{"id":35262,"date":"2017-05-18T17:58:15","date_gmt":"2017-05-18T15:58:15","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=35262"},"modified":"2017-05-18T17:58:15","modified_gmt":"2017-05-18T15:58:15","slug":"e-fundit-publikohet-marreveshja-e-plote-rama-basha-zbulohet-data-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/e-fundit-publikohet-marreveshja-e-plote-rama-basha-zbulohet-data-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"E FUNDIT: PUBLIKOHET MARREVESHJA E PLOTE RAMA-BASHA, ZBULOHET DATA E ZGJEDHJEVE"},"content":{"rendered":"<p>Publikohet e plote marreveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD, Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Pak ore pas negociatave te dites se sotme mes Rames e Bashes, eshte bere publik edhe dokumenti zyrtar.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline\"><center><\/center><\/div>\n<p><strong>MARR\u00cbVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017<\/strong><\/p>\n<p>Pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje shprehin mir\u00ebnjohjen dhe falenderimin p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Europian p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb forcimin e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs politike p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2017.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt konfirmojn\u00eb vullnetin e tyre p\u00ebr dialog t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb si shprehje e domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb ri t\u00eb dialogut politik n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, pal\u00ebt angazhohen p\u00ebr institucionalizimin e dialogut mes kryetarit t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Angazhimi i pal\u00ebve p\u00ebr zgjedhje me standarte demokratike do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e kontributit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave dhe perparimit t\u00eb vendit n\u00eb procesin e integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n<strong>A. ZGJEDHJET<\/strong><\/p>\n<p>1. Presidenti i Republik\u00ebs dekreton dat\u00ebn e re t\u00eb zgjedhjeve m\u00eb 25 qershor 2017.<br \/>\n2. Regjistrimi i menj\u00ebhershem i partive politike t\u00eb opozit\u00ebs. Regjistrimi i listave shumem\u00ebrore t\u00eb partive politike t\u00eb opozit\u00ebs brenda dat\u00ebs 26 Maj 2017.<br \/>\n3. Listat e zgjedh\u00ebsve<br \/>\na. P\u00ebrfshirja n\u00eb listat e zgjedh\u00ebsve e zgjedh\u00ebsve t\u00eb rinj q\u00eb votojn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn e re t\u00eb zgjedhjeve.<br \/>\nb. Dh\u00ebnia e aksesit opozit\u00ebs n\u00eb informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me zgjedh\u00ebsit, n\u00ebp\u00ebrmjet auditeve t\u00eb KQZ-s\u00eb.<br \/>\n4. Mb\u00ebshtetje KQZ-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e materialeve zgjedhore.<br \/>\n5. Plot\u00ebsimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve t\u00eb num\u00ebrimit.<br \/>\n6. Zgjedhjet e pjes\u00ebshme p\u00ebr bashkin\u00eb e Kavaj\u00ebs, do t\u00eb zhvillohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me zgjedhjet e p\u00ebrgjith\u00ebshme.<br \/>\n7. Pezullimi i \u00e7do iniciative p\u00ebr kontrata t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme n\u00eb nivel q\u00ebndror dhe vendor.<br \/>\n8. Mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr forcimin e monitorimit te list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve.<br \/>\n9. Mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr KQZ- p\u00ebr ngritjen e linjave telefonike t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e sh\u00ebrbimit civil dhe blerjen e vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>B. QEVERIA<\/strong><\/p>\n<p>1. Zv.Kryeminist\u00ebr, teknik<br \/>\n2. Ministri i Brendsh\u00ebm, teknik<br \/>\n3. Ministri i Arsimit, teknik<br \/>\n4. Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, teknik<br \/>\n5. Ministri i Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb, teknik<br \/>\n6. Ministri i Financave, teknik<br \/>\n7. Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, teknik<br \/>\n8. Drejtori i OSHEE<br \/>\n9. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aluiznit<br \/>\n10. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Hipotekave<br \/>\n11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve<br \/>\n12. Drejtori i pergjithshem i Agjensis\u00eb s\u00eb Zhvillimit Bujq\u00ebsor e Rural<\/p>\n<p>Kandidaturat e m\u00ebsip\u00ebrme do t\u00eb jen\u00eb propozim i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>C. PARLAMENTI<\/strong><\/p>\n<p>1. Votimi i organeve t\u00eb vettingut.<br \/>\n2. Votimi i dekreteve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<br \/>\n3. Ndryshim i Kodit Penal p\u00ebr forcimin e politik\u00ebs penale n\u00ebpermjet ashp\u00ebrsimit t\u00eb sanksioneve, krijimit t\u00eb veprave t\u00eb reja penale, kthimin e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb vep\u00ebr korrupsioni.<br \/>\n4. Forcimi i kuadrit ligjor t\u00eb financimit t\u00eb partive politike n\u00ebp\u00ebrmjet rregullimit dhe kufizimit t\u00eb shpenzimeve zgjedhore, p\u00ebrfshir\u00eb ato materiale, kostove dhe transparenc\u00ebs n\u00eb lidhje me to.<br \/>\n5. P\u00ebrmir\u00ebsimi i standardeve t\u00eb pasqyrimit t\u00eb fushat\u00ebs elektorale n\u00eb media.<br \/>\n6. Votimi i an\u00ebtareve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, an\u00ebtareve t\u00eb organeve t\u00eb vettingut dhe i legjislacionit t\u00eb parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, do t\u00eb kryhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p><strong>D. ORGANET E PAVARURA<\/strong><\/p>\n<p>1. Kryetari i KQZ, propozim i opozit\u00ebs.<br \/>\n2. Avokati i Popullit, propozim i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>E. REFORMAT<\/strong><\/p>\n<p>1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb re).<br \/>\n2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb re).<br \/>\n3. Futja e teknologjive elektronike n\u00eb procesin e identifikimit votimit dhe num\u00ebrimit p\u00ebr zgjedhjet pasuese.<br \/>\n4. Reformim t\u00ebr\u00ebsor i sistemit t\u00eb prokurimeve publike dhe auditimit t\u00eb shpenzimeve publike.<\/p>\n<p><strong>F. MASA TE TJERA<\/strong><\/p>\n<p>1. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.<br \/>\ni. Partit\u00eb politike angazhohen publikisht p\u00ebr ekzaminimin e fort\u00eb mbi listat partiake.<br \/>\nii. KQZ ekzaminon kandidat\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet personelit shtes\u00eb me mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare (t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr 138\/2015 p\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb funksionar\u00ebve publik ).<br \/>\n2. Administrata Publike. Marrja e masave p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrdorimit n\u00eb favor t\u00eb subjekteve zgjedhore t\u00eb mjeteve, pronave dhe t\u00eb burimeve njer\u00ebzore t\u00eb administrat\u00ebs publike si dhe kund\u00ebr \u00e7do forme presioni ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb \u00e7do nivel.<br \/>\n3. Narkotik\u00ebt. Forcimi i luft\u00ebs kund\u00ebr narkotik\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet pjesmarrjes s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Task forc\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr narkotikeve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikohet e plote marreveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD, Lulzim Basha. Pak ore pas negociatave te dites se sotme mes Rames e Bashes, eshte bere publik edhe dokumenti zyrtar. MARR\u00cbVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017 Pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje shprehin mir\u00ebnjohjen dhe falenderimin p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35262\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}