{"id":397745,"date":"2023-12-10T13:42:30","date_gmt":"2023-12-10T12:42:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397745"},"modified":"2023-12-10T13:42:30","modified_gmt":"2023-12-10T12:42:30","slug":"ku-ndryshon-top-channel-nga-emiliano-shullazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ku-ndryshon-top-channel-nga-emiliano-shullazi\/","title":{"rendered":"Ku ndryshon Top Channel nga Emiliano Shullazi"},"content":{"rendered":"<p>Ermal Mulosmani<\/p>\n<p>Kuptimi i vjet\u00ebr i fjal\u00ebs gjob\u00eb, ai q\u00eb ka mbetur edhe n\u00eb fjalorin e sot\u00ebm t\u00eb shqipes, i referohet nj\u00eb kund\u00ebrvajtjeje administrative, fjala vjen nj\u00eb parkim apo parakalim i gabuar, tejkalim shpejt\u00ebsie n\u00eb rrug\u00eb apo, le t\u00eb themi, nj\u00eb tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb kredis\u00eb. Pra, pak a shum\u00eb, nj\u00eb t\u00ebrheqje v\u00ebmendjeje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n<p>Personi i gjobitur sipas k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi, zakonisht \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga ne, nj\u00eb qytetar me shkelje administrative, nd\u00ebrsa gjobv\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht shteti ose nj\u00eb institucion shtet\u00ebror i c\u00ebnuar nga ajo shkelje. <\/p>\n<p>Ky p\u00ebrcaktim i fjal\u00ebs gjob\u00eb i takon t\u00eb shkuar\u00ebs. Ai ka nj\u00eb kuptim romantiko- nostalgjik n\u00eb raport me kuptimin modern, t\u00eb ashp\u00ebr, ngjeth\u00ebs, t\u00eb koh\u00ebve tona. <\/p>\n<p>Tashm\u00eb sa her\u00eb ndeshemi me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00ebri nga ne nuk kupton at\u00eb \u201creliken\u201d komuniste prej 500 a 1000 lek\u00ebve. <\/p>\n<p>Kuptimi i ri i fjal\u00ebs gjob\u00eb lindi aty nga fillimi i demokracis\u00eb kur filluan rr\u00ebmbimet e biznesmen\u00ebve. Gjobv\u00ebn\u00ebsit e rinj ishin tjet\u00ebr soj nga gjobv\u00ebn\u00ebsi i vjet\u00ebr me kostum doku. K\u00ebta t\u00eb d\u00ebrgonin cop\u00ebza videosh, ku burra t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb pasur, u luteshin si f\u00ebmij\u00eb familjar\u00ebve, duke qar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa qindra mij\u00eb dollar\u00ebshe sepse p\u00ebrndryshe jeta e tyre shkoi p\u00ebr dhjam\u00eb qeni\u2026<\/p>\n<p>Gjobv\u00ebn\u00ebsit e rinj nuk njihnin rregulla shteti, nuk kishin as parime e as m\u00ebshir\u00eb. Ata ishin idhujtar\u00eb t\u00eb paras\u00eb dhe t\u00eb dhun\u00ebs, njer\u00ebz t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm me identitet kriminal t\u00eb fort\u00eb dhe shpesh me personalitet t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb. Me ata nuk b\u00ebhej shaka. Sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur nj\u00eb rast, biznesmeni Ko\u00e7o Dado u zhduk pasi familja e tij refuzoi (apo vonoi) pages\u00ebn prej qindra mij\u00ebra dollar\u00ebsh. <\/p>\n<p>Por sa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb paguar\u2026<\/p>\n<p>Edhe ky koncept i ri i fjal\u00ebs gjob\u00eb, q\u00eb nuk kishte lidhje asfare me at\u00eb t\u00eb vjetrin, filloi t\u00eb vjet\u00ebrohej me kalimin e koh\u00ebs. <\/p>\n<p>Erdh\u00ebn ka\u00e7ak\u00ebt e misionit. K\u00ebta kan\u00eb t\u00eb veshur n\u00eb