{"id":333921,"date":"2023-11-04T12:35:58","date_gmt":"2023-11-04T11:35:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333921"},"modified":"2023-11-04T12:35:58","modified_gmt":"2023-11-04T11:35:58","slug":"bakllavaja-e-rames-pd-buxheti-2024-i-bixhozit-i-faturave-te-arbitrazhit-i-koncensioneve-korruptive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bakllavaja-e-rames-pd-buxheti-2024-i-bixhozit-i-faturave-te-arbitrazhit-i-koncensioneve-korruptive\/","title":{"rendered":"&#8216;Bakllavaja&#8217; e Ram\u00ebs\/ PD: Buxheti 2024 i bixhozit, i faturave t\u00eb Arbitrazhit, i koncensioneve korruptive"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Dorian Teliti, analizoi sot nga selia e PD, projektbuxhetin e vitit 2024 q\u00eb po p\u00ebrgatitet nga mazhoranca p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vet\u00ebm interesave t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Teliti tha: &#8220;Prej disa dit\u00ebsh po shohim sesi mazhoranca po b\u00ebn \u00e7mos q\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb kushtetuese opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngritur komision\u00ebt hetimore, po b\u00ebn \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb eliminuar \u00e7do hap\u00ebsire opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb trajtuar hallet dhe shqet\u00ebsimet e njer\u00ebzve dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ishim d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb mbledhjeve shtruar k\u00ebmb\u00ebkryq mbi bakllava, duke folur p\u00ebr buxhetin e vitit 2024 sikur ato t\u00eb ishin llokma p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb sipas oreksit dhe int\u00ebresave p\u00ebrsonale.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb qeveria dhe deputet\u00ebt e saj kan\u00eb frik\u00eb nga disa t\u00eb v\u00ebrteta? Le t\u2019i marrim nj\u00eb nga nj\u00eb faktet kok\u00ebforta t\u00eb bakllavase buxhetore t\u00eb ofruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i sip\u00ebrmarrjes? Jo, nuk \u00ebsht\u00eb, pasi nuk ka asnj\u00eb politik\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb v\u00ebndin ton\u00eb. P\u00ebr m\u00eb t\u00ebp\u00ebr shum\u00eb prej tyre do p\u00ebrballen me rritjen e akcizave dhe kostove q\u00eb ajo pasjell.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb? Jo, nuk \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrkundrazi, ndon\u00ebse me shum\u00eb mund e djers\u00eb kan\u00eb ngritur sip\u00ebrmarrjen e tyre, vitin e ardhsh\u00ebm profesionist\u00ebt e lire do t\u00eb tatohen dhe do paguajn\u00eb 28 milion\u00eb euro shtes\u00eb nga xhepat e tyre.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe i arsimit? Jo nuk \u00ebsht\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia do marr\u00eb vet\u00ebm 2.8% t\u00eb PPP-s\u00eb, dhe arsim vet\u00ebm 2.3% t\u00eb PBB-s\u00eb. Besoj i mbani mend premtimet e harruara t\u00eb financimit 5% t\u00eb ketyre sektor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i bujq\u00ebsis\u00eb dhe fermerit? Jo nuk \u00ebsht\u00eb, qeveria nuk heq dor\u00eb nga skema e diferencimit t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb hyrje-dalje dhe vazhdon t\u00eb jap\u00eb subvencion\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ulta sesa n\u00ebvojat e sektorit, duke vazhduar t\u00eb qenurit t\u00eb fundit n\u00eb rajon edhe p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, me t\u00eb pakt\u00ebn 2 her\u00eb m\u00eb pak subvencion\u00eb krahasuar me vendin e parafundit t\u00eb renditur n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i pensionist\u00ebve? Jo nuk \u00ebsht\u00eb. Ndon\u00ebse \u00e7mimet e shport\u00ebs s\u00eb konsumit vazhdojn\u00eb t\u00eb rrit\u00ebn me ritme t\u00eb larta, pensionet n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb thjesht do t\u00eb indeksohen, detyrim ligjor ky i 20 vit\u00ebve t\u00eb fundit. Rritje reale t\u00eb pension\u00ebve fatkeq\u00ebsisht nuk do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i familjeve n\u00eb nevoj\u00eb? Jo nuk \u00ebsht\u00eb, pasi asnje qindarke me shume sdo marri keto familje, ndon\u00ebse edhe ajo lemosh\u00eb qe ata marrin nga buxheti do gerryhet akoma edhe me shume nga inflacioni i muajve n\u00eb vijim. Ndonje paket\u00eb sociale mb\u00ebsht\u00ebt\u00ebse as qe b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerret nga qeveria.