{"id":334046,"date":"2023-11-07T10:52:25","date_gmt":"2023-11-07T09:52:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=334046"},"modified":"2023-11-07T10:52:25","modified_gmt":"2023-11-07T09:52:25","slug":"edukatorja-dhunon-barbarisht-3-vjecaren-ne-kopshtin-privat-e-vogla-dergohet-me-kembe-te-thyer-ne-spital","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edukatorja-dhunon-barbarisht-3-vjecaren-ne-kopshtin-privat-e-vogla-dergohet-me-kembe-te-thyer-ne-spital\/","title":{"rendered":"Edukatorja dhunon barbarisht 3-vje\u00e7aren n\u00eb kopshtin privat. E vogla d\u00ebrgohet me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyer n\u00eb spital"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit investigativ \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka denoncuar nj\u00eb prind, i cili pretendon se vajza e tij \u00ebsht\u00eb dhunuar brenda kopshtit privat \u201cStin\u00ebt\u201d n\u00eb rrug\u00ebn \u201cKushtrimi i liris\u00eb\u201d n\u00eb kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 1 N\u00ebntor 2023 dhe si pasoj\u00eb, e vogla \u00ebsht\u00eb me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyer.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e vajz\u00ebs jan\u00eb njoftuar nga kopshti n\u00eb or\u00ebn 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj t\u00eb mitur\u00ebs ka ndodhur rreth or\u00ebs 10:20 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Denoncuesi: Ka qen\u00eb data 1 N\u00ebntor 2023. Vajza u \u00e7ua nga ime shoqe n\u00eb or\u00ebn 8 e 20 dhe ne ik\u00ebm n\u00eb pun\u00eb si\u00e7 \u00e7do dit\u00eb. Kur e \u00e7uam vajz\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes ishte n\u00eb rregull, si \u00e7do dit\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb or\u00ebn 3, njoftohet nusja q\u00eb \u201chajde merre vajz\u00ebn sepse ka dhimbje tek k\u00ebmba dhe po grindet, di\u00e7ka e ka pickuar\u201d. Nusja niset direkt dhe kur mb\u00ebrrin aty, goca ishte futur posht\u00eb nj\u00eb tavoline. K\u00ebmba ishte e enjtur dhe ishte fryr\u00eb sa koka e vajz\u00ebs. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoresh\u00ebn t\u00eb cilat po e prisnin duke qar\u00eb. Thoshte me veten e vet se \u201c\u00e7far\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb vetes\u201d. Nusja nuk e pati mendjen n\u00eb ato momente se \u00e7far\u00eb po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoresh\u00ebn duke qar\u00eb dhe drejtoresha i tha q\u00eb \u201chajde t\u00eb hipim n\u00eb makin\u00eb dhe ta \u00e7ojm\u00eb direkt n\u00eb pediatri\u201d. U nis\u00ebn n\u00eb pediatric dhe m\u00eb mori nusja direkt n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha q\u00eb po ikim n\u00eb pediatri. Kur shkova, mora f\u00ebmij\u00ebn dhe u shokova kur i pash\u00eb k\u00ebmb\u00ebn q\u00eb ishte e enjtur n\u00eb nj\u00eb gjendje skandaloze. M\u00eb pas mor\u00ebm letr\u00ebn e hyrjes q\u00eb ta kontrolloj\u00eb mjekja dhe kur mjekja pa tha \u201cq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast p\u00ebr mua, ka di\u00e7ka tek k\u00ebmba dhe nuk di t\u00eb ju kthej p\u00ebrgjigje. Ju sugjeroj q\u00eb t\u00eb shkoni tek \u201cUshtaraku\u201d. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Urgjenc\u00ebn e \u201cUshtarakut\u201d, u fut\u00ebm brenda dhe k\u00ebrkuam ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb dhe aty dol\u00ebn mjek\u00ebt q\u00eb ishin specialist t\u00eb k\u00ebsaj fushe dhe n\u00eb momentin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb grafin\u00eb, grafia doli n\u00eb nj\u00eb thyerje shum\u00eb t\u00eb keqe, ishte thyer k\u00ebmba, pjesa e kofsh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb gjendje skandaloze.<\/p>\n<p>Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb thyerje t\u00eb kofsh\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, t\u00eb kock\u00ebs femorale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e r\u00ebnda e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi se si e vler\u00ebsojn\u00eb mjek\u00ebt specialist\u00eb n\u00eb rastin konkret.<\/p>\n<p>\u201cStop\u201d ka siguruar pamje filmike q\u00eb tregojn\u00eb se edukatore Lina ushtron dhun\u00eb ndaj vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>\u201cEmisioni Stop ka siguruar pamjet filimike t\u00eb kopshtit \u201cStin\u00ebt\u201d, k\u00ebtu jemi tek dhoma e vizatimit t\u00eb k\u00ebtij kopshti. Ajo q\u00eb dyshohet \u00ebsht\u00eb se rreth or\u00ebs 10 t\u00eb m\u00ebngjesit, di\u00e7ka ka ndodhur me vajz\u00ebn 3-vje\u00e7are. Nuk dim\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb aksident apo dhun\u00eb e ushtruar nga personelei, por ajo q\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se vajz\u00ebs 3-vje\u00e7are i \u00ebsht\u00eb thyer k\u00ebmba. Kjo \u00ebsht\u00eb eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojm\u00eb se di\u00e7ka nuk shkon me t\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e tensionuar, ku p\u00ebr disa minuta rri me kok\u00eb ulur vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn e vizatimit.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ora 10 e 36 minuta. Vog\u00eblushja e l\u00ebnduar futet n\u00eb dhom\u00eb nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar \u00e7ohet dhe godet me vizore vajz\u00ebn. Duket qart\u00eb q\u00eb k\u00ebmba e vajz\u00ebs n\u00eb k\u00ebto momente \u00ebsht\u00eb e l\u00ebnduar nga dridhjet dhe l\u00ebvizjet q\u00eb ajo b\u00ebn\u201d<\/p>\n<p>\u201cEdukatore Lina mesa duket po shqet\u00ebsohet nga t\u00eb qarat e vajz\u00ebs dhe i kthehet p\u00ebrs\u00ebri duke e goditur n\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb vajza t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb qari.\u201d<\/p>\n<p>\u201cSikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, vajza e vog\u00ebl t\u00ebrhiqet zvar\u00eb nga dora dhe ulet brutalisht n\u00eb nj\u00eb karrige.