{"id":397595,"date":"2023-12-07T10:31:44","date_gmt":"2023-12-07T09:31:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397595"},"modified":"2023-12-07T10:31:44","modified_gmt":"2023-12-07T09:31:44","slug":"spak-perfundon-hetimet-per-vangjush-dakon-zbardhen-shkeljet-dhe-akuzat-si-u-llogarit-fondi-limit-10-here-me-shume-sec-duhej-dhe-si-mbeti-pa-shlyer-demi-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/spak-perfundon-hetimet-per-vangjush-dakon-zbardhen-shkeljet-dhe-akuzat-si-u-llogarit-fondi-limit-10-here-me-shume-sec-duhej-dhe-si-mbeti-pa-shlyer-demi-ekonomik\/","title":{"rendered":"SPAK p\u00ebrfundon hetimet p\u00ebr Vangjush Dakon, zbardhen shkeljet dhe akuzat. Si u llogarit fondi limit, 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhej dhe si mbeti pa shlyer d\u00ebmi ekonomik"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e  Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr ish-kryebashkiakun e Durr\u00ebsit, Vangjush Dakon, nd\u00ebrsa ka zbardhur akuzat dhe shkeljet.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, dosja tanim\u00eb pritet t\u2019i kaloj\u00eb GJKKO-s\u00eb, nd\u00ebrsa si t\u00eb pandehur jan\u00eb marr\u00eb edhe 10 shtetas t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i SPAK:<\/p>\n<p>Prokuroria e  Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr procedimin penal nr.197\/2020, q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr veprat penale \u201cFalsifikimi i vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d dhe \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe t\u00eb parashikuara nga nenet 190 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Objekt hetimi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi kan\u00eb qen\u00eb dy fakte penale: procedura e dh\u00ebnies s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb pallati shum\u00ebkatesh dhe plot\u00ebsimi i dokumentacionit t\u00eb tij deri n\u00eb regjistrimin e pasuris\u00eb si dhe procedura e prokurimit \u201cSh\u00ebrbim konsulence\u201d p\u00ebr sigurimin e projektit  \u201cProjektim zbatim p\u00ebr Promenad\u00ebn Bregdetare dhe Plazhin publik nga B\u00ebrryli deri n\u00eb Currila\u201d, me fond limit 21.000.000 lek\u00eb me T.V.SH.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake t\u00eb k\u00ebtij procedimi ka rezultuar se:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, gjat\u00eb miratimit dhe zbardhjes\/protokollimit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, t\u00eb miratuar me vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Rregullimit t\u00eb Territorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs Nr.02 dat\u00eb 28 Shtator 2011, n\u00eb favor t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb \u201cFakle sh.p.k\u201d, jan\u00eb kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me kompetencat e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit dhe Kontrollit t\u00eb Territorit, t\u00eb parashikuara nga Ligji Nr.8652, dat\u00eb 31 Korrik 2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore\u201d dhe Ligji Nr. 10 119 dat\u00eb 23 Prill 2009 \u201cP\u00ebr planifikimin e territorit\u201d dhe aktet n\u00ebnligjore t\u00eb dala n\u00eb zbatim t\u00eb tij, t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb protokollimin\/zbardhjen e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb dat\u00ebn 14 Tetor 2014, dy vjet pasi nd\u00ebrtimi kishte p\u00ebrfunduar dhe banor\u00ebt banonin n\u00eb pallatin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Pas zbardhjes s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, jan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive dhe t\u00eb gjith\u00eb dokumentet q\u00eb p\u00ebrpilohen dhe administrohen nga subjekti nd\u00ebrtues dhe zyrtar\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit dhe Kontrollit t\u00eb Territorit, duke hartuar dokumentet p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha fazat n\u00eb t\u00eb cilat ndodhej nd\u00ebrtimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar me prova si pyetje e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe ekspertimi p\u00ebrkat\u00ebs, q\u00eb nd\u00ebrtimi i pallatit kishte p\u00ebrfunduar q\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe ishte i banuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb legalizimi i nj\u00eb objekti shum\u00ebkat\u00ebsh, t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe vet\u00eb nd\u00ebrtimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas projektit t\u00eb paraqitur nga nd\u00ebrtuesi dhe t\u00eb miratuar nga Bashkia Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb lidhje me faktin e dyt\u00eb t\u00eb hetuar ka rezultuar se n\u00eb vitin 2014 Bashkia Durr\u00ebs ka kryer nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi, p\u00ebr sh\u00ebrbim konsulence, sigurimin e nj\u00eb projekti t\u00eb quajtur \u201cProjektim zbatim p\u00ebr Promenad\u00ebn Bregdetare dhe Plazhin publik nga B\u00ebrryli deri n\u00eb Currila\u201d.<\/p>\n<p>Me Urdhrin Nr. 84 dat\u00eb 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngritur komisioni p\u00ebr caktimin e specifikimeve teknike. Ky grup \u00ebsht\u00eb ngarkuar me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur: detyr\u00ebn e projektimit, fondin limit, termat e referenc\u00ebs si dhe te gjitha specifikimet teknike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedure prokurimi.