{"id":396834,"date":"2023-11-21T10:42:43","date_gmt":"2023-11-21T09:42:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=396834"},"modified":"2023-11-21T10:42:43","modified_gmt":"2023-11-21T09:42:43","slug":"kronike-per-trimat-dhe-zjarrin-e-betejes-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-gazi-sa-pa-babon-u-turr-mbi-top-por-rojet-u-bene-barrikade-nje-prej-tyre-dogji-trashegimine-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronike-per-trimat-dhe-zjarrin-e-betejes-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-gazi-sa-pa-babon-u-turr-mbi-top-por-rojet-u-bene-barrikade-nje-prej-tyre-dogji-trashegimine-e\/","title":{"rendered":"\u201cKronik\u00eb p\u00ebr trimat dhe zjarrin e betej\u00ebs\u201d- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Gazi sa pa Babon u turr mbi top, por rojet u b\u00ebn\u00eb barrikad\u00eb! Nj\u00eb prej tyre dogji trash\u00ebgimin\u00eb e\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb bind\u00ebse fillova t\u00eb ndihem pjes\u00eb aktive e rezistenc\u00ebs parlamentare. Dje me k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm udh\u00ebtova p\u00ebr n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrkrah luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo n\u00eb shtab u shfaq Kryez\u00ebvend\u00ebs Lideri Muli dhe Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi optimizmin e fitores ndjeva kudo n\u00eb deje.<\/p>\n<p>Kur po ndahej armatimi k\u00ebrkova edhe un\u00eb nj\u00eb dyfek a n\u00eb mos nj\u00eb bi\u00e7ak  por aty di\u00e7ka mu thye s\u00eb brendshmi. M\u00eb trajtuan  si partizanin Velo, prit nj\u00ebher\u00eb kur t\u00eb dal\u00eb behari do t\u00eb japim nj\u00eb pushk\u00eb nga ato q\u00eb do u rr\u00ebmbejm\u00eb askerve t\u00eb Niko Nikoqirit \u00e7u\u00e7uriten.<\/p>\n<p>Nuk po u besoja vesh\u00ebve  se nj\u00eb tjet\u00ebr z\u00eb i kobsh\u00ebm u shtua n\u00eb qosh \u201cky t\u00eb b\u00ebj\u00eb roje t\u00eb stall\u00eb e pulave si xha Sulua\u201d. Ktheva kok\u00ebn mos k\u00ebt\u00eb llaf t\u00eb lig e nxuarr nga goja Salianji, i cili shfaqet gjithmon\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin nga ku ai del.<\/p>\n<p>Por jo, q\u00ebkur me temjan u pa, vet\u00ebm b\u00ebn shenj\u00ebn e kryqit dhe l\u00ebshon kudo paqe e mir\u00ebsi aq sa edhe Fred Xhaferri duket si mekatar para tij. Mond Spaho kishte qen\u00eb nd\u00ebshkuesi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kur t\u00eb gjitha shpresat kisha humbur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb beteje  asaj ane si vegim me gjet Albana. \u00c7far\u00eb ke xhan, kush t\u00eb ka m\u00ebrzitur ty  q\u00eb mos paft\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb pyeti ? I prekur  ja- b\u00ebra me gisht nga Krye z\u00ebvend\u00ebs Lideri dhe Lideri n\u00eb perspektive- ata, ata,   psher\u00ebtiva me gugatje t\u00eb mbytur!<\/p>\n<p>Ajo me zem\u00ebrgjer\u00ebsi nxori nj\u00eb t\u00eb m\u00ebndafshte shami dhe me tha do b\u00ebsh nj\u00eb pun\u00eb me shum\u00eb rend\u00ebsi p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb.  Me  k\u00ebt\u00eb  dhe delikates\u00ebn q\u00eb nuk t\u00eb mungon do fshish lot\u00ebt e Jorushit, pastaj ta ruash si syt\u00eb e ballit sepse do e v\u00ebm\u00eb n\u00eb muzeun e sakrificave  t\u00eb revolucionit. Dakord me g\u00ebzimin e rigjetur xhevap dhash\u00eb. E ndjeu q\u00eb rifitova besimin n\u00eb vete e  shtoi,  her\u00eb pas here me m\u00ebsymje t\u00eb befta nduki mjekr\u00ebn \u00c7u\u00e7it dhe Pastorit aq sat u pisaz\u00eb nja dy jav\u00eb  por kujdes mos nga Etilden se ne jemi parti q\u00eb i respektojm\u00eb zonjat. Jooo at\u00eb e kam merak vet\u00eb i dhash\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Ankthi i fillimit !