trup rrob\u00ebn e misionarit, mbrojt\u00ebsit t\u00eb interesit publik, policit, prokurorit, tatimorit apo kontrollorit shtet\u00ebror. <\/p>\n<p>K\u00ebta \u201cdedektiv\u00eb\u201d publik\u00eb, sapo b\u00ebjn\u00eb zbulimin e nj\u00eb fakti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem, kompromentues p\u00ebr nj\u00eb politikan, kriminel, funksionar i lart\u00eb shtet\u00ebror apo biznesmen (k\u00ebta jan\u00eb gjahu m\u00eb i mir\u00eb sepse shp\u00ebrblejn\u00eb mir\u00eb) i \u00e7ojn\u00eb viktim\u00ebs nj\u00eb mesazh. P\u00ebrmes nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi apo shkurt me sms. Viktima  e kap mesazhin.<br \/>\nVal\u00eb t\u00eb dridhurash ia p\u00ebrshkrojn\u00eb trupin, drama fillon ta kaploj\u00eb. Opsioni i denoncimit vihet n\u00eb balanc\u00eb me gjob\u00ebn dhe del ku e ku m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. N\u00ebse denoncon skandali merr dhen\u00eb, policia njofton median dhe gjith\u00e7ka merr fund. Oferta e gjobv\u00ebn\u00ebsit duket fort e pranueshme p\u00ebr xhepin e viktim\u00ebs, mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb paguhet. Zakonisht gjobv\u00ebn\u00ebsit me rrob\u00eb shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm, gjuha e komunikimit me ta gjendet leht\u00eb. N\u00ebn rrogoz filloi t\u00eb merrte udh\u00eb biznesi i gjobave. <\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb di di\u00e7ka p\u00ebr ty, n\u00ebse paguan kjo nuk b\u00ebhet publike\u201d.<\/p>\n<p>Por koha e la mbrapa edhe k\u00ebt\u00eb biznes. Ai sigurisht vazhdon jet\u00ebn i qet\u00eb, por thjesht \u00ebsht\u00eb legalizuar krejt\u00ebsisht me p\u00ebrhapjen e gjobv\u00ebn\u00ebsve n\u00eb t\u00eb gjitha qelizat e shoq\u00ebris\u00eb. parimi eshte: N\u00ebse do ta relativizosh nj\u00eb gj\u00eb b\u00ebje at\u00eb masive.<\/p>\n<p>Korrupsioni galopant i qeveritar\u00ebve, drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebpun\u00ebsve, polic\u00ebve, funksionar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb \u00e7oi pashmangshm\u00ebrisht edhe n\u00eb korrupsionin e \u201cmisionar\u00ebve\u201d t\u00eb medias. <\/p>\n<p>P\u00ebr tu mbrojtur nga gjobat &#8211; s\u00eb pari, por edhe p\u00ebr t\u00eb vendosur gjoba- s\u00eb dyti, biznesmen\u00ebt krijuan gazeta, radio, televizione e portale. Preferoheshin gazetar\u00eb skifter\u00eb, nga ata q\u00eb bubrrojn\u00eb brenda skutave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb korrupsionit dhe krimit, n\u00ebn petkun e luft\u00ebs s\u00eb pakompromis ndaj tij,  e pastaj fshehin lajmin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kompromisit! <\/p>\n<p>Emisionet investigative filluan t\u00eb shiteshin si gazetari profesioniste e nivelit t\u00eb lart\u00eb kur n\u00eb fakt jan\u00eb ka\u00e7ak\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnies. P\u00ebrmes dy a tre investigimeve ndaj disa qyqar\u00ebve t\u00eb pambrojtur, krijojn\u00eb hijen e pakompromis t\u00eb luft\u00ebtarit t\u00eb interesit publik. Dhe pastaj i b\u00ebjn\u00eb n\u00ebn\u00ebn k\u00ebtij interesi duke bashk\u00ebndar\u00eb pla\u00e7k\u00ebn me bandit\u00ebt e korrupsionit.