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDallohet qart\u00eb se vajza ka dhimbje nga k\u00ebmba dhe qan n\u00ebn z\u00eb pasi ka frik\u00eb nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pam\u00ebshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore n\u00eb trup vajz\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb ajo t\u00eb pushoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPra, nga k\u00ebto pamje kuptojm\u00eb q\u00eb vajza \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar rreth or\u00ebs 10 t\u00eb m\u00ebngjesit, por mosdh\u00ebnia e ndihm\u00ebs nga personeli dhe mbajtja p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me k\u00ebmb\u00ebn e l\u00ebnduar ka \u00e7uar n\u00eb thyerje totale t\u00eb kock\u00ebs, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e vajz\u00ebs u njoftuan 5 or\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 3 t\u00eb padites, at\u00ebher\u00eb kur situata kishte dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit.\u201d<\/p>\n<p>Fillimisht Spitali i Traum\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje skandaloze, megjith\u00ebse ishte konstatuar k\u00ebmba e thyer e vajz\u00ebs. Po k\u00ebshtu, Oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marr\u00eb nj\u00eb denoncim prind\u00ebrve n\u00eb momentin kur e vogla ka shkuar me traum\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Babai i vajz\u00ebs tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-n\u00eb at\u00eb dit\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb problem dhe ishte e af\u00ebrmja e t\u00eb mitur\u00ebs. Denoncimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen nga e \u00ebma e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetari: Nd\u00ebrkoh\u00eb ishte edhe drejtoresha e kopshtit q\u00eb ju kishte shoq\u00ebruar?<\/p>\n<p>Denoncuesi: Po. Un\u00eb ju ktheva dhe e pyeta: T\u00eb lutem ku \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb se mua doktori m\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb informacion p\u00ebr ta mjekuar. Drejtoresha m\u00eb kthehet q\u00eb \u201ck\u00ebrkoj t\u00eb hapen kamerat\u201d, por nuk \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb asgj\u00ebkundi, por \u00ebsht\u00eb pickuar, nd\u00ebkroh\u00eb pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, \u201cne i kap\u00ebm filmimet dhe vajza n\u00eb or\u00ebn 3 para se t\u00eb merrnin n\u00eb telefon ka qen\u00eb n\u00eb gjum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ngritur nga krevati dhe sa \u00ebsht\u00eb ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer k\u00ebmb\u00ebn\u201d. N\u00eb at\u00eb moment, un\u00eb nga m\u00ebrzia i thash\u00eb q\u00eb \u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb mua m\u00eb nevojitet si prind dhe mjekut q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e tij me informacionet q\u00eb ju japim ne si prind\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Gazetari: Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb detaj q\u00eb dua un\u00eb t\u00eb ju pyes: Oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore a ju pyet\u00ebn tek Spitali i Traum\u00ebs sepse \u00ebsht\u00eb procedura kur kemi t\u00eb tilla aksidente?<\/p>\n<p>Denoncuesi: Un\u00eb ika para me vajz\u00ebn, por nj\u00eb oficer i ishte drejtuar drejtoresh\u00ebs, e cila i ishte p\u00ebrgjigjur q\u00eb \u201cjam njeriu i saj dhe jam duke i shoq\u00ebruar\u201d dhe m\u00eb tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte l\u00ebn\u00eb si rast familjar, ka ndodhur di\u00e7ka dhe po sjellin f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje urgjence. Denoncimi u b\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme, dat\u00eb 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.<\/p>\n<p>Nga informacionet q\u00eb emisioni \u201cStop\u201d ka siguruar, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe me nj\u00eb shkelje t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb spitalit t\u00eb Traum\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt nuk i jan\u00eb drejtuar organeve kompetente p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj ngjarje, pasi duhet t\u00eb ishin drejtuar prokuroris\u00eb apo policis\u00eb.<\/p>\n<p>Arben Llangozi, avokat: Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim q\u00eb t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kopsht, gj\u00eb q\u00eb nuk e ka kryer. Personeli mjek\u00ebsor ka detyrimin ligjor t\u00eb b\u00ebj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr vepra penale t\u00eb cilat i konstaton gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb saj, por nuk e ka p\u00ebrmbushur spitali apo personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ose akuzohen p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi dhe shp\u00ebrdorim detyre.\/Tv Klan<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit investigativ \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka denoncuar nj\u00eb prind, i cili pretendon se vajza e tij \u00ebsht\u00eb dhunuar brenda kopshtit privat \u201cStin\u00ebt\u201d n\u00eb rrug\u00ebn \u201cKushtrimi i liris\u00eb\u201d n\u00eb kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 1 N\u00ebntor 2023 dhe si pasoj\u00eb, e vogla \u00ebsht\u00eb me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyer. Prind\u00ebrit e vajz\u00ebs jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":334047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-334046","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=334046"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334046\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334048,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334046\/revisions\/334048"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/334047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=334046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=334046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=334046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}