<\/p>\n<p>Ora 9 na gjet n\u00eb at\u00eb t\u00eb zeze t\u00ebrthore. Gardiste si miza lisi na kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb. Edhe pse un\u00eb kinse Z\u00ebvend\u00ebs i Kryezendes Kryetares Ermo me pocaqisen me dy kontrolle po ashtu edhe Liderin n\u00eb perspektive i cili po me mbante si trim pas vetit.<\/p>\n<p>Zaptiet me  mua e paten kollaj se si i krishtere u ktheva edhe faqen tjeter por me Liderin n\u00eb perspektive sikur ndeshen n\u00eb  nj\u00eb koshere me grenxa. U terbua, u hazdis. Si katalla mori perpara nja tridhjet karrige. Kur pa q\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb rrugen Doktorit e nuk e linin me dal\u00eb n\u00eb foltore aty nuk mbajti m\u00eb. Komandantit t\u00eb pretorian\u00ebve  i tha \u201cnuk ke pa  Gaz Bardh me sy djegi vetin edhe ty, jam \u00e7un kavaje jo zog havaje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQyqja qyqja qyqja\u201d ofshante Dhurata \u00c7upi\u2026. ! \u00c7\u2019ke moj e uruar i avitem  gjith\u00eb ndroj\u00eb. Me gjas\u00eb tha si po ecen kjo gj\u00eb 128 amendamentet e Lulit per buxhetin nuk do merren parsysh, medet per njerzit e shkret\u00eb se vetem ai mendon p\u00ebr ta tek mbledh dardh\u00eb e koqe ulliri.<\/p>\n<p>Flaka !<\/p>\n<p>U hap lajmi q\u00eb Babo erdhi. N\u00eb ajer vibronte tension. Kosta i Gramozit dhe Lindites i cili prej muajsh e priste k\u00ebt\u00eb sihariq ishte b\u00ebr\u00eb dhe. Ai kishte \u00ebnderruar q\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb shtronte qilim\u00eb me doren e tij, Tezen q\u00eb lan oborrin,  Genc Gjon\u00e7ajn q\u00eb prashit e ujit, Shalsin q\u00eb i bie daulles si virtuoz, Nasipin me dajre, Bujarin  e Lushnjes me gajde, Majkon  me firzamonik\u00eb, Mimi di Puccini me  qemane q\u00eb aman aman, Bra\u00e7\u00ebn q\u00eb i frynbte   pip\u00ebzes, Dilon me  cyrle,  Antoneta Dhimen  e Ismet Beqirin  me grupin e B\u00ebn\u00e7es tek kendonin \u201crrofsh sa mosh\u00eb e kesaj toke\u201d, Xhafen me fustanelle, opinga me xhufka e valle labe por jo, kudo shkumb e hi, flak\u00eb e tym. Xhenetin e kishte lutur po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo.<\/p>\n<p>Kafshonte gjuhen q\u00eb ta kepuste donte po ajo nuk i bindej. Fuqit\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb. Shikimi ju err.<\/p>\n<p>Babo ngadal\u00eb tek afrohej zmadhohej por i  lodhur dukej gjithe naten pagjum\u00eb . E vetem p\u00ebr 70 amendamente nga t\u00eb Lulit  koha i kishte mastuar. Ai erdhi edhe pse e ka z\u00ebt at\u00eb bina. I besoi  Taos q\u00eb terbieti \u00ebsht\u00eb i garantuar me 65  kapterr\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe kontrolli nuk do lejonte as miun t\u00eb kalonte vrimen. Por ashtu nuk doli ndaj  perzhitja e mbuloi.<\/p>\n<p>N\u00eb defter Babo shenoi zhgenjimin e par\u00eb nga Tao.  Pershendeti t\u00eb vetet me dor\u00eb  \u201ctjeta juaj trima\u201d por trimat futen koken n\u00ebn banaqe, ndoca qanin si foshnja t\u00eb uritura deri n\u00eb at\u00eb pike sa Laerti u dorezua s\u00eb mbledhuri rreken\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb  i picerronin syt\u00eb  nga duhia vetem ata t\u00eb Elises b\u00ebheshin sa nj\u00eb filxhan. Qerratesha syzez\u00eb e paepur nd\u00ebr luftra  me doren  si flater largonte ret\u00eb  nga vetja dhe nga kok\u00eb e Babos q\u00eb shikimi i tij i kthjellet t\u00eb mbetej jet\u00eb e mot . Bujarisht e drejtonte nga Ulsiu i cili  tymosej si mishi n\u00eb tra p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb dimer. Ti kisha ca burra si Mamicen tha Babo me vete k\u00ebta zorzop\u00eb do merrnin dhen\u00eb.