{"id":398230,"date":"2023-12-20T12:34:36","date_gmt":"2023-12-20T11:34:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398230"},"modified":"2023-12-20T12:34:36","modified_gmt":"2023-12-20T11:34:36","slug":"kronika-e-kongresit-dhe-jeta-e-te-medhenjve-ne-dy-jave-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-xhafaj-komunist-i-vjeter-damo-si-nesti-nase-gramozi-duhet-per-dekor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronika-e-kongresit-dhe-jeta-e-te-medhenjve-ne-dy-jave-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-xhafaj-komunist-i-vjeter-damo-si-nesti-nase-gramozi-duhet-per-dekor\/","title":{"rendered":"\u201cKronika e Kongresit dhe jeta e t\u00eb m\u00ebdhenjve n\u00eb dy jav\u00eb\u201d- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Xhafaj komunist i vjet\u00ebr, Damo si Nesti Nase! Gramozi duhet p\u00ebr dekor"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e pat\u00eb Kongresin e PS-s\u00eb sesi Babo i madh q\u00eb ju shtoft\u00eb ymri, kamja e bereqeti u kujdes t\u00eb m\u00ebrziste e t\u00eb g\u00ebzonte k\u00eb desh e sa desh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara kishte kaluar or\u00eb pagjum\u00ebsie. T\u00eb lehurat e qenit objekt sherri me komshinjt\u00eb n\u00eb Surrel nuk e kishin m\u00ebrzitur dhe aq. U turren xhandar\u00ebt ta kletasnin, por u dha urdh\u00ebr t\u00eb rrin\u00eb aty. Me nj\u00eb velenxe t\u00eb dhirt\u00eb e t\u00eb trash\u00eb supeve u k\u00ebllas n\u00eb nj\u00eb kanape. Laps e leter mori e filloi t\u00eb b\u00ebnte skenarin e kongresit. Aty e zaptuan t\u00eb qeshura dhe humori i mir\u00eb ja hoqi mahmutllekun. Ja i tha vetes do nxjerr Elisen ta hap\u00eb, ajo do t\u00eb g\u00ebzohet t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb m\u00ebrziten po do b\u00ebjn\u00eb si t\u00eb g\u00ebzuar. Respekt kam tha p\u00ebr gjendjet psikologjike  t\u00eb trazuara.<\/p>\n<p>Ministrat do qas\u00eb v\u00eb n\u00eb tuf\u00eb dhe si drejtues paneli do u v\u00eb ndonj\u00eb si Shalsi apo t\u00eb panjohur q\u00eb t\u2019u masin kohen dhe t\u2019u b\u00ebjn\u00eb qortime e komente. Disave do t\u2019u ndryshoj ul\u00ebset kush rri afer e kush rri pran\u00eb tij dhe sikur i fanepseshin pamjet e p\u00ebrzhitura t\u00eb shum\u00ebkujt. Taon do ta afroj si Kadri Hazbiun pasi i punoi qindin Mehmes\u00eb. Klosin do e nxjerr dy here t\u00eb flas\u00eb q\u00eb t\u00eb argetohet njerzia dhe t\u2019i dal\u00eb turpi gjithkujt q\u00eb aspiron t\u00eb foluren publike.<\/p>\n<p>Po me k\u00ebt\u00eb Xhafen \u00e7\u2019t\u00eb bej? Eeee komunist i vjeter ai, po nuk pa dekretin e firmosur saken s\u2019e e lyen rrot\u00ebn. Le t\u00eb rrij\u00eb mes t\u00eb gjalleve e t\u00eb vdekurve dhe nj\u00eb h\u00ebm leshoi. Po ky Nikoja?? M\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si shporet pes\u00ebmij\u00eblekesh q\u00eb e marr me vete sa her\u00eb nderroj sht\u00ebpi. N\u00eb an\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb keq.<\/p>\n<p>Damon si Nesti Nasen po e l\u00eb n\u00eb rreshtin e pest\u00eb. Ky Ditmari do vij\u00eb s\u2019do vij\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si Nako Spiro her\u00eb m\u00eb duket hero e her\u00eb tradhtar. Gramozi me duhet p\u00ebr dekor si portreti i gjyshit n\u00eb mur. Mimi di Puccini po kjo? Le t\u00eb ulet diku as afer as larg si simbolike brezash n\u00eb ikje. Nj\u00eb dyshim e breu gjat\u00eb n\u00eb mos duhej t\u2019u vinte edhe muzike e ca valltare q\u00eb e tundnin at\u00eb firaun bel me t\u00eb keput\u00eb shpirtin apo jo?