{"id":333887,"date":"2023-11-02T18:47:10","date_gmt":"2023-11-02T17:47:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333887"},"modified":"2023-11-02T18:47:10","modified_gmt":"2023-11-02T17:47:10","slug":"jamarber-malltezi-pergjigje-biznesmenit-te-rames-karlo-bolino","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jamarber-malltezi-pergjigje-biznesmenit-te-rames-karlo-bolino\/","title":{"rendered":"Jamarb\u00ebr Malltezi: P\u00ebrgjigje biznesmenit t\u00eb Ram\u00ebs, Karlo Bolino"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi i Jamarb\u00ebr Malltezit, p\u00ebr mashtrimet e radh\u00ebs s\u00eb Karlo Bollinos.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu q\u00eb gllab\u00ebroi me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gjimnazit n\u00eb zon\u00ebn prej 60 mij\u00eb banor\u00ebsh, ku nuk kishte nj\u00eb t\u00eb tille, publikoi traktin e shpifjeve t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu me posht\u00eb po paraqes p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimin ndaj mashtrimeve te tij, n\u00eb shkrimin me titull \u201cKur edhe Argita Berisha g\u00ebnjen dhe n\u00eb studio televizive nuk b\u00ebhen pyetje\u201d, t\u00eb dat\u00ebs 31 tetor 2023.<\/p>\n<p>Le ti analizojm\u00eb me radh\u00eb keto shpifje,<\/p>\n<p>1. N\u00eb shkrimin Bolino insiston, duke mashtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt, p\u00ebr akuza t\u00eb ngritura nga SPAK ndaj Sali Berish\u00ebs dhe Jamarber Malltezit. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne 200 faqe te dosjes gjyq\u00ebsore nuk ekziston asnj\u00eb akuze, ne kuptimin e ligjor te k\u00ebsaj fjale, ndaj Sali Berish\u00ebs dhe Jamarber Malltezit si\u00e7 g\u00ebnjen Bollino. Kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse ndaj tyre nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb prove. Ndaj dhe ata jan\u00eb sanksionuar si persona nen hetim dhe jo ne ndjekje penale si\u00e7 pretendon Bolino.<\/p>\n<p>2. Ai shkruan p\u00ebr 17 kulla te nd\u00ebrtuara ne territorin e Klubit Partizani, edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr ordinere. Ne at\u00eb territor nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar asnj\u00eb kulle por vet\u00ebm pallate.<\/p>\n<p>3. Ne shkrimin plote shpifje te Bolinos, duke ju referuar faktit te pamohueshmen te fillimit te procesit te privatizimit te kompleksit te Klubit Partizani nga qeveria e Fatos Nanos, ai shkruan se shkresa mban dat\u00ebn 21 korrik 2005, pra tre jav\u00eb pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe se kjo qeveri nuk kishte me asnj\u00eb kompetenc\u00eb dhe as mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb privatizim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim tjet\u00ebr e Bolinos. \u00c7do qeveri ka te drejt\u00ebn kushtetuese dhe ligjore te vendimmarrjes deri ne dit\u00ebn e betimit te qeverise tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>4. N\u00eb shkrimin e tij ai shfryt\u00ebzon ngat\u00ebrrimin e nj\u00eb date, at\u00eb te miratimit nga Berisha te vendimit te Edi Rames p\u00ebr ndryshimin e destinacionit te klubit Partizani nga terren sportiv ne zone urbane. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtete se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb marre 1 muaj pas miratimit nga Berisha te vendimit te firmosur nga Edi Rama, por \u00ebsht\u00eb po kaq e v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb se ky vendim i heq \u00e7do te drejte KRRTRSH te ndryshoje apo anuloje vendimet e k\u00ebshillave te rregullimit te territorit te bashkive. Dhe ky vendim provon katerciprisht ipso facto se Berisha kishte mbajtur q\u00ebndrim te drejte.<\/p>\n<p>5. Bollino behet qesharak kur rreket te keqp\u00ebrdore sqarimin se Jamarber Malltezi u fut si investitor me 1200 met\u00ebr katror toke. Sipas tij ky \u201csqarim q\u00eb edhe mund t\u00eb quhet nj\u00eb bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berish\u00ebs, pra qe dh\u00ebndri ishte vet\u00ebm nja nga 64 pronaret dhe vet\u00ebm me nj\u00eb cope te vog\u00ebl dhe te pap\u00ebrfillshme te truallit. Tani e degjojm\u00eb edhe nga bashk\u00ebshortja qe dh\u00ebndri ka qene p\u00ebrfituesi kryesor i privatizimit.\u201dSpekulant i mjere. Vete gjykata pohon se Jamarber Malltezi eshte 1\/64 ne fisin Begeja dhe se ai ka trasheguar 113 meter toke ne fazen e pare te projektit. Blerja e tok\u00ebs prej Jamarber Malltezit nga te af\u00ebrmit e tij, pas kthimit te pron\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb lidhje me \u00e7ka trillon Bolino. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shitblerje e lire midis pal\u00ebve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekziston \u00e7do dokument, te cilat SPAK gjithashtu I disponon<\/p>\n<p>6. Bollino shprehet se \u201cmes 2010 dhe 2012, duke shitur apartamentet n\u00eb grop\u00eb (pra, para se t\u00eb nd\u00ebrtohen) Jamarb\u00ebr Malltezi ka ark\u00ebtuar shifr\u00ebn e marramend\u00ebse prej 11 milion\u00eb euro q\u00eb e ka futur si kontribut t\u00eb tijin n\u00eb nd\u00ebrtim.\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e trashe. Se pari shifra prej gati 11 milion\u00ebsh i referohet ark\u00ebtimeve te shoq\u00ebris\u00eb dhe jo Jamarber Malltezit. E th\u00ebn\u00eb ne m\u00ebnyre te p\u00ebrgjithshme, u p\u00ebrket tre investitor\u00ebve. Kjo shume p\u00ebrfaq\u00ebson te ardhura nga shitjet dhe jo fitime. Jamarber Malltezi nuk ka t\u00ebrhequr asnj\u00eb fitim ne k\u00ebt\u00eb periudhe dhe te gjith\u00eb ark\u00ebtimet kane shkuar p\u00ebr te mbuluar koston e nd\u00ebrtimit, dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj te tret\u00ebve nga shoq\u00ebria, si dhe p\u00ebr vijimin e investimit. K\u00ebt\u00eb e provojn\u00eb qindra kontrata bler\u00ebsish, te deklaruara sipas k\u00ebrkesave ligjore. Shifra e ark\u00ebtimeve \u00ebsht\u00eb reflektuar ne bilancet e viteve p\u00ebrkat\u00ebse dhe \u00ebsht\u00eb depozituar ne QKB dhe tatime qe at\u00ebher\u00eb dhe ndon\u00ebse Bollino, si miku i Ram\u00ebs mund te mos e dije \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb bilanci, e sqaroj se bilanci i dor\u00ebzuar nuk mund te ndryshohet sot. Te gjitha jan\u00eb ne dosjet e SPAK. Sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtuara, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb apartamente, dyqane dhe parkime, jan\u00eb te certifikuara n\u00eb aktet e kolaudimit sipas lejeve te nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>7. Bollino eskalon ne shpifje te tij e thot\u00eb \u201cme\u00e7e nuk ka asnj\u00eb gjurme ne llogari bankare (e ka fjal\u00ebn p\u00ebr 11 milion\u00eb euro, nga shitja ne grope sh\u00ebnimi im) a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ato para te ishin cash qe vinin nga korrupsioni familjar?\u201d E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr \u00e7do qindarka te k\u00ebsaj shume SKAP disponon te gjitha kontrata, faturat bankare dhe tatimore. Shtoj ketu se marr\u00ebveshja midis tre ortakeve p\u00ebr shitjen e apartamenteve ne grope qe ne fillim te nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb pohuar ne d\u00ebshmin\u00eb e tij ne SPAK nga Fatmir Bektashi. E gjith\u00eb shifra e ark\u00ebtimit nga kjo shitje \u00ebsht\u00eb e dokumentuar dhe SPAK disponon te gjith\u00eb dokumentet. E sigurojm\u00eb Bollinon se kjo shpifje e tij e ulet do ti shtohet padis\u00eb kund\u00ebr serialit te gjate te shpifjeve te tij.<\/p>\n<p>8. P\u00ebrsa i p\u00ebrket shifr\u00ebs 45 mije euro (qe ti e citon 49 mije), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Bollino pretendon se nuk ekziston asnj\u00eb gjurme, \u00ebsht\u00eb thjesht g\u00ebnjeshtra e radh\u00ebs. Jamarber Malltezi ka derdhur me banke kontributin e tij. K\u00ebt\u00eb e pohon edhe GJKKO n\u00eb faqen 131 te vendimit.<\/p>\n<p>9. Se fundmi, ndryshimin e destinacionit dhe lejen e nd\u00ebrtimit e ka l\u00ebshuar Edi Rama, i vetmi zyrtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, qe mban vul\u00ebn e gjykat\u00ebs si shp\u00ebrdorues detyre. Ndon\u00ebse kishte vendime te tre shkalleve te gjyq\u00ebsorit qe e detyronin te zbardhte lejen qe kish miratuar vete, Edi Rama, ne gjuetin\u00eb e tij te shtrigave refuzonte te zbardhte lejen, vet\u00ebm sepse m\u00ebsoi qe Jamarber Malltezi ishte nj\u00eb nga investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Me pas leje kan\u00eb miratuar si kryetar\u00eb te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi i Jamarb\u00ebr Malltezit, p\u00ebr mashtrimet e radh\u00ebs s\u00eb Karlo Bollinos. Reagimi i plot\u00eb: N\u00eb fushat\u00ebn e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu q\u00eb gllab\u00ebroi me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gjimnazit n\u00eb zon\u00ebn prej 60 mij\u00eb banor\u00ebsh, ku nuk kishte nj\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":333888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333887","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333889,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333887\/revisions\/333889"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}