<\/p>\n<p>Bora ishte veshur bukur si p\u00ebr dasem.Shikimet e saj rrezatonin kudo nj\u00eb hutim pafaj\u00ebsie. I mungonte Edona. Digjej p\u00ebr ta pyetur m\u00ebq\u00ebn\u00ebse Babo \u00ebsht\u00eb  si Zeusi pse ai nuk i percellon me rrufe k\u00ebta trazova\u00e7et posht\u00eb?! Ogerta ja kuptoi marazin dhe i shkroi sms \u2018mos u merzit zemer se Babo e z\u00eb lepurin me qerre\u2019. Lumturia u kthye prap\u00eb n\u00eb beb\u00ebzat e saj dhe vezhgonte korridorin nga ku qerrja do kalonte e ku lepuri fap do hidhej si pizeveng.<\/p>\n<p>Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi nuk mbahej. Sa pa Babon u turr si Mic Sokoli mbi top por rojet e shumta u b\u00ebn\u00eb barrikad\u00eb. Aty ku nuk i shkoi dora i mberriti fjala, \u201cfrikacak , frikacak\u201d i drejtohej atij  i cili e shihte ngultazi  e me dhembshuri at\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u00c7yrbja dridhej si purtek\u00eb nga durimi i Babos , nuk po kuptonte m\u00eb , priste nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb q\u00eb sosja t\u00eb mbreteronte mbi ne po ajo nuk i erdhi e fal\u00eb saj shpetuam rradaken por ai qet\u00ebsin\u00eb humbi.<\/p>\n<p>Fjala u nxeh aq shum\u00eb sa mori zjarr. Bledion Nallbati si bilbilenjet q\u00eb dridhnin duhan para litarit shperrtheu bumjet. Nj\u00eb prej tyre dogji trashigimin\u00eb e Lulit t\u00eb tjerat mbyllen seanc\u00ebn p\u00ebr kater minuta. Babo iku i pari. Kushedi kur do ta shohim prap\u00eb nga afer. Tao la porosi q\u00eb Lulit ti blihet nj\u00eb karrige e firmes italiane Natuzzi  q\u00eb as nga bomba nuk ndien e jo m\u00eb nga flakadan\u00ebt.<\/p>\n<p>Margeriti lypte me shikim  Inen. Kur e pa mes shtellungave , psheretiu e leht\u00ebsuar  \u201cjeta vazhdon ani se mes plagesh\u201d .<\/p>\n<p>Fundi !<\/p>\n<p>Si Kostandini q\u00eb nga e pertejmja bot\u00eb kthehej ashtu dhe ne dolem jasht\u00eb  me qerpiket e djegur, zhigat e thengjinjeve mbi fytyr\u00eb, me goj\u00ebn e thar\u00eb nga roshku i athetirers. Por sakrifica nuk na  u shperblye. Jasht\u00eb kolegu Arbi Agalliu  nuk na priste  me nga nj\u00eb \u00e7ertifikate mirnohjeje nga ato q\u00eb dega e Vlores e vet\u00eb ai me dor\u00eb  shperndau per patriotet e medhenj .E kisha ndar\u00eb mendjen edhe se mua nuk do  m\u00eb jepte do ja kapja nja dy  nga dora, nj\u00eb do e  mbajta per vete tjetren do ja jepja  atij t\u00eb bekuar Salianj q\u00eb kaq ka sakrifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vatan.<\/p>\n<p>\u00c7udia nuk pat mbarim. N\u00eb oborr mua afrua si tinez Blendi Klosi dhe mer zgjati dy gisht kart\u00eb hidhi nj\u00eb sy tha se \u00e7oku merr vesh  se di edhe un\u00eb  di t\u00eb jem burimor,m\u00eb kendon xhani  \u00e7\u2019ka m\u00eb shum\u00eb Ismeti me Bujarin e Lushnjes apo se ai i ka kenduar Rrapush Xhaferrit?. Ai kishte shkruar \u201c dit\u00eb e madhe sot per shtetin\/Babo na ka sjell\u00eb buxhetin\/ Babo q\u00eb nderon Dovletin\/S\u2019e z\u00eb gjumi p\u00ebr miletin\/ Me vota shtat\u00ebdhjet\u00eb e tre \/Buxhetin votuam ne\/ Populli kerkon t\u00eb mirat \/ s\u2019pret hair nga qafirat<\/p>\n<p>E pergezova ngroht\u00ebsisht.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Pas nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb bind\u00ebse fillova t\u00eb ndihem pjes\u00eb aktive e rezistenc\u00ebs parlamentare. Dje me k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm udh\u00ebtova p\u00ebr n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrkrah luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb liris\u00eb. Sapo n\u00eb shtab u shfaq Kryez\u00ebvend\u00ebs Lideri Muli dhe Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi optimizmin e fitores ndjeva kudo n\u00eb deje. Kur po ndahej armatimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":396835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-396834","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":396837,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396834\/revisions\/396837"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}