{"id":36877,"date":"2017-07-23T14:13:46","date_gmt":"2017-07-23T12:13:46","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=36877"},"modified":"2017-07-23T14:13:46","modified_gmt":"2017-07-23T12:13:46","slug":"temperaturat-e-larta-ne-vend-18-vatra-te-reja-zjarri-ne-24-oret-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/temperaturat-e-larta-ne-vend-18-vatra-te-reja-zjarri-ne-24-oret-e-fundit\/","title":{"rendered":"Temperaturat e larta n\u00eb vend, 18 vatra t\u00eb reja zjarri n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit"},"content":{"rendered":"<p>Emergjencat Civile kan\u00eb njoftuar p\u00ebr m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vend p\u00ebr sa i p\u00ebrket zjarreve. Gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb sh\u00ebnuar 18 vatra zjarri n\u00eb pothuaj gjith\u00eb qarqet e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb operacione p\u00ebr shuarjen e zjarreve jan\u00eb angazhuar mbi 154 zjarrfik\u00ebs me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca t\u00eb Ushtris\u00eb, nj\u00ebsi t\u00eb FNSH si dhe helikopter\u00eb.<\/p>\n<p>Specialist\u00ebt e Emergjencave Civile, jan\u00eb duke mbajtur situat\u00ebn n\u00eb monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Emergjencave Civile, n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen ndaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb n\u00eb rast se konstatojn\u00eb zjarre, t\u00eb njoftojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU TIRAN\u00cb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fshatrat Ib\u00eb dhe Hekal, Nj\/A B\u00ebrzhit\u00eb, Tiran\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla t\u00eb tensionit t\u00eb lart\u00eb. Si rezultat i operacioneve t\u00eb kryera u b\u00eb e mundur izolimi i vatrave q\u00eb rrezikonin banesat dhe 2 shtyllat e TL.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs forcat e zjarrfik\u00ebses, t\u00eb ushtris\u00eb, s\u00eb bashku me forca t\u00eb d\u00ebrguara nga FNSH Tiran\u00eb, kan\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb kontroll vatrat e zjarrit. Aktualisht helikopteri po punon p\u00ebr shuarjen e plot\u00eb t\u00eb vatrave t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb riaktivizuar vatra e zjarrit n\u00eb pyllin me pisha n\u00eb vendin e quajtur \u201cMali i Derjes\u201d, mbrapa antenave t\u00eb kompanive t\u00eb telefonis\u00eb celulare, n\u00eb malin e Dajtit. Zjarrfik\u00ebsit dhe forcat e pyjores, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga forca t\u00eb Ushtris\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me mjete rrethanore dhe kan\u00eb izoluar vatrat e zjarrit.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU ELBASAN<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb territorin e Uzin\u00ebs s\u00eb Mjeksit n\u00eb qytetin Elbasan ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre dhe ferra jasht\u00eb dhe brenda perimetrit t\u00eb uzin\u00ebs. Nd\u00ebrhyrja e shpejt\u00eb e zjarrfik\u00ebsve b\u00ebri t\u00eb mundur shuarjen e flak\u00ebve. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn vet\u00ebm shkurre dhe ferra. N\u00eb fshatin Kishte, bashkia Gramsh ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb pyll me ah n\u00eb Malin e Vin\u00ebs. Punonj\u00ebsit e zjarrfik\u00ebses kan\u00eb mundur ta v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll dhe ta shuajn\u00eb zjarrin. Si pasoj\u00eb u dogj 3.5 ha me fidan\u00eb ahishte t\u00eb vogla.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU SHKOD\u00cbR<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Qaf\u00eb-Mali, bashkia Fush\u00eb-Arr\u00ebz, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb pyll pishe dhe lisi. Zjarrfik\u00ebsit t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga punonj\u00ebs t\u00eb pyjores e banor\u00eb t\u00eb fshatit kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb kontroll dhe izoluar zjarrin.<\/p>\n<p>N\u00eb Barbullush, bashkia Vau-Dej\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre dhe ferra pran\u00eb varrezave t\u00eb fshatit. Punonj\u00ebsit e zjarrfik\u00ebses t\u00eb ndihmuar edhe nga forca t\u00eb bashkis\u00eb Vau-Dej\u00ebs dhe punonj\u00ebs t\u00eb pyjores kan\u00eb mundur ta shuajn\u00eb zjarrin. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn shkurre dhe ferra.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU GJIROKAST\u00cbR<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Leskovec, bashkia K\u00eblcyr\u00eb ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke me t\u00eb korrura (hamullore). Forcat zjarrfik\u00ebse t\u00eb ndihmuar edhe vullnetar\u00ebt kan\u00eb shuar zjarrin. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj 1 ha me hambulla.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU FIER<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb lagjen \u201cKryengritja e Fierit\u201d, bashkia Fier ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre e ferra dhe tubacionin e gazit n\u00eb brigjet e lumit \u201cGjoric\u00eb\u201d. Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb forcave zjarrfik\u00ebs \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb shuhet zjarri. Si pasoj\u00eb u dogj\u00ebn shkurre dhe ferra.