{"id":396925,"date":"2023-11-22T20:29:03","date_gmt":"2023-11-22T19:29:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=396925"},"modified":"2023-11-22T20:29:03","modified_gmt":"2023-11-22T19:29:03","slug":"nje-ere-e-re-gjeopolitike-globale-pas-takimit-joe-biden-me-xi-jinping","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nje-ere-e-re-gjeopolitike-globale-pas-takimit-joe-biden-me-xi-jinping\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb er\u00eb e re gjeopolitike globale pas takimit Joe Biden me Xi Jinping"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura<\/p>\n<p>Presidenti amerikan Joe Biden prit\u00ebsi, dhe presidenti kinez i ftuari, u takuan n\u00eb margjinat e APEC (Bashk\u00ebpunimi Ekonomik Aziatik-Paq\u00ebsor), i mbajtur n\u00eb San Francisko, USA, n\u00eb nj\u00eb vend i cili u mbajt i fsheht\u00eb deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit. M\u00eb pas, u b\u00eb me dije se ishte nj\u00eb rezidenc\u00eb e mrekullueshme e stilit viktorian, Filoli, 40 km distanc\u00eb nga San Francisko, zona m\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse e kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha amerikane t\u00eb teknologjis\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kaq shum\u00eb marr\u00ebveshje me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare pas p\u00ebrfundimit t\u00eb takimit than\u00eb se, diferencat mbeten dhe se kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, porse komunikimi \u00ebsht\u00eb ringjallur midis dy fuqive bot\u00ebrore, t\u00eb cilat kishin n\u00eb mes tyre, historin\u00eb e balonave, Tajvanin, luft\u00ebn ekonomiko-tregtare dhe teknologjike, Iranin, Korridorin Indi-Lindje e Mesme-Izrael-Evrop\u00eb dhe sigurisht nism\u00ebn gjigante t\u00eb Kin\u00ebs \u201cNj\u00eb Brez Nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tavolin\u00ebn e diskutimit shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mbetura pa u th\u00ebn\u00eb, por suksesi m\u00eb i madh: marr\u00ebveshja p\u00ebr klim\u00ebn. Shtetet e Bashkuara dhe Kina, emetuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb nisur bashk\u00ebpunimin p\u00ebr gazin, burimi m\u00eb i p\u00ebrdorur n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar qymyrin. Por mbi t\u00eb gjitha, ata marrin p\u00ebrsip\u00ebr reciprokisht t\u00eb trefishojn\u00eb prodhimin nga energjia e rinovueshme deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb e mbi t\u00eb gjitha, u rivendos gjithashtu komunikimi ushtarak midis autoriteteve amerikane dhe kineze. Telefoni si mjeti magjik i komunikimit diplomatik do t\u00eb filloi t\u00eb bjer\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb aksidentet ushtarake t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb tensione gjithnj\u00eb e m\u00eb intensive.<\/p>\n<p>Linja telefonike, si\u00e7 quhet nga ekspert\u00ebt, \u00ebsht\u00eb rikonstituar. Pa k\u00ebt\u00eb linj\u00eb komunikimi bota do ishte shum\u00eb e rrezikshme. Dy fuqit\u00eb ekonomike dhe ushtarake t\u00eb planetit jan\u00eb kuptuar midis tyre se nuk mund t\u00eb mos komunikojn\u00eb, koordinojn\u00eb dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb.<\/p>\n<p>Tajvani \u00e7\u00ebshtja e nxeht\u00eb midis Kin\u00ebs dhe SHBA-ve<\/p>\n<p>Komunikimi me SHBA-t\u00eb u nd\u00ebrpre nga Pekini pas vizit\u00ebs s\u00eb Nancy Pelosit n\u00eb ishullin e Tajvanit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2022. Dhe k\u00ebtu, kemi mb\u00ebrritur n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb nevralgjike, at\u00eb tajvaneze. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb? Sidomos n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb ishull n\u00eb fillim t\u00eb janarit.<\/p>\n<p>Biden shpejt konfirmoi se qasja amerikane do t\u00eb ndjek\u00eb \u201cpolitik\u00ebn e nj\u00eb Kine\u201d, me pak fjal\u00eb, formalisht sipas SHBA-ve Tajvani formalisht mbetet kinez. Nga ana tjet\u00ebr duket se presidenti Xi synon ta mbaj\u00eb Tajvanin pa nevoj\u00ebn e mjeteve ushtarake, por p\u00ebrmes levave politike. Nj\u00eb qasje m\u00eb e but\u00eb, e demonstruar nga marr\u00ebveshja e fundit q\u00eb kan\u00eb arritur tani dy partit\u00eb opozitare tajvaneze, m\u00eb t\u00eb prirura drejt nj\u00eb afrimi me Pekinin zyrtar.