{"id":396715,"date":"2023-11-18T13:22:36","date_gmt":"2023-11-18T12:22:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=396715"},"modified":"2023-11-18T13:22:36","modified_gmt":"2023-11-18T12:22:36","slug":"drejt-arrestimit-spak-i-ndalon-ilir-beqajt-largimin-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drejt-arrestimit-spak-i-ndalon-ilir-beqajt-largimin-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Drejt arrestimit?\/ SPAK i ndalon Ilir Beqajt largimin nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d ndaj ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr dosjen \u201cSterilizimi\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu ish-zyrtarit t\u00eb lart\u00eb, SPAK i ka bllokuar pasaport\u00ebn duke caktuar mas\u00ebn \u201cNdalim i i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, si edhe \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb paraqitet para policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dit\u00eb t\u00eb premte, ora 15.30.<\/p>\n<p>Ilir Beqaj akuzohet p\u00ebr veprat penale  t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit t\u00eb sterilizimit n\u00eb periudh\u00ebn kur ishte minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU vendos caktimi ndaj personit n\u00ebn hetim I.B. me detyr\u00eb ish-Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cDetyrim p\u00ebr paraqitje n\u00eb Policis\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalim i i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 t\u00eb K.Pr.Penale, si i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 248 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal\u201d, informon SPAK.<\/p>\n<p>Kontrata origjinale q\u00eb i ka hapur rrug\u00eb k\u00ebtij koncesioni \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb 10 dhjetor 2015 mes Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga ministri i koh\u00ebs, Ilir Beqaj dhe administratori i kompanis\u00eb \u201cSaniService\u201d, Admir Daca.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb pranga p\u00ebr \u201cSterilizimin\u201d kan\u00eb r\u00ebn\u00eb biznesmeni, Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin dhe ish-zv\/ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb i SPAK:<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 13.01.2020, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 t\u00eb vitit 2020 q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr veprat penale  t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me koncension \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb integruara p\u00ebr ofrimin e setit t\u00eb personalizuar t\u00eb instrumenteve kirurgjikal\u00eb, furnizimin me material mjeksor steril nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebsh n\u00eb sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale\u201d, nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, me k\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti dat\u00eb 16.11.2023 ka vendosur si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim I.B. me detyr\u00eb ish-Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cDetyrim p\u00ebr paraqitje n\u00eb Policis\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalim i i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 t\u00eb K.Pr.Penale, si i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 248 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<br \/>\nUrdh\u00ebrohet personin n\u00ebn hetim I. B. q\u00eb t\u00eb paraqitet para policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dit\u00eb t\u00eb premte, ora 15.30.<br \/>\nUrdh\u00ebrohet personin n\u00ebn hetim I.B. t\u00eb mos largohet nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa autorizimin e gjykat\u00ebs.<br \/>\nNdalohet p\u00ebrdorimi i pasaport\u00ebs dhe mjeteve t\u00eb tjera identifikuese t\u00eb vlefshme p\u00ebr daljen jasht\u00eb shtetit, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim I.B..<br \/>\nVendimi p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u00ebsht\u00eb ekzekutuar nga Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit (n\u00eb dat\u00ebn 17.11.2023).<\/p>\n<p>Hetimet vazhdojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb evidentimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj procedure kan\u00eb kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrapaj fiton koncesionin 100 milion euro t\u00eb sterilizimit<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, Ilir Rrapaj drejtoi nj\u00eb kompani t\u00eb vog\u00ebl nd\u00ebrtimi me vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, t\u00eb regjistruar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb qet\u00eb rezidenciale n\u00eb qytetin e Peruxhias t\u00eb rajonit Umbria n\u00eb Itali, t\u00eb cil\u00ebn e themeloi s\u00eb bashku me dy t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij n\u00eb vitin 2000 me nj\u00eb kapital t\u00eb vog\u00ebl prej 1500 eurosh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas fitores s\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjin\u00eb nga fshati Rexhepaj i Vlor\u00ebs u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vendosi kontakte me kreun e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare, Ilir Beqaj, me t\u00eb cilin ka pasur takime t\u00eb shpeshta ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe biznesmen\u00eb italian\u00eb, t\u00eb interesuar n\u00eb tregun e sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Dy vjet pas rikthimit n\u00eb atdhe, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb, Rrapaj \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi kryesor i nj\u00eb kontrate koncesionare prej 100 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb kontestuar.