{"id":334270,"date":"2023-11-12T17:26:55","date_gmt":"2023-11-12T16:26:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=334270"},"modified":"2023-11-12T17:26:55","modified_gmt":"2023-11-12T16:26:55","slug":"kronika-satirike-e-gjekmarkajt-per-sherrin-ne-parlament-une-i-fshehur-ne-oden-e-grave-dhe-te-femijeve-gjylameti-shtyn-isufin-me-nje-energji-berthamore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronika-satirike-e-gjekmarkajt-per-sherrin-ne-parlament-une-i-fshehur-ne-oden-e-grave-dhe-te-femijeve-gjylameti-shtyn-isufin-me-nje-energji-berthamore\/","title":{"rendered":"Kronika satirike e Gjekmarkajt p\u00ebr sherrin n\u00eb parlament: Un\u00eb i fshehur n\u00eb od\u00ebn e grave dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, Gjylameti shtyn Isufin me nj\u00eb energji b\u00ebrthamore"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Agron Gjekmarkaj, i ka t\u00eb pakta protagonizmat n\u00eb sall\u00ebn e kuvendit, e cila \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb shesh beteje nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, pas refuzimit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar komisionet hetimore dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar Alibeajn si an\u00ebtar n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore. Por nuk kan\u00eb munguan fejtonet e tij satirike ku godet deputet\u00ebt  e t\u00eb gjitha pal\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrleshen duke bllokuar pun\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e seancave plenare dhe n\u00eb komisionet parlamentare. Si\u00e7 ndodhi jav\u00ebn q\u00eb po mbyllet.<\/p>\n<p>Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e vonuar p\u00ebr fundin e Botes! Kronika ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7oroditje. Ajo nuk di si ti v\u00ebrtis\u00eb ngjarjet e shumta. Personazhet galant\u00eb q\u00eb e rrethojn\u00eb shfaqen gjithnj\u00eb e m\u00eb trazues. Gjylameti shtyn Isufin me nj\u00eb energji b\u00ebrthamore t\u00eb pazakonte. Blerina i thot\u00eb \u201ci vogli shtrin viganin\u201d por Cufja duke hapur rrug\u00eb me kanun n\u00eb dor\u00eb ja kthen \u201ci shtypuri tiranin\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb i fshehur n\u00eb oden e grave e t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve kur burrat jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb, dal e shtrihem barkas p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb gardistesh. Krahet me lodhen, gjunj\u00ebt m\u00eb vriten, goja m\u00eb thahet. Kosta i Gramozit dhe Lindites sebashku me k\u00ebshilltarin tim Dorin trim me hedhin nj\u00eb litar nga ana tjeter. Ata me terheqin q\u00eb n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb futem. Fytyra e Kostaqit ngjan me nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb djegur nga rrufeja.<\/p>\n<p>Po i ngre e mira pesh\u00eb mermerit, po ju plas Zoti syt\u00eb, po ju plas. N\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Babos jemi t\u00eb gjith\u00eb si n\u00eb bah\u00e7en e Pejgamberit more jeziter. Po \u00e7i doni more laneter jo komisione jo reforma zgjedhore, i di Babo ato pun\u00eb. Mos ja thyeni zemren teksa pikellimi i skalitej si fjal\u00ebt e Perendis\u00eb n\u00eb pllakat e gurta.<\/p>\n<p>Dash Sula i murretyer, i sapo dal\u00eb nga baladat, me pluhurin e moteve mbi supe, m\u00eb kraharorin q\u00eb i dridhet vikat turp turp turp. Zeri i tij si duhi fershellen mbi lisat e atdheut. Ai ndeshet me Nikun si Muji me Halilin n\u00eb lugje t\u00eb verdha. Shamia e ashikut i bie n\u00eb tok\u00eb dikujt i thyhet zemra.<\/p>\n<p>Danja, Cufja dhe Canja bllokojn\u00eb dyert, Ben Pellumbi \u00e7jerr faqet nga marazi. Laerti kesaj her\u00eb qan vet\u00eb. Sheh anash askush nuk po i mbledh lotet e tij.<\/p>\n<p>Etilda nj\u00eb psheretim\u00eb leshon tek aty pari kalon. Nj\u00eb pandehm\u00eb me ngjyra ylberi e ndjek nga pas.<\/p>\n<p>Ermua f\u00ebrkon duart. Urrejtja \u00ebsht\u00eb fryma e sh\u00ebnjt\u00eb q\u00eb e udheheq. Gjuha e drunjt\u00eb k\u00ebnga e saj e preferuar.<\/p>\n<p>Komandantet vin\u00eb. Beteja ndizet. Kryezevendes Lideri n\u00eb ball\u00eb u prin. Si Selam Musai gunen per mbi hedh mbi tela e si luan kapercen mbi bedena.<\/p>\n<p>Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gaz mjekerrziu me zemerim t\u00eb gjith\u00eb desh i perpiu. Supin u vuri kangjellave dhe treqind gardist\u00eb u planden per dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb asnj\u00eb nuk mbet per be.<\/p>\n<p>Bledion Nallbati u ngjit si tarzan, pas tij ay pader Salianj ku k\u00ebmbet vertiti si jatagan.