<\/p>\n<p>E la per jo. Margeriti m\u00eb mir\u00eb me xhublet\u00eb apo allafr\u00ebnga. E la allafr\u00ebnga. Majko kudo q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb s\u2019 ka problem m\u00ebrm\u00ebriti e qeshura e tij me dhe pa shkak do bjer\u00eb n\u00eb sy po aq sa flok\u00ebt e bardh\u00eb. Ermua q\u00eb \u00e7mon m\u00eb shum\u00eb ver\u00ebrat e Beratit sesa t\u00eb Burgonjes keto koh\u00eb q\u00eb Tao i ka shtuar dhe rojet meriton nj\u00eb k\u00ebnd ku ta kap\u00eb kamera. Helbete guximi i saj pamat\u00eb p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb gjoksin t\u00eb pab\u00ebrave meriton respekt.<\/p>\n<p>Blerina i duhej diku p\u00ebr ngjyra ky ajo roz\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kontrast me t\u00eb zeze e kostumit t\u00eb Manastirliut.  Dilua dhe Baftua diku lart si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pun\u00ebtoris\u00eb e fshatar\u00ebsis\u00eb nuk ishin keq aty lart. \u00c7u\u00e7in si bari t\u00eb grupit do e v\u00eb si n\u00eb qend\u00ebr q\u00eb ta rrethoj\u00eb grigja. Sikur ti them t\u00eb v\u00ebr\u00eb nj\u00eb gun\u00eb e nj\u00eb qylaf do dukej tam\u00ebm bari tosk\u00eb. Po kesaj Bushkes \u00e7far\u00eb ti gjej? Aty ngeci pak. Pastaj befas sikur u ngroh.<\/p>\n<p>E le aty ku me duhet nj\u00eb njeri q\u00eb qesh dhe gezohet. Kongresi duhet t\u00eb shfaq\u00eb optimizem. E kombinoi me Antoneten. Nj\u00eb nga nj\u00eb pa fjalet q\u00eb stafi kishte p\u00ebrgatitur per ministrushet dhe ministrushat. Pffff , ju duken t\u00eb cekta dhe t\u00eb rendomta\u2026! S\u2019ka gj\u00eb u bind m\u00eb mir\u00eb t\u00eb duken t\u00eb v\u00ebrtete, t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb ceket si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete, kesisoj kuptohen m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Do flas vet\u00eb nja dy or\u00eb t\u00eb mira e tek e fundit populli t\u00eb kuptoj\u00eb jam un\u00eb pa jan\u00eb ata, t\u00eb ma din\u00eb hallin q\u00eb po t\u00ebrheq nj\u00eb karroc\u00eb me goma t\u00eb shfryra. Po Etilden i regetiu nj\u00eb dileme. Tek zona q\u00eb i perket t\u00eb shkuar\u00ebs apo tek ajo e iluzioneve p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Diku ku nuk kuptohet m\u00eb mir\u00eb mendoi. Do ta quaj Kongresi i fitorjeve dhe i vazhdim\u00ebsis\u00eb. Ashtu u b\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka p\u00ebr fill e p\u00ebr pe. Nj\u00eb ngjarje e verdhe po zhvillohet mes Tezes dhe Spiropalit e cila u b\u00eb subjekt i dy k\u00ebngeve nga grupi i B\u00ebn\u00e7es thirrur nga nj\u00eb ziafet i shoqat\u00ebs s\u00eb Laberis\u00eb. Asnj\u00eb k\u00ebng\u00eb per Tezen e cila her\u00eb pas here heq vallen, kruan z\u00ebn\u00eb dhe ja merr ven\u00e7e me putir n\u00eb dor\u00eb e k\u00ebrm\u00eb t\u00eb pjekur nga vet\u00eb Termeja. Ajo po kalon n\u00eb sit\u00eb \u00e7do info p\u00ebr t\u00eb kapur dom\u00ebth\u00ebniet , valencat politike dhe n\u00eb ka gisht Babo a jo!! Ky hetim po ja shkrumbon qet\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb e papritur e till\u00eb e detyron at\u00eb t\u00eb shaqet m\u00eb e gezuar, m\u00eb socialiste se socialistet se nuk i dihet m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e jap\u00eb veten.