{"id":397273,"date":"2023-11-29T19:08:29","date_gmt":"2023-11-29T18:08:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397273"},"modified":"2023-11-29T19:08:29","modified_gmt":"2023-11-29T18:08:29","slug":"mitsotakis-dhe-butrinti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mitsotakis-dhe-butrinti\/","title":{"rendered":"MITSOTAKIS DHE BUTRINTI"},"content":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare<\/p>\n<p>We feel that these sculptures belong to Greece and that they were essentially stolen \u2013 KYRIAKOS MITSOTAKIS, PRIME MINISTER of Greece<\/p>\n<p>NPR, Radio Komb\u00ebtare Amerikane, i dedikoi nj\u00eb emision t\u00eb gjat\u00eb konfliktit me t\u00eb fundit kulturor midis Greqis\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr c\u00ebshtjen e Statujave t\u00eb Akropolit, t\u00eb njohura si \u201cElgin Marbles\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Publicitet &#8211;<\/p>\n<p>K\u00ebto Statuja t\u00eb marra nga Akropoli i Athin\u00ebs 200 vite me pare gjate periudh\u00ebs Otomane nga Lordi Elgin dhe t\u00eb ruajtura sot n\u00eb Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh nje pike e nxehte debate midis dy vendeve.<\/p>\n<p>Kryeministri Grek, i cili e ngriti c\u00ebshtjen e kthimit t\u00eb tyre n\u00eb Greqi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb BBC gjate vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Lond\u00ebr, theksoi se \u201ckjo k\u00ebrkes\u00eb legjitime ishte k\u00ebrkesa e 11 milion\u00eb qytetar\u00ebve grek\u00eb\u201d duke krijuar keshtu nj\u00eb furtun\u00eb diplomatike dhe duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vizita e tij zyrtare t\u00eb nd\u00ebrpritej.<\/p>\n<p>Ky konflikt diplomatik midis dy aleat\u00ebve tradicionale mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, tregon qart\u00ebsisht ndjeshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb publikut grek si dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e saj me rikthimin e k\u00ebtyre statujave antike n\u00eb Akropol. Greqia, p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra ka vazhduar p\u00ebrpjekjet e saja diplomatike p\u00ebr t\u00eb korigjuar nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshm\u00ebrine e lart\u00eb p\u00ebr Trash\u00ebgimine e saj Kulturore.<\/p>\n<p>N\u00ebrkohe, fqinji i saj Shqip\u00ebria nj\u00eb vend po aq i pasur me trash\u00ebgimi kulturore dhe po aq e njohur n\u00eb historin\u00eb antike, nd\u00ebrmer nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb pa shembulla dhe pa asnj\u00eb precedent bot\u00ebror n\u00eb fush\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar vendos me shumic\u00eb vote dh\u00ebnien e Qytetit Antik t\u00eb Butrintit nj\u00eb fondi t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb administruar dhe trash\u00ebguar nj\u00eb prej pasurive tona komb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ky dhunim i te drejtes se kombit shqiptar per te administruar dhe trasheguar pasurine e vet kulturore bie ndesh me te gjitha aktet juridike ne fushen e Trashegimise Kulturore si dhe me Konventen e Parisit per te cilen Shteti yne ka detyrimin per ta zbatuar. Por mbi te gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerine kombetare duke i konsideruar shqiptaret si nje popull barbar qe nuk kane lidhje me te kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon te huajve ta gezojne.<\/p>\n<p>Neser, data 30 Nendor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmerii te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare We feel that these sculptures belong to Greece and that they were essentially stolen \u2013 KYRIAKOS MITSOTAKIS, PRIME MINISTER of Greece NPR, Radio Komb\u00ebtare Amerikane, i dedikoi nj\u00eb emision t\u00eb gjat\u00eb konfliktit me t\u00eb fundit kulturor midis Greqis\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr c\u00ebshtjen e Statujave t\u00eb Akropolit, t\u00eb njohura si \u201cElgin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":397274,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397273","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397273"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397276,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397273\/revisions\/397276"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}