<\/p>\n<p>Mes bandit\u00ebve kriminel\u00eb dhe k\u00ebtyre t\u00eb medias ka vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim. Ndryshimi, fjala vjen, mes Shullazit-nj\u00eb em\u00ebr i njohur e i respektuar i bot\u00ebs s\u00eb krimit dhe Top Channel em\u00ebr po aq i respektuar n\u00eb bot\u00ebn e medias, e b\u00ebn fakti se ky i dyti e b\u00ebn shantazhin haptas, n\u00eb ekran, n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb SPAK-ist\u00ebve, gjyqtar\u00ebve, qeveritar\u00ebve, AMA-s, BKH-s\u00eb dhe Kryeministrit. Madje Top Channel, ndryshe nga Shullazi, k\u00ebrc\u00ebnon hapur e pa iu dridhur z\u00ebri vet\u00eb Kryeministrin!<\/p>\n<p>Doni shembuj? Ja tua jap m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2018 kompania CFO Pharma, nj\u00eb kompani q\u00eb udh\u00ebhiqej nga nj\u00eb njeri me gjurm\u00eb t\u00eb err\u00ebta kriminale, i d\u00ebnuar me vendim gjykate si i korruptuar e i shpallur m\u00eb von\u00eb  i pafajsh\u00ebm, ishte sponsor kryesor i emisioneve t\u00eb TCH. N\u00eb vitin 2019, sponsori vendos t\u00eb t\u00ebrhiqet, fundja ato para nuk \u00ebsht\u00eb se po i shtonin shitjet.<\/p>\n<p>Po kush e l\u00eb se\u2026.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sulen ka\u00e7ak\u00ebt e Topit n\u00ebp\u00ebr dyqanet e farmacive t\u00eb kryeqytetit. Zbulojn\u00eb se ky ish-sponsori e shiska nj\u00eb produkt farmaceutik 18 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa e ka koston (soludamin\u00ebn). A thua nuk e kishte shitur aq edhe dy muaj m\u00eb par\u00eb! <\/p>\n<p>Denoncimi b\u00ebhet n\u00eb prokurori dhe n\u00eb Drejtorin\u00eb e Barnave. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr lajm\u00ebrohen emisione investigative q\u00eb do t\u00eb \u00e7jerrrin mask\u00ebn e hajdut\u00ebve t\u00eb ila\u00e7eve. Derisa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb ekranin e Top Channel shfaqet emisioni \u201cinvestigativ\u201d:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb skenar intrige i Nadir \u00c7aushollit\u201d.<\/p>\n<p>Ishte e pabesushme ajo q\u00eb kishte ndodhur. Biznesmeni i ila\u00e7eve, si nj\u00eb intrigant i pashoq, d\u00ebrgon j\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb autorit t\u00eb programit investigativ Top Story. Emisioni v\u00ebrteton kat\u00ebrcip\u00ebrisht p\u00ebrfshirjen e \u00c7aushollit n\u00eb k\u00ebt\u00eb intrig\u00eb, dhe, n\u00eb fund t\u00eb emisionit tregohen sesi intrigant\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burg!<\/p>\n<p>Lufta aty p\u00ebrfundon p\u00ebr \u00c7aushollin. Nuk ishte pun\u00eb Shullazi kjo, k\u00ebta t\u00eb marrin erzin e t\u00eb falimentojn\u00eb. Pas denoncimit n\u00eb polici dhe rrezikut p\u00ebr burg vjen Pajtimi i Madh. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb u harrua Sulidamina dhe konsumuesit e shkret\u00eb e t\u00eb st\u00ebrvjedhur t\u00eb saj, u harrua oledrohoti e intrigantet e letrave anonime. <\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ishte mir\u00eb e bukur! <\/p>\n<p>Perkundrazi, ka\u00e7ak\u00ebt e misionit na lajm\u00ebruan nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, se CFO Pharma \u00ebsht\u00eb kompania lider n\u00eb tregun farmaceutik! Ky ndryshim linje editoriale, ndaj nj\u00eb hajduti e intriganti t\u00eb shpallur bot\u00ebrisht, ndodhte para syve t\u00eb Kryeministrit, Kryeprokurorit t\u00eb SPAK, Kryetares s\u00eb BKH apo Kryetares s\u00eb AMA-s!