{"id":333604,"date":"2023-10-28T13:44:46","date_gmt":"2023-10-28T11:44:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333604"},"modified":"2023-10-28T13:44:46","modified_gmt":"2023-10-28T11:44:46","slug":"bejko-pd-mbeshtet-spak-halli-i-berishes-nuk-eshte-as-i-shqiptareve-as-i-demokrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bejko-pd-mbeshtet-spak-halli-i-berishes-nuk-eshte-as-i-shqiptareve-as-i-demokrateve\/","title":{"rendered":"Bejko: PD mb\u00ebshtet SPAK! Halli i Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb as i shqiptar\u00ebve, as i demokrat\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Roland Bejko ka reaguar p\u00ebr hetimin nga ana e SPAK-ut t\u00eb liderit t\u00eb Rithemelimit, Sali Berisha. Bejko \u00ebsht\u00eb shprehur se PD mb\u00ebshtet dhe inkurajon SPAK-un t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebdo q\u00eb ka abuzuar me pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe se halli i Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb halli as i demokrat\u00ebve dhe as i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i n\u00ebnkryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Roland Bejko:<\/strong><\/p>\n<p>PD mb\u00ebshtet SPAK dhe e inkurajon at\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebdo qe ka abuzuar me pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nHalli i Sali Berishes nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb halli i demokrat\u00ebve, as i shqiptar\u00ebve. Kriza e Sali Berish\u00ebs, nuk mund t\u00eb jet\u00eb edhe kriza e PD, as e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Qysh prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb kur ai vendosi t\u00eb kthehej me foltoret e tij, e kemi th\u00ebn\u00eb se Berisha p\u00ebr hallin e vet e \u00e7oi n\u00eb shkat\u00ebrim PD duke e p\u00ebrdorur at\u00eb si nj\u00eb kull\u00eb ngujimi nga fr\u00ebngjit\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs q\u00eblloi qysh at\u00ebher\u00eb, edhe sot akoma, me gjylet e g\u00ebnjeshtarve k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tij; sa nga Lul Basha te SHBA-t\u00eb. Sa nga ambasadorja amerikane, tek ai i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri dhe sot si \u00e7do t\u00eb premte, Berisha vazhdoi avazin e vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re, me gjuh\u00ebn e shpifjeve dhe mashtrimit p\u00ebr t\u00eb inkurajuar militant\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet t\u00eb r\u00ebn\u00eb moralisht e besimthyer, drejt marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb rradh\u00ebs duke i ftuar ata p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebqind\u00ebn her\u00eb t&#8217;i bashkohen t\u00eb ashtuquajturit &#8220;revolucionit final&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra e tij e rradh\u00ebs sot p\u00ebr militant\u00ebt dhe opinionin publik kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb aleanc\u00eb imagjinare midis Lul Bash\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021.<\/p>\n<p>Sipas tij Basha i kishte d\u00ebrguar emisar\u00eb q\u00eb i &#8220;k\u00ebrkuan urat\u00ebn (bekimin) Berish\u00ebs, p\u00ebr bashkqeverisje me Ram\u00ebn&#8230;&#8221;. E, n\u00ebse Berisha, do ta pranonte at\u00eb kontrat\u00eb, sot ai nuk do ishte non grata, dhe as dh\u00ebnd\u00ebri i tij nuk do ishte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Por, pas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb Berish\u00ebs, kushdo q\u00eb i ka ndjekur prononcimet e tij q\u00eb nga foltoret e deri te konferencat e shtypit, ka d\u00ebgjuar jo nj\u00eb her\u00eb, por mij\u00ebra her\u00eb se ai nuk dinte gj\u00eb p\u00ebr vendimet q\u00eb merrte Lulzim Basha si kryetar i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha ka th\u00ebn\u00eb se &#8220;Lul Pengu&#8221; nuk e ka pyetur p\u00ebr asnj\u00eb nga vendimarrjet e m\u00ebdha, as p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb reform\u00ebn territoriale, as p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, as p\u00ebr marr\u00ebveshjen e 17 majit, as p\u00ebr djegien e mandateve, as p\u00ebr mosfutjen n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2019, as p\u00ebr hartimin e listave t\u00eb deputet\u00ebve, pra, p\u00ebr asgj\u00eb fare, sepse me demek, ai, Sali Berisha, nuk kishte pik\u00ebn e influenc\u00ebs mbi vendimmarrjet e Lulit.<\/p>\n<p>Luli vendimet p\u00ebr PD, sipas Berish\u00ebs s\u00eb foltores, i merrte n\u00ebn ndikimin e Edi Ram\u00ebs si &#8220;pengu i tij&#8221;.<br \/>\nPor, befasisht, sot, gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, na doli q\u00eb Lul Basha, i pask\u00ebsh d\u00ebrguar emisar\u00eb atij p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb leje t\u00eb futej n\u00eb kualicion qeveris\u00ebs me Ram\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu na lindin disa pyetje:<br \/>\n(i) Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lul Basha nuk e ka pas pyetur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb Berish\u00ebn, p\u00ebrse do t&#8217;ia merrte mendimin p\u00ebr t&#8217;u futur n\u00eb bashkqeverisje me Ram\u00ebn?!