<\/p>\n<p>Sipas Mediave, ata do t\u00eb paraqesin nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e janarit. Ata do t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb mposhtur partin\u00eb aktualisht n\u00eb qeveri, PPE, e cila ka v\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e ishullit.<\/p>\n<p>Dy vende, dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme duhet t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb<\/p>\n<p>\u201cPlaneti Tok\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft i madh q\u00eb Kina dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb ken\u00eb sukses,\u201d i tha Xi Jinping Joe Biden. Presidenti kinez theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kina dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb respektojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. T\u00eb dy nuk duhet, n\u00eb fakt, t\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb \u201criformojn\u00eb\u201d nj\u00ebri-tjetrin, vazhdoi Xi Jinping.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve \u00ebsht\u00eb ndoshta loja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb delikate q\u00eb po luhet. P\u00ebrdorimi i foljes \u201criformoj\u201d \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht efektiv p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb perceptimin q\u00eb ka Kina p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Multipolarizmi i t\u00eb cilit Pekini \u00ebsht\u00eb avokat k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs nxit pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u form\u00ebsuar nga ShBA-ja. Megjithat\u00eb, Xi Jinping nuk ka munguar t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia mes Kin\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb bot\u00eb\u201d. Dhe se asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p> Nd\u00ebrsa nga ana e tij, presidenti amerikan tha se vler\u00ebson fjal\u00ebt pajtuese t\u00eb Xi Jinping, duke shtuar se, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka sfida globale q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb trajtohen s\u00eb bashku. Gjasat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzione t\u00eb mundshme se tashm\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri gjeopolitik q\u00eb na tregon se pal\u00ebt po bien dakord se bota duhet bashk\u00ebdrejtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb konstruktive.<\/p>\n<p>Zonat e konflikteve ushtarake pas takimit Xi me Biden<\/p>\n<p>Parimisht zonat e influencave gjeopolitike t\u00eb pal\u00ebve n\u00ebse koordinohen vet\u00eb pal\u00ebt (kryesisht SHBA \u2013 KINE) arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb frenimin e konflikteve t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb vijim dhe forcimin e dialogut midis kund\u00ebrshtar\u00ebve, k\u00ebshtu p\u00ebr ti ofruar njer\u00ebzimit nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb midis dy fuqive bot\u00ebrore influencon drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti ose tangencialisht n\u00eb zonat e konflikteve ushtarake dhe lajmet e mira t\u00eb ngjashme duket se nuk mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb BRICS-it u mblodh\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb samit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm virtual mbi \u00e7\u00ebshtjen palestinezo-izraelite. Duke folur n\u00eb samit, presidenti kinez Xi Jinping b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm si hapi i par\u00eb p\u00ebr realizimin e paqes dhe siguris\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, konflikti Izraelito \u2013 palestinez duket se nuk ka gjasa t\u00eb implikoj\u00eb vende t\u00eb tjera rreth e rrotull, sic mendohej pak m\u00eb p\u00ebrpara, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr tashm\u00eb do t\u00eb kemi ndoshta nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit q\u00eb parashikon lirimin e pengjeve dhe, nj\u00eb pauz\u00eb disaditore e luftimeve qe \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cfazat e saj p\u00ebrfundimtare\u201d dhe \u201cm\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lajmi \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga burime t\u00eb paidentifikuara p\u00ebr mediat amerikane. Izraeli nuk ka