<\/p>\n<p>Por le t\u00eb shohim pak me linqe se si u zhvillua kjo betej\u00eb:<\/p>\n<p>Ja linku i par\u00eb sesi ka\u00e7aku mediatik  merr an\u00ebn e interest publik duke denoncuar vjedhjen galopante t\u00eb CFO Pharma:<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"Xq7Qv1qTXB\"><p><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2019\/10\/01\/dosja-soludamin-ne-gjykate-prokuroria-tre-akuza-ndaj-nadir-caushollit-mashtroi-me-ilacet\/\">Dosja \u201csoludamin\u201d n\u00eb Gjykat\u00eb\/ Prokuroria tre akuza ndaj Nadir Caushollit, mashtroi me ila\u00e7et<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" title=\"&#8220;Dosja \u201csoludamin\u201d n\u00eb Gjykat\u00eb\/ Prokuroria tre akuza ndaj Nadir Caushollit, mashtroi me ila\u00e7et&#8221; &#8212; Top Channel\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/2019\/10\/01\/dosja-soludamin-ne-gjykate-prokuroria-tre-akuza-ndaj-nadir-caushollit-mashtroi-me-ilacet\/embed\/#?secret=Xq7Qv1qTXB\" data-secret=\"Xq7Qv1qTXB\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Ja edhe linku i dyt\u00eb ku lajm\u00ebron gjob\u00ebn q\u00eb i v\u00eb Drejtoria e barnave:<\/p>\n<p>https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=x\u00ebTl0aU3fdI<\/p>\n<p>Ja edhe linku i denoncimit si intrigant letrash anonime:<\/p>\n<p>https:\/\/gazeta-shqip.com\/top-story\/letra-anonime-nje-skenar-intrige-i-nadir-caushollit-per-te-shantazhuar-median-top-story\/<\/p>\n<p>Dhe pastaj n\u00eb fund vjen dor\u00ebzimi: Ky hajdut e intrigant shpallet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin Televizion ka\u00e7ak si histori suksesi:<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\" data-video_id=\"psAHXxgUGAM\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"Hipokrati - CFO Pharma - Nj\u00eb histori suksesi - 01 Maj 2021\" width=\"696\" height=\"392\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/psAHXxgUGAM?feature=oembed&#038;enablejsapi=1\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" allowfullscreen><\/iframe><\/div>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb n\u00eb ekranit e Televizionit ka\u00e7ak mb\u00ebrrijn\u00eb spotet televiziv\u00eb t\u00eb \u00c7aushollit, hajdutit -intrigant m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Befas nga arkiva e Top Channel zhduket emisioni m\u00eb i v\u00ebrtetuar ndonj\u00ebher\u00eb i nj\u00eb intriganti q\u00eb shkruan letra anonime. Kerkojeni  emisionin Top Story t\u00eb dat\u00ebs 21 Prill 2019. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb error 404! Pa\u00e7ka se gjurma \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb. Emisionin e plot\u00eb mund ta gjeni n\u00eb daily motion te ky link: <\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"&quot;Letra anonime&quot; - Nj\u00eb skenar intrige i Nadir \u00c7aushollit p\u00ebr t\u00eb shantazhuar median - Top Story\" frameborder=\"0\" width=\"696\" height=\"391\" src=\"https:\/\/geo.dailymotion.com\/player.html?video=x79kk5o&#038;\" allowfullscreen allow=\"autoplay; fullscreen; picture-in-picture\"><\/iframe><\/p>\n<p>*******<\/p>\n<p>Disa spote televizive t\u00eb tmerrshme, ku, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave, nj\u00eb djal\u00eb i ri i