<\/p>\n<p>Nga ana e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb ngritur nga Kryetari i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, i pandehuri Vangjush Dako, jan\u00eb kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me nj\u00eb vler\u00eb gati dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo q\u00eb duhet t\u00eb llogaritej n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Nr. 444 dat\u00eb 05 Shtator 1994 \u201cP\u00ebr tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit t\u00eb veprave t\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerr\u00eb urdhrin e prokurimit pik\u00ebrisht me vler\u00ebn e llogaritur nga Komisioni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata duke u nisur dhe nga p\u00ebrmbajtja e saj, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa vet\u00ebm p\u00ebr 60% t\u00eb vler\u00ebs totale.<\/p>\n<p>Edhe pas b\u00ebrjes me dije nga ana e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, n\u00eb Akt Kontrollin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Muajit Qershor 2015, n\u00eb lidhje me gabimin e b\u00ebr\u00eb nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke l\u00ebn\u00eb rekomandim q\u00eb t\u00eb rikuperohet d\u00ebmi ekonomik i shkaktuar deri n\u00eb at\u00eb faz\u00eb,  Bashkia Durr\u00ebs dhe administrata p\u00ebrkat\u00ebse ka vijuar me pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb prej 40% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb muajin Dhjetor 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjitha vlera e paguar m\u00eb tep\u00ebr prej  18.318.400,2  lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, si nj\u00eb d\u00ebm ekonomik dhe detyrim q\u00eb shoq\u00ebria p\u00ebrfituese i ka k\u00ebsaj Bashkie prej vitit 2016 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr d\u00ebrgimin n\u00eb gjyq t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Vangjush Dako, me detyr\u00eb ish Kryetar i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, e kryer dy her\u00eb;<\/p>\n<p>Adhurim Qehajaj, me detyr\u00eb ish Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit t\u00eb Territorit n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb miratuar, nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe vepr\u00ebn penale t\u00eb <\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer dy her\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 190\/3 dhe 25 dhe 248 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal;<br \/>\nFiqiri Farruku, administrator i subjektit \u201cFakle\u201d sh.p.k, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb miratuar, nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 190\/3 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal;<br \/>\nErmal Lama, me detyr\u00eb specialist n\u00eb Drejtorin\u00eb e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit t\u00eb Territorit n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb miratuar, nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 190\/3 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>Fatmir Ejupi, me detyr\u00eb specialist n\u00eb Drejtorin\u00eb e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit t\u00eb Territorit n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb miratuar, nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 190\/3 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>Adrian Bulku, me detyr\u00eb Inxhinier topograf i licencuar, i kontraktuar nga Shoq\u00ebria \u201cFakle\u201d sh.p.k, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb vulave, stampave e formular\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb miratuar, nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 190\/3 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>Ferzilet Hajd\u00ebri, me detyr\u00eb Ing. Nd\u00ebrtimi e Licencuar, n\u00eb rolin e kolaudator\u00ebs s\u00eb objektit t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Shoq\u00ebria \u201cFakle\u201d sh.p.k, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<\/p>\n<p>Adnand To\u00e7ila, me detyr\u00eb specialist n\u00eb Zyr\u00ebn e Projekteve n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<\/p>\n<p>Diana Dedja, me detyr\u00eb specialiste n\u00eb Zyr\u00ebn e Projekteve n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<\/p>\n<p>Bashkim Salillari, me detyr\u00eb specialist n\u00eb Zyr\u00ebn e Projekteve n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<\/p>\n<p>Hanza Reka, me detyr\u00eb P\u00ebrgjegj\u00ebse e Sektorit t\u00eb Financ\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Krahas d\u00ebrgimit p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, Prokuroria e Posa\u00e7me ka k\u00ebrkuar pushimin e procedimit penal, n\u00eb ngarkim t\u00eb personit n\u00ebn hetim Meri Priftuli, pasi nga provat e administruara s\u00eb fundi nga hetimi, u v\u00ebrtetua se kjo shtetase nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kryerjen e ndonj\u00eb vepre penale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr ish-kryebashkiakun e Durr\u00ebsit, Vangjush Dakon, nd\u00ebrsa ka zbardhur akuzat dhe shkeljet. Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, dosja tanim\u00eb pritet t\u2019i kaloj\u00eb GJKKO-s\u00eb, nd\u00ebrsa si t\u00eb pandehur jan\u00eb marr\u00eb edhe 10 shtetas t\u00eb tjer\u00eb. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397595","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397596,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397595\/revisions\/397596"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}