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti i ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politike? Jo nuk \u00ebsht\u00eb, ata mbet\u00ebn t\u00eb harruar dhe shifrat tregojn\u00eb qe me keto ritme do duhen t\u00eb pakt\u00ebn 3 dekada t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimin financiar ndaj ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve dhe trashegimtareve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky buxheti qe mb\u00ebsht\u00ebt pusht\u00ebtin vendor? Jo nuk \u00ebsht\u00eb, pasi transferta e pakusht\u00ebzuar, aq jetike p\u00ebr pjesen derrmuese t\u00eb bashkive t\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb minimumin e detyrimit ligjor, at\u00eb t\u00eb 1% t\u00eb PBB-se.<\/p>\n<p>Po i kujt \u00ebsht\u00eb ky buxhet?<\/p>\n<p>A mos ndoshta \u00ebsht\u00eb buxheti i bixhozit? Po \u00ebsht\u00eb, ndryshe nga \u00e7far\u00eb thosht\u00eb Edi Rama 5 vit\u00eb me pare, qe bixhozi \u00ebsht\u00eb haram, qeveria parashikon t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri bixhozin dhe t\u00eb marr\u00eb 18.7 milion\u00eb euro taksim nga ky biznes haram.<\/p>\n<p>A mos ndoshta \u00ebsht\u00eb buxheti qe do t\u00eb paguaj\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro vendime t\u00eb gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, detyrime q\u00eb kan\u00eb ardhur si pasoje e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes n\u00eb vendin ton\u00eb? Po, jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 195 milion\u00eb euro, dhe jo vet\u00ebm, t\u00eb cilat do duhet t\u00eb paguhen nga leket tona p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb gjykatave nderkombetare.<\/p>\n<p>A mos ndoshta \u00ebsht\u00eb buxheti i PPP-ve klientelist\u00eb dhe korruptiv\u00eb? Po \u00ebsht\u00eb, plot 134 milion\u00eb euro p\u00ebr 10 kontratat PPP do jepen gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Keto 10 kontrata PPP do marrin tre here m\u00eb shum\u00eb fonde sec marrin 64 mije famijle me ndihme ekonomike gjat\u00eb gjithe 2024.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dashur qyt\u00ebtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ndaj qeveria b\u00ebn \u00e7mos me propagand\u00ebn e saj q\u00eb t\u2019i fsheh\u00eb e t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019ju mashtroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb 11 vit rradhazi.<\/p>\n<p>Projekbuxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb aspak serioz, nuk i jep p\u00ebrgjigje sfidave madhore t\u00eb vendit ton\u00eb, nuk mb\u00ebsht\u00ebt sektoret e ekonomise reale, nuk mb\u00ebsht\u00ebt arsimin, shendet\u00ebsin\u00eb, bujqesin\u00eb apo edhe turizmin. Nuk mb\u00ebsht\u00ebt politikat p\u00ebr rritjen e popullsise, uljes se emigracionit qe dita dit\u00ebs po g\u00ebrryen shoq\u00ebrin\u00eb dhe fuqizimit t\u00eb rinis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ky projektbuxhet mb\u00ebsht\u00ebt si p\u00ebrhere vet\u00ebm disa miq e shok\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00ebsisht interesat me qeveritaret, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb braktis\u00eb nevojtar\u00ebt dhe godet me rritje taksash sip\u00ebrmarrjen vendase.&#8221;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Dorian Teliti, analizoi sot nga selia e PD, projektbuxhetin e vitit 2024 q\u00eb po p\u00ebrgatitet nga mazhoranca p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vet\u00ebm interesave t\u00eb qeveris\u00eb. Teliti tha: &#8220;Prej disa dit\u00ebsh po shohim sesi mazhoranca po b\u00ebn \u00e7mos q\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb kushtetuese opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngritur komision\u00ebt hetimore, po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":295183,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333921","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333921"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333921\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333922,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333921\/revisions\/333922"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}