ankohet farmacistes se po i refuzohet k\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe n\u00eb jet\u00eb- t\u00eb ushqyerit (!) dhe kjo i jep t\u00eb nj\u00ebjtin ila\u00e7 si atij tjetrit q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb puth\u00eb dhe ka frik\u00ebn se i vjen era e goj\u00ebs, na ndotin ambinetin familjar \u00e7do 10 minuta! <\/p>\n<p>Ato jan\u00eb d\u00ebshmia e hapur e nj\u00eb akti t\u00eb pashemb\u00ebllt gjobv\u00ebnie q\u00eb kap\u00ebrdihet faqe gjith\u00eb audienc\u00ebs shum\u00eb milion\u00ebshe. <\/p>\n<p>*****<\/p>\n<p>Befas nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebta ka\u00e7ak\u00eb mediatik\u00eb njoftuan n\u00eb lajme se emisioni i tyre m\u00eb i shikuar, kryeka\u00e7aku i emisioneve, Top Story, paska qen\u00eb nj\u00eb kryebandit! Me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjobat q\u00eb i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00c7aushollit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb pa dijenin\u00eb e pronar\u00ebve dhe ky, kryeka\u00e7aku, paska rrjepur biznesmen\u00ebt. Kjo ishte thjesht nj\u00eb lajthitje momentale por me gjurm\u00eb t\u00eb forta. Edicioni qendror informativ i TCH hapej me k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb tmerrsh\u00ebm hajdut\u00ebshe shantazhuesish q\u00eb n\u00ebn rrogozin e gjigandit mediatik paskan b\u00ebr\u00eb k\u00ebrdin\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb edicion lajmesh e sheh edhe Kryeprokurori i SPAK, edhe Kryeministri, edhe Kryetari i AMA-s. Por linku i atij edicioni t\u00eb turpsh\u00ebm, ndryshe nga \u00e7do edicion lajmesh t\u00eb TCH nuk gjendet n\u00eb youtube. K\u00ebrkoni edicion lajmesh ora 19.30 dat\u00eb 31 Mars 2022. Do t\u00eb dalin tre edicionet e tjera por jo edhe ai i denoncimit. Megjithat\u00eb, munda t\u00eb gjej nj\u00eb link tjet\u00ebr akuzues. \u00cbsht\u00eb ky link:<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\" data-video_id=\"mP3mGxpjt4I\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"Top News-Top Story rikthehet n\u00eb &#039;prime time&#039; \/Emisioni investigativ, me em\u00ebr dhe mentalitet tjet\u00ebr\" width=\"696\" height=\"392\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/mP3mGxpjt4I?feature=oembed&#038;enablejsapi=1\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" allowfullscreen><\/iframe><\/div>\n<p>*****<\/p>\n<p>Por Top Channel, ndryshe nga Shullazi e kompani, nuk njeh limite. Ai arrin t\u00eb shantazhoj\u00eb edhe vet\u00eb Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjithfuqishmin e k\u00ebtij vendi, Edi Ram\u00ebn! N\u00ebse ju kujtohet n\u00eb Gusht-Dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, nj\u00eb val\u00eb sulmesh antiqeveritare por me interes t\u00eb lart\u00eb public u nd\u00ebrmor\u00ebn n\u00eb TCH! <\/p>\n<p>Ja ku jan\u00eb disa linqe q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb at\u00eb q\u00eb po them:<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\" data-video_id=\"j2eDJg8bURE\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"Top Channel\/ Kryeministri merr \u201cpeng\u201d diplomat\/ Student\u00eb e aktivist\u00eb kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs\" width=\"696\" height=\"392\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/j2eDJg8bURE?feature=oembed&#038;enablejsapi=1\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" allowfullscreen><\/iframe><\/div>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"gGFvtF6aAF\"><p><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/27\/indeksi-i-sundimit-te-ligjit-2022-shqiperia-ben-hapa-pas-rreshqet-drejt-autokracise\/\">Indeksi i Sundimit t\u00eb Ligjit 2022\/ Shqip\u00ebria b\u00ebn hapa pas, rr\u00ebshqet drejt autokracis\u00eb<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" title=\"&#8220;Indeksi i Sundimit t\u00eb Ligjit 2022\/ Shqip\u00ebria b\u00ebn hapa pas, rr\u00ebshqet drejt autokracis\u00eb&#8221; &#8212; Top Channel\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/27\/indeksi-i-sundimit-te-ligjit-2022-shqiperia-ben-hapa-pas-rreshqet-drejt-autokracise\/embed\/#?secret=gGFvtF6aAF\" data-secret=\"gGFvtF6aAF\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"0wH0A6I23E\"><p><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/30\/nje-ne-tre-shqiptare-ikin-nga-shqiperia-eurostat-2008-2020-778-149-qytetare-moren-leje-qendrimi-ne-be\/\">Nj\u00eb n\u00eb tre shqiptar\u00eb ikin nga Shqip\u00ebria\/ Eurostat: 2008-2020,  778 149 qytetar\u00eb mor\u00ebn leje q\u00ebndrimi n\u00eb BE<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" title=\"&#8220;Nj\u00eb n\u00eb tre shqiptar\u00eb ikin nga Shqip\u00ebria\/ Eurostat: 2008-2020,  778 149 qytetar\u00eb mor\u00ebn leje q\u00ebndrimi n\u00eb BE&#8221; &#8212; Top Channel\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/30\/nje-ne-tre-shqiptare-ikin-nga-shqiperia-eurostat-2008-2020-778-149-qytetare-moren-leje-qendrimi-ne-be\/embed\/#?secret=0wH0A6I23E\" data-secret=\"0wH0A6I23E\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"DxVHwX46U1\"><p><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/30\/ikin-edhe-agjentet-sekrete-hemorragji-nga-shish-ne-tre-vite-lane-punen-152-punonjes\/\">Ikin edhe agjent\u00ebt sekret\u00eb! \u201cHemorragji\u201d nga SHISH, n\u00eb tre vite lan\u00eb pun\u00ebn 152 punonj\u00ebs<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" title=\"&#8220;Ikin edhe agjent\u00ebt sekret\u00eb! \u201cHemorragji\u201d nga SHISH, n\u00eb tre vite lan\u00eb pun\u00ebn 152 punonj\u00ebs&#8221; &#8212; Top Channel\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/10\/30\/ikin-edhe-agjentet-sekrete-hemorragji-nga-shish-ne-tre-vite-lane-punen-152-punonjes\/embed\/#?secret=DxVHwX46U1\" data-secret=\"DxVHwX46U1\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Mund t\u00eb gjesh me dhjet\u00ebra kronika t\u00eb TCH t\u00eb asaj kohe q\u00eb dukeshin si t\u00eb shkruara n\u00eb zyrat e Opozit\u00ebs m\u00eb radikale. <\/p>\n<p>Befas vjen edhe nj\u00eb ndryshim i papritur. Sokol Balla, nj\u00eb gazetar i njohur p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb me Ram\u00ebn, promotori i luft\u00ebs ndaj emisionit gjobv\u00ebn\u00ebs vet\u00ebm 6 muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrzihet brutalisht nga Televizioni ka\u00e7ak dhe n\u00eb vend t\u00eb tij em\u00ebrohet bukuroshja Grida Duma, deputete e Partis\u00eb Demokratike (pasi jep dor\u00ebheqjen sigurisht). <\/p>\n<p>Hapur ndjehej n\u00eb opoinion se kjo ishte nj\u00eb