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb tij Investital LLC, e cila ka nj\u00eb kapital prej 1000 eurosh dhe \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb Prishtin\u00eb, Rrapaj zot\u00ebron 40 % t\u00eb aksioneve t\u00eb nj\u00eb bashkimi kompanish italiane, t\u00eb cilat fituan tenderin p\u00ebr sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.<\/p>\n<p>Ortak\u00ebt e Rrapajt n\u00eb konsorcium jan\u00eb tre kompani nga rajoni i Umbrias, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cServizi Italia\u201d, e cila ka nj\u00eb eksperienc\u00eb 35-40 vje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, \u201cTecnosanimed\u201d dhe \u201cU.Jet S.r.l\u201d.<\/p>\n<p>Konkurrent n\u00eb tender kan\u00eb qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb grup tjet\u00ebr operator\u00ebsh ekonomik\u00eb Italian\u00eb si:\u201dS.S.I\u201d, \u201cMario Gugliemo\u201d dhe \u201cBrema Ambiente\u201d, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kompania \u201cAction Laundery\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Konsorciumi humb\u00ebs pretendon q\u00eb shpallja fitues e konsorciumit n\u00eb t\u00eb cilin Rrapaj ka shumic\u00ebn e aksioneve \u00ebsht\u00eb e paligjshme, pasi ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komision t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, KVO t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik, KPP.<\/p>\n<p>KPP-ja ka k\u00ebrkuar rivler\u00ebsimin e vendimit fillestar t\u00eb KVO-s\u00eb, por kjo e fundit ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb, duke e shpallur p\u00ebrs\u00ebri grupin e kompanive ku p\u00ebrfshihet Investital LLC si fitues.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN sugjerojn\u00eb se konsorciumi i emigrantit shqiptar, Ilir Rrapaj ka pasur kontakte t\u00eb vazhdueshme me ministrin\u00eb e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe ministrin Beqaj q\u00eb nga viti 2013.<\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb roli luan kompania Invetital Ll.C n\u00eb konsorcium, duke qen\u00eb q\u00eb ka vet\u00ebm 1 t\u00eb pun\u00ebsuar, kapital minimal dhe n\u00eb dukje zero eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Ilir Rrapajn, ministri Beqaj n\u00eb fillim mohoi ta njihte. Pasi BIRN i d\u00ebrgoi ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin nga Peruxhia, Beqajt iu rifreskuar memoria, duke pranuar se \u201ckishte njohje me z.Ilir Rrapaj.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPas interesimit tuaj, nga hulumtimi i dokumentacionit lidhur me koncesionin me objekt \u2018P\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb integruara p\u00ebr ofrimin e setit t\u00eb personalizuar t\u00eb instrumenteve kirurgjikale\u2026\u2019, rezulton se z. Ilir Rrapaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb prej kompanive, pjes\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb prej konsorciumeve ose Operator\u00ebve Ekonomik\u00eb (OE) q\u00eb kan\u00eb paraqitur interes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi,\u201d u shpreh Beqaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mohon q\u00eb oferta e konsorciumit ku p\u00ebrfshihet Rrapaj t\u00eb jet\u00eb mbi fondin limit t\u00eb tenderit duke i cil\u00ebsuar akuzat si \u201cshpifje.\u201d<\/p>\n<p>Rrapaj nga ana tjet\u00ebr refuzoi t\u2019i komentonte kontaktet e tij me ministrin Beqaj, duke u mjaftuar me pretendimin se procedura e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit kishte qen\u00eb sipas tij e suksesshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d ndaj ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr dosjen \u201cSterilizimi\u201d. Gjithashtu ish-zyrtarit t\u00eb lart\u00eb, SPAK i ka bllokuar pasaport\u00ebn duke caktuar mas\u00ebn \u201cNdalim i i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, si edhe \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb paraqitet para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":396716,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-396715","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396715"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396715\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":396718,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396715\/revisions\/396718"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}