b\u00ebr\u00eb ende komente mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por Kryeministri Netanjahu tha se \u201cn\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre zhvillime, do t\u00eb mblidhte kabinetin e luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Burimet mediatike thon\u00eb se marr\u00ebveshja do t\u00eb mund\u00ebsonte lirimin e rreth 50 pengjeve civile q\u00eb mbahen nga Hamasi kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb, si dhe lirimin e grave dhe f\u00ebmij\u00ebve palestinez\u00eb nga institucionet e paraburgimit izraelite, numri i t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt t\u00eb mart\u00ebn shefi i Hamasit tha se grupi militant palestinez ishte pran\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje arm\u00ebpushimi me Izraelin. P\u00ebrgjith\u00ebsisht Izraeli i ka shmangur komentet mbi statusin e bisedimeve t\u00eb udh\u00ebhequra nga Katari, por Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka th\u00ebn\u00eb se po b\u00ebhet p\u00ebrparim n\u00eb lirimin e pengjeve\u2026<\/p>\n<p>Konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb dhe takimi Xi \u2013 Biden<\/p>\n<p>Takimi n\u00eb San Francisko midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut t\u00eb tij kinez Xi Jinping \u00ebsht\u00eb \u201ci r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u2013 raportoi Kremlini n\u00eb funksion t\u00eb takimit ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb mes dy lider\u00ebve n\u00eb margjinat e samitit APEC, Bashk\u00ebpunimi Ekonomik Azi-Paq\u00ebsor, n\u00eb qytetin amerikan.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy vende po nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre. \u00c7do takim i k\u00ebtij lloji q\u00eb p\u00ebrfshin dy ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, n\u00ebnvizoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit, Dmitri Peskov, pak or\u00eb para takimit Xi ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb Biden.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qarqet politike n\u00eb Mosk\u00eb dhe Kiev flasin p\u00ebr q\u00ebndrime t\u00eb ashp\u00ebrsimit t\u00eb konfliktit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike t\u00eb ANSA-s, Agjencia Shtet\u00ebrore e Lajmeve n\u00eb Itali, numri i qytetar\u00ebve rus\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundimi t\u00eb negociuar t\u00eb konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb po rritet n\u00eb Rusi, duke arritur n\u00eb 55% n\u00eb tetor krahasuar me 51% n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i qeveris\u00eb kineze p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet euroaziatike Li Hui mbetet nj\u00eb nga praktikat serioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb tregon q\u00ebndrimin e Kin\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen politike t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Kina tashm\u00eb mund t\u00eb forcoj\u00eb shk\u00ebmbimet dhe dialogun me t\u00eb gjitha pal\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje konkrete p\u00ebr zgjidhjen politike t\u00eb kriz\u00ebs ushtarake ne Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta nevojitet pak m\u00eb von\u00eb nj\u00eb telefonate Xi \u2013 Biden dhe gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb drejt paqes edhe n\u00eb Ukrain\u00eb? Koha do ta v\u00ebrtetoj\u00eb\u2026\/CRI.CN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura Presidenti amerikan Joe Biden prit\u00ebsi, dhe presidenti kinez i ftuari, u takuan n\u00eb margjinat e APEC (Bashk\u00ebpunimi Ekonomik Aziatik-Paq\u00ebsor), i mbajtur n\u00eb San Francisko, USA, n\u00eb nj\u00eb vend i cili u mbajt i fsheht\u00eb deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit. M\u00eb pas, u b\u00eb me dije se ishte nj\u00eb rezidenc\u00eb e mrekullueshme e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":396926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-396925","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396925"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396925\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":396928,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396925\/revisions\/396928"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}