fushat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj vet\u00eb liderit suprem. K\u00ebt\u00eb Shullazi thjesht mund ta mendoj\u00eb por jo ta b\u00ebj\u00eb. P\u00ebr t\u00eb bindur gjith\u00eb njer\u00ebzin\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, ndihmon vet\u00eb Rama me nj\u00eb tweet ku akuzon gjobv\u00ebn\u00ebsit se po b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb editoriale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar favore. Shqip po p\u00ebrdorin interesin publik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar gjoba! Pak m\u00eb von\u00eb, kryeministri nxjerr edhe nj\u00eb aplikim t\u00eb Top Ka\u00e7akut ku k\u00ebrkon 120 mij\u00eb Euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb emision propagand\u00eb dhe e quan fushat\u00ebn mediatike si shantazh! <\/p>\n<p>Pra, Top Ka\u00e7aku po sulmonte vet\u00eb Madh\u00ebrin\u00eb e tij, pa iu dridhur syri. K\u00ebt\u00eb e pohonte haptas Kryeminsitri. <\/p>\n<p>SPAK-u dhe AMA vetem shihnin dyluftimin.<\/p>\n<p>Befas nj\u00eb dit\u00eb braktisja e shqiptar\u00ebve nuk po ndodhte m\u00eb dhe Shqip\u00ebria nuk po shkonte drejt autokracis\u00eb. Dit\u00ebt e bukura me Kryeministrin u kthyen. Ai vjen si manar n\u00eb studion e Grid\u00ebs dhe rr\u00ebfen \u201ct\u00eb path\u00ebnat\u201d e st\u00ebrth\u00ebna. <\/p>\n<p>Interesi publik befas u arkivua. Si kronika e gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsve. Mbetej vet\u00ebm kthimi i Ball\u00ebs por p\u00ebr at\u00eb nuk pati nevoj\u00eb se mendon vet\u00eb Grida. Shet m\u00eb shum\u00eb me veshje opozitari.<\/p>\n<p>Kryeka\u00e7aku i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish k\u00ebto dit\u00eb. Duket gjoba e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndaj Klodian Allajbeut, shefit t\u00eb industris\u00eb spitalore. Po t\u00eb v\u00ebresh Top Grid\u00ebn k\u00ebto koh\u00eb, sheh se e ka kap nj\u00eb interes i madh publik p\u00ebr dramat spitalore. Uroj t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund. A do jet\u00eb Allajbeu si \u00c7ausholli q\u00eb do dor\u00ebzohet pa kushte ndaj kryeka\u00e7akut mbetet p\u00ebr tu par\u00eb. <\/p>\n<p>Por sfida \u00ebsht\u00eb hapur.<\/p>\n<p>P.S.<\/p>\n<p>Harrova t\u00eb shtoj.Ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb kapur dhe mendojn\u00eb si un\u00eb e b\u00ebjn\u00eb &#8220;share&#8221; shkrimin :). Faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ermal Mulosmani Kuptimi i vjet\u00ebr i fjal\u00ebs gjob\u00eb, ai q\u00eb ka mbetur edhe n\u00eb fjalorin e sot\u00ebm t\u00eb shqipes, i referohet nj\u00eb kund\u00ebrvajtjeje administrative, fjala vjen nj\u00eb parkim apo parakalim i gabuar, tejkalim shpejt\u00ebsie n\u00eb rrug\u00eb apo, le t\u00eb themi, nj\u00eb tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb kredis\u00eb. Pra, pak a shum\u00eb, nj\u00eb t\u00ebrheqje v\u00ebmendjeje p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":397746,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397745","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397745"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397748,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397745\/revisions\/397748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}