{"id":334280,"date":"2023-11-13T12:49:16","date_gmt":"2023-11-13T11:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=334280"},"modified":"2023-11-13T12:49:16","modified_gmt":"2023-11-13T11:49:16","slug":"eh-keta-serbet-e-poshter-artan-lame-pas-blerjes-se-piktures-se-luftetarit-shqiptar-nga-serbia-pse-nuk-e-bleu-shteti-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/eh-keta-serbet-e-poshter-artan-lame-pas-blerjes-se-piktures-se-luftetarit-shqiptar-nga-serbia-pse-nuk-e-bleu-shteti-shqiptar\/","title":{"rendered":"\u201cEh, k\u00ebta serbet e posht\u00ebr!\u201d- Artan Lame pas blerjes s\u00eb piktur\u00ebs s\u00eb \u2018luft\u00ebtarit shqiptar\u2019 nga Serbia: Pse nuk e bleu shteti shqiptar?!"},"content":{"rendered":"<p>Para rreth nj\u00eb muaji, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ankandeve Sotheby t\u00eb Londr\u00ebs doli n\u00eb shitje nj\u00eb nga pikturat me tem\u00eb shqiptare t\u00eb piktorit malazias Paja Jovanoviq, vep\u00ebr e vitit 1858. Paja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pafund\u00ebsi pikturash me tem\u00eb shqiptare, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr syrin dhe nj\u00eb d\u00ebshmi brilante e asaj bote arnaute tashm\u00eb t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ra llafi tek pikturat e shqiptar\u00ebve q\u00eb na i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb huajt, edhe d\u00ebshmit\u00eb piktorike shqiptar\u00ebt nga t\u00eb huajt i kan\u00eb, se vet\u00eb \u201cua ka ngr\u00ebn\u00eb dhia librat\u201d si\u00e7 thoshte Faik beu. Madje edhe t\u00eb huajt gjenin belan\u00eb kur pikturonin k\u00ebtu, si\u00e7 kujton Edward Lear-i 10 vjet p\u00ebrpara realizimit t\u00eb k\u00ebsaj piktur\u00ebs s\u00eb Pajos, kur kish vizituar Elbasanin m\u00eb 1848 dhe desh i kishin hapur kok\u00ebn me hunj e gur\u00eb kur e pan\u00eb q\u00eb po vizatonte disa personazhe, duke qen\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb p\u00ebrmes vizatimit ai kaurri i Evrop\u00ebs do ju merrte shpirtin, si\u00e7 ju kishte th\u00ebn\u00eb hoxha i gjith\u00ebditur i kasabas\u00eb.<\/p>\n<p>Po nejse t\u00eb kthehemi tek Jovanovi\u00e7i. E pra ankandi i hapur para nj\u00eb muaji, u mbyll dje dhe piktura e shqiptarit hijer\u00ebnd\u00eb u ble nga \u2026 SHTETI SERB.<\/p>\n<p>Sapo ky haber mori dhen\u00eb n\u00ebp\u00ebr media, v\u00ebrshuan regjimentet e patriot\u00ebve t\u00eb feisbukut t\u00eb mallkonin Eh kjo Serbia e posht\u00ebr q\u00eb po na vjedh kultur\u00ebn ton\u00eb; t\u00eb kujtonin se k\u00ebshtu kishte b\u00ebr\u00eb edhe Greqia e posht\u00ebr me fustanell\u00ebn; pastaj arrinin ata m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebsit q\u00eb flisnin p\u00ebr komplotin e p\u00ebrbotsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb fuqive t\u00eb poshtra kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, e plot e plot t\u00eb tjera. Pas mediave lajmi fluturoi edhe n\u00eb t\u00eb gjitha rrjetet sociale e forumet arb\u00ebrore trim\u00ebrore fejsbukore.<\/p>\n<p>Si n\u00eb nj\u00eb pasdite t\u00eb ngeshme t\u00eb djele, u p\u00ebrpoqa t\u00eb shoh reagimet e shqiptar\u00ebve kreshnik\u00eb tik-tokik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha ato rrjete sociale q\u00eb e kishin botuar k\u00ebt\u00eb lajm.<\/p>\n<p>Ngado q\u00ebndrimi ishte i nj\u00ebz\u00ebshm\u00eb si bllok graniti: D\u00ebnojm\u00eb Serbin\u00eb q\u00eb e bleu; e krahasojm\u00eb me Greqin\u00eb hajdute; kujtojm\u00eb komplotin bot\u00ebror antishqiptar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo askund nuk pash\u00eb q\u00eb dikujt t\u2019i shkonte m\u00ebndja tek gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb e k\u00ebsaj bote: Pse nuk e bleu shteti shqiptar?! Se ankand i hapur ishte dreqi ta haj\u00eb, nuk vajti Vu\u00e7i\u00e7i me \u00e7orape n\u00eb kok\u00eb ta vidhte n\u00eb Lond\u00ebr e ta \u00e7onte n\u00eb Beograd. Ndoshta edhe po t\u00eb kish hyr\u00eb n\u00eb ankand shteti shqiptar, prap\u00eb do ta kishim humbur, se Serbia ka par\u00e1 m\u00eb shum\u00eb se ne, po t\u00eb pakt\u00ebn edhe faqen do ja kishim shp\u00ebtuar shqipes (ja e provuam, po kaq e kishim takatin); por edhe nj\u00eb d\u00ebm do ja kishim b\u00ebr\u00eb s\u00ebrbit, se do ta blinte m\u00eb shtrenjt\u00eb. As kaq nuk b\u00ebm\u00eb, \u201ct\u2019i hidhnim nj\u00eb gur t\u00eb thyente kos\u00ebn kur t\u00eb korrte luadhet\u201d si\u00e7 thosh Isuf Elezi m\u00eb 1923-shin.