{"id":333346,"date":"2023-10-22T12:31:54","date_gmt":"2023-10-22T10:31:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333346"},"modified":"2023-10-22T12:31:54","modified_gmt":"2023-10-22T10:31:54","slug":"ish-kryeministri-ushtroi-presion-dhe-dha-urdhra-spak-publikon-zyrtarisht-akuzat-per-jamarber-malltezin-sali-berishen-dhe-fatmir-bektashin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-kryeministri-ushtroi-presion-dhe-dha-urdhra-spak-publikon-zyrtarisht-akuzat-per-jamarber-malltezin-sali-berishen-dhe-fatmir-bektashin\/","title":{"rendered":"\u201cIsh-kryeministri ushtroi presion dhe dha urdhra\u201d\/ SPAK publikon zyrtarisht akuzat p\u00ebr Jamarb\u00ebr Malltezin, Sali Berish\u00ebn dhe Fatmir Bektashin"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb ka publikuar zyrtarisht akuzat p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha, dh\u00ebndrin e tij Jamarb\u00ebr Malltezi dhe nd\u00ebrtuesin Fatmir Bektashi, n\u00eb lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e SPAK thuhet se nga ana e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb konsumuar vepra penale e \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me Jamarb\u00ebr Malltezi.<\/p>\n<p>Edhe Malltezi akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsion pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Malltezi duke shfryt\u00ebzuar pushtetin e ish kryeministrit ka arritur t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitimet e parregullta.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e shtetasit Sali Berisha n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb  kryer veprime aktive p\u00ebr kryerjen e kontrolleve administrative, me q\u00ebllimin e ushtrimit t\u00eb presionit dhe dh\u00ebnien e urdh\u00ebrave konkrete, p\u00ebr konkludimin e procedurave t\u00eb privatizimit, n\u00eb favor nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe t\u00eb shtetasit Jamarber Malltezi., bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij\u201d, thote SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Fatmir Bektashi thote SPAK, \u201cdyshohet se ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsionit aktiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me shtetasin Jamarber Malltezi p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit, i cili ka qene shfryt\u00ebzimi i territoreve sportive p\u00ebr kryerje nd\u00ebrtimesh.\u201d<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plote i SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, ka vijuar hetimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 287 t\u00eb vitit 2020, t\u00eb rregjistruar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cKorrupsionit aktiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d dhe  \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dyt\u00eb  i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Objekti i hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, jan\u00eb veprimet e kryera nga funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive t\u00eb \u201cKlubit t\u00eb Futbollit Partizani\u201d dhe \u201cKlubit Shum\u00ebsportesh Partizani\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimit, \u00ebsht\u00eb krijuar dyshimi i arsyesh\u00ebm, i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova se, nga:<\/p>\n<p>Shtetasi S. B., \u00ebsht\u00eb konsumuar vepra penale e \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga ana e shtetasit S. B., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, n\u00eb miratim ligjesh apo aktesh n\u00ebnligjore, me q\u00ebllim p\u00ebrshtatjen e tyre sipas nevojave q\u00eb paraqiteshin p\u00ebr pes\u00eb familjet e njohura pronare, ku fitues i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, rezultonte t\u00eb ishte bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij, shtetasi J. M.<br \/>\nNga ana e shtetasit S. B., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb  kryer veprime aktive p\u00ebr kryerjen e kontrolleve administrative, me q\u00ebllimin e ushtrimit t\u00eb presionit dhe dh\u00ebnien e urdh\u00ebrave konkrete, p\u00ebr konkludimin e procedurave t\u00eb privatizimit, n\u00eb favor nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe t\u00eb shtetasit J. M., bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana e shtetasit S. B., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb kryer veprime aktive n\u00eb vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetasit J. M., bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb strukturave t\u00eb ndryshme t\u00eb administrates shtet\u00ebrore p\u00ebr realizimin e procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore.<br \/>\nP\u00ebrfitimi i parregullt n\u00eb favor t\u00eb shtetasit J. M., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm, i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova, se \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ndryshuar destinacioni dhe p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrfitime materiale nga shtetasi J. M.<br \/>\nNdryshimet e kryera n\u00eb lidhje me destinacionin e zonave nga sportive n\u00eb t\u00eb banimit, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb kryerje nd\u00ebrtimesh, nga t\u00eb cilat ka p\u00ebrfituar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb shtetasi J. M.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha p\u00ebrfitimet monetare, q\u00eb ka marr\u00eb shtetasi J. M. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit nga shoq\u00ebria \u201cHomeplan\u201d sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, p\u00ebrfitime t\u00eb marra para se t\u00eb deklarohej si bashk\u00ebshortak n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, fitimet e akumuluara nd\u00ebr vite t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie si dhe ato t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb vijim, pas vitit 2018, t\u00eb llogaritura n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.<\/p>\n<p>Shtetasi J. M. dyshohet se ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin S. B., pasi n\u00eb marr\u00ebveshje me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, duke shfryt\u00ebzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitimet e parregullta si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ndryshuar destinacioni dhe p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrfitime materiale nga shtetasi J. M.<br \/>\nNdryshimet e kryera n\u00eb lidhje me destinacionin e zonave nga sportive n\u00eb t\u00eb banimit, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb kryerje nd\u00ebrtimesh, nga t\u00eb cilat ka p\u00ebrfituar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb shtetasi J. M.<br \/>\nT\u00eb gjitha p\u00ebrfitimet monetare, q\u00eb ka marr\u00eb shtetasi J. M. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit nga shoq\u00ebria \u201cHomeplan\u201d sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, p\u00ebrfitime t\u00eb marra para se t\u00eb deklarohej si bashk\u00ebshortak n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, fitimet e akumuluara nd\u00ebr vite t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie si dhe ato t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb vijim, pas vitit 2018, t\u00eb llogaritura n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.<\/p>\n<p>Shtetasi J. M. dyshohet se n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyt\u00eb i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor n\u00eb punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bllokut t\u00eb banesave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione t\u00eb cop\u00ebzuara, apo n\u00eb cash, p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn dhe marr\u00eb p\u00ebrfitimin monetar n\u00eb shum\u00ebn 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (p\u00ebrfitim i paligjsh\u00ebm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi n\u00eb veprimtari n\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsionit aktiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me shtetasin J. M. p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit, i cili ka qene shfryt\u00ebzimi i territoreve sportive p\u00ebr kryerje nd\u00ebrtimesh. N\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb \u201cHomeplan\u201d sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dh\u00ebnien e p\u00ebrfitimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb shum\u00ebn totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.<\/p>\n<p>Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale t\u00eb \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin J. M., pasi ka mund\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb \u201cHomeplan\u201d sh.p.k. realizimin e fshehjes s\u00eb origjines s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitimeve monetare t\u00eb parregullta t\u00eb shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si t\u00eb ardhura te ligjshme nga biznesi.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn dat\u00eb 15.10.2023 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, me vendimin me nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023, ka caktuar k\u00ebto masa sigurimi:<\/p>\n<p> \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedur\u00ebs Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetasit n\u00ebn hetim S. B.<\/p>\n<p>\u201cArrest n\u00eb burg\u201d, e parashikuar nga neni 238 i Kodi Procedur\u00ebs Penale ndaj shtetasit n\u00ebn hetim J. M.<\/p>\n<p>\u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedur\u00ebs Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetasit n\u00ebn hetim F. B.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn dat\u00eb 15.10.2023 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, me vendimin me nr. 410 dat\u00eb 20.10.2023, ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit pasuror \u201csekuestro preventive\u201d, p\u00ebr 16 (gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit J. M., 6 (gjasht\u00eb) llogari bankare (n\u00eb euro, dollar\u00eb dhe lek) n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit J. M. n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb \u201cHomeplan\u201d shpk (45% e kuotave), \u201cMagnet IMO\u201d shpk (100% e kuotave) dhe \u201cMagnet Gym&#038;Fit (60% e kuotave).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb ka publikuar zyrtarisht akuzat p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha, dh\u00ebndrin e tij Jamarb\u00ebr Malltezi dhe nd\u00ebrtuesin Fatmir Bektashi, n\u00eb lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. N\u00eb njoftimin e SPAK thuhet se nga ana e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb konsumuar vepra penale e \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":333347,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333346","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333346"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333348,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333346\/revisions\/333348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333347"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}