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU BERAT<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Bistrovic\u00eb, bashkia Ura Vajgurore ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre dhe ferra. Nd\u00ebrhyrja e zjarrfik\u00ebsve b\u00ebri t\u00eb mundur shuarjen e zjarrit pran\u00eb banesave dhe shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn shkurre e ferra dhe 10 rr\u00ebnj\u00eb ullinj t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Mbjeshov\u00eb, bashkia Berat ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre dhe ferra. Vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb fikur pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb zjarrfik\u00ebsve me mjete rrethanore. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj 4 dynym me shkurre dhe ferra.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU KOR\u00c7\u00cb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Sheqeras, bashkia Maliq ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb banes\u00ebn 1-kat\u00ebshe t\u00eb disa shtetasve. Nd\u00ebrhyrja e zjarrfik\u00ebsve b\u00ebri t\u00eb mundur fikjen e flak\u00ebve. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn orendit\u00eb dhe pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb banes\u00ebs. Grupi i ekspert\u00ebve ka shkuar n\u00eb vendngjarje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar shkaqet e r\u00ebnies s\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p><strong><em>QARKU LEZH\u00cb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Qarku Lezh\u00eb. N\u00eb fshatin Malaj bashkia Mirdit\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb masiv me pisha t\u00eb larta. Zjarri ka qen\u00eb n\u00eb terren tep\u00ebr t\u00eb thepisur e ka pasur p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha dhe intensitet t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vat\u00ebr zjarri po punojn\u00eb p\u00ebr ta fikur punonj\u00ebsit e zjarrfik\u00ebses, ata t\u00eb bashkis\u00eb si dhe helikopteri. Zjarri \u00ebsht\u00eb izoluar por pa nd\u00ebrhyrje nga ajri, \u00ebsht\u00eb e pamundur fikja e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Mamurras ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb disa kallamishte n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb stacionit t\u00eb trenit, pran\u00eb disa banesave. Zjarrfik\u00ebsit kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe e shuan zjarrin, duke shp\u00ebtuar banesat nga djegia.<\/p>\n<p>N\u00eb La\u00e7, u shkaktua ra zjarr aksidentalisht n\u00eb apartamentin e nj\u00eb shtetasi i shkaktuar nj\u00eb bombul gazi. Zjarrfik\u00ebsit nd\u00ebrhyn\u00eb dhe fik\u00ebn flak\u00ebt. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn disa orendi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU KUK\u00cbS<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Zon\u00ebn e Mbrojtur Valbon\u00eb, tek vendi i quajtur Pecmarre, bashkia Tropoj\u00eb ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb pyll me pisha dhe kullota. Zjarri \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb rrufe, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb 2000 metra, n\u00eb nj\u00eb terren tep\u00ebr t\u00eb thepisur e shk\u00ebmbor prandaj forcat nuk kan\u00eb mundur t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb por zjarri \u00ebsht\u00eb fikur vetvetiu, duke djegur nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb perimetrin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Dushaj, bashkia Tropoj\u00eb ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me shkurre dhe ferra. Zjarrfik\u00ebsit, s\u00eb bashku me punonj\u00ebs t\u00eb bashkis\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb duke shuar zjarrin. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj rreth 7 dynym me shkurre dhe ferra.<\/p>\n<p><em><strong>QARKU VLOR\u00cb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Pyllit t\u00eb Sod\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb zjarr n\u00eb zon\u00ebn me pisha. Zjarrfik\u00ebsit kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me forca e mjete duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj\u00ebn 6 ha me hala pishe.<\/p>\n<p>N\u00eb Armen, bashkia Selenic\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb pyll me shkurre dhe kullot\u00eb. Forcat zjarrfik\u00ebse kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe kan\u00eb shuar zjarrin. Si pasoj\u00eb e zjarrit u dogj 6 ha me shkurre dhe kullot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lagjen \u201cSinan Blla\u00e7e\u201d t\u00eb qytetit Delvin\u00eb ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb shkurre dhe ferra midis banesave. Forcat zjarrfik\u00ebse kan\u00eb mundur ta shuajn\u00eb zjarrin. Si pasoj\u00eb u dogj\u00ebn shkurre dhe ferra.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emergjencat Civile kan\u00eb njoftuar p\u00ebr m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vend p\u00ebr sa i p\u00ebrket zjarreve. Gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb sh\u00ebnuar 18 vatra zjarri n\u00eb pothuaj gjith\u00eb qarqet e vendit. N\u00eb operacione p\u00ebr shuarjen e zjarreve jan\u00eb angazhuar mbi 154 zjarrfik\u00ebs me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":36878,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36877","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36877","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36877"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36877\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36878"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}