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj opinionit publik. Esht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb dhe q\u00eb e ndjekin me lloj-lloj m\u00ebnyrash dhe reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Fjala q\u00eb bie, thell\u00eb brenda meje un\u00eb dyshoj se edhe Vu\u00e7i\u00e7i do q\u00eb ta mbyll\u00eb belan\u00eb q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb me Kosov\u00ebn. Ndoshta brenda vetes ai do q\u00eb ta n\u00ebnshkruaj\u00eb marrveshjen q\u00eb, edhe t\u00eb marr\u00eb fund tortura q\u00eb po heq dhe, edhe para Evrop\u00ebs t\u00eb shfaqet si evropian modern e m\u00ebndjehapur. Mir\u00ebpo nuk e b\u00ebn dot, se ka frik\u00eb nga opinioni publik i v\u00ebndit t\u00eb tij, ka frik\u00eb q\u00eb kur t\u00eb kthehet n\u00eb Beograd me marveshjen t\u00eb firmosur mund ta han\u00eb t\u00eb gjall\u00eb me gjith\u00eb lecka. Ndoshta them, se nuk marr vesh shum\u00eb nga politika e madhe, nga ajo q\u00eb ma sqarojn\u00eb llagar kur shkoj tek berberi.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e tabllos\u00eb me arnaut. N\u00ebse shteti shqiptar do i kish hyr\u00eb k\u00ebtij kasaveti, pa nj\u00eb pa dy do kish gjetur belan\u00eb me miletin e gjith\u00ebditur q\u00eb do i l\u00ebshohej n\u00eb shpin\u00eb: k\u00ebtu njer\u00ebzit vdesin p\u00ebr buk\u00eb ju blini piktura; pse blet\u00eb k\u00ebt\u00eb e nuk blet\u00eb at\u00eb; pastaj do fillonin albanolog\u00ebt popullor\u00eb, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb piktura e gabuar se n\u00eb fakt ai nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar por malazez; pastaj prap\u00eb ekonomat\u00ebt, me kaq par\u00e1 mund t\u00eb paguheshin kaq pensionist\u00eb e aq fermer\u00eb. Dhe k\u00ebsaj i thon\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb blesh belan\u00eb me par\u00e1. Dhe shteti shqiptar me \u00e7\u2019duket, vendosi t\u00eb mos e blej\u00eb belan\u00eb me para.<\/p>\n<p>Shihni nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb diell, demek sikur opinioni publik n\u00eb Shqip\u00ebri me ta marr\u00eb vesh lajmin e ankandit, fillon t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb letra n\u00eb hyqymet p\u00ebr ta bler\u00eb piktur\u00ebn; oligark\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb moment l\u00ebn\u00eb kazinot\u00eb dhe japin par\u00e1 p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb fond; shoq\u00ebria civile organizon peticione q\u00eb firmosen nga vargje t\u00eb gjata qytetar\u00ebsh; bankat dhe shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimeve deklarojn\u00eb se p\u00ebr 6 muaj do ulin norm\u00ebn e fitimit dhe diferenc\u00ebn do e japin p\u00ebr Arnautin e Pajos; qeveria n\u00ebn nxitjen e opinionit publik dhe duke patur parasysh se parat\u00eb u mblodh\u00ebn nga Bankat dhe oligark\u00ebt, hyri n\u00eb ankand. Eh \u201candrra n\u2019zheg\u201d thosh pat\u00ebr Fishta.<\/p>\n<p>Nuk ndodhi asgj\u00eb nga k\u00ebto, se qeverin\u00eb nuk e shqet\u00ebsoi kush, sepse shoq\u00ebria civile nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as shoq\u00ebri e ca m\u00eb pak civile, oligark\u00ebt nuk dol\u00ebn nga kazionoja; bankat vijuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb par\u00e1 me parat\u00eb tona; dhe shqiptar\u00ebt vazhduan pun\u00ebt e tyre t\u00eb pashqetesuar deri n\u00eb momentin kur piktur\u00ebn e blen\u00eb serb\u00ebt e posht\u00ebr.<\/p>\n<p>Pastaj? Pastaj serbet vazhduan pun\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt zun\u00eb kafenet\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur armikun e rradh\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para rreth nj\u00eb muaji, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ankandeve Sotheby t\u00eb Londr\u00ebs doli n\u00eb shitje nj\u00eb nga pikturat me tem\u00eb shqiptare t\u00eb piktorit malazias Paja Jovanoviq, vep\u00ebr e vitit 1858. Paja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pafund\u00ebsi pikturash me tem\u00eb shqiptare, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr syrin dhe nj\u00eb d\u00ebshmi brilante e asaj bote arnaute tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":334281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-334280","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=334280"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334282,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334280\/revisions\/334282"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/334281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=334280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=334280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=334280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}