{"id":398464,"date":"2023-12-25T14:11:46","date_gmt":"2023-12-25T13:11:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398464"},"modified":"2023-12-25T14:11:46","modified_gmt":"2023-12-25T13:11:46","slug":"policia-publikon-planin-e-masave-per-festat-e-fundvitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/policia-publikon-planin-e-masave-per-festat-e-fundvitit\/","title":{"rendered":"Policia publikon planin e masave p\u00ebr festat e fundvitit"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Krishtlindjet kan\u00eb mb\u00ebrritur dhe vet\u00ebm 5 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga nata e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, Policia ka publikuar planin e masave p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe rendin n\u00eb festat e fundvitit.<\/p>\n<p>N\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot, plani i masava nis nga pikat e kalimit kufitar, t\u00eb cilat me rastin e festave karakterizohen nga radh\u00ebt e gjata dhe fluks si pasoj\u00eb e ardhjes s\u00eb emigrant\u00ebve, m\u00eb pas me kufitin e gjelb\u00ebr, akset rrugore, si dhe qendrat e banuara.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se p\u00ebr garantimin e rendit dhe t\u00eb siguris\u00eb, parandalimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebrive, jan\u00eb angazhuar Forcat e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, drejtorit\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb dhe ato kufitare, Forcat e Posa\u00e7me Operacionale dhe Policia Kriminale.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb festave t\u00eb fundvitit, Krishtlindjeve, nat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve dhe dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb vitit t\u00eb ri 2024, Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan te detajuar masash, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e festave dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, pasi prej dy dit\u00ebsh ka fluksit t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit kufitar, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Masa shtes\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar futjen n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe p\u00ebrdorimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Masat e marra kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb komunitet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, duke shtuar prezenc\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb, parandalimin e ngjarjeve kriminale, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrollit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb territorit nga strukturat e Policis\u00eb, kontrollin ndaj personave me precedent\u00eb kriminal\u00eb, automjeteve t\u00eb tyre dhe t\u00eb ambienteve q\u00eb ata frekuentojn\u00eb, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn informative, sigurimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb informacioneve p\u00ebr parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr ngjarje kriminale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb eliminuar radh\u00ebt e gjata n\u00eb hyrje, jan\u00eb marr\u00eb masa, jan\u00eb shtuar sportelet dhe burimet njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashk\u00ebpunohet me homolog\u00ebt n\u00eb pikat tok\u00ebsore, me q\u00ebllim krijimin e leht\u00ebsirave ligjore, shmangien e radh\u00ebve t\u00eb gjata dhe p\u00ebr sigurimin e l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00ebtrajtshme, n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb rritur kontrolli si n\u00eb pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr, me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e krimeve nd\u00ebrkufitare. Masa jan\u00eb marr\u00eb edhe n\u00eb drejtim t\u00eb parandalimit t\u00eb ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet n\u00eb t\u00eb gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radar\u00eb automatik\u00eb dhe me patrulla t\u00eb l\u00ebvizshme, me mjete t\u00eb pauniformuara, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve rrugore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vijon kontrolli ndaj subjekteve q\u00eb tregtojn\u00eb fishekzjarr\u00eb dhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera piroteknike, duke bashk\u00ebpunuar me PMNZH-n\u00eb dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese. P\u00ebr net\u00ebt festive, por dhe gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb vitit do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb prezenc\u00ebs policore n\u00eb sh\u00ebtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit, p\u00ebr t\u00eb garantuar mbar\u00ebvajtjen e festimeve gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes dhe gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, duke bashk\u00ebpunuar edhe me policit\u00eb bashkiake p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjithashtu, strukturat e Policis\u00eb kan\u00eb planifikuar masa p\u00ebr mbajtjen n\u00eb kontroll t\u00eb siguris\u00eb dhe rendit, n\u00eb restorante, lokale dhe qendra tregtare, q\u00eb kan\u00eb frekuentim t\u00eb lart\u00eb qytetar\u00ebsh. P\u00ebr t\u00eb parandaluar ngjarjet kriminale, jan\u00eb shtuar sh\u00ebrbimet dhe patrullimet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb bankave, zyrave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve t\u00eb tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.<\/p>\n<p>Forcat e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb porte, aeroporte, pika kalimi, n\u00eb qendra t\u00eb m\u00ebdha urbane dhe n\u00eb akse rrugore, duke bashk\u00ebpunuar me strukturat vendore dhe jan\u00eb n\u00eb gadishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb rast s\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Policia e Shtetit uron qytetar\u00ebt g\u00ebzuar festat e fundvitit dhe i siguron ata se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr i fton ata q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast paligjshm\u00ebrie.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Krishtlindjet kan\u00eb mb\u00ebrritur dhe vet\u00ebm 5 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga nata e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, Policia ka publikuar planin e masave p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe rendin n\u00eb festat e fundvitit. N\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot, plani i masava nis nga pikat e kalimit kufitar, t\u00eb cilat me rastin e festave karakterizohen nga radh\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":321470,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398464","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398464"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398465,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398464\/revisions\/398465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}