{"id":333909,"date":"2023-11-03T13:01:29","date_gmt":"2023-11-03T12:01:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333909"},"modified":"2023-11-03T13:01:29","modified_gmt":"2023-11-03T12:01:29","slug":"mondi-si-leonidha-hoti-si-gavroshi-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-fatmir-xhafa-duket-me-luftarak-qekur-e-ka-thirrur-babo-kujdesi-i-ines-per-doktorin-na-mallengjeu-pader-salianji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mondi-si-leonidha-hoti-si-gavroshi-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-fatmir-xhafa-duket-me-luftarak-qekur-e-ka-thirrur-babo-kujdesi-i-ines-per-doktorin-na-mallengjeu-pader-salianji\/","title":{"rendered":"\u201cMondi si Leonidha, Hoti si Gavroshi\u201d- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Fatmir Xhafa duket m\u00eb luftarak q\u00ebkur e ka thirrur Babo! Kujdesi i Ines p\u00ebr Doktorin na mall\u00ebngjeu! Pad\u00ebr Salianji\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Pader Salianji pat dit\u00ebn e tij dje. Ai mbajti meshen e q\u00ebndres\u00ebs dhe t\u00eb adhurimit ndaj demokracis\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Nga predikatorja shp\u00ebrndau temjan, at\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ngurt\u00ebsuar  q\u00eb kur ndizet l\u00ebshon arom\u00eb e tym t\u00eb  cilat e  b\u00ebjn\u00eb djallin terbiet, t\u00eb ike nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. <\/p>\n<p>Gjekmarkaj analiza satirike-<\/p>\n<p>Ik djall , Ik djall, Ik djall p\u00ebrs\u00ebriste ai me z\u00eb igumenik ritualin teksa kori i vesh\u00ebve psher\u00ebtinte alelulja, aleluja, aleluja. Nd\u00ebrsa lutja kryhej disa deputet socialist\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb padukshem. Karriget q\u00eb ishin mbledhur aty ai po i purifikonte e libronte nga vesi q\u00eb pesh\u00eb e koh\u00ebs mbi to kishte shkarkuar prej t\u00eb nd\u00ebnjurave t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo t\u00eb mazhorances  paten nj\u00eb keqkuptim t\u00eb madh. Ata menduan q\u00eb seanca e cila kishte p\u00ebr qellim paqen, kthjellimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm,  esnafllekun e shpirtrave do duhej t\u00eb ishte moment konflikti e p\u00ebrplasjesh.<\/p>\n<p>Atyre Salianji q\u00eb po ju fliste me gjuhen e Per\u00ebndis\u00eb si Savanarola mekatarve fiorentin u shfaqej si vete dreqi q\u00eb n\u00eb turren e druve duhej p\u00ebrc\u00eblluar. Ndaj gardist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb her\u00eb pas here tentonin ti nduknin zhgunin e murrm\u00eb, ti hiqnin nga dora librin e shenjt\u00eb, kup\u00ebn e kelkut, lisharsin e argjendt\u00eb t\u00eb temjanit.  Pastaj ay nga interpreues i doktrines fap doli si mbrojt\u00ebs i saj mori nj\u00eb karrige e hodhi mbi banakun e Qeveris\u00eb aq\u00ebsa tempulli u drodh si gjethe fiku nga puhiza.