<\/p>\n<p>Grimca e copa ketej nga ne. Jorushi i Tabakeve keto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb atdhe ndon\u00ebse me zemer t\u00eb madhe, tym i del prej saj nga marazet e partis\u00eb. Mendimet i dalin t\u00eb forta si ball\u00eb kazani por ajo mbetet e but\u00eb si hardhi.<\/p>\n<p>Salianji u kthye nga Amerika. Di\u00e7ka bluan n\u00eb kok\u00eb qerratai. Kur ta marrim vesh se \u00e7far\u00eb do ket\u00eb nderruar ide. Kryezevendes Lideri Muli \u00ebsht\u00eb shfaqur i trishtuar, por i paepur. Me nj\u00eb bilbil solli nj\u00eb mije veta para Kuvendit. Nd\u00ebrkohe q\u00eb sulmon autokracin\u00eb n\u00eb kok\u00eb ka idera p\u00ebr neser.<\/p>\n<p>Gaz Bardhi Lider q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb perspektiv\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndoshur ca, ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb grime bark topolak po mendimet  i ka t\u00eb holla e plumb p\u00ebr armikun. Se\u00e7 po germon. Do ja degjojm\u00eb krismen.<\/p>\n<p>Albana \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e pikelluar. Luan Ba\u00e7i gjithnj\u00eb e m\u00eb trim. Fred Xhaferi hijeve \u00ebsht\u00eb me i dukshmi. Bernard Banushi ka filluar t\u00eb shkruaj kujtime p\u00ebr dacin e tij , Terminatorin at\u00eb martir t\u00eb sevdas\u00eb q\u00eb tanim\u00eb tretet. Kosta i Gramozit dhe Lindites edhe para Krishtlindjeve  beson q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb keq t\u00eb jesh i krishter\u00eb por t\u00eb jesh grek \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Dash Sules i kan\u00eb shterrur lotet per byrekun q\u00eb penaionisti se ka dhe gati \u00ebsht\u00eb t\u00eb bjer\u00eb theror per drejt\u00ebsi. Un\u00eb dhe Helidon Bushati si gjithmon\u00eb b\u00ebjme kryq n\u00eb ballin ton\u00eb. Isuf \u00c7ela nuk ngutet, prej burrnis\u00eb e jo prej tutet. Bujar Leskaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i heshtur. Tritani optimist. Mond Spaho i dashur. Lefko Geshtenja jeton diten br\u00ebnda nj\u00eb autokritike t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Mark Marku me cinizmin q\u00eb e karakterizon  dhe pa qeshur tha nj\u00eb si Alimehmeja \u00ebsht\u00eb derman per opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Po Bora pse nuk foli n\u00eb Kongres? Babo e kishte harruar. Jo gjithmon\u00eb harresa vjen p\u00ebr keq. Nj\u00eb nat\u00eb  me Tomorr Alizon\u00eb i cili kur nuk p\u00ebrton t\u00eb flas\u00eb thot\u00eb gj\u00ebra me nj\u00eb barr\u00eb mend b\u00ebm\u00eb  konak t\u00eb Zonja Gride n\u00eb \u201cTop Story\u201d. Kuja dhe t\u00eb qarat q\u00eb l\u00ebshuam rreke kur iku nga politika t\u00eb drejta kishin q\u00ebn\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ T\u00eb gjith\u00eb e pat\u00eb Kongresin e PS-s\u00eb sesi Babo i madh q\u00eb ju shtoft\u00eb ymri, kamja e bereqeti u kujdes t\u00eb m\u00ebrziste e t\u00eb g\u00ebzonte k\u00eb desh e sa desh. Nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara kishte kaluar or\u00eb pagjum\u00ebsie. T\u00eb lehurat e qenit objekt sherri me komshinjt\u00eb n\u00eb Surrel nuk e kishin m\u00ebrzitur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398230","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398230"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398230\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398231,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398230\/revisions\/398231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}