<br \/>\n(ii) Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama kish siguruar mazhoranc\u00ebn i vet\u00ebm me Tom Doshin, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse do t&#8217;i duhej Lul Basha n\u00eb qeverisje?!<br \/>\n(iii) Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre &#8220;piruetave&#8221; t\u00eb Lul Bash\u00ebs t\u00eb cilin e akuzon prej dy vjet\u00ebsh si shit\u00ebs t\u00eb interesave t\u00eb demokrat\u00ebve, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk k\u00ebrkoi dorheqjen e tij pas humbjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021, por vazhdoi t&#8217;i jepte mb\u00ebshtetje duke e votuar m\u00eb pas edhe p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb?!<\/p>\n<p>Pra, sot Sali Berisha, m\u00eb n\u00eb fund e ka pranuar me goj\u00ebn e vet se ai ka qen\u00eb &#8220;de fakto&#8221; gjithmon\u00eb pronari i v\u00ebrtet\u00eb i Partis\u00eb Demokratike dhe asgj\u00eb nuk b\u00ebhej pa lejen, dijenin\u00eb dhe bekimin e tij.<br \/>\nKjo n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb e re si p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ashtu dhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj ata ia vun\u00eb festen n\u00eb kok\u00eb si\u00e7 e meritonte duke e dizenjuar non grata si pengues i demokracis\u00eb, minues i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe favorizues i korrupsionit p\u00ebr njer\u00ebzit e tij t\u00eb af\u00ebrt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj, n\u00eb vend t\u00eb g\u00ebnjeshtrave kaq t\u00eb trasha q\u00eb shp\u00ebrndan duke e helmuar edhe m\u00eb shum\u00eb mendjen e demokrat\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb besuar, Sali Berisha duhet t\u00eb shkoj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb provoj\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij. K\u00ebt\u00eb ua ka borxh t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebr 32 vite me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai s&#8217;mund t&#8217;u hedhe m\u00eb hi syve demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve me p\u00ebrralla t\u00eb dala boje, me akuza q\u00eb koha tregoi se ishin ve\u00e7 mashtrime p\u00ebr hallin e tij.<br \/>\nKulla 64 kat\u00ebshe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs na d\u00ebshmoi se dit\u00ebn e ka t\u00eb programuar p\u00ebr t\u00eb sulmuar Edi Ram\u00ebn q\u00eb po vret demokracin\u00eb, nd\u00ebrsa nat\u00ebn merr prej tij leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr oborrtar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, aleanca e kullav\u00eb \u00ebsht\u00eb aleanca m\u00eb okulte q\u00eb ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm PD-n\u00eb, por edhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, q\u00eb me korrupsionin masiv dhe kriminalizimin e ekonomis\u00eb, u kan\u00eb marr\u00eb peng t\u00eb arthmen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Hallin e tij S. Berisha, nuk mund ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb tej hallin e demokrat\u00ebve. Malin e shpifjeve dhe t\u00eb g\u00ebnjeshtrave demokrat\u00ebt e shqiptar\u00ebt bashk\u00eb, nuk mund ta lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i lart\u00eb se vet kulla sa nj\u00eb mal n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Mashtrimet se Lulzim Basha nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Edi Rama nga ana tjet\u00ebr, me demek, nuk donin t\u00eb beheshin kryeministra, por donin t\u00eb bashkqeverisnin duke &#8220;vrar\u00eb pluralizmin dhe demokracin\u00eb&#8221;, nuk ka idiot q\u00eb i beson.<\/p>\n<p>Si \u00e7do marr\u00ebzi, dhe marr\u00ebzia e Sali Berish\u00ebs e ka nj\u00eb fund. Pyetja \u00ebsht\u00eb, me \u00e7far\u00eb kosto?!<br \/>\nPartia Demokratike \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb SPAK dhe institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke i inkurajuar ato n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e ndaj kujtdo q\u00eb ka qen\u00eb dje, dhe \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb sot n\u00eb k\u00ebto afera.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e saj tashm\u00eb, duke u ndar\u00eb qart\u00ebsisht nga e shkuara, e duke projektuar t\u00eb ardhmen e duhur p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb besojn\u00eb te programi dhe vizioni i qart\u00eb pro per\u00ebndimor i saj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Roland Bejko ka reaguar p\u00ebr hetimin nga ana e SPAK-ut t\u00eb liderit t\u00eb Rithemelimit, Sali Berisha. Bejko \u00ebsht\u00eb shprehur se PD mb\u00ebshtet dhe inkurajon SPAK-un t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebdo q\u00eb ka abuzuar me pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe se halli i Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb halli as i demokrat\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":321144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333604","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333605,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333604\/revisions\/333605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}