<\/p>\n<p>Keqkuptimi<\/p>\n<p>Xhemali pasi shk\u00ebmbeu me Taon dy shikime t\u00eb nxehta i dha trup e shpirt  keqkuptimit. U turr si nj\u00eb dem i t\u00ebrbuar p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb karrigen e vet. Por nuk i kishte b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mondi si mbreti Leonidha i termopilasve ja ndali hovin me trupin e tij gati p\u00ebr sakrific\u00eb. Xhema k\u00ebrkoi tjet\u00ebr shteg po aty gjet Xhele Mziun si Elez i Isufin t\u00eb cilit po i thoshte \u201cdua karrigen time, dua karrigen time\u201d po ai ja ktheu \u201cmos e thuj dy her\u00eb at\u00eb fjal\u00eb se baj t\u00eb kjaj e zeza nan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebn shembullin e Tonit q\u00eb veproi m\u00eb mend si debatikas edhe ai kapi nj\u00eb karrige nga t\u00eb Opozit\u00ebs dhe iku me vrap tek vendi i tij. Nasipi si njeri q\u00eb ka par\u00eb bot\u00eb me sy buz\u00ebqeshte dashur dhe i mbushte mendjen vetes \u2018nuk b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr karrige ne\u2019. Petrua leshont\u00eb nama sapo hyri, bashk\u00eb me Bujarin e Lushnj\u00ebs  \u201cju shoft\u00eb kanceri ju shoft\u00eb\u201d. Ismeti i g\u00ebzohej pun\u00ebs s\u00eb re mbledhjes s\u00eb djersve t\u00eb p\u00ebrpjekjeve. Antoneta me nj\u00eb forc\u00eb fizike t\u00eb admirueshme si druvari q\u00eb b\u00ebn copash pyllin  per pak sa nuk ja doli t\u00eb \u00e7ante barrikad\u00ebn dhe t\u00eb merrte t\u00eb veten. Po aty doli Elda Hoti si Gavroshi dhe nuk la asnj\u00eb hap\u00ebsire.  Florenc Spahu citonte Kuranin \u201cdashuria e tepruar ndaj k\u00ebsaj bot\u00eb  \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e gjitha t\u00eb keqiave\u201d.<\/p>\n<p>Majkos, Mimi di Puccinit dhe Etildes jua ruajta deri von\u00eb  ndenj\u00ebsen, duke u lutur amani more amani, po t\u00eb mit\u00eb m\u00eb pan\u00eb v\u00ebnger dhe u detyrova t\u00eb terhiqem. Luan Ba\u00e7i pasi d\u00ebshtoi t\u00eb m\u00eb ngarkonte n\u00eb shpin\u00eb nja dy karrige,  si kameraman dasmash filmonte gjith\u00e7ka dhe nuk desha t\u00eb mbetem si tradhetar n\u00eb shirit.<\/p>\n<p>Pandi erdhi dhe u ul mes meje dhe Jorides si burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. U m\u00ebrzita ca se at\u00eb vend e ruajt\u00ebm p\u00ebr Etilden.<\/p>\n<p>Fatmir Xhafa u nis me yrysh dhe po me kaq shpejt\u00ebsi u kthye me duar n\u00eb xhepa. Q\u00ebkur e ka thirrur Babo duket m\u00eb luftarak. Bra\u00e7ja nuk erdhi fare kur e mori vesh gjith\u00ebsa. T\u00eb ma b\u00ebni me hile tha kur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb un\u00eb t\u00eb dukem m\u00eb i shkurt\u00ebr. Antoneta i tha eja t\u00eb ngre un\u00eb hopa. Po ai jo, jo nuk dua. Blerina therriste  m\u00eb z\u00eb t\u00eb mbreht\u00eb po fjal\u00eb e saj \u00ebnde shum\u00eb larg veshit t\u00eb Babos mbetet. Klotilda e trazuar nga goj\u00ebligu Gazmend per do pun\u00eb AZHBRJ-e f\u00ebrkonte duart sebashku me Ermon e cila n\u00eb vend  t\u00eb zemr\u00ebs ka nj\u00eb mullar tek vaj per gijotinen e komisionit t\u00eb Etikes k\u00ebrkonin. Vet\u00ebm Tezja qeshte kur tymi i temjanit doli ngjyr\u00eb mavi. Kur puna u b\u00eb keq Lefko G\u00ebsht\u00ebnja u tha shpirtin mund t\u00eb ma merrni po karriget e kesaj ane kurr\u00eb. Dash Sula u perlot. Cane Dogjani kendonte k\u00ebngen e Hajredin Pashes.<\/p>\n<p>Koll\u00e7aku fliste rrotull \u2018mir\u00eb t\u2019u b\u00ebhet\u201d nuk deshet gjeneral n\u00eb drejtim po axhaminj.<\/p>\n<p>Elisa dukej m\u00eb e nurshmja nd\u00ebr gra dhe m\u00eb trimja nd\u00ebr burra ndersa Niko nikoqiri m\u00eb i \u00ebmbli nder burra dhe m\u00eb trimi nder gra. Megjith\u00ebse naten i kishte dal\u00eb n\u00eb \u00ebnderr Vangjua  miki i tij i vjeter nga Durresi q\u00eb i thoshte si m\u00eb harrove  evlat , sillm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb cigare s\u00eb paku.  