazhe dhe joshje.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb tashm\u00eb i dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, fakti mbetet kok\u00ebfort\u00eb, Edi Rama fitoi zgjedhjet dhe Projekti Lulzim Basha p\u00ebr Kryeminist\u00ebr e bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb Projekt edhe PD, LSI e gjith\u00eb partit\u00eb aleate t\u00eb tyre u rr\u00ebzuan nga Shumica e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>A ishin m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb fitores?<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>A vlen kjo kur ka mbaruar puna dhe fituesi ka marr\u00eb Kup\u00ebn?<\/p>\n<p>Hi\u00e7 fare.<\/p>\n<p>A u votuan Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, etj, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb opozita dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Opozit\u00ebn???<\/p>\n<p>Jo.<\/p>\n<p>620 mij\u00eb votat p\u00ebr PD + aleat\u00eb dhe 120 mij\u00eb votat p\u00ebr LSI, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr fitoren e k\u00ebtyre partive.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb Edi Rama morri 40 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb dhe PD+aleat\u00eb dhe LSI i humb\u00ebn zgjedhjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kur pranohet ky realitet demokratik apo edhe me gjith\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb n\u00eb pro\u00e7esin zgjedhor me natyr\u00eb aspak demokratike, PD + aleat\u00ebt dhe LSI, duhej t\u00eb nisnin pro\u00e7esin e qarkullimit t\u00eb elitave e prej aty t\u00eb fillonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e alternativ\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb, ne nuk do t\u00eb kishim opozit\u00ebn e rikthimeve.<\/p>\n<p>I pari u rikthye Ilir Meta n\u00eb krye t\u00eb LSI, t\u00eb cil\u00ebn e transformoi n\u00eb PL.<\/p>\n<p>I dyti u rikthye Lulzim Basha i cili n\u00eb Kuvendin e korrikut 2021, rikandidoi dhe u rizgjodh Kryetar i PD.<\/p>\n<p>K\u00ebtu gjith\u00e7ka lloci.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb e Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kuptuan, se loja ishte e mbyllur e gjith\u00e7ka n\u00eb Shqip\u00ebri zhvillohej si puna e vet\u00ebm nj\u00eb Grushti njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb m\u00eb problem se kush fiton e as humbet, ata thjesht jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e klubit ekskluziv t\u00eb kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Goditja e Sali Berish\u00ebs nga vendimi i SHBA p\u00ebr ta shpallur &#8220;Non-Grata&#8221;, l\u00ebvizi uj\u00ebrat e ndenjura t\u00eb Opozit\u00ebs me Kryetar\u00eb t\u00eb rikthyer.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb at\u00eb moment, Sali Berisha ishte i qet\u00eb dhe i lumtur se edhe duke mos qen\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb e atij klubi ekskluziv t\u00eb kryetar\u00ebve, ai vet\u00eb ishte kryetari absolut i klubit tjet\u00ebr ekskluziv t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur Lulzim Basha e p\u00ebrjashtoi nga Grupi Parlamentar n\u00eb 9 shtatorin 2021, Sali Berisha u ngrit, veshi opingat dhe e morri Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me Foltoren e tij, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrcaktuar vendin e tij n\u00eb klubin ekskluziv t\u00eb kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ia mori shumic\u00ebn e PD Lulzim Bash\u00ebs, ia morri edhe selin\u00eb dhe tani po pret i qet\u00eb vendin q\u00eb i takon pas zgjedhjeve t\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk e ka m\u00eb problem fitoren apo humbjen. Ai nuk e ka m\u00eb problem as logon e as emrin e partis\u00eb e aq m\u00eb pak vul\u00ebn. <\/p>\n<p>Sali Berisha ka shumic\u00ebn e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka fare r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse \u00ebsht\u00eb fituese a humb\u00ebse.<\/p>\n<p>Ai ka shumic\u00ebn e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Kaq i mjafton q\u00eb pas 2025, ai t\u00eb ket\u00eb emrin dhe vendin e tij n\u00eb Klubin Ekskluziv t\u00eb Kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj edhe rikthimi i tret\u00eb i Sali Berish\u00ebs, nuk ishte akt politik p\u00ebr rienergjitizimin e Opozit\u00ebs, por kalkulim i past\u00ebr makiavelik i tij p\u00ebr vendin e tij par\u00ebsor n\u00eb Klubin Ekskluziv t\u00eb Kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mandej erdhi edhe rikthimi i kat\u00ebrt i Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>A po k\u00ebrkon Lulzim Basha fitoren e Opozit\u00ebs n\u00eb 2025, apo edhe ai do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb cop\u00ebz vend n\u00eb Klubin Ekskluziv t\u00eb Kryetar\u00ebve???<\/p>\n<p>Shkurt, sot opozita nuk \u00ebsht\u00eb fare n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kasht\u00eb e k*qe, me gar\u00eb t\u00eb rikthyerish, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin tek Klubi Ekskluziv i Kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>E n\u00ebse i d\u00ebgjon n\u00eb Kuvend e kudo e ngado edhe n\u00eb \u00e7do deklarim publik e mediatik, tani po flasin p\u00ebr Kulla e kate Kullash me akuza e kund\u00ebrakuza ndaj nj\u00ebri tjetrit.<\/p>\n<p>Sa turp e \u00e7far\u00eb mjerimi.<\/p>\n<p>Ndoshta ata prandaj e duan vendin e tyre tek Klubi Ekskluziv i Kryetar\u00ebve ku jan\u00eb bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse aty flitet p\u00ebr Kulla.<\/p>\n<p>E p\u00ebrsa koh\u00eb tek Klubi Ekskluziv i Kryetar\u00ebve flitet p\u00ebr Kulla e Kate Kullash e Vila, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb her\u00eb me brisqe rroje e kastraveca si Saimir Korreshi, e her\u00eb me buk\u00eb me vete si Dash Sula.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. <\/p>\n<p>Ti themi faleminderit Zotit q\u00eb nuk po shkojn\u00eb n\u00eb Kuvend me gaveta\u2026.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ARIAN GALDINI Na kan\u00eb votuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb thon\u00eb. \u00c7udi e madhe. Kjo fraz\u00eb e sh\u00ebmtuar, injoranteske, aspak demokratike ka 33 vite q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk fitojn\u00eb zgjedhjet dhe mbeten n\u00eb opozit\u00eb. K\u00ebtu fillon edhe burimi i gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave si pasoj\u00eb e k\u00ebtij mendimi t\u00eb ngulitur e rip\u00ebrs\u00ebritur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":332786,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-332785","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=332785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":332787,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332785\/revisions\/332787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/332786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=332785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=332785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=332785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}