<\/p>\n<p>U ngjit i fundit p\u00ebr tu mbrojtur krahet Kryezevendes Lideri Muli. Pastaj n\u00eb dritare Doktori doli e si\u00e7 di ai foli. Bekoi si Papa njerzin\u00eb dhe t\u00eb uruarit ndien paqen e begatin\u00eb.<\/p>\n<p>E enjta erdhi e zez\u00eb si\u00e7 pritej. Bekimet e Pader Salianjit mungonin.<\/p>\n<p>Sajme Korreshi me doren e shendosh\u00eb si Osja agzotit i dha flak\u00eb barotit. Dhurata \u00c7upi i fshinte djerset. Kryezevendes Lideri Muli, Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi dhe Albana u pan\u00eb n\u00eb sy nga kabina e regjis\u00eb. E meritoi besimin q\u00eb i dham\u00eb trimi i Lushnjes than\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. Sajmja me modesti qendroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.<\/p>\n<p>Elda Hoti u b\u00eb flaka e maleve, Nora e dyt\u00eb. Tymi mjegulloi edhe shikimin e kalter t\u00eb vet\u00eb Margeritit. Bota dukej pa sy si e till\u00eb e verbert.<\/p>\n<p>Tao kruspullohej si nj\u00eb kercu pas zjarrit t\u00eb madh. Zaptiet e tij po \u00e7oroditen. Bledi \u00c7u\u00e7i her\u00eb pas here shihte mjekrren e vet dhe gezohej q\u00eb \u00ebnde flak\u00eb nuk i kishte marr\u00eb. Lindita kollitej , Eduart Ndreca nga dhimbja drobitej. Mimi di Puccini ngjante me N\u00ebn\u00eb Pashakon. Etjen edepsesi me Dalanin.<\/p>\n<p>Shalsi i qeshte vetes gjith\u00eb kohes n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb respekti. Bra\u00e7ja hungeront\u00eb q\u00eb Babos llaf t&#8217;i shkonte.<\/p>\n<p>Xhafa pasi \u00ebsht\u00eb thirrur nga Babo ndihet m\u00eb rilindas dhe m\u00eb pak intelektual i pavarur.<\/p>\n<p>\u00c7yrbja pret t&#8217;i thot\u00eb shkrepe o bekim dhe lemon tyten e maliherit n\u00ebn shikimin e qasht\u00ebr t\u00eb Eni Xakes.<\/p>\n<p>Jorida vajton p\u00ebr nismat e saj q\u00eb shkuan e van\u00eb dhe n\u00eb terr lan\u00eb dynjan\u00eb. Me keputet shpirti p\u00ebr trazimet e saj t\u00eb \u00e7do stine. Ah Jorush i gjor\u00eb revolucioni na la pa goj\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush po ankohej se fryma po i merrej por Elisa e qortoi e i tha besimi tek Babo \u00ebsht\u00eb kundragazi yn\u00eb, te biem<\/p>\n<p>shahit me emrin e tij n\u00eb goj\u00eb. Tezja e degjoi dhe \u00ebnderronte t\u00eb zalisej dhe ti njihej si sakrific\u00eb. Qendresen e saj Termeti ta shtint\u00eb n\u00eb isopolifoni.<\/p>\n<p>Ogerta ja kapi xanx\u00ebn dhe filloi t\u00eb shkruante tekstin \u201c Tezja jon\u00eb shk\u00ebmb graniti e z\u00eb dushmanin per fyti eeee! Luftoi pa ju dridhur qerpiku eeee , Tym t\u00eb madh leshoi armiku eeee, aty mbet dhe kurr\u00eb nuk iku eeeee\u201d. Ulsiu kumbonte dua nj\u00eb pushk\u00eb dua nj\u00eb pushk\u00eb. Nikua u kishte hequr shulat.<\/p>\n<p>Djali i mir\u00eb Klosi u llafos perseri pas fjalimit zulm\u00ebmadh t\u00eb Fierit per organizaten baz\u00eb dhe punen. Ato ishin mendime pa z\u00eb kesaj here pat llaf pa mendime qerratai !Tani e tutje duhet t\u00eb mesohemi me keto alternime. Damua duhet t\u00eb marr\u00eb shenime dhe Ditmari t\u00eb shkrehet n\u00eb lexime. Po Majkua? Ai pret si gjithmon\u00eb q\u00eb fati ti bjer\u00eb n\u00eb peqi si kungulli nga trau. Toni duhet ta kuptoj\u00eb fati ekziston nuk varet nga t\u00eb luturat. Dikush e ka pa e kerkur tjetri e kerkon e si vjen. Ja psh un\u00eb do doja t\u00eb isha njeri i aksionit e fundja \u00e7\u2019jam? Nj\u00eb i frikur q\u00eb nga skutat sheh historin\u00eb t&#8217;i kaloj\u00eb n\u00ebn hund\u00eb dhe rreket ti shkepuse asaj ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb njerzise t\u2019ja shes\u00eb si pun\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Agron Gjekmarkaj, i ka t\u00eb pakta protagonizmat n\u00eb sall\u00ebn e kuvendit, e cila \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb shesh beteje nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, pas refuzimit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar komisionet hetimore dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar Alibeajn si an\u00ebtar n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":333995,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-334270","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=334270"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334270\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334271,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334270\/revisions\/334271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=334270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=334270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=334270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}