Mageriti rrinte drejt dhe qerpikun si hesht\u00eb p\u00ebr ta ngulur n\u00eb plencin e ndonj\u00ebrit kishte ngritur. Ogi mendonte pse nuk reflektuan keta qafir\u00eb mbi idet\u00eb e Kostes dhe Gramozit p\u00ebr opozitem q\u00eb duam e   kallej n\u00eb dilema moskuptimi. Tao i zymt\u00eb se vartesve t\u00eb tij u kishte kaluar miu n\u00ebn hund\u00eb dhe i hidhte valle n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha iluzionet kan\u00eb nj\u00eb fund. Shyqyr qe erdhi Jorida me ngjyrat e saj dhe ma zbuti disi shkrumbim e athet t\u00eb betejes. Keqyri rreth e rrotull n\u00ebse Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi \u00ebsht\u00eb aty?! Nj\u00eb eh nostalgjie leshoi dhe u ngurtesua mesoi q\u00eb tek Elizeu s\u00ebbashku me Albanen dhe Kryezevendes Liderin e t\u00eb tjer\u00eb luftetar\u00eb t\u00eb liris\u00eb po b\u00ebjn\u00eb plane per mesymje. Kujdesi i Ines p\u00ebr Doktorin e madhengjeu.<\/p>\n<p>Tritani mu afrua e me t\u00eb drejt\u00eb rash\u00eb dakord se ne t\u00eb dy jemi katolik\u00eb tha ndaj na shkon solidariterti po jo lufta , po na hoqen nj\u00eb pellemb\u00eb duhet t\u00eb kthejm\u00eb dhe faqen tjeter. Hallall jua b\u00ebj dackat po mos m\u00eb raft\u00eb per hise qerpiku i Margeritit ofshana. Dasht\u00eb Zoti e ndeshet Ina  me t\u00eb.<\/p>\n<p>Babo kur pa q\u00eb t\u00eb vetet po tulaten ju \u00e7oi haberr  t\u00eb vet\u00ebsakrifikoheshin. T\u00eb ngriheshin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me kartonet n\u00eb duar si kallashnikoll\u00eb n\u00eb mbrojtje  t\u00eb njerzve dhe buzeqeshi me vete sa mir\u00eb i dukeshin pa karrika ata qerratenj q\u00eb ja h\u00ebngren shpirtin. Nuk \u00ebsht\u00eb habi q\u00eb tani e tutje ti l\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si zymbyl\u00eb.<\/p>\n<p>Lindites i lipsej nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb shikonte ku \u00ebsht\u00eb Kosta i saj me Gencin e t\u00eb tjerve po ata askund nuk dukeshin e ashtu me etje e vrap numeronte ligjet q\u00eb aman hatri i Zotit votoheshin mes zjarrit t\u00eb luftes.<\/p>\n<p>N\u00eb shtepi mes r\u00ebndjes e panikut   shkuam natyrisht pas bekimt t\u00eb Salianjit \u201cZoti qofte me ju\u201d,  ku ne ja kthyem \u201cedhe n\u00eb shpirtin t\u00ebnd\u201d  fati na ndihi se  lexuam at\u00eb birinxhi fjalim q\u00eb nj\u00eb  nga shoqata e byrekut nuk ja doli dot ta lexont\u00eb dot n\u00eb sall\u00eb. Lezet t\u00eb madh emocional na shkaktoi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ Pader Salianji pat dit\u00ebn e tij dje. Ai mbajti meshen e q\u00ebndres\u00ebs dhe t\u00eb adhurimit ndaj demokracis\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Nga predikatorja shp\u00ebrndau temjan, at\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ngurt\u00ebsuar q\u00eb kur ndizet l\u00ebshon arom\u00eb e tym t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb djallin terbiet, t\u00eb ike nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Gjekmarkaj analiza satirike- Ik djall [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333909","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